{"id":29470,"date":"2021-07-22T08:26:43","date_gmt":"2021-07-22T06:26:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29470"},"modified":"2021-07-22T08:26:43","modified_gmt":"2021-07-22T06:26:43","slug":"papa-klementi-i-xi-me-origjine-shqiptare-mbrojtes-i-identitetit-kombetar-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29470","title":{"rendered":"PAPA KLEMENTI I XI ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE &#8212; MBROJT\u00cbS I IDENTITETIT KOMB\u00cbTAR T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Papa-Francesku-ne-nje-takim-imagjinar-me-Papa-Klementi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Papa-Francesku-ne-nje-takim-imagjinar-me-Papa-Klementi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29471\" width=\"765\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Papa-Francesku-ne-nje-takim-imagjinar-me-Papa-Klementi.jpg 567w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Papa-Francesku-ne-nje-takim-imagjinar-me-Papa-Klementi-300x170.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 765px) 100vw, 765px\" \/><\/a><figcaption>Papa aktual Fran\u00e7esku n\u00eb nj\u00eb takim imagjinar me Papa Klementin e XI, vep\u00ebr e artistit arb\u00ebresh, Franco Azzinari.<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong><em>Me rastin e 300-vjetorit t\u00eb ndarjes s\u00eb tij nga kjo jet\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vit sh\u00ebnon 30-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Vatikanit dhe Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Pap\u00ebs me origjin\u00eb shqiptare, Klementit t\u00eb XI me origjin\u00eb shqiptare nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Fran\u00e7esk Albani (Giovanni Francesco Albani). Me k\u00ebt\u00eb rast, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, u mbajt\u00ebn seminare n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar k\u00ebto dy p\u00ebrvjetore me r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Vatikanit si dhe t\u00eb programit shqip t\u00eb radio Vatikanit, jav\u00ebn q\u00eb kaloi me 12 korrik, 2021 n\u00ebn drejtimin e t\u00eb Ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb pran\u00eb Vatikanit, diplomates shqiptare, Majlinda Doda, n\u00eb sall\u00ebn prestigjoze Zuccari t\u00eb Senatit t\u00eb Republik\u00ebs italiane, u organizua Konferenca me titull: \u201cRoli i Papa Klementit XI p\u00ebr Rizgjimin e Identitetit Shqiptar dhe t\u00eb Kultur\u00ebs Italiane t\u00eb Koh\u00ebs.\u201d&nbsp; N\u00eb konferenc\u00ebn &#8212; e cila u inaugurua nga Presidenti i K\u00ebshillit Papnor p\u00ebr Kultur\u00ebn, Kardinali Gianfranco Ravasi, me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje edhe nga Presidentja e Senatit t\u00eb Republik\u00ebs italiane, Maria Elisabeta Alberti Casellati &#8212; mor\u00ebn pjes\u00eb studiues t\u00eb njohur arb\u00ebresh\u00eb, shqiptar\u00eb dhe italian\u00eb.&nbsp; Nd\u00ebr ta, Profesori arb\u00ebresh Fran\u00e7esco Altimari i Universitetit t\u00eb Kalabris\u00eb paraqiti studimin me titull: \u201cPapa Albani p\u00ebr Rilindjen Kulturore shqiptare dhe arb\u00ebreshe&#8221;. &nbsp;Profesori shqiptar G\u00ebzim Gurga nga Universiteti i Palermos solli referatin, &#8220;M\u00ebsimi i Gjuh\u00ebs shqipe n\u00ebn Pontifikatin e Pap\u00ebs Albani&#8221;. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Profesoresha italiane Carla De Bellis e Universitetit, &#8220;La Sapienza&#8221; n\u00eb Rom\u00eb foli p\u00ebr lidhjet e Papa &#8220;Klementit XI me Akademit\u00eb Romake.\u201d&nbsp; Nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb seminarit, n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtyre dy p\u00ebrvjetor\u00ebve me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb lashta dhe aktuale midis Vatikanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, artisti arb\u00ebresh, Franco Azzinari paraqiti piktur\u00ebn unike kushtuar Pap\u00ebs Fran\u00e7esku dhe takimit t\u00eb tij imagjinar me Papa Klementin XI (Albani), titulluar &#8220;Malli i Arb\u00ebrit&#8221;, duke prezantuar dy pap\u00eb q\u00eb kan\u00eb patur dhe kan\u00eb nj\u00eb dashuri e p\u00ebrkushtim ndaj popullit shqiptar e arb\u00ebresh. &nbsp;Kardinali Gianfranco Ravasi u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se kjo piktur\u00eb do t\u00eb vendoset n\u00eb Vatikan, &nbsp;simbol i marr\u00ebdh\u00ebnieve, historikisht, t\u00eb ngushta midis Vatikanit dhe shqiptar\u00ebve, me p\u00ebrjashtim t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs patologjike t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb ishte m\u00eb i interesuar t\u00eb vriste fetar\u00eb dhe poet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas informacionit nga Ambasada shqiptare, e Ngarkuara me Pun\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan, Majlinda Doda njoftoi se konferenca e jav\u00ebs q\u00eb kaloi \u2013 n\u00eb kujtim t\u00eb 30-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan due t\u00eb 300-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Pap\u00ebs me origjin\u00eb shqiptare, Klementi i XI &#8212; \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i disa aktiviteteve t\u00eb tjera gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Diplomatja shqiptare, citohet t\u2019u ket\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb pranish\u00ebmve se,&#8221;K\u00ebto manifestime hapen pik\u00ebrisht me Papa Klementin XI &#8212; i cili udh\u00ebhoqi Kish\u00ebn Katolike p\u00ebr 21 vjet &#8212; p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje lidhjet e lashta midis Vatikanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb, interesimin e Klementit XI p\u00ebr popullin shqiptar e Shqip\u00ebrin\u00eb e pushtuar nga turqit, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ruajtjen e identitetit, t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe fes\u00eb katolike, por p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje edhe kontributin e tij n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs dhe t\u00eb artit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi&#8221;, n\u00ebnvijoi P\u00ebrfaqsuesja diplomatike e Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Vatikanit. &nbsp;N\u00eb at\u00eb konferenc\u00ebn e Rom\u00ebs, njoftohet se u fol edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Vatikanit dhe Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit \u2013 Skend\u00ebrbeut, \u201cI gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjith\u00ebher\u00eb, mbi \u00e7do interes ka vendosur vlerat e trash\u00ebguara t\u00eb Bes\u00ebs, t\u00eb Nderit e t\u00eb Burr\u00ebnis\u00eb\u201d, si\u00e7 u kishte then\u00eb Papa Pali i VI m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Rom\u00eb (1968), me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar. Gjat\u00eb diskutimeve t\u00eb konferenc\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, u theksua gjithashtu persekutimi i klerit katolik n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb regjimit komunist dhe u n\u00ebnvijua edhe ndihma e Vatikanit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit zyrtar n\u00eb vitin 1991 e deri m\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Ia vlen t\u00eb kujtohet se 30-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb u vendos\u00ebn lidhjet diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Vatikanit me 7 shtator, 1991, nj\u00eb p\u00ebrvjetor ky q\u00eb u sh\u00ebnua gjithashtu me k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebrfaqsuesi i par\u00eb diplomatik i Vatikanit, ose Nunci i par\u00eb Apostolik n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte ipeshkvi indian, Ivan Dias, nd\u00ebrsa Ambasadori i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb Selis\u00eb Sh\u00ebnjte ishte Willy Kamsi, i cili i ka paraqitur Letrat Kredenciale Pap\u00ebs Gjon Palit II, pak para se ai t\u00eb b\u00ebnte vizit\u00ebn historike t\u00eb nj\u00eb Pape n\u00eb Shqip\u00ebri, (25 prill 1993).<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Tiran\u00eb u organizua gjithashtu nj\u00eb konferenc\u00eb e dyt\u00eb shkencore nga Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bashkpunim me P\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb Diplomatike t\u00eb Pap\u00ebs \u2013 Nunciataura Apostolike n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 me rastin e k\u00ebtyre p\u00ebrvjetor\u00ebve ku u theksua, nga fol\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm, se figura e Papa Klementit t\u00eb XI &#8212; Pap\u00ebs me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria e Veriut &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb identitare p\u00ebr kombin shqiptar, ashtu si\u00e7 jan\u00eb Gjergj Kastrioti -Skenderbe dhe N\u00ebna Tereze. N\u00eb konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs me tem\u00ebn, \u201cPapa Klementi XI dhe Shqip\u00ebria\u201d u diskutua, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr Papa Klementin XI si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. U theksua se burime t\u00eb ndryshme t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, flasin p\u00ebr krenarin\u00eb e Papa Klementit XI p\u00ebr prejardhjen e tij shqiptare. Fol\u00ebsit e ndrysh\u00ebm n\u00eb konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs theksuan, nd\u00ebr t\u00eb tjera, lidhjet e ngushta q\u00eb Papa Klementi XI kishte me popullin dhe Kish\u00ebn Katolike Shqiptare t\u00eb asaj periudhe historike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt dhe p\u00ebr lidhjet e tija me viset shqiptare fol\u00ebn akademik\u00eb dhe historian\u00eb t\u00eb njohur, si Prof. Bardhyl Demiraj, Prof. Francesco Altimari, Dom Nik\u00eb Ukgjini, At Mikel Pllumbaj, Prof. Evalda Paci, Prof. Ardian Ndreca dhe Dr. Albin Sara\u00e7i, e t\u0451 tjer\u0451.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi n\u00eb portalin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kryetari i k\u00ebtij enti t\u00eb dijes, Skender Gjinushi theksoi mes shum\u00eb meritave t\u00eb Papa Klementit t\u00eb 11-t\u00eb, \u201cp\u00ebrgjith\u00ebsimin e etnonimit t\u00eb ri t\u00eb vendit dhe t\u00eb popullit, Shqip\u00ebri e shqiptar, q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si z\u00ebvend\u00ebsues Arb\u00ebri e arb\u00ebr n\u00eb procesverbalet e Kuvendit t\u00eb M\u00ebrqis\u00eb, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit\u201d.&nbsp; N\u00eb njoftimin e Akademis\u00eb mbi punimet e konferenc\u00ebs, thuhet se Z. Gjinushi foli edhe p\u00ebr disa iniciativa me r\u00ebnd\u00ebsi historike-epokale, q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Papa Klementi i XI -Albani, n\u00eb favor t\u00eb vendit t\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Konferenc\u00ebn jubilare n\u00eb Tiran\u00eb e ka p\u00ebrsh\u00ebndetur edhe Arkipeshkvi Luigi Bonazzi, p\u00ebrfaqsues i Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili ka theksuar se Papa Klementi XI ka mb\u00ebshtetur Kuvendin e Arbnit dhe shqipen. Ai foli edhe p\u00ebr pranin\u00eb e Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb bot\u00ebn arb\u00ebrore deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme dhe theksoi faktin q\u00eb Papa Klementi XI rridhte nga nj\u00eb familje me origjin\u00eb shqiptare dhe ishte mb\u00ebshtes i Arb\u00ebrit, thuhet n\u00eb njoftimin mbi punimet e koneferenc\u00ebs jubilare n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;Papa Klementi XI krenohej me prejardhjen me origjin\u00eb shqiptare, citohet t\u00eb ket\u00eb then\u00eb arkipeshkvi Luigi Bonazzi, duke theksuar se gjithmon\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb lidhje e ngusht\u00eb mes Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe popullit shqiptar.&nbsp; Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb fol\u00ebs tjet\u00ebr, Dom Nik\u00eb Ukgjini n\u00eb kumtes\u00ebn, \u201cM\u00ebrqia &#8211; kisha e Kuvendit t\u00eb Arbrit, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe sot\u201d, tha se origjina e Papa Klementit \u00ebsht\u00eb nga La\u00e7i i Shqip\u00ebris\u00eb dhe solli d\u00ebshmi p\u00ebr zhvillimin e Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit n\u00eb kish\u00ebn e M\u00ebrqis\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb. &nbsp;Ai theksoi nxitjen dhe p\u00ebrkrahjen e Papa Albanit p\u00ebr Kuvendin e Arb\u00ebrit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nj\u00eb nga tiparet dalluese t\u00eb papatit ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt, p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive e rreziqeve q\u00eb u jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm, e sidomos gjat\u00eb pushtimit 500-vje\u00e7ar t\u00eb perandoris\u00eb osmane, tha ai. Papa Klementi ishte figur\u00eb bot\u00ebrore kryesore e koh\u00ebs, shtoi mes t\u00eb tjerave Dom Nik Ukgjini, nd\u00ebrsa paraqiti t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr famullin\u00eb e M\u00ebrqis\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb mbledh Kuvendi i Arb\u00ebrit, miratuar nga Papa Albani, Klementi i XI.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas portalit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe fol\u00ebsit e tjer\u00eb theksuan prejardhjen shqiptare dhe kontributet e ndryshme t\u00eb Pap\u00ebs Klementit XI, p\u00ebrfshir Prof. Bardhyl Demiraj i cili n\u00eb kumtes\u00ebn, \u201cPapa Klementi XI n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive shqiptare\u201d, n\u00ebnvijoi kontributet e vazhdueshme t\u00eb Klementit t\u00eb XI p\u00ebr t\u00eb bashkuar krisht\u00ebrimin n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kisha katolike e ortodokse bashk\u00ebjetuan paq\u00ebsisht, nd\u00ebrsa theksoi se Papa Klementi luftoi edhe kund\u00ebr korrupsionit dhe nepotizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Prof. Francesco Altimari n\u00eb kumtes\u00ebn: \u201cRegeneratio albanica: roli i Pap\u00ebs Klementi XI p\u00ebr zgjimin e kultur\u00ebs dhe t\u00eb identitetit n\u00eb bot\u00ebn shqiptare\u201d, diskutoi p\u00ebr prejardhjen shqiptare t\u00eb Papa Klementit-Albani duke u kujdesur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr fatin e vendit t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tij, me prejardhje nga familja fisnike e Mikel La\u00e7it. Familja e Papa Klementit XI u vendos n\u00eb Urbino t\u00eb Italis\u00eb dhe mori mbiemrin Albani, tha ai.&nbsp; Prof. Altimari citohet t\u00eb ket\u00eb theksuar n\u00eb konferenc\u00ebn shkencore se n\u00eb koh\u00ebn e Papa Klementit pati edhe nj\u00eb rilindje t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve, ku klerik\u00ebt ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb nis\u00ebn t\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.&nbsp; Nj\u00eb tjet\u00ebr fol\u00ebs, \u00c0t Mikel Pllumbaj n\u00eb kumtes\u00ebn \u201cPapa Klementi dhe Illyricum Sacrum\u201d, foli p\u00ebr enciklopedin\u00eb madhore me 9 v\u00ebllime dhe 5500 faqe, ku flitet p\u00ebr historin\u00eb e ilir\u00ebve e arb\u00ebror\u00ebve ku sipas tij edhe aty Papa Klementi XI z\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe si atdhetar shqiptar. P\u00ebrmbl\u00ebdhjen e shkurt\u00eb t\u00eb raportit mbi punimet e konferenc\u00ebs mund ta lexoni n\u00eb faqen e Alademis\u00eb s\u00eb Shkencave , p\u00ebrfshir fol\u00ebsit e tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 vihet n\u00eb dukje nga prezantimet akademike n\u00eb dy konferencat jubilare me rastin e 30-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Vatikanit dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb 300-vjetorit t\u00eb shkuarjes n\u00eb amshim t\u00eb Pap\u00ebs shqiptar, Klementit XI, lidhjet midis Kombit shqiptar dhe Vatikanit jan\u00eb t\u00eb lashta dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen pas periudh\u00ebs s\u00eb err\u00ebt komuniste. Ato jan\u00eb forcuar, sidomos, k\u00ebto tre dekadat e fundit me vizitat e dy Pap\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri: Pap\u00ebs Gjon Pali II n\u00eb vitin 1993 dhe Pap\u00ebs Fran\u00e7esku n\u00eb vitin 2014 dhe vizitave t\u00eb zytar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Vatikan, gjat\u00eb viteve.<\/p>\n\n\n\n<p>Konfrencat jubilare me rastin e 30-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-Vatikan dhe kujtimi i 300-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Papa Klementit XI si dhe vizitat historike t\u00eb Pap\u00ebs Fran\u00e7esku n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shtator 2014, ashtu si\u00e7 ishte edhe vizita e Pap\u00ebs Gjon Palit t\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb prill 1993 n\u00eb tok\u00ebn arb\u00ebrore &#8212; megjith\u00eb historin\u00eb e persekutimeve t\u00eb regjimit komunist ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebrfshir Kish\u00ebn Katolike Shqiptare, qoft\u00eb p\u00ebr arsye fetare ose politike, tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka ngjallet e p\u00ebrt\u00ebrihet. &nbsp;Arsyeja, e v\u00ebrteta dhe e drejta &#8212; megjith\u00ebse, p\u00ebr fat t\u00eb keq kishin humbur rrug\u00ebn gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, tani mund t\u00eb shpresojm\u00eb se &#8212; m\u00eb n\u00eb fund &#8212; e kan\u00eb gjetur rrug\u00ebn dhe vendin q\u00eb u takon n\u00eb tok\u00ebn e Arb\u00ebrit dhe se e mira, m\u00eb n\u00eb fund, triumfon gjithmon\u00eb mbi t\u00eb keq\u00ebn dhe q\u00eb Kombit shqiptar &#8212; pas 30-vjet tranzicion t\u00eb mundimsh\u00ebm &#8212; shpresojm\u00eb q\u00eb t\u2019i hapen shtigje t\u00eb reja kah liria, e v\u00ebrteta dhe drejt\u00ebsia e p\u00ebrhershme. Shpresojm\u00eb, pasi shpresa vdes e fundit!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 300-vjetorit t\u00eb ndarjes s\u00eb tij nga kjo jet\u00eb Nga Frank Shkreli Ky vit sh\u00ebnon 30-vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Vatikanit dhe Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Pap\u00ebs me origjin\u00eb shqiptare, Klementit t\u00eb XI me origjin\u00eb shqiptare nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Fran\u00e7esk Albani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29471,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[2924],"class_list":["post-29470","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione","tag-papa-klementi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29470"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29470\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29472,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29470\/revisions\/29472"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}