{"id":29271,"date":"2021-06-16T11:02:02","date_gmt":"2021-06-16T09:02:02","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29271"},"modified":"2021-06-16T11:02:02","modified_gmt":"2021-06-16T09:02:02","slug":"hipokrizia-shqiptare-me-viktimat-e-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29271","title":{"rendered":"HIPOKRIZIA SHQIPTARE ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Fondacioni P\u00ebrkujtimor i Viktimave t\u00eb Komunizmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb anti-komuniste jo-fitimprur\u00ebse k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Washington, e themeluar me nj\u00eb akt t\u00eb Kongresit, n\u00eb vitin 1993, <strong>\u201cMe q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb edukuar Amerikan\u00ebt rreth ideologjis\u00eb, historis\u00eb dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb komunizmit\u201d.<\/strong>&nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb misioni i k\u00ebtij fondacioni, me moton e veprimit, <strong>\u201cP\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn \u2013 P\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar Drejt\u00ebsin\u00eb \u2013 P\u00ebr t\u00eb ruajtur Kujtes\u00ebn\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr pothuaj tre dekada ky fondacion ka zhvilluar nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur p\u00ebr t\u00eb edukuar dhe p\u00ebr t\u2019i kujtuar\u2013 rinis\u00eb dhe publikut amerikan n\u00eb ve\u00e7anti, por edhe vizitor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara \u2014 krimet barbare t\u00eb komunizmit gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe m\u00eb von\u00eb, krime t\u00eb kryera n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40-vende t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb sunduara dikur due sot nga regjime komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si \u00e7do vit \u00e7\u2019prej themelimit edhe sivjet, Fondacioni P\u00ebrkujtimor i Viktimave t\u00eb Komunizmit &#8212; para Monumentit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit n\u00eb Washington n\u00eb kushtuar m\u00eb shum\u00eb se 100-milion\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb bot\u00eb &#8212; zhvilloi ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore vjetore, t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi.&nbsp; Kjo ceremoni vjetore zhvillohet n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb kujtim t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan n\u00eb Berlin m\u00eb 12 Qershor, 1987 dhe thirrjes s\u00eb tij t\u00eb famshme tashti, drejtuar udh\u00ebheqsit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm sovjetik: \u201cZ. Gorba\u00e7ov, shembe k\u00ebt\u00eb mur\u201d, nj\u00eb referenc\u00eb kjo ndaj murit q\u00eb kishte ndar\u00eb p\u00ebr 30-vjet Berlinin &#8212; n\u00eb at\u00eb at\u00eb lindor (komunist) dhe per\u00ebndimor (demokratik) &#8212; e q\u00eb konsiderohej edhe simbol i t\u00eb gjithave t\u00eb k\u00ebqiave t\u00eb komunizmit dhe i luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb p\u00ebr tre dekada.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, Fondacioni P\u00ebrkujtimor i Viktimave t\u00eb Komunizmit organizoi edhe sivjet ceremonin\u00eb para Memorialit, i ngritur n\u00eb vitin 2007 jo larg godin\u00ebs s\u00eb Kongresit, kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb bot\u00eb ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb 16 ambasadave t\u00eb vendeve ish-komuniste n\u00eb Evrop\u00eb si dhe nj\u00eb num\u00ebr organizatash nga ish-vendet e rob\u00ebruara komuniste. Ceremonia e 14-t\u00eb e em\u00ebrtuar si \u201cRoll Call of Nations Wreath Laying Ceremony\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ceremoni gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs, historikisht, p\u00ebr \u00e7do vit ambasador\u00eb dhe diplomat\u00eb t\u00eb vendeve ish-komuniste vendosin kurora me lule pran\u00eb Memorialit t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit bot\u00ebror n\u00eb kryeqytetin amerikan, n\u00eb kujtim t\u00eb mbi 100-milion\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u ndjeva shum\u00eb mir\u00eb shpirt\u00ebrisht por dhe krenar si shqiptar kur sivjet i pash\u00eb dy kurora midis dyzina sosh, nj\u00ebra nga ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe tjetra nga ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 ashtu krah p\u00ebr krah nj\u00ebra tjetr\u00ebs (si\u00e7 mund t\u00eb shikoni foton m\u00eb posht\u00eb) para nj\u00eb Memoriali n\u00eb Kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.&nbsp; Por, fatkeq\u00ebsisht, fillova shpejt ta humbas krenarin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt njer\u00ebzor t\u00eb dy ambasadave shqiptare ndaj viktimave t\u00eb komunizmit bot\u00ebror\u00eb p\u00ebrfshir viktimat komuniste n\u00eb trojet shqiptare, nj\u00eb akt q\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohet pa marr\u00eb parasysh n\u00ebse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me ose pa lejen e Ministrive t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa bukur q\u00eb dy ambasadat shqiptare renditen m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb tjera nga vendet ish-komuniste p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat komuniste, por sa sa ironik, n\u00eb mos hipokrit ky akt, thash\u00eb me vete q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike shqiptare n\u00eb Washington vendosin kurora me lule para nj\u00eb monumenti amerikan kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit &#8212; n\u00eb nj\u00eb vend si Amerika, e cila nuk ka vuajtur kurr\u00eb nga komunizmi, por q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb vuajtur nga komunizmi m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm q\u00eb nuk gjen\u00eb ndonj\u00eb monument t\u00eb ngritur kushtuar dhjetra mij\u00ebra viktimave shqiptare t\u00eb komunizmit.&nbsp; Sa mir\u00eb do t\u00eb ishte n\u00ebqoftse t\u00eb af\u00ebrmit e atyre viktimave shqiptare t\u00eb komunizmit &#8212; eshtrat e t\u00eb cil\u00ebve as nuk dihet se ku jan\u00eb hedhur a varrosur&nbsp; &#8212; por ku t\u00eb af\u00ebrmit e tyre ose t\u00eb interesuarit mund t\u00eb vendosnin nj\u00eb kuror\u00eb me lule t\u00eb pak\u00ebn p\u00ebr ti kujtuar ata n\u00eb data me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kujtimit t\u00eb tyre, si kjo n\u00eb Washington jav\u00ebn q\u00eb kaloi, por edhe n\u00eb data t\u00eb tjera gjat\u00eb vitit kushtuar kujtimit t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit, sidomos n\u00eb Evrop\u00eb, por edhe n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara dhe Kandan\u00eb, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb vuajtur kurr\u00eb nga komunizmi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka asnj\u00eb date p\u00ebr t\u00eb kujtuar viktimat e komunizmit \u2013 por nuk ka as monumente kushtuar viktimave shqiptare t\u00eb komunizmit n\u00eb asnj\u00ebrin vend \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me autorizimin e autoriteteve vendase jan\u00eb nd\u00ebrtuar madje edhe nat\u00ebn p\u00ebr terr monumente dhe gjen kudo memoriale kushtuar t\u00eb huajve, turq\u00ebve, grek\u00ebve e sllav\u00ebve. Turpi i mbuloft\u00eb k\u00ebto autoritete t\u00eb cilat jo vet\u00ebm nuk kujtojn\u00eb viktimat e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb \u2013 por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, tallen publikisht me ta, me familjet e tyre dhe me vuajtjet e tyre.&nbsp; Kan\u00eb kaluar 30-vjet nga shembja e Murit t\u00eb Berlinit dhe ndryshe nga e gjith\u00eb bota tjet\u00ebr e qytet\u00ebruar, Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk kan\u00eb madje as nj\u00eb dit\u00eb kushtuar mij\u00ebra viktimave t\u00eb pafaajshme t\u00eb komunizmit shqiptaro-sllav as monumente n\u00eb kujtim t\u00eb tyre, askund n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Klasa politike shqiptare e t\u00eb gjitha ngjyrave ka vazhduar p\u00ebr 30 vjet tashti, t\u00eb hesht, ta paraqesi dhe ta shtremb\u00ebroj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e viktimave t\u00eb komunizmit sipas interesit dhe trillimeve t\u00eb rastit duke b\u00ebr\u00eb premtime, por pa asnj\u00eb vullnet as d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste as me krimet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Jemi m\u00ebsuar me talljet, me g\u00ebnjeshtrat dhe me premtimet boshe t\u00eb radh\u00ebs nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; pozit\u00eb e opozit\u00eb &#8212; sidomos t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr komuniste, ose gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr komuniste, e cila ka mbizot\u00ebruar p\u00ebr tre dekada politik\u00ebn shqiptare t\u00eb k\u00ebtij tranzicioni t\u00eb pa fund. &nbsp;Edhe k\u00ebta pretendojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtet?!<\/p>\n\n\n\n<p>Shteti nuk b\u00ebhet me mend\u00ebsi komuniste. Demokracia nuk zhvillohet me mentalitet momunist dhe as liria nuk vendoset me ligje p\u00ebr kufizimin e liris\u00eb, si p\u00ebr shemb\u00ebll t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit. &nbsp;&nbsp;Ashtu si\u00e7 as drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb vendoset nga ish-prokuror\u00eb dhe ish-gjykat\u00ebs t\u00eb komunizmit, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb gisht n\u00eb d\u00ebnimet e viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb komunizmit.&nbsp; &nbsp;madje as at\u00ebher\u00eb kur ata kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e turpshme dhe pa rezerva t\u00eb ambasadave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrendimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ironi, hipokrizi, a po di\u00e7ka tjet\u00ebr qoft\u00eb, un\u00eb e shikoj si shenj\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebnse vendosjen e kurorave me lule (me leje ose pa leje t\u00eb qendrave) nga dy ambasadat shqiptare pran\u00eb Memorialit P\u00ebrkujtimor t\u00eb Viktimave t\u00eb Komunizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Washington, t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb numri diplomat\u00ebsh dhe p\u00ebrfaqsuesish t\u00eb oganizatave t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkombl\u00ebtare. Duke shpresuar se di\u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00eb trojet shqiptare p\u00ebr t\u00eb kujtuar mij\u00ebra viktimat e komunizmit shqiptar, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, me besimin se e v\u00ebrteta sado q\u00eb t\u00eb mbulohet nga err\u00ebsira, m\u00eb n\u00eb fund gjithmon\u00eb triumfon.&nbsp;&nbsp; Sepse, \u201cP\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb e v\u00ebrteta e asaj q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb heshtje, e mbuluar me terr. Por vet\u00ebm e vet\u00ebm pse historia ka heshtur p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur, nuk do t\u00eb thot\u00eb se (masakra) nuk ka ndodhur. Dhe nd\u00ebrsa terri mbulon shum\u00eb gj\u00ebra, ai nuk shlyen asgj\u00eb, asgj\u00eb!&nbsp; Disa krime e padrejt\u00ebsi jan\u00eb aq djall\u00ebzore, aq t\u00eb tmershme dhe shokuese, sa q\u00eb ato nuk mund t\u00eb mbulohen n\u00ebn tok\u00eb, pa marr\u00eb parasysh sa mund p\u00ebrpiqen disa njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.\u201d&nbsp; (Nga fjalimi i Presidentit Joe Biden me rastin e 100-vjetorit t\u00eb masakr\u00ebs n\u00eb Tulsa t\u00eb shtetit Oklahoma me 1 Qershor, 2021.)<\/p>\n\n\n\n<p>Ka ardh\u00eb koha q\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare t\u00eb veprojn\u00eb \u201cn\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d, t\u00eb bashkohen me bot\u00ebn e qytet\u00ebruar per\u00ebndimore dhe t\u00eb p\u00ebrballen me krimet e komunizmit dhe me historin\u00eb e turpshme t\u00eb regjimeve komuniste, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. \u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb reflektim i thell\u00eb nga autoritetet m\u00eb t\u00eb larta dhe m\u00ebshir\u00eb njer\u00ebzore nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pyesni veten PSE ndodh\u00ebn k\u00ebto krime dhe PSE heshtni p\u00ebr 30-vjet tranzicion?! &nbsp;Cil\u00ebn rrug\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb kombi shqiptar, rrug\u00ebn e vlerave baz\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb respektit p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut, t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb per\u00ebndimore, apo rrug\u00ebn e p\u00ebrcaktuar 85-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb ish-diktator komunist sllavo-aziatik, pasojat e regjimit t\u00eb t\u00eb cilit shihen dhe preken ende an\u00eb e mban\u00eb vendit dhe m\u00ebtej.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Fondacioni P\u00ebrkujtimor i Viktimave t\u00eb Komunizmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb anti-komuniste jo-fitimprur\u00ebse k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Washington, e themeluar me nj\u00eb akt t\u00eb Kongresit, n\u00eb vitin 1993, \u201cMe q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb edukuar Amerikan\u00ebt rreth ideologjis\u00eb, historis\u00eb dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb komunizmit\u201d.&nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb misioni i k\u00ebtij fondacioni, me moton e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29271","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29271","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29271"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29271\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29272,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29271\/revisions\/29272"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}