{"id":29410,"date":"2021-07-08T18:04:22","date_gmt":"2021-07-08T16:04:22","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29410"},"modified":"2021-07-08T18:04:22","modified_gmt":"2021-07-08T16:04:22","slug":"monografi-per-kolosin-e-pazarit-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29410","title":{"rendered":"MONOGRAFI P\u00cbR KOLOSIN E PAZARIT T\u00cb RI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-805\" width=\"343\" height=\"414\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Dr. Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ismet Azizi, Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit t\u00eb Ri, Botoi: Logos-A, Shkup-Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb, 2019<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Botimi i nj\u00eb libri paraqet moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr autorin dhe mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs, por kur &nbsp;objekt hulumtimi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me personalitete, ngjarje e mjedise t\u00eb ve\u00e7anta gjeografike, at\u00ebher\u00eb&nbsp; libri i till\u00eb i tejkalon p\u00ebrmasat personale dhe nxit\u00eb kureshtjen t\u00eb lexuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb e Bot\u00ebrore deri n\u00eb vitin 1990 me d\u00ebshtimin e socializmit si sistem shoq\u00ebror dhe komunizmit si ideologji n\u00eb lidhje me hulumtimet shkencore dhe shoq\u00ebrore ka pasur pengesa t\u00eb ndryshme subjektive. Ishte kjo koha e monizmit ku&nbsp; \u00e7do gj\u00eb vler\u00ebsohej sipas drejtimit ideologjik e jo realitetit e faktografis\u00eb shkencore. Por, n\u00eb&nbsp; rretha t\u00eb reja shoq\u00ebrore pas vitit 1990 studiues dhe individ\u00eb t\u00eb pasionuar kan\u00eb&nbsp; filluar t\u00eb hulumtojn\u00eb dhe t\u00eb publikojn\u00eb botime t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme shkencore, kulturore e publicistike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Opinioni i gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur se shqiptar\u00ebt q\u00eb mbet\u00ebn jasht\u00eb &nbsp;Shqip\u00ebris\u00eb politike t\u00eb vitit 1913 &nbsp;ndon\u00ebse ishin n\u00eb trojet e tyre autoktone, p\u00ebrjetuan politik\u00ebn asimiluese&nbsp; dhe t\u00eb spastrimit etnik, q\u00eb realizohej n\u00eb praktik\u00eb sipas projektit serbomadh &nbsp;t\u00eb Na\u00e7ertanij\u00ebs(1844).&nbsp; Duke marr\u00eb parasysh shp\u00ebrndarj\u00ebn territoriale, nuk ka dilem\u00eb se n\u00eb pozit\u00eb me pavolitshme ishin shqiptar\u00ebt&nbsp; n\u00eb mjediset periferike, duke u k\u00ebrc\u00ebnuar vazhdimisht nga pushteti&nbsp; serb i koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt&nbsp; rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqesin shqiptar\u00ebt e regjionit t\u00eb Sanxhakut, \u00e7\u00ebshtje e cila ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb preokupim personal e profesional i pedagogut e studiuesit I.Azizi, i cili n\u00eb saj\u00eb t\u00eb angazhimit e hulumtimit&nbsp; disavje\u00e7ar ka botuar librin <em>Aqif Blyta; kolosi i Pazarit t\u00eb Ri, Logos-A, Shkup-Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb, 2019. <\/em>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me lib\u00ebr monografik p\u00ebr nj\u00eb mjedis t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe i panjohur sa duhet nga opinioni i gjer\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin kryesisht &nbsp;p\u00ebriudh\u00ebn nga &nbsp;fillimi i shek.XX e deri me p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Libri ndahet n\u00eb disa kapituj duke ofruar fillimisht &nbsp;t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr regjionin e Sanxhakut e vazhduar m\u00eb pas me personalitetin e Aqif Blyt\u00ebs, n\u00eb lidhje me jet\u00ebn e veprimtarin\u00eb e tij, shkollimin, veprimtaria n\u00eb Izmir(Turqi), kthimi n\u00eb vendlindje dhe p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb politik\u00eb, roli i tij n\u00eb themelimin dhe veprimtaria&nbsp; n\u00eb Xhemijetit(<em>Bashkimi<\/em>), aktiviteti i tij parlamentar, angazhimi n\u00eb pengimin e shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve,&nbsp; si dhe n\u00eb rrjedhat politike pas shuarj\u00ebs s\u00eb Xhemijetit, okupimi i Kosov\u00ebs dhe i Sanxhakut n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe ndarja e tyre n\u00eb zona okupimi, organizimi i pushtetit p\u00ebr mbrojtj\u00ebn e Sanxhakut nga sulmet e \u00e7etnik\u00ebve, pastaj veprimtaria e tij n\u00eb Lidhjen e Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit si dhe m\u00eb pas saj\u00eb n\u00eb NDSH, dhe s\u00eb fundit hyrja e komunist\u00ebve dhe vendosja e pushtetit t\u00eb tyre n\u00eb Pazar t\u00eb Ri dhe ekzekutimi i tij nga ana e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb s\u00eb Aqif Blyta ishte intelektual me vlera t\u00eb m\u00ebdha politike e diplomatike, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, duke mbetur simboli i shp\u00ebtimit t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri nga pushtimi i \u00e7etnik\u00ebve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ai ka pasur ndihm\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb kosovar\u00ebve me n\u00eb krye Shaban Polluzh\u00ebn dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij, duke d\u00ebshmuar organizim dhe sakrific\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauz\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira A.Blyta mbeti politikani ma m\u00eb ndikim n\u00eb Pazarin e Ri dhe rrethin\u00ebn e tij, sidomos n\u00eb mesin e popullsis\u00eb boshnjake, simbol i rezistenc\u00ebs kund\u00ebr pushtetit serb t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr barazi&nbsp; komb\u00ebtare e shoq\u00ebrore. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebve pushteti iu mohonte t\u00eb drejtat komb\u00ebtare, duke d\u00ebshmuar hipokrizi sepse pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popujve tjer\u00eb jo sllav\u00eb(gjerman\u00ebt,hungarez\u00ebt,italian\u00ebt) iu lejoheshin t\u00eb drejtat komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb&nbsp; dhe sakrificave&nbsp; n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Sanxhakut A.Blyta, duhet t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e merituar n\u00eb historin\u00eb e boshnjak\u00ebve dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, andaj duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e tekst\u00ebve shkollore. Sepse pak kush e din\u00eb s\u00eb n\u00eb Pazar t\u00eb Ri ka funksionuar shkolla shqipe \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d(1941-1944) si d\u00ebshmi e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb k\u00ebtij qyteti. Nj\u00eb l\u00ebshim i till\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb eliminohet tash n\u00eb pluraliz\u00ebm, sepse \u00e7\u00ebshtjet nuk duhet t\u00eb trajtoh\u00ebn me qasje ideologjike&nbsp; si n\u00eb koh\u00ebn e monizmit(1945-1990), por me argumente e faktografi shkencore n\u00eb kontekstin e koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrkat\u00ebse autori ofron t\u00eb dh\u00ebna me interes duke u bazuar n\u00eb literatur\u00eb dhe dokumente arkivore t\u00eb cilat prezantojn\u00eb rrethanat shoq\u00ebrore e politike t\u00eb koh\u00ebs, nga del se pjes\u00ebtar\u00ebt e popullit boshnjak e shqiptar\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballuar p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Dhe nuk ka si t\u00eb ishte ndryshe sepse ka ekzistuar aleanc\u00eb n\u00eb mes \u00e7etnikeve dhe nj\u00ebsiteve partizane kur n\u00eb pyetje ishte popullata vendore boshnjake e shqiptare e cila ishte penges\u00eb n\u00eb realizimin e strategjis\u00eb s\u00eb spastrimit etnik n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion. Edhe ndarja e Sanxhakut n\u00eb dy pjes\u00eb ne mes Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb, me t\u00eb p\u00ebrfunduar Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore jasht\u00eb vullnetit t\u00eb popullsis\u00eb vendore, d\u00ebshmon politik\u00ebn shtet\u00ebrore hegjemoniste kund\u00ebr k\u00ebtij &nbsp;regjioni me pozit\u00eb gjeostrategjike.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr del qart\u00eb&nbsp; se Aqif Blyta mbetet nj\u00eb model i rrall\u00eb i p\u00ebrpjekjeve dhe i luft\u00ebs s\u00eb parreshtur t\u00eb popullit t\u00eb Sanxhakut n\u00eb betejat e shumta p\u00ebr t\u00eb frenuar aspiratat e Serbis\u00eb e Mali t\u00eb Zi n\u00eb zbatimin e programeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr spastrim etnik dhe dalje n\u00eb det p\u00ebrmes regjionit t\u00eb Sanxhakut.&nbsp; Dhe nj\u00eb gjendje e till\u00eb kulmoi sidomos n\u00eb koh\u00ebn kur Sanxhaku lindor, me rastin e ardhj\u00ebs s\u00eb gjerman\u00ebve(1941) mbeti pjes\u00eb e Serbis\u00eb. Por, Aqif Blyta, duke qen\u00eb tash lider i v\u00ebrtet\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t&#8217;iu prij\u00eb proceseve duke marr\u00eb situat\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb veta duke mbrojtur popullat\u00ebn, e cila rrezikohej nga forcat \u00e7etnike, t\u00eb cilat n\u00eb programin e tyre kishin spastrimin e Sanxhakut nga elemnti joserb, si synim &nbsp;i tyre politik e&nbsp; strategjik. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e vler\u00ebsoj si homazh p\u00ebr A.Blyt\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb martirizuarit n\u00eb Pazarin e Ri, t\u00eb cil\u00ebt luftuan p\u00ebr liri e barazi komb\u00ebtare, si t\u00eb gjith\u00eb popujt e qytet\u00ebruar. Por, n\u00eb rrethana t\u00eb reja me rastin e instalimit t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk ishin sipas p\u00ebrceptimit t\u00eb tyre ishin armiq potencial dhe si t\u00eb till\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr pushtetin e ri. Andaj, duke jetuar n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku dominonin paragjykimet ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb aspektin komb\u00ebtar, gjuh\u00ebsor e fetar, nd\u00ebshkimi ka qen\u00eb i pa evituesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt &nbsp;boshnjak\u00ebt shqiptar\u00ebt n\u00eb Pazarin e Ri e p\u00ebrjetuan me&nbsp; s\u00eb shumti se t\u00eb tjer\u00ebt, sepse pushtetar\u00ebt e rinj ideologjik, kishin mision q\u00eb t\u00eb eliminojn\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre&nbsp; fetar e komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Botimin e k\u00ebtij libri e vler\u00ebsojm\u00eb si mund\u00ebsi praktike t\u00eb njohj\u00ebs s\u00eb rrethanave politike e shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb Sanxhak, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rolin dhe kontributin Aqif Blyt\u00ebs, aktivitetin e tij shoq\u00ebror dhe patriotik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Xhemijetit, me mision n\u00eb avancimin e \u00e7\u00ebshtj\u00ebs shqiptare, t\u00eb mbrotj\u00ebs s\u00eb Sanxhakut dhe t\u00eb trojeve t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri <em>\u201cAqif Blyta, kolosi i Pazarit t\u00eb Ri\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur jo vet\u00ebm p\u00ebr studiuesit, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit p\u00ebr ngjarjet e personalitetet historike, t\u00eb k\u00ebtij regjioni dhe m\u00eb gjer\u00eb. Duke e lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr lexuesit i ofrohet nj\u00eb mund\u00ebsi e cila m\u00eb her\u00ebt i ka munguar q\u00eb t\u00eb njoftohet m\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn historike t\u00eb regjionit t\u00eb Sanxhakut(sidomos t\u00eb pjes\u00ebs jug-lindore) dhe t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb boshnjake dhe shqiptare. Nga ana tjet\u00ebr dokumentohet politika asimiluese e pushtetit serb nga viti 1912 e deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Dhe nj\u00eb qasje e till\u00eb nuk p\u00ebrfundoj&nbsp; por vazhdoi edhe me pas ku n\u00eb forma t\u00eb modifikuara \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt tona, sepse Serbia mbetet faktori destabilizues num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Edhe kontestimi i A.Blyt\u00ebs nga politika ditore dhe pushteti serb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e paragjykimeve kund\u00ebr shqiptar\u00ebve e boshnjak\u00ebve&nbsp; dhe urrejtj\u00ebs patologjike kund\u00ebr joserb\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja dhe trajtimi i l\u00ebnd\u00ebs iu mbetet lexuesve t\u00eb analizojn\u00eb dhe t\u00eb konkludojn\u00eb se sa v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrballohen rrethanat shoq\u00ebrore e politike t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb regjionin e Sanxhakut, pa anashkaluar Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb, ku ka dominuar popullsia shqiptare. Ishte pik\u00ebrisht kjo popullsi n\u00eb aspektin fetar dhe komb\u00ebtar, q\u00eb dallohej nga ajo ortodokse duke qen\u00eb sindrom p\u00ebr pushtetin serb dhe qellimet e tyre hegjemoniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb aspektin historik dhe ate gjeopolitik n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ilirike, librin n\u00eb fjal\u00eb nuk duhet trajtuar si t\u00eb izoluar por si pjes\u00eb integrale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb preokupim i studiuesve&nbsp; shqiptar tash dhe n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se autori iu ka ofruar lexuesve nj\u00eb botim me vler\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb &nbsp;personalitet historik duke pasuruar &nbsp;fondin e botim\u00ebve nga gjeografia historike &nbsp;e hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Lexuar me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb librit n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 19.6.2021)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Nail\u00a0 Draga Ismet Azizi, Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit t\u00eb Ri, Botoi: Logos-A, Shkup-Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb, 2019 Botimi i nj\u00eb libri paraqet moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr autorin dhe mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs, por kur &nbsp;objekt hulumtimi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me personalitete, ngjarje e mjedise t\u00eb ve\u00e7anta gjeografike, at\u00ebher\u00eb&nbsp; libri i till\u00eb i tejkalon p\u00ebrmasat personale dhe nxit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-29410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29411,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29410\/revisions\/29411"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}