{"id":29420,"date":"2021-07-10T12:14:48","date_gmt":"2021-07-10T10:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29420"},"modified":"2021-07-10T12:16:21","modified_gmt":"2021-07-10T10:16:21","slug":"nderrroi-jete-shqiptaro-amerikani-i-lindur-ne-ulqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29420","title":{"rendered":"ND\u00cbRRROI JET\u00cb SIMON SIMONLACAJ, BAMIR\u00cbS DHE AKTIVIST I DALLUAR I KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Simon-Simonlacaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"362\" height=\"658\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Simon-Simonlacaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29421\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Simon-Simonlacaj.jpg 362w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Simon-Simonlacaj-165x300.jpg 165w\" sizes=\"auto, (max-width: 362px) 100vw, 362px\" \/><\/a><figcaption><strong>SIMON SIMONLACAJ<\/strong><\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>NJ\u00cb SH\u00cbNIM PERSONAL &#8212; Me 2 Korrik nd\u00ebrroi jet\u00eb, papritmas, n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are, Simon Simonlacaj, nj\u00ebri prej bamir\u00ebsve dhe aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan i disa dekadave t\u00eb fundit. I lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb rrethit t\u00eb Ulqinit, Simoni emigroi n\u00eb Shtetet e Bashkuara, si shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tij t\u00eb atyre krahinave n\u00ebn Malin e Zi, n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave, p\u00ebr arsye q\u00eb dihen.<\/p>\n\n\n\n<p>Simon Simonlacajn e kisha njohur n\u00eb vitet 1960-ave kur t\u00eb dy ne \u2013 pa ditur p\u00ebr nj\u00ebrin tjerin &#8212; gjendeshim n\u00eb qytetin Rijek\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb. Ai i larguar nga vendlindja p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb n\u00eb Kroaci, pasi pun\u00ebsimi ishte i pak\u00ebt dhe pothuaj i pamundur p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet tona dhe shqiptar\u00ebt e atyre viseve detyroheshin t\u00eb k\u00ebrkonin pun\u00eb, \u00e7fardo pune, an\u00eb e mban\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. K\u00ebshtu kishte ndodhur edhe me Simonin. Ai kishte gjetur pun\u00eb n\u00eb Rijek\u00eb nd\u00ebrsa un\u00eb n\u00eb vitin shkollor 1964-1965 isha regjistruar p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00ebsimet n\u00eb seminarin katolik n\u00eb at\u00eb qytet larg vendlindjes dhe familjes. Nd\u00ebrkaq, Simoni kishte zbuluar, nep\u00ebrmjet famullitarit t\u00eb Kish\u00ebs Sh\u00ebn Gjergji n\u00eb breg t\u00eb lumit Buena, Dom Simon Filipaj &#8212; p\u00ebrkthyesin e Bibl\u00ebs n\u00eb shqip &#8212; q\u00eb ishte edhe famullitari yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt &#8212; se n\u00eb seminarin&nbsp; klasik katolik t\u00eb Rijek\u00ebs gj\u00ebndej nj\u00eb student nga famullia e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb rrethin e Ulqinit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte viti 1966 kur Simoni, megjithse nuk e njihja, pasi ai ishte nga nj\u00eb fshat tjet\u00ebr i Ulqinit por edhe 10-vje\u00e7 m\u00eb i moshuar se un\u00eb &#8212; erdhi t\u00eb m\u00eb takonte n\u00eb seminarin salezian t\u00eb Rjek\u00ebs. Ishim dy shqiptar\u00eb prej t\u00eb nj\u00ebjtin vend por n\u00eb dhe t\u00eb huaj, pasi Kroacia megjithse ishte pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtin shtet q\u00eb quhej \u201cJugosllavi\u201d \u2013 p\u00ebr t\u00eb dy ne ishte vend i huaj, me gjuh\u00eb dhe zakone ndryshe, por nj\u00eb vend ku shqiptar\u00ebt trajtoheshin pak m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb pjes\u00ebt e tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb komuniste. Takimet tona u b\u00ebn\u00eb t\u00eb rregullta me Simonin i cili vinte shpesh t\u00eb m\u00eb takonte n\u00eb seminar, p\u00ebr tu \u00e7mallur p\u00ebr vendlindjen derisa t\u00eb dy vendos\u00ebm n\u00eb mbarim t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb 60-ave q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb largoheshim nga ai vend dhe t\u00eb merrnin rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit p\u00ebr n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb ardhur n\u00eb Amerik\u00eb, Simoni u vendos me familje n\u00eb Nju Jork ku me mund\u00eb e djers\u00eb nd\u00ebrtoi nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr vet\u00ebn dhe familjen, duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe nj\u00ebri prej shqiptaro-amerikan\u00ebve m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e pronave t\u00eb paluajt\u00ebshme. Un\u00eb pas dy tre vitesh n\u00eb Nju Jork shkova n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs dhe lidhjet tona, p\u00ebr arsye t\u00eb distanc\u00ebs, ishin t\u00eb pak\u00ebta. Por si aktivist i dalluar q\u00eb ishte n\u00eb komunitettin shqiptaro-amerikan, &nbsp;Simoni vizitonte Washingtonin, nga hera n\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallet e shqiptar\u00ebve, n\u00ebn ish-Jugosllavi, sidomos t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00ebn Malin e Zi.&nbsp; Ai ishte shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb organizimet e komunitetit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht dallohej &#8212; p\u00ebr vite me radh\u00eb &#8212; p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb pa kursyeshme n\u00eb Kish\u00ebn Katolike shqiptare n\u00eb Nju Jork, \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb dhimbsh\u00ebm t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Simon Simonlacajt, d\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrmendi vet\u00ebm nj\u00eb prej kontributeve t\u00eb Simonit me shok\u00eb, q\u00eb ndihmuan n\u00eb organizimin e Seminarit p\u00ebr Imzor Pjet\u00ebr Bogdanin n\u00eb Universitetin Fordham t\u00eb Nju Jorkut n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1989.&nbsp; Nj\u00eb veprimtari kjo me rastin e 300-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb librin&nbsp; \u201cImzot Pjet\u00ebr Bogdani n\u00eb New York\u201d, kushtuar k\u00ebsaj ngjarjeje historike, botuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe nj\u00ebri prej protagonist\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje, Tonin Mirakaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Them historike sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara mbahej nj\u00eb seminar i till\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb vitit jubilar kushtuar Pjet\u00ebs Bogdanit \u2013 nj\u00eb vigani t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe &#8212; me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb disa prej figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs dhe letrave shqipe n\u00eb m\u00ebrgim dhe t\u00eb trojeve shqiptare. &nbsp;N\u00eb at\u00eb seminar dalloheshin At Danjel Gje\u00e7aj, kryekapelani p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb Atdheut. Profesor Arshi Pipa dhe profesor Martin Camaj.&nbsp; Por, ajo q\u00eb e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb seminar historik ishte pjes\u00ebmarrja nga Kosova e Profesor\u00ebve t\u00eb Institutit Albanologjik&nbsp; t\u00eb univresitetit t\u00eb prishtin\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs dhe Profesorit Engj\u00ebll Sedaj. E p\u00ebremndi k\u00ebt\u00eb rast sepse nj\u00eb orgnaizim i till\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej i mundur vet\u00ebm nga&nbsp;&nbsp; individ\u00eb si Simon Simonlacaj me shok\u00eb, i cili nuk mungonte kurr\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb dhe t\u00eb sakrifikonte p\u00ebr vepra t\u00eb tilla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtaro-fetare.&nbsp; Pas seminarit n\u00eb Universitetin Fordham Simon Simonlacaj, n\u00eb kapacitetin e tij si an\u00ebtar i Komisionit P\u00ebrgatit\u00ebs i k\u00ebtij seminari, m\u00eb telefonoi dy dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb niseshin&nbsp; duke m\u00eb then\u00eb se kishte n\u00eb plan t\u00eb shoq\u00ebronte Dr Ibrahim Rugov\u00ebn dhe Dr. Engj\u00ebll Sedajn p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Washington. N\u00eb kryeqytetein amerikan, kaluam dy dit\u00eb t\u00eb mrekullueshme me vizitor\u00ebt e \u00e7muar nga Kosova t\u00eb cil\u00ebt gj\u00ebndeshin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, por duke marr\u00eb parasysh\u00eb se si u zhvilluan pun\u00ebt, kjo vizit\u00eb&nbsp; v\u00ebrtet\u00eb ishte e para &nbsp;n\u00eb Washington p\u00ebr Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, Presidentin e ardh\u00ebsh\u00ebm legjendar t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb Pavarur \u2013 por jo e fundit. Pas k\u00ebsja vizite edhe Simoni vinte shpesh n\u00eb Washington dhe kurr\u00eb nuk k\u00ebthehej p\u00ebr Nju Jork pa kaluar t\u00eb pak\u00ebn nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka shum\u00eb veprimtari komb\u00ebtaro-fetare dhe akte bamir\u00ebsie n\u00eb t\u00eb cilat Simon Simonlacaj merrte pjes\u00eb dhe kontribonte, p\u00ebrshir ndihm\u00ebn p\u00ebr Urdh\u00ebrin e Motrave t\u00eb Nen\u00eb Terez\u00ebs, por edhe p\u00ebr projekte n\u00eb vendlindje. Po p\u00ebrmendi vet\u00ebm rastin e kontributit t\u00eb tij n\u00eb organizimin e seminarit t\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit, si di\u00e7ka tep\u00ebr me vend dhe e drejt\u00eb, 30-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Nju Jork, nj\u00eb ngjarje kjo q\u00eb un\u00eb besoj se me pjes\u00ebmarrjen e Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb 300-vjetorin e vdekjes s\u00eb Pjet\u00ebs Bogdanit \u2013 mund t\u00eb ket\u00eb ndryshuar rrjedh\u00ebn e historis\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, sidomos p\u00ebr ngjarjet e m\u00ebvonshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shum\u00eb arsye sot e kujtojm\u00eb me mendje e me zem\u00ebr Simon Simonlacajn, mikun tim t\u00eb dashur prej viteve, q\u00eb nga viti 1966 kur e njoha n\u00eb Rijek\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb ku na kishte hedhur fati t\u00eb dyve, larg familjes dhe venddlindjes son\u00eb, p\u00ebr tu bashkuar disa vite m\u00eb von\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.&nbsp; S\u00eb bashku me familjen e tij t\u00eb ngtusht\u00eb e kujtoj me dhimbje Simonin ashtu si e kujton me mall i mbar\u00eb komuniteti i gj\u00ebr\u00eb shqiptaro-amerikan, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb e njoh\u00ebn n\u00eb Ulqin, Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, por edhe t\u00eb huajt q\u00eb pat\u00ebn rastin ta njihnin dhe t\u00eb punonin me Simon Simonlacajn.&nbsp; Kur ndahet nga t\u00eb gjall\u00ebt nj\u00eb njeri kaq zem\u00ebr mir\u00eb, patriot e fetar, jo vet\u00ebm familja e tij por t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e Simon Simonlacajt dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij, jetojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb me ndjenjen e nj\u00eb humbjeje t\u00eb madhe.&nbsp; Ndarja e papritur nga kjo jet\u00eb e Simon Simonlacajt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb le nj\u00eb zbrasti t\u00eb pazevendsueshme p\u00ebr familjen e tij fisnike si dhe nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb gjirin e komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngush\u00ebllimet e mia m\u00eb t\u00eb thella bashkshortes Sant\u00ebs dhe mbar\u00eb familjes e farefisit t\u00eb Simonit me respektin m\u00eb t\u00eb sinqert p\u00ebr ta dhe p\u00ebr jet\u00ebn e veprimtarin\u00eb e t\u00eb dashurit t\u00eb tyre m\u00eb t\u00eb shtrejnt\u00eb dhe mikut e shokut ton\u00eb due t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e njoh\u00ebn due punuan me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albanianchurch\/?ref=nf&amp;hc_ref=ARQepG35pQE5I2r4t5tLBfBB3cCh0ltaotl5xPc34h_YwfReW8j-SZv_CXHX3oM0q7U&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARCVG_a6K-2iyCFeNr6_zjagZ8oiFTiDj-4ecE70o8rioSk5rylLFkeISnWWeT4lcleb4n8SWFkn1FtWt5zK_jftNg2b_22dfILcTnCffl15KVYRzCzJWnzgI2814zKS4CvriMDt-mC41V9nx6kzdcLnp19uw4o8lH8csQjFvPdpreMRy07NIEWBu1B9SXX0-b2DYlgGRBAFeZG-3xWp_zY_SYcfySJ6bRV3ktvxdFElN200PR4dH2ZzDqjhT0RxVpg3lt_A2ra90kCCH8F2gc03y_CDkvWdgUR9-PZJi0Jg4I7rCkE&amp;__tn__=%3C-R\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>NJOFTIM NGA FAMILJA:<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albanianchurch\/?hc_ref=ARTczcTKibKWbb4xNuQgAStxn7_kiXp12GZHs9_qF7VPBmzgE_886NtIJWUQqyMRRmc&amp;fref=nf&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARCVG_a6K-2iyCFeNr6_zjagZ8oiFTiDj-4ecE70o8rioSk5rylLFkeISnWWeT4lcleb4n8SWFkn1FtWt5zK_jftNg2b_22dfILcTnCffl15KVYRzCzJWnzgI2814zKS4CvriMDt-mC41V9nx6kzdcLnp19uw4o8lH8csQjFvPdpreMRy07NIEWBu1B9SXX0-b2DYlgGRBAFeZG-3xWp_zY_SYcfySJ6bRV3ktvxdFElN200PR4dH2ZzDqjhT0RxVpg3lt_A2ra90kCCH8F2gc03y_CDkvWdgUR9-PZJi0Jg4I7rCkE&amp;__tn__=kC-R\">Our Lady of Shkodra<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albanianchurch\/photos\/a.10152097049028151\/10159537163038151\/?type=3&amp;__xts__%5B0%5D=68.ARCVG_a6K-2iyCFeNr6_zjagZ8oiFTiDj-4ecE70o8rioSk5rylLFkeISnWWeT4lcleb4n8SWFkn1FtWt5zK_jftNg2b_22dfILcTnCffl15KVYRzCzJWnzgI2814zKS4CvriMDt-mC41V9nx6kzdcLnp19uw4o8lH8csQjFvPdpreMRy07NIEWBu1B9SXX0-b2DYlgGRBAFeZG-3xWp_zY_SYcfySJ6bRV3ktvxdFElN200PR4dH2ZzDqjhT0RxVpg3lt_A2ra90kCCH8F2gc03y_CDkvWdgUR9-PZJi0Jg4I7rCkE&amp;__tn__=-R\">July 6 at 11:38 AM<\/a>&nbsp;\u00b7&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Lajm\u00ebrim Mortor<\/p>\n\n\n\n<p>Simon Zefi Simonlacaj<br>12 Shkurt 1941 &#8211; 2 Korrik 2021<\/p>\n\n\n\n<p>Me hidh\u00ebrim njoftojm\u00eb se me 2 Korrik, papritmas u nda nga jeta atdhetari dhe bamir\u00ebsi Simon Zef Simonlacaj n\u00eb mosh\u00ebn 80 vje\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p>I ndjeri do t\u00eb pushoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb mortore, Yorktown Funeral Home 945 East Main Street, Yorktown, NY 10588, t\u00eb Diel\u00ebn me 11 Korrik 2021, nga ora 2pm &#8211; 9pm.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesha e Drit\u00ebs dhe salikimet e fundit do t\u00eb kremtohen t\u00eb<br>H\u00ebnen me 12 Korrik 2021, n\u00eb or\u00ebn 11:00am n\u00eb Kish\u00ebn Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d prej ku mbas mesh\u00ebs trupi i t\u00eb ndjerit do t\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebt n\u00eb varrezat &#8220;Gate of Heaven&#8221;, 10 West Stevens Ave, Hawthorne, NY.<\/p>\n\n\n\n<p>Famullija \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjith\u00eb Farefisit.<br>Simoni, past\u00eb drit\u00eb n\u00eb amshim, dhe t\u00eb gjall\u00ebve u dhasht\u00eb Zoti forc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i sh\u00ebndrit\u00eb drita e pambarueme. Pushofte ne paqe. Ashtu Kjofte.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; SIMON SIMONLACAJ<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/#facebook\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><br><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli NJ\u00cb SH\u00cbNIM PERSONAL &#8212; Me 2 Korrik nd\u00ebrroi jet\u00eb, papritmas, n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are, Simon Simonlacaj, nj\u00ebri prej bamir\u00ebsve dhe aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan i disa dekadave t\u00eb fundit. I lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb rrethit t\u00eb Ulqinit, Simoni emigroi n\u00eb Shtetet e Bashkuara, si shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tij t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29421,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-29420","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29420"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29420\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29425,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29420\/revisions\/29425"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}