{"id":29440,"date":"2021-07-16T13:46:47","date_gmt":"2021-07-16T11:46:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29440"},"modified":"2021-07-16T13:46:47","modified_gmt":"2021-07-16T11:46:47","slug":"uran-kostreci-nderroi-jete-njeri-prej-qendrestareve-me-te-njohur-antikomuniste-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29440","title":{"rendered":"URAN KOSTRECI ND\u00cbRROI JET\u00cb &#8211; NJ\u00cbRI PREJ QENDRESTAR\u00cbVE M\u00cb T\u00cb NJOHUR ANTIKOMUNIST\u00cb SHQIPTAR\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Uran-Kostreci.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Uran-Kostreci.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29441\" width=\"600\" height=\"410\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Uran-Kostreci.jpg 404w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Uran-Kostreci-300x205.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><figcaption>URAN KOSTRECI<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vdekja e Uran Kostrecit, nj\u00ebrit prej legjendave t\u00eb qendres\u00ebs antikomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri u njoftua nga Shoqata Antikomuniste e ish t\u00eb P\u00ebrndjekurve.\u00a0 Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb hen\u00ebn n\u00eb mosh\u00ebn 83-vje\u00e7are pasi dy vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij u p\u00ebrball me disa sfida serioze sh\u00ebndetsore.\u00a0 Ai vdiq ashtu si jetoi gjith\u00eb jet\u00ebn, luft\u00ebtar i patundur kund\u00ebr regjimit komunist dhe nj\u00eb d\u00ebshmitar i rrall\u00eb i vuajtjeve t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb vet gjat\u00eb komunizmit enverist, nj\u00ebr\u00ebs prej periudhave m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush ishte Uran Kostreci: Sipas Shoqat\u00ebs Antikomuniste t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, themelues i t\u00eb cil\u00ebs ishte ai vet, Uran Kostreci ka lindur m\u00eb 1938, n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje me tradita e kontribute t\u00eb spikatura patriotike. &nbsp;Me vendosjen e regjimit komunist&nbsp; n\u00eb Shqip\u00ebri, familja Kostreci banonte n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. Kur ishte ende f\u00ebmij\u00eb komunist\u00ebt i arrestuan dhe i d\u00ebnuan t\u00eb atin si eksponent i Ballit Komb\u00ebtar. Me mundime arriti t\u00eb mbaroj\u00eb shkoll\u00ebn normale n\u00eb Elbasan dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr punoi si arsimtar n\u00eb rrethin e Vlor\u00ebs deri sa u arrestua me 5 gusht 1961. &nbsp;M\u00eb 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiran\u00ebs e d\u00ebnoi at\u00eb \u201cp\u00ebr tradhti ndaj atdheut\u201d, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, me 15 vjet burg, me konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb luajtshme e t\u00eb paluajtshme dhe me humbjen e t\u00eb drejtave elektorale p\u00ebr 3 vjet. &nbsp;M\u00eb 28 qershor 1973, Gjykata e Matit e d\u00ebnoi me 8 vjet\u00eb burg, &#8220;se ka fyer p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e pushtetit&#8221; dhe se ka b\u00ebr\u00eb &#8220;agjitacion e propagand\u00eb&#8221;. Uran Kostreci kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua m\u00eb 13 qershor 1981. Por pas burgut u d\u00ebnua prap me 5 vjet internim, (1983-1988) n\u00eb fshatin Kurtaj t\u00eb Peqinit, ku u d\u00ebnua edhe me 3 vjet burg t\u00eb tjera p\u00ebr largim pa leje nga internimi. &nbsp;Ka filluar t\u00eb shkruante poezi q\u00eb n\u00eb gjimnaz, por nuk mundi t\u00eb botohej p\u00ebr arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist. Uran Kostreci ka botuar disa v\u00ebllime poezi dhe nj\u00eb novel\u00eb. Nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurat \u00ebsht\u00eb poema \u201cEpopeja e karkalecave\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e shkroi n\u00eb vitet e burgut t\u00eb Burrelit dhe mundi ta nxirrte q\u00eb aty sepse e m\u00ebsoi p\u00ebrmend\u00ebsh.&nbsp; Ai ishte edhe themelues i Shoqat\u00ebs Antikomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe an\u00ebtar i kryesis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj organizate. Ishte gjithashtu kryeredaktori e botuesi i par\u00eb i gazet\u00ebs Liria, gazet\u00eb e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, i ndjeri Uran Kostreci u p\u00ebrfshi fort n\u00eb l\u00ebvizjen demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe u zgjodh dy her\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike, dega e Elbasanit. &nbsp;Ishte n\u00eb krye t\u00eb forumit p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ai ka merit\u00ebn q\u00eb akuzoi dhe mblodhi prova q\u00eb \u00e7uan n\u00eb t\u00eb vetmin proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku u akuzuan dhe d\u00ebnuan disa prej krer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs vite m\u00eb par\u00eb &#8212; Uran Kostreci, i d\u00ebnuari i diktatur\u00ebs komuniste dhe i vuajturi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb burgjet e komunizmit \u2013 ka then\u00eb se nga pik\u00ebpamja morale dhe juridike, asnj\u00eb nen kushtetute nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb gjykat\u00ebs nj\u00eb njeri i cili ka dhen\u00eb d\u00ebnime politike p\u00ebr mendime dhe p\u00ebr ide n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb subjekt aktual edhe sot nd\u00ebrsa b\u00ebhen p\u00ebrpjekje \u2013 me ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve &#8212; p\u00ebr nj\u00eb regjim t\u00eb ri drejt\u00ebsie n\u00eb Shqip\u00ebri me njer\u00ebz, q\u00eb sipas analist\u00ebve, kan\u00eb dhen\u00eb d\u00ebnime politike n\u00eb ish-regjimin diktatorial komunist. Ashtu si\u00e7 jam shprehur disa her\u00eb, edhe Uran Kostreci mendonte se \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besosh n\u00eb \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb e re\u201d me protagonist\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb komunizmit. Fatkeqsisht, Shqip\u00ebria po b\u00ebhet nj\u00eb vend &#8212; si\u00e7 ka then\u00eb Sami Frash\u00ebri \u2013 ku, \u201cKalben njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm, atje ku lart\u00ebsohen kriminel\u00ebt.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pas kalimit n\u00eb amshim, vitin q\u00eb kaloi, t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr disidenti anti-komunist shqiptar, Maks Velos, <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-maks-velo-shkoi-ne-amshim\/\">Frank Shkreli:&nbsp;Maks Velo shkoi n\u00eb amshim | Gazeta Telegraf<\/a>, ikja e nga kjo bot\u00eb e Uran Kostrecit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje tjet\u00ebr e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, por sidomos p\u00ebr viktimat e komunizmit dhe pasardh\u00ebsit e tyre, pasi si\u00e7 shprehej edhe vet\u00eb Kostreci, ai kishte ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb e mjaft p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb. &nbsp;Sipas platform\u00ebs \u201cEdhe Muret kan\u00eb Vesh\u00eb\u201d, e cila dokumenton dhe ruan historit\u00eb personale t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrsekutuar gjat\u00eb regjimit t\u00eb dhunsh\u00ebm komunist, 1944-1992 n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; t\u00eb q\u00ebndronte i heshtur p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e tij &#8212; p\u00ebr Uran Kostrecin, ishte e pamundur.&nbsp; \u201cJeta e Uranit ishte shembull rezistence dhe mbijetese. Kur ishte i ri, i mbijetoi&nbsp;diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes forc\u00ebs s\u00eb mendjes dhe vendosm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb&nbsp;mos&nbsp;iu dor\u00ebzuar padrejt\u00ebsive q\u00eb e rrethonin. Strategjit\u00eb e tij t\u00eb p\u00ebrshtatjes p\u00ebr&nbsp;ta mbajtur mendjen t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebrfshinin m\u00ebsimin p\u00ebrmendsh t\u00eb nj\u00eb&nbsp;poezie 88 faqe t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb 20 viteve q\u00eb kaloi n\u00eb burgjet politike&nbsp;t\u00eb&nbsp;Tiran\u00ebs e Burrelit dhe kampet e internimit t\u00eb Tiran\u00ebs, La\u00e7it, Elbasanit e Kurtajt. Kjo krenari dhe ky refuzim p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb armikut mund ta&nbsp;ken\u00eb shp\u00ebtuar nga pushkatimi\u201d, thuhet n\u00eb platform\u00ebn \u201cMuret kan\u00eb Vesh\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa shp\u00ebtoi, s\u00eb pari Zoti, po dhe urrejtja e madhe q\u00eb kishim p\u00ebr komunizmin\u201d, thot\u00eb ai. Kishim nj\u00eb urrejtje t\u00eb madhe p\u00ebrbrenda dhe ishim t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. E dinim n\u00eb duart e kujt ishim. P\u00ebrballimi p\u00ebr ne ishte m\u00eb i leht\u00eb, sepse kishim krenarin\u00eb ton\u00eb q\u00eb nuk na lejonte t\u2019i shfaqnim dob\u00ebsit\u00eb p\u00ebrpara armikut. Mund t\u00eb pyesni veten se si \u00ebsht\u00eb e mundur, por ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai p\u00ebr platform\u00ebn \u201cEdhe muret kan\u00eb vesh\u00eb\u201d. \u201cK\u00ebto ndjenja t\u00eb forta na mbajten gjall\u00eb\u201d, ka shtuar q\u00ebndrestari i njohur antikomunist shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij tranzicioni t\u00eb pafund politik, kemi m\u00ebsuar shum\u00eb histori vuajtjesh t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebr mijra bashkvuajt\u00ebs t\u00eb tij n\u00ebn regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Uran Kostreci \u00ebsht\u00eb dalluar nd\u00ebr ta si shembull q\u00ebndrese dhe vullneti p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhun\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e kund\u00ebrshtuar at\u00eb me \u201cforc\u00ebn e mendjes dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos iu dor\u00ebzuar padrejt\u00ebsive q\u00eb e rrethonin\u201d, thuhet n\u00eb parathenjen e tregimit t\u00eb tij n\u00eb \u201cEdhe muret kan\u00eb vesh\u00eb\u201d.&nbsp; Vullneti i tij edhe p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb treguar &#8212; ashtu si\u00e7 ka shkruar edhe At Zef Pllumi, fran\u00e7eskani i madh q\u00eb vuajti dhe jetoi p\u00ebr t\u00eb treguar krimet dhe torturat mizore t\u00eb komunizmit \u2013 si nj\u00eb detyrim moral e komb\u00ebtar ndaj t\u00eb gjall\u00ebve sot dhe p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm, por edhe si nj\u00eb obligim njer\u00ebzor ndaj atyre q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb, dhjetra mija viktimave t\u00eb komunizmit enverist q\u00eb nuk mbijetuan dot burgjet dhe kampet e internimit t\u00eb gulagut t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Ai u qendroi besnik atyre viktimave por dhe vuajtjeve t\u00eb veta, pa u korruptuar kurrr\u00eb, ka shkruar dit\u00ebt e fundit shkrimtari i njohur shqiptar dhe ish i p\u00ebrndjekuri i regjimit komunist, Visar Zhiti, duke kujtuar mikun e tij bashkvuajt\u00ebs t\u00eb burgjeve dhe kampeve \u00e7njer[zore t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cM\u00eb vjen t\u00eb v\u00eb titullin \u201cKont\u201d kur them emrin Uran Kostreci, jo vet\u00ebm pse kemi nj\u00eb Kont Urani n\u00eb historin\u00eb e lavdishme t\u00eb Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeut, t\u00eb atij burrit plot bes\u00eb, q\u00eb i q\u00ebndroi n\u00eb krah Heroit Komb\u00ebtar dhe, edhe kur Sulltan Murati I a II a t\u00eb dy ishin gati q\u00eb t\u2019i jepte mushka me florinj, q\u00eb ta shiste Sk\u00ebnderbeun dhe ai s\u2019u korruptua kurr\u00eb, por k\u00ebshtu dhe Urani im, i qendroi besnik vuajtjes s\u00eb tij, burgut, idealit, nuk u korruptuar asnj\u00ebhere, i pa epur deri n\u00eb ashp\u00ebrsi, nga shkaku i drejt\u00ebsis\u00eb, i dh\u00ebmbshur deri n\u00eb lot\u00eb, nga shkaku i mir\u00ebsis\u00eb, poet, madje i sonetit, tring\u00ebllim\u00ebs n\u00eb shqip, q\u00eb e shkruajti pa nd\u00ebrprerje, e buronte, me nj\u00eb begati rimash, duke e b\u00ebr\u00eb arm\u00ebn e tij, si nj\u00eb shpat\u00eb argjendi mar\u00e7iale, plot gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar, me at\u00eb godiste t\u00eb keqen q\u00eb i dilte p\u00ebrpara dhe nderonte si nj\u00eb kalor\u00ebs virtytet dhe emrat e lart\u00eb, ata t\u00eb nacionalizmit. Secilit m\u00eb t\u00eb shquarve u ka kushtuar nga nj\u00eb sonet, q\u00eb ua ka dh\u00ebn\u00eb si dekorat\u00eb.\u201d&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin q\u00eb Uran Kostreci mbijetoi burgjet dhe kampet e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs atij q\u00eb p\u00ebr 30-vjet ndau me ne vuajtjet e veta dhe t\u00eb tjer\u00ebve ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb At Zef Pllumi e t\u00eb tjera viktima t\u00eb komunizmit duke na treguar se sa i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb njeriu &#8212; shpirt\u00ebrisht dhe fizikisht &#8212; p\u00ebr t\u00eb mbijetuar ato kushte djall\u00ebzore t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb burgjet dhe kampet e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Vdekja e Uran Kostrecit, nj\u00ebrit prej legjendave t\u00eb qendres\u00ebs antikomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri u njoftua nga Shoqata Antikomuniste e ish t\u00eb P\u00ebrndjekurve.\u00a0 Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb t\u00eb hen\u00ebn n\u00eb mosh\u00ebn 83-vje\u00e7are pasi dy vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij u p\u00ebrball me disa sfida serioze sh\u00ebndetsore.\u00a0 Ai vdiq ashtu si jetoi gjith\u00eb jet\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29441,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-29440","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29440"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29440\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29442,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29440\/revisions\/29442"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}