{"id":29215,"date":"2021-06-08T11:55:09","date_gmt":"2021-06-08T09:55:09","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29215"},"modified":"2021-06-08T11:55:09","modified_gmt":"2021-06-08T09:55:09","slug":"nderroi-jete-ambasadori-xhejms-perdu-nje-kontribues-i-vyer-i-paqes-dhe-drejtesise-ne-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29215","title":{"rendered":"ND\u00cbRROI JET\u00cb AMBASADORI XHEJMS P\u00cbRDU, NJ\u00cb KONTRIBUES I VYER I PAQ\u00cbS DHE DREJT\u00cbSIS\u00cb N\u00cb BALLKANIN PER\u00cbNDIMOR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;Shumica e diplomat\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe fillimin e shekullit XXI kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb promovimin e liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut pp\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, si p\u00ebr \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr arsye t\u00eb mosh\u00ebs, po zhduken nj\u00eb nga nj\u00eb. Jam i mendimit se ua kemi borxh t\u00eb pak\u00ebn t\u2019i kujtojm\u00eb me nj\u00eb THANK YOU \u2013 me rastin e kalimit t\u00eb tyre n\u00eb amshim \u2013 p\u00ebr kontributin q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb due p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve. &nbsp;Pasi besoj, se fal\u00eb angazhimit t\u00eb tyre bota shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, megjith problemet e shumta me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019ishte 30-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me 2 Qershor, 2021 nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 77-vje\u00e7are, nj\u00ebri prej k\u00ebtyre burrave, ish-Ambasadori amerikan Xhejms P\u00ebrdu. &nbsp;Ambasadori i ndjer\u00eb ka sh\u00ebrbyer, nd\u00ebr t\u00eb tjera poste, si ambassador i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Bullgari, por un\u00eb kam pasur privilegjin dhe nderin ta njihja Ambasadorin e nderuar gjat\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tij n\u00eb Washington si Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs K\u00ebshilltar i Posa\u00e7\u00ebm i Presidentit dhe Sekretarit t\u00eb Shtetit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet Ballkanike gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb dhe vendosjes s\u00eb paq\u00ebs atje nga viti 1999-2001, si dhe m\u00eb p\u00ebrpara gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb &nbsp;Bosnje dhe kur p\u00ebrfaq\u00ebsonte Sekretarin Amerikan t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb grupin negociues t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb siguroi arritjen e marr\u00ebveshjes Dejton, q\u00eb i dha fund luft\u00ebs n\u00eb Bosnje.&nbsp; Para se t\u2019i p\u00ebrvishej diplomacis\u00eb, Xhejms P\u00ebrdu ka pasur nj\u00eb karjer\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme n\u00eb detyra t\u00eb ndryshme ushtarake n\u00eb Pentagon. &nbsp;&nbsp;N\u00eb ket\u00eb kapacitet, ai kryesonte mbledhjet e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb enteve t\u00eb ndryshme t\u00eb deg\u00ebs ekzekutive t\u00eb qeveris\u00eb federale (inter-agency meetings) &#8212; q\u00eb merreshin me \u00e7\u00ebshtjet ballkanike &#8212; me q\u00ebllim t\u00eb bashkrendimit t\u00eb veprimeve dhe masave qeveritare, gjat\u00eb konlikteve n\u00eb Ballkan. &nbsp;Nuk ishte pra diplomat i karrier\u00ebs, por me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb ushtri dhe diplomaci, ai besonte n\u00eb zgjidhjen e konflikteve nep\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb nj\u00eb diplomacie t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, mb\u00ebshtetur me forc\u00eb ushtarake, po t\u00eb ishte nevoja.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;KUSH ISHTE AMBASADORI XHEJMS P\u00cbRDU?<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasadori P\u00ebrdu ka pasur pra nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb dalluar ushtarake dhe diplomatike. Para se t\u00eb fillonte karrier\u00ebn e tij diplomatike, Z. P\u00ebrdu ka sh\u00ebrbyer n\u00eb ushtrin\u00eb amerikane p\u00ebr 27 vjet, n\u00eb detyra t\u00eb larta t\u00eb inteligjenc\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, postin e z\u00ebvend\u00ebs Drejtorit p\u00ebr Inteligjenc\u00eb dhe Drejtor i Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Jashtme, n\u00eb periudh\u00ebn e shembjes s\u00eb komunizmit an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs lindore dhe qendrore dhe n\u00eb ish-Bashkimin Sovjetik. Ai doli n\u00eb pension nga ushtria amerikane n\u00eb vitin 1994 p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb re n\u00eb diplomaci. Gjat\u00eb kriz\u00ebs ballkanike, Xhejms P\u00ebrdu ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb zhvillimeve dhe t\u00eb veprimtarive politiko-diplomatiko-ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb at\u00eb rajon, duke filluar q\u00eb n\u00eb vitin 1995, fillimisht si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb negociatat e ish-ambasadorit Ri\u00e7ard Holbruk p\u00ebr t\u00eb ndaluar luft\u00ebn n\u00eb Bosnje, e deri tek shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2008. Ambasadori P\u00ebrdu llogarit\u00eb n\u00eb rezymen\u00eb e tij profesionale edhe detyr\u00ebn e krye\/negociatorit amerikan n\u00eb bisedimet e Ohrit midis pal\u00ebs shqiptare dhe pal\u00ebs sllavo-maqedonase. Z. P\u00ebrdu ka kryesuar gjithashtu edhe task-forcat, ose grupet nd\u00ebr-qeveritare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin, t\u00eb organizuara nga Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) dhe nga Pentagoni gjat\u00eb krizave n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer edhe si k\u00ebshilltar politik pran\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s. &nbsp;Fillimisht, Z. P\u00ebrdu u em\u00ebrua Drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Departmentin e Mbrojtjes dhe nga viti 1996 e deri n\u00eb vitin 2008 ka sh\u00ebrbyer n\u00eb DASH.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb qarqet ballkanike dhe e njeh mir\u00eb Ballkanin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ish-ambsadorin P\u00ebrdu, Ndihm\u00ebs Sekretari aktual i Shtetit, Filip Riker, edhe vet ky nj\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i \u00e7\u00ebshtjeve ballkanike. &nbsp;Duke filluar nga viti 1966 e deri n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Amb. P\u00ebrdu ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs amerikane kushtuar Kosov\u00ebs dhe si i till\u00eb ka luajtur nj\u00eb prej roleve kryesore n\u00eb zhvillimet politike, diplomatike, ushtarake dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat me n\u00eb fund &#8212; n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; \u00e7uan n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Nga viti 1999 e deri n\u00eb 2001, Ambasadori P\u00ebrdu ka sh\u00ebrbyer si Z\u00ebvend\u00ebs k\u00ebshilltar i posa\u00e7\u00ebm i Presidentit dhe i Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr Ballkanin gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe si i till\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bisedimet diplomatike p\u00ebr paqe, q\u00eb pasuan konfliktin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kapacitet, Z. P\u00ebrdu ka zhvilluar, bisedime edhe me krye-kriminelin serb Sllobodan Milloshevi\u00e7 dhe me udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Uashington ai ka sh\u00ebrbyer si bashk\u00ebrendues i Misionit Verifikues Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe pas fushat\u00ebs s\u00eb suksesshme t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb, Z. Xhejms P\u00ebrdu ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendosjen e pranis\u00eb civile nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb krijimin e institucioneve qeveritare dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dalluar n\u00eb lidhje me fatin e t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs, Ambasadori P\u00ebrdu \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjithashtu edhe me t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb rajonin e Ballkanit. Sekretari i Shtetit, n\u00eb administrat\u00ebn e Presidentit Xhorxh W. Bush, Gjenerali Colin Powell e ka d\u00ebrguar Ambasadorin P\u00ebrdu n\u00eb Maqedoni, n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 2001, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje politike t\u00eb konfliktit etnik q\u00eb kishte arritur p\u00ebrmasat q\u00eb rrezikonin t\u00eb fusnin Maqedonin\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb civile, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por p\u00ebr mbar\u00eb rajonin e Ballkanit. Pas disa jav\u00eb negociatash, pal\u00ebt arrit\u00ebn marr\u00ebveshjen e quajtur \u201cMarr\u00ebveshja e Ohrit\u201d, e n\u00ebnshkruar n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Ambasadorit P\u00ebrdu dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit evropian, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2001. M\u00eb von\u00eb, nga viti 2005-2008, Ambasadori P\u00ebrdu ka sh\u00ebrbyer n\u00eb detyr\u00ebn e Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebsit t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, i cili ka mbik\u00ebqyrur stafin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Operacione dhe Menaxhim Krizash me qend\u00ebr n\u00eb Bruksel, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi &#8212; nd\u00ebr t\u00eb tjera &#8212; p\u00ebr zhvillimin e politik\u00ebs s\u00eb NATO-s ndaj Kosov\u00ebs. Fal\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb konfliktet e Ballkanit, Ambasadori P\u00ebrdu ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb bisedimet e Grupit t\u00eb Kontaktit, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i NATO-s, bisedime k\u00ebto q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me zhvillimin e politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Kosov\u00ebs dhe nj\u00ebherazi ka dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tij edhe OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin Plani Ahtissari, p\u00ebrpjekje k\u00ebto q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrfunduan n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ushtaraku i karrier\u00ebs i k\u00ebthyer n\u00eb diplomat, Xhejms P\u00ebrdu ka p\u00ebrmbledhur p\u00ebrvojat e tija dhe rolin jetik t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb luft\u00ebrat Ballkanike 1995-2008. Libri i Ambasadorit P\u00ebrdu, botuar me rastin e 10-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, titullohet: \u201cPajtuesit: Udh\u00ebheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit n\u00eb Balkan\u201d, \u00ebsht\u00eb historia e par\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb suksesshme shum\u00ebkomb\u00ebshe n\u00eb Ballkan, 1995-2008, e treguar nga nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan, i cili gjendej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb veprimtarive dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejta diplomatiko-ushtarake, p\u00ebr t\u00eb parandaluar krizat due m\u00eb von\u00eb, si nj\u00ebri prej p\u00ebrpiluesve kryesor\u00eb i politikave p\u00ebr zgjidhjen eventuale t\u00eb konflikteve n\u00eb at\u00eb rajon. Ai, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrshkruan n\u00eb holl\u00ebsi se si i ndjeri Ri\u00e7ard Holbrooke dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn pas tij, ndihmuan p\u00ebr t\u00eb ndaluar ose parandaluar luft\u00ebra shkat\u00ebrruese n\u00eb Bosnje, Kroaci, Kosov\u00eb dhe Maqedoni. N\u00eb librin e tij, ai flet p\u00ebr dram\u00ebn njer\u00ebzore n\u00eb luft\u00eb, por edhe n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, duke pasqyruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe motivet, karakterin, talentin dhe dob\u00ebsit\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb rajonit me t\u00eb cil\u00ebt i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punonte gjat\u00eb asaj periudhe. N\u00eb kujtimet e tija, \u201cAmbasadori P\u00ebrdu demonstron se p\u00ebrdorimi i fuqis\u00eb ushtarake amerikane p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb eliminuar vuajtjet njer\u00ebzore, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me vlerat amerikane\u201d, thuhet n\u00eb vler\u00ebsimin e librit nga ana e botuesit. Megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar disa vite nga luft\u00ebrat n\u00eb Ballkan, libri i Z. P\u00ebrdu \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb kujtes\u00eb due m\u00ebsim edhe p\u00ebr situatat e sot\u00ebme t\u00eb krizave n\u00eb bot\u00eb se pa udh\u00ebheqjen e vendosur t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe pa nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00ebkomb\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend zgjidhja e krizave kritike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kudo qofshin ato.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb librit t\u00eb Ambasadorit P\u00ebrdu, Marc Grossman, ish-Z\u00ebvend\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Politike \u00ebsht\u00eb shprehur se amerikan\u00ebt duhet ta ndjejn\u00eb vet\u00ebn t\u00eb lumtur q\u00eb Ambasadorin P\u00ebrdu, si\u00e7 ishte shprehur edhe ai vet, vite m\u00eb par\u00eb, \u201ce kishte t\u00ebrhequr di\u00e7ka n\u00eb Ballkan\u201d. &nbsp;Ish-diplomati i lart\u00eb amerikan, Z. Grossman vler\u00ebson se Ambasadori Xhejms P\u00ebrdu ka kontribuar pa nd\u00ebrprerje dhe pozitivisht p\u00ebr kauz\u00ebn e paqes dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, t\u00eb prekur nga dhuna. Ai e cil\u00ebson librin gjithashtu si nj\u00eb studim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se si dhe kur duhet t\u00eb p\u00ebrdoren t\u00eb gjitha mjetet politike, diplomatike dhe ushtarake t\u00eb shtetit, p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivin e misionit t\u00eb caktuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesori David L. Anderson i Universitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Kalifornis\u00eb ka vler\u00ebsuar librin \u201cPajtuesit: Udh\u00ebheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit n\u00eb Balkan\u201d t\u00eb Ambasadorit P\u00ebrdu duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cRekomandimet e tija n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb diplomacie aktive, p\u00ebr lidhjet q\u00eb duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb midis p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb diplomacis\u00eb, si dhe r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb ka stabiliteti evropian p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme amerikane \u2013 jan\u00eb k\u00ebshilla dhe porosi me shum\u00eb vler\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt e sot\u00ebm publik\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe p\u00ebr udh\u00ebheqsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Si i till\u00eb, Ambasadori Xhejms P\u00ebrdu \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga disa ekspert\u00eb t\u00eb \u00e7eshtjeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve ushtarake, si nj\u00eb pasues i doktrin\u00ebs s\u00eb Woodrow Wilsonit: mb\u00ebshtet\u00ebs i fort\u00eb i p\u00ebrhapjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb bot\u00eb, promovues i fort\u00eb i vet-vendosjes s\u00eb popujve, kund\u00ebrshtar i izolacionizmit dhe mos nd\u00ebrhyrjes ushtarake dhe si i till\u00eb favorizonte angazhimin e fort\u00eb ushtarak dhe diplomatik t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb parandaluar shp\u00ebrthimin e krizave dhe luft\u00ebrave n\u00eb zona konflikti, si\u00e7 ishte Ballkani Perendimor gjat\u00eb 1990-ave.<\/p>\n\n\n\n<p>Me rastin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, fal\u00ebnderimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj fatit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan.&nbsp; Duhet t\u00eb jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb Ambasadorin P\u00ebrdu e \u201ckishte t\u00ebrhequr di\u00e7ka n\u00eb Ballkan\u201d.&nbsp; Si i till\u00eb, vler\u00ebsoj se Ambasadori Xhejms P\u00ebrdu ishte nj\u00ebri prej diplomat\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb asaj periudhe &#8212; i duhur si diplomat dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur si mbrojt\u00ebs i interesave dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr vet-vendosje, pik\u00ebrisht kur ato t\u00eb drejta, tragjikisht, po k\u00ebrc\u00ebnoheshin ndoshta si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.&nbsp; Xhejms P\u00ebrdu, n\u00eb frym\u00ebn e ish-Presidentit amerikan Woodrow Wilson, mbrojt\u00ebsit t\u00eb vet-vendosjes s\u00eb popujve &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb \u2013 la gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i vendosur i kauzave mohuara t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri, demokraci dhe drejt\u00ebsi n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit XX dhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli. &nbsp;Krenar q\u00eb e njofta sado pak si nj\u00eb njeri t\u00eb but\u00eb, t\u00eb duruesh\u00ebm dhe i respektuesh\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb takimet me t\u00eb \u2013 por edhe mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj tij p\u00ebr kontributin e tij historik p\u00ebr lirin\u00eb dhe vet-vedosjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta. Pushofsh n\u00eb paq\u00eb, Ambasador Xhejms P\u00ebrdu!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;Shumica e diplomat\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe fillimin e shekullit XXI kan\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb promovimin e liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut pp\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, si p\u00ebr \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr arsye t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-29215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29215"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29216,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29215\/revisions\/29216"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}