{"id":29433,"date":"2021-07-13T12:41:10","date_gmt":"2021-07-13T10:41:10","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29433"},"modified":"2021-07-13T12:41:10","modified_gmt":"2021-07-13T10:41:10","slug":"del-ne-pension-z-dalip-greca-kryeredaktori-i-gazetes-me-te-vjeter-shqiptare-gazetes-dielli-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29433","title":{"rendered":"DEL N\u00cb PENSION Z. DALIP GRECA, KRYEREDAKTORI I GAZET\u00cbS M\u00cb T\u00cb VJET\u00cbR SHQIPTARE, GAZET\u00cbS DIELLI N\u00cb AMERIK\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/revista-dielli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/revista-dielli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12716\" width=\"822\" height=\"460\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/revista-dielli.jpg 524w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/revista-dielli-300x168.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 822px) 100vw, 822px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>New York, 11 Korrik, 2021<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Me ftes\u00ebn e Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs VATRA k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn solemne q\u00eb kjo organizat\u00eb historike e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs organizoj\u00eb n\u00eb nderim dhe respekt t\u00eb Editorit t\u00eb Diellit z.Dalip Greca me rastin e daljes s\u00eb tij n\u00eb pension.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 dihet, z. Greca p\u00ebr 12 vjet udh\u00ebhoqi me profesionaliz\u00ebm, korrekt\u00ebsi dhe ndershm\u00ebri gazet\u00ebn Dielli dhe n\u00eb Vat\u00ebr ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Nderimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dark\u00eb ishte nj\u00eb mir\u00ebnjohje e vog\u00ebl kundrejt\u00eb pun\u00ebs s\u00eb madhe dhe vlerave q\u00eb z. Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi n\u00eb Diell dhe Vat\u00ebr p\u00ebr 12 vjet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Darka e nderimit u organizua me dat\u00ebn 11 Korrik 2021 dit\u00ebn e Diel\u00eb ora 6:PM n\u00eb restorantin Tesoro D&#8217;Italia Restaurant, Pleasantville, Nju Jork ku mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100-t\u00eb vatran\u00eb dhe miq e koleg\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb Dalipit. &nbsp;Fjala ime p\u00ebrsh\u00ebndetse me k\u00ebt\u00eb rast, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar Kryetar i Federat\u00ebs pan-Shqiptare Vatra, Z. Elmi Berisha, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit, pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe dashamir\u00ebs t\u00eb Z. Dalip, t\u00eb Vatr\u00ebs dhe gazet\u00ebs Dielli. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje e ve\u00e7ant\u00eb, natyrisht, shkon p\u00ebr protagonistin kryesor t\u00eb k\u00ebsaj darke, z. Dalip Greca q\u00eb na ka mbledhur sonte k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar daljen n\u00eb pension nga detyra si Kryeredaktor i gazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr shqiptare, e q\u00eb vazhdon t\u00eb botohet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull.<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se Dalipi, ashtu si edhe t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb e kemi quajtur veten gazetar\u00eb gjat\u00eb karier\u00ebs ton\u00eb, nuk i jemi p\u00ebrveshur k\u00ebtij profesioni p\u00ebr tu pasuruar, as p\u00ebr nam e z\u00eb, sepse rrall\u00eb kush pasurohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zanat \u2013 por sepse jemi shtyr\u00eb nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb dhe t\u00eb kombit, pjes\u00eb e t\u00eb cilit jemi \u2013 q\u00eb nep\u00ebrmjet gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb \u2013 t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb zbulojm\u00eb due t\u00eb njohim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00eb llogari t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Vura re se n\u00eb njoftimin e botuar n\u00eb Dielli, Dalipi citonte t\u00eb Madhin Faik Konica i cili ka shkruar n\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb gazet\u00ebs Dielli: \u201cMe k\u00ebt\u00eb num\u00ebr, DIELLI mbush motin e par\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb tij. Kur b\u00ebn nj\u00eb udh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, udh\u00ebtari q\u00ebndron nga ndonj\u00eb her\u00eb, rri mbi nj\u00eb gur\u00eb dhe hedh syt\u00eb pas tij.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7lodhje dhe nj\u00eb d\u00ebfrim, nj\u00eb kurajo p\u00ebr t\u00eb vajtur m\u00eb p\u00ebrpara, kur sheh se sa eci dhe \u00e7\u2019mbaroj gjer atje\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sonte, z. Greca duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb krenar \u201ckur sheh se sa eci dhe \u00e7\u2019mbaroj\u00eb gjer atje\u2026\u201d \u2013 krenar p\u00ebr t\u00eb arriturat e tija gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve si Kryeredaktor i Diellit, disa prej t\u00eb cilave ai i radhit, modest\u00ebsisht, n\u00eb njoftimin p\u00ebr daljen n\u00eb pension, e p\u00ebr t\u00eb cilat jemi t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb e krenar\u00eb me pun\u00ebn e tij.&nbsp; Dalip Greca gjat\u00eb k\u00ebtyre 12-viteve u p\u00ebrpoq &#8212; me sa pati mund\u00ebsi dhe p\u00ebrball rrethanave t\u00eb v\u00ebshtira, shpesh penguese dhe me burime tep\u00ebr t\u00eb kufizuara \u2013 ta ringjallte dhe ta kthente Diellin n\u00eb vij\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga themeluesit e tij mendje ndritur, ta k\u00ebthente sado pak n\u00eb misionin origjinal t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr Kryeredaktorin e Diellit t\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb menaxhonte, si t\u00eb thuash, nj\u00eb tranzicion t\u00eb pritshm\u00ebrive nga nj\u00eb brez vatran\u00ebsh dhe lexuesish tek tjetri i shqiptaro-amerikan\u00ebve, sa i p\u00ebrket misionit dhe veprimtaris\u00eb ss\u00eb Vatr\u00ebs dhe Diellit. Nuk ishte e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoheshin prit\u00ebshm\u00ebrit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve \u2013 dhe as q\u00eb t\u00eb pajtoheshin mendimet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore me ato t\u00eb diaspor\u00ebs post komuniste t\u00eb pas vitit 1990 \u2013 nj\u00eb sfid\u00eb kjo q\u00eb besoj se me ndihm\u00ebn e Kryesis\u00eb s\u00eb Vatr\u00ebs, Dalipi e menaxhoi si mundi dhe si \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, duke konsideruar rrethanat e k\u00ebtyre 12 viteve t\u00eb kaluara. Kritikat e shqiptar\u00ebve ndaj Diellit ose medias n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb kujtojn\u00eb letr\u00ebn e Faik Konic\u00ebs d\u00ebrguar nj\u00eb t\u00eb riu i cili d\u00ebshiron t\u00eb hap nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb re: \u201c\u2026N\u00eb mos shkrofsh p\u00ebr politik\u00eb, do t\u00eb thon\u00eb se s\u2019\u00ebsht\u00eb koha t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr letratyr\u00eb, kur vendi ndodhet n\u00eb rrezik; n\u00eb shkrofsh p\u00ebr politik\u00eb do t\u00eb thon\u00eb se prish\u00eb pun\u00eb duke eg\u00ebrsuar qeverin\u00eb. N\u00eb folsh but\u00eb p\u00ebr Turqin\u00eb, je i paguar prej Stambollit; n\u00eb shkrofsh rrept\u00eb kund\u00ebr Turqis\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb t\u00eb jap Sulltani t\u00eb holla q\u00eb t\u2019a pushosh gazet\u00ebn\u201d, i ka shkruar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Faik Konica nj\u00eb miku t\u00eb ri q\u00eb donte t\u00eb hapte gazet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn drejtimin e kryeredaktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm gjat\u00eb dekadave, gazeta Dielli &#8212; n\u00eb periudh\u00ebn e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gj\u00ebndjes n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; shkrimet dhe lajmet ia drejtonte pothuaj, ekskluzivisht, shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara.&nbsp; N\u00ebn drejtimin e Z. Greca &#8212; Dielli ka trajtuar edhe tema e subjekte me r\u00ebnd\u00ebsi mbar\u00ebkomb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, disa prej t\u00eb cilave nuk i ka trajtuar media n\u00eb trojet tona. Uroj q\u00eb kjo vij\u00eb redaksionale t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas mandatit t\u00eb z. Greca. M\u00eb k\u00ebnaq fakti q\u00eb ndon\u00ebse ka vendosur t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb merituar, Dalipi premton se nuk po i thot\u00eb, krejt\u00ebsisht, lamtumir\u00eb Diellit as Vatr\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni i Vatr\u00ebs dhe i Diellit nuk ka mbaruar as s\u2019ka ndryshuar aq shum\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli.&nbsp; Veprimtaria historike e Vatr\u00ebs dhe e Diellit ka gjithnj\u00eb barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur besnik\u00ebrisht interesat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo \u2013 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 dhe t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e gat\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qendrimet e shqiptarizmit.&nbsp; Ashtuq\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Ernest Koliqi me rastin e 50-vjetorit t\u00eb gazet\u00ebs Dielli, \u201cBashkatdhetar\u00ebt e Amerik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt dijt\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb fort\u00eb atdhedashunie \u2013 duhet sidomos sot t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nalt\u00ebsin\u00eb e misjonit historik q\u00eb u p\u00ebrket, mbasi jetojn\u00eb e veprojn\u00eb n\u00eb preh\u00ebn t\u00eb Demokracis\u00eb s\u00eb Madhe Amerikane, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb fati i bot\u00ebs, e prandej edhe i vendit ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Rreth Vatr\u00ebs e Diellit, ky ishte privilegji, roli dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e brezave t\u00eb kaluar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 p\u00ebr aq sa dinin e kishin mund\u00ebsi &#8212; an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta.&nbsp; Ky rol dhe k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbeten t\u00eb tilla edhe p\u00ebr brezat e sot\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb frym\u00ebn dhe shembullin e dy kampion\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb shqiptarizmit dhe themeluesve t\u00eb Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra dhe organit t\u00eb saj Dielli, At Fan Nolit dhe Faik Konic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni i Vatr\u00ebs dhe i Diellit vazhdon dhe i takon k\u00ebtij brezi t\u00eb ri sot ta \u00e7oj\u00eb Vatr\u00ebn e Diellin p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa gjithnj\u00eb do t\u00eb kini mb\u00ebshtetjen e Dalipit pasi ai nuk tha \u201clamtumir\u00eb\u201d &#8212; por pas kaq vitesh pun\u00eb, ai ka vendosur, me t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebr pak \u00e7lodhje dhe pak d\u00ebfrim t\u00eb merituar.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund dua t\u00eb fal\u00ebnderoj sinqerisht Kryetarin e Federat\u00ebs Pan- Shqiptare Vatra, Z. Elmi Berisha dhe Kryesin\u00eb e Vatr\u00ebs p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj darke p\u00ebr Dalipin dhe p\u00ebr ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me ju sonte. Jam i bindur se me urt\u00ebsi e durim, n\u00ebn drejtimin tuaj &#8212; me energji t\u00eb reja t\u00eb nj\u00eb brezi t\u00eb ri shqiptaro-amerikan\u00ebsh q\u00eb shoh sonte k\u00ebtu n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh &#8212; Dielli dhe Vatra \u2013 kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb due talented q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si qendra bashkimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim \u2013 t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr kontributet historike dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Vatr\u00ebs dhe t\u00eb Diellit, si organizatat m\u00eb t\u00eb vjetra dhe m\u00eb p\u00ebrfaqsuese t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast desha t\u00eb shpreh nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Dalipit dhe Kryesis\u00eb s\u00eb Vatr\u00ebs q\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtyre 15 viteve t\u00eb fundit, gazeta Dielli ka vazhduar, pa p\u00ebrjashtim, t\u00eb botoj\u00eb shkrimet e mia modeste. U jam mir\u00ebnjoh\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p>And finally, Mr. Greca &#8211;Having been retired for 18 years now, I highly recommend it. Take it from me, I think you have made the right decision. I wish you a long, healthy retirement, my friend. I know you\u2019ll be busy but enjoy your well-deserved time off. I am sure your family is very happy with your decision as well.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga un\u00eb dhe bashkshortja ime Viki, urimet tona me t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, Z. Dalip! Sh\u00ebndet e jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>New York, 11 Korrik, 2021 \u00a0Nga Frank Shkreli Me ftes\u00ebn e Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs VATRA k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn solemne q\u00eb kjo organizat\u00eb historike e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs organizoj\u00eb n\u00eb nderim dhe respekt t\u00eb Editorit t\u00eb Diellit z.Dalip Greca me rastin e daljes s\u00eb tij n\u00eb pension. Si\u00e7 dihet, z. Greca p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12716,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[1602,2921],"class_list":["post-29433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-dalip-greca","tag-reivista-dielli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29433"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29433\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29434,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29433\/revisions\/29434"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}