{"id":29298,"date":"2021-06-21T16:34:32","date_gmt":"2021-06-21T14:34:32","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29298"},"modified":"2021-06-21T16:34:32","modified_gmt":"2021-06-21T14:34:32","slug":"at-gjergj-fishta-arkitekt-i-marredhenieve-shqiptaro-amerikane-vazhdon-te-jete-i-pa-deshiruar-ne-vendin-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29298","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA ARKITEKT I MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE VAZHDON T\u00cb JET\u00cb I PA D\u00cbSHIRUAR N\u00cb VENDIN E VET"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;20 Qershori (i vitit 1919) sh\u00ebnon p\u00ebrvjetorin e fjalimit t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris mbi \u201cShqiptar\u00ebt e t\u00eb Drejtat e tyre\u201d. Fjalimi ka si autor At Gjergj Fisht\u00ebn, Sekretar i Delegacionit shqiptar por \u00ebsht\u00eb lexuar n\u00eb fr\u00ebngjisht n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs nga Imzot Luigj Bum\u00e7i, Kryetar i delegacionit shqiptar. &nbsp;Viti 2021 sh\u00ebnon 30-vjetorin e rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, me 15 mars, 1991 &#8212; pas nj\u00eb nd\u00ebrprejeje prej gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs &#8212; dhe hapjen e par\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, me 1 tetor, 1991.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto data m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb artikull q\u00eb kam shkruar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb mbi vizit\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara e q\u00eb ndoshta ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb lidhje me k\u00ebto p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane dhe rolit q\u00eb ka luajtur At Gjergj Fishta si nj\u00ebri prej arkitekt\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb zanafill\u00ebn e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.&nbsp; E shoh t\u00eb arsyeshme t\u00eb kujtoj vizit\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitin 1922, si dhe veprimtarin\u00eb e tij lobuese me at\u00eb rast, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave t\u00eb Shqiptar\u00ebve \u2013 p\u00ebr t\u00eb cilat pak\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb informuar dhe m\u00eb pak d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb flasin e t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8212; p\u00ebrfshir lobimin q\u00eb Fishta zhvilloi gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Washington me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb njohjes diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara. &nbsp;K\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb bazuar n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna dhe korrespondenca n\u00eb librin e vjet\u00ebr p\u00ebrkujtimor, <strong>\u201cAt Gjergj Fishta 1871-1940\u201d,<\/strong> botuar n\u00ebn kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs me 30-dhjetor, 1940. Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna na del se historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane e ka fillimin shum\u00eb m\u00eb heret se k\u00ebto tre dekadat e fundit, megjith\u00ebse protagonist\u00ebt aktual\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve do t\u00eb donin t\u00eb na bindnin sot se historia e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve fillon me ta (e ndoshta po mos t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm edhe mbaron me ta).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komuniteti shqiptaro-amerikan me t\u00eb drejt\u00eb njihet si mbrojt\u00ebs historik i kauzave komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke filluar nga veprimtarit\u00eb e diaspor\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. K\u00ebto veprimtari, n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe kudo n\u00eb bot\u00eb, e q\u00eb n\u00eb fjalorin e sot\u00ebm politik njihen si \u201cveprimtari lobingu\u201d, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs kan\u00eb filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur ish-Presidenti Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se, \u201cnj\u00eb z\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdorte n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. &nbsp;Shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast si dhe p\u00ebr veprimtarit\u00eb lobiste t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjat\u00eb 40-viteve t\u00eb fundit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave dhe interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por fal\u00eb urrejtjes, shpalljes s\u00eb tij si armik e tradh\u00ebtar i popullit, harres\u00ebs dhe anashkalimit zyrtar t\u00eb personit dhe vepr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nga regjimi komunist sllavo-aziatik \u2013 por edhe n\u00eb 30-vjet t\u00eb regjimeve post-komuniste, p\u00ebrfshir median dhe historiografin\u00eb shqiptare t\u00eb influencuar nga komunizmi &#8212; pak njer\u00ebz mund ta din\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 kontributeve t\u00eb shumta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, si n\u00eb let\u00ebrsi, gjuh\u00eb, kultur\u00eb dhe politik\u00eb shqiptare, Gjergj Fishta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm edhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb sot e quajm\u00eb \u201clobing\u201d, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare, n\u00eb konferenca dhe takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht, roli q\u00eb ka luajtur Gjergj Fishta n\u00eb njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb lidhjen diplomatike midis dy vendeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpjekjet lobiste t\u00eb Fisht\u00ebs jan\u00eb bazuar n\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna dhe korrespondenca p\u00ebrfshir n\u00eb librin p\u00ebrkujtimor, t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrmendur, <strong>\u201cAt Gjergj Fishta 1871-1940\u201d,<\/strong> botuar n\u00ebn kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs me 30-dhjetor, 1940.&nbsp;&nbsp; Bazuar n\u00eb korrespondenc\u00ebn e pasqyruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim t\u00eb ve\u00e7ant p\u00ebrkujtimor &#8212; midis Fisht\u00ebs, At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj &#8212; Gjergj Fishta njoftonte Kuvendin fran\u00e7eskan n\u00eb Shqip\u00ebri &nbsp;arrijtjen e tij n\u00eb Amerik\u00eb, duke shkruar se, \u201cMe 8 t\u00eb k\u00ebtij muaji (Mars, 1922) n\u00eb ora 2:30 mbasdite vuna kamb\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb New York\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb paraqiten n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, del se vizita e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb kishte dy objektiva:&nbsp; Nj\u00eb, t\u00eb \u201ckujdesej p\u00ebr interesat e Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d, sipas porosis\u00eb s\u00eb Imzot Luigj Bum\u00e7it, Kryetar i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris. &nbsp;Objektivi i dyt\u00eb ishte q\u00eb Fishta t\u00eb takohej me personalitetet m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb.&nbsp; I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se &#8212; nga korrespondenca e Poetit Komb\u00ebtar q\u00eb ai ka shk\u00ebmbyer nga Amerika me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Urdh\u00ebrit Fran\u00e7eskan n\u00eb Atdhe &#8212; pas takimeve me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shquar t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan si Faik Konica gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb vitin 1922 \u2013 m\u00ebsojm\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb lobiste t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Washington. (I vetdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb k\u00ebtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se p\u00ebrmbledhja e letrave t\u00eb Fisht\u00ebs q\u00eb d\u00ebrgonte nga Amerika m\u00eb 1922 do t\u2019u interesoj\u00eb, eventualisht, studiuesve t\u00eb historis\u00eb, megjithse deri m\u00eb sot nuk duket q\u00eb ky dokumentacion t\u00eb ket\u00eb t\u00ebrhequr interesimin e historiografis\u00eb pseudo-komuniste q\u00eb gjithnj\u00eb dominon n\u00eb interpretimin e historis\u00eb s\u00eb Kombit shqiptar). Sidoqoft\u00eb, le t\u2019i k\u00ebthehemi disa prej komunikimeve midis Fisht\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kuvendit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb cilat pasqyrojn\u00eb veprimtarin\u00eb lobiste t\u00eb Fisht\u00ebs n\u00eb Washington.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Provinciali i Kuvendit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, At Pal Dodaj sh\u00ebnon n\u00eb librin p\u00ebrkujtimor (m\u00eb sip\u00ebr), \u201cAt Gjergj Fishta \u2013 1871-1940\u201d, se n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs 8-V-22, d\u00ebrguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij lobiste n\u00eb favor t\u00eb njohjes diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, si dhe p\u00ebr takimet q\u00eb kishte zhvilluar ai me Senator\u00eb katolik\u00eb amerikan\u00eb, me ndihm\u00ebn e fran\u00e7eskanit amerikan, Godfried Shilling, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb g\u00ebzonte influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qarqet politike dhe diplomatike t\u00eb Washingtonit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cK\u00ebtu n\u00eb Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si\u00e7 t\u00eb kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lut\u00eb me u interesue pran\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Tij p\u00ebr njohjen e Shqypnis\u00eb si Shtet i Pamvarun\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e Fisht\u00ebs. \u201cAi ka fol\u00eb sot me Senatorin e Partis\u00eb Republikane, Henry Cabot Lodge\u2026\u201d, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i rolit amerikan n\u00eb pun\u00ebt bot\u00ebrore &#8212; sh\u00ebnim i autorit), \u201c\u2026i cili m\u00eb tha se njohja e Shqypnis\u00eb asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiran\u00ebs, t\u2019a paraqesi k\u00ebrkes\u00ebn e Saj me shkrim n\u00eb Nensekretariatin e Shteteve t\u00eb Bashkueme t\u2019Amerik\u00ebs.\u201d&nbsp; N\u00eb faqen tjet\u00ebr t\u00eb letr\u00ebs, sipas&nbsp;At Pal\u00eb Dodaj, Fishta ishte shprehur se,&nbsp;\u201cNd\u00ebrkaq, vizita eme n\u00eb Washington ka pas\u00eb, si p\u00ebrfundim, njohjen e Shqypnis\u00eb prej an\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkueme t\u00eb Amerik\u00ebs. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e maparshme t\u00eb Qeveris\u00eb son\u00eb, si edhe ato t\u00eb (Federat\u00ebs Panshqiptare) \u201cVatra\u201d, s\u2019kan\u00eb pas\u00eb sukses\u2026Kjen\u00eb Senator\u00ebt katolik\u00eb \u2014 t\u00eb cil\u00ebve ua pata paraqit\u00eb \u00e7ashtjen, sidomos, nga pik\u00ebpamja fetare\u2013 ata t\u00eb cil\u00ebt me nd\u00ebrhymje t\u00eb veta siguruan njohjen zyrtare t\u00eb Shqypnis\u00eb nga Qeverija amerikane\u201d,<\/strong>&nbsp;citohet letra e At Gjergj Fisht\u00ebs d\u00ebrguar nga Washingtoni n\u00eb adres\u00ebn e At Pal Dodajt. &nbsp;Data e njohjes zyrtare e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiran\u00ebs, p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me vizit\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Washington si dhe me p\u00ebrmbajtjen e letrave t\u00eb tija, cituar m\u00eb lart\u00eb. <a href=\"https:\/\/history.state.gov\/countries\/albania\">Albania &#8211; Countries &#8211; Office of the Historian (state.gov)<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Historianit t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit &#8212; me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb telegrami q\u00eb mban dat\u00ebn 25 Korrik, 1922 &#8212; Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, Maxwell Blake se n\u00eb dat\u00ebn 28 Korrik, 1922 ai mund t\u2019i, \u201cDor\u00ebzoj\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb njoftimin me shkrim p\u00ebr njohjen de jure t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u201d&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Historianit t\u00eb (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis dy vendeve tona m\u00eb 4 Dhjetor, 1922, kur P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Jashtzakonsh\u00ebm dhe Ministri Fuqiplot\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb, Ulysses Grant-Smith i paraqiti let\u00ebr-kredencialet Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pik\u00ebrisht me 4 Dhjetor, 1922, theksohet n\u00eb tekstin e Zyr\u00ebs s\u00eb Historianit t\u00eb (DASH).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thon\u00eb se njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj t\u00eb nj\u00eb Kombi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Fishta, vler\u00ebsohen m\u00eb shum\u00eb pas vdekjes se kur jan\u00eb gjall\u00eb. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fisht\u00ebn pasi edhe sot pas 30-vjet \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d, Poeti i Kombit dhe Mbrojt\u00ebsi m\u00eb i vendosur i t\u00eb drejtave, vlerave dhe identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00ebsht\u00eb i stigmatizuar si tradh\u00ebtar, si nj\u00eb personi i pa d\u00ebshiruar n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 persona non grata n\u00eb vendin e vet \u2013 atdheun, p\u00ebr t\u00eb cilin punoi e veproi aq shum\u00eb. &nbsp;Un\u00eb e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fisht\u00ebn, i cili me veprat e tija p\u00ebrjet\u00ebsoi \u00e7do gj\u00eb me t\u00eb cilat mund t\u00eb krenohet Kombi Shqiptar nd\u00ebr shekuj, qoft\u00eb veprimtaria e tij shum\u00eb dimensionale, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, qoft kontributi i tij n\u00eb njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb ve\u00e7anti.&nbsp; Un\u00eb ende nuk e kuptoj se pse sot, gjoja n\u00eb demokraci, \u201cAt Gjergj Fishta sakrifikohet pik\u00ebrisht si p\u00ebrfaqsuesi madhor i vlerave komb\u00ebtare\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur me nj\u00eb rast i ndjeri Profesor Arshi Pipa.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kemi arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb historis\u00eb pas kaq vitesh, q\u00eb t\u00eb themi me keqardhje t\u00eb madhe, se me ket\u00eb klas\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, e cila kontrollon \u00e7do aktivitet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb guxojn\u00eb ta cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cdemokraci\u201d- e kemi humbur shpres\u00ebn se shqiptar\u00ebt, si komb madje edhe 30-vjet pas komunizmit \u2013 do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonin m\u00eb n\u00eb fund njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj t\u00eb Kombit si At Gjergj Fishta p\u00ebr meritat historike q\u00eb kan\u00eb. Me ket\u00eb nivel kulture bolshevike q\u00eb tregon kjo klas\u00eb aktuale politike e shqiptar\u00ebve sot, ajo nuk \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb komb t\u00eb p\u00ebrparuar, q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe demokratik, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 21! Si t\u00eb till\u00eb, kot e kini se nuk mund t\u00eb bindni ask\u00ebnd se ndani vlerat me bot\u00ebn per\u00ebndimore.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr Kombin shqiptar, po shihet tashti se vlerat tuaja i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs, nga e cila duket se e kini shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb distancoheni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kot e kini se me Enver Hoxh\u00ebn dhe me g\u00ebnjeshtrat tuaja nuk do t\u00eb b\u00ebheni kurr\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar. Pyetja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klas\u00eb aktuale politike, \u201cpost-komuniste\u201d e t\u00eb gjitha ngjyrave, vazhdon t\u00eb jet\u00eb: me cilat vlera doni t\u00eb shkoni drejt\u00eb Evrop\u00ebs dhe drejt\u00eb lidhjeve t\u00eb ngushta me Shtetet e Bashkuara: me vlerat anti-komb\u00ebtare t\u00eb sllavo-aziatikut Enver Hoxha a po me vlerat e At Gjergj Fisht\u00ebs, \u201cP\u00ebrfaqsuesit madhor t\u00eb vlerave komb\u00ebtare\u201d dhe t\u00eb vlerave t\u00eb v\u00ebrteta pro-per\u00ebndimore nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, si dhe t\u00eb nj\u00ebrit prej arkitekt\u00ebve kryesor\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb. &nbsp;Sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeni k\u00ebsaj pyetjeje \u2013 p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq &#8212; aq m\u00eb e qart\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet rruga n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kini nd\u00ebr mend ta \u00e7oni Kombin shqiptar n\u00eb t\u00eb ardhmen!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli&nbsp; &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli* &nbsp;20 Qershori (i vitit 1919) sh\u00ebnon p\u00ebrvjetorin e fjalimit t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs n\u00eb Paris mbi \u201cShqiptar\u00ebt e t\u00eb Drejtat e tyre\u201d. Fjalimi ka si autor At Gjergj Fisht\u00ebn, Sekretar i Delegacionit shqiptar por \u00ebsht\u00eb lexuar n\u00eb fr\u00ebngjisht n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs nga Imzot Luigj Bum\u00e7i, Kryetar i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29298","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29298"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29299,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29298\/revisions\/29299"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}