{"id":29200,"date":"2021-06-06T10:42:00","date_gmt":"2021-06-06T08:42:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29200"},"modified":"2021-06-06T10:42:00","modified_gmt":"2021-06-06T08:42:00","slug":"roli-i-malit-te-zi-ne-lufterat-e-viteve-1990-ne-ish-jugosllavi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29200","title":{"rendered":"ROLI I MALIT T\u00cb ZI N\u00cb LUFT\u00cbRAT E VITEVE 1990 N\u00cb ISH-JUGOSLLAVI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>MALI I ZI N\u00cb LUFT\u00cb N\u00cb KROACI (1991-1995)\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga <strong>Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me 23-34 shtator 1991, Mali i Zi iu bashkua luft\u00ebs s\u00eb bashku me nj\u00ebsit\u00eb e APJ-s\u00eb t\u00eb stacionuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Republik\u00eb. Mali i Zi hyri n\u00eb luft\u00eb n\u00eb zonat e Dubrovnikut. Formalisht dhe ligj\u00ebrisht, meqen\u00ebse nuk ishte si subjekt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Mali i Zi \u201cnuk mori pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb n\u00eb Kroaci\u201d, por realisht dhe faktikisht, ai ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb at\u00eb luft\u00eb agresioni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Autoritetet shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb Republik\u00ebn Socialiste Federative Jugosllave gjat\u00eb 1990-1991, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Shtetin e Ri, n\u00eb Republik\u00ebn Federale Jugosllave, nga prilli 1992, dhe m\u00eb tutje e p\u00ebrkrah\u00ebn konceptin e luft\u00ebs s\u00eb \u201cSerbis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt n\u00eb nj\u00eb shtet. Andaj, e kan\u00eb promovua nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb planin, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e territorit, respektivisht t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb Kroacis\u00eb, e cila m\u00eb 25 qershor 1991, zyrtarisht e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit, dhe e cila ishte e banuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e popullsis\u00eb serbe, duhej t\u00eb ndahej nga Kroacia dhe t\u2019 i bashkohej Serbis\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsia politike e Malit t\u00eb Zi dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00eb pushtetin e Jugosllavis\u00eb, sikurse dhe Serbia, e mb\u00ebshtet\u00ebn jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb, si krijimin ashtu dhe funksionimin p\u00ebr disa vite t\u00eb nj\u00eb Krijes\u00eb parashtet\u00ebrore t\u00eb ashtuqujtur Republika e Krajin\u00ebs Serbe. Ajo u krijua me forc\u00eb n\u00eb territorin e Repubik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb, n\u00eb shtetin i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe di\u00e7ka m\u00eb von\u00eb dhe antare e KB.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga mesi i vitit 1991, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive ushtarakisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshi dhe ka veprua APJ, respektivisht udh\u00ebheq\u00ebsia e saj dhe me efektiva n\u00ebn komand\u00ebn dhe kontrollin. N\u00eb at\u00eb kuptim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr nj\u00eb ofenziv\u00eb e p\u00ebrgjithshme, e ashtuquejtur \u201cOperacion Dubrovnik\u201d. Filloi m\u00eb 1 tetor 1991, nga territori i Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Malit t\u00eb Zi( si dhe nga nj\u00eb pjes\u00eb e BeH), me nj\u00eb sulm n\u00eb zon\u00ebn &nbsp;Konovale dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Dubrovnikut, dhe m\u00eb pas n\u00eb vet\u00eb qytetin e Dubrovnikut. N\u00eb fakt, edhe pse jo zyrtarisht, Mali i Zi ka qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Kroacin\u00eb q\u00eb nga 1 tetori 1991, pavar\u00ebsisht nga fakti q\u00eb organet e saj zyrtare republikane e kan\u00eb mohuar at\u00eb.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb shum\u00eb se 7.000 qytetar\u00eb t\u00eb mobilizuar malazez\u00eb muar\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb operacion t\u00eb luft\u00ebs. Qytetar\u00ebt shkuan n\u00eb luft\u00eb masivisht jasht\u00eb kufijve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, dometh\u00ebn\u00eb, ata mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb sulmin ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb, e cila kishte shpallur pamvar\u00ebsin\u00eb tre muaj m\u00eb par\u00eb. Organizator dhe urdh\u00ebruas ishte Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i APJ-s\u00eb dhe struktura t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb, fuqis\u00eb dhe ndikimit, qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi u mobilizuan, si brenda APJ-s\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vullnetare, t\u00eb vendosura n\u00ebn komand\u00ebn e APJ-s\u00eb, dhe brenda Mbrojtjes Territoriale t\u00eb Malit t\u00eb Zi, por pjes\u00ebrisht dhe brenda formacioneve t\u00eb armatosura t\u00eb Policis\u00eb Speciale Republikane t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, premjeri i s\u00eb cil\u00ebs ishte <strong>Millo Gjukanoviq.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kroaci(1991-1995), qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi u vran\u00eb dhe u plagos\u00ebn, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs Dubrovnik-Hercegovin\u00eb, por edhe n\u00eb frontin e Vukovarit dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Kroacis\u00eb. Midis\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb ato lufta ishin vullnetar\u00eb nga Mali i Zi, t\u00eb cil\u00ebt ishin pjes\u00eb e APJ-s\u00eb, por edhe ata q\u00eb vepronin brenda formacioneve paraushtarake nga Serbia dhe Mali i Zi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mali i Zi dhe Lufta n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb (1992-1995)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Serbia dhe Mali i Zi, nga 27 prilli 1992 n\u00eb shtetin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb RFJ-s\u00eb refuzojn\u00eb t\u2019i njohin rezultatet e referendumit n\u00eb BeH, i cili u mbajt nga 29 shkurt deri me 1 mars t\u00eb vitit 1992, ku shumica bind\u00ebse e qytetar\u00ebve (64,31%) votuan p\u00ebr BeH si shtet sovran dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Indikacionet pa m\u00ebdyshje t\u00eb marr\u00ebveshjes midis Sllobodan Millosheviqit dhe Franjo Tugjmanit, t\u00eb arritur n\u00eb Karagjorgjevo p\u00ebr ndarjen e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, ndikuan ndjesh\u00ebm n\u00eb karakterin e k\u00ebsaj luft\u00eb. Autoritetet n\u00eb Malin e Zi dhe&nbsp; n\u00eb Serbi, respektivisht n\u00eb RFJ,&nbsp; kan\u00eb mohuar vazhdimisht zyrtarisht p\u00ebrfshirjen n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb BeH(1992-1995). Mir\u00ebpo, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi n\u00eb at\u00eb luft\u00eb, K\u00ebshilli i Sigurimit i Komb\u00ebve t\u00eb Bashkuara vendosi sanksione t\u00eb ashp\u00ebrta nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr RFJ-s\u00eb, m\u00eb 30 maj 1992, t\u00eb cilat do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs n\u00eb BeH, Serbia dhe Mali i Zi(RFJ), politikisht, ideologjikisht, me arm\u00eb dhe municion, ushtarakisht, materialisht, financisht, logjikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera e kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe ndihmuar pushtetin dhe ushtrin\u00eb n\u00eb luft\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin territoriale t\u00eb formuar nga lufta e ashtuquejtur: Republika Srpka, e cila ishte n\u00ebn kontrollin dhe komand\u00ebn e kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebra njer\u00ebzimit: Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, me q\u00ebllim t\u00eb ndarjes plot\u00ebsisht nga BeH.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata b\u00ebn\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr mbijetes\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs si nj\u00eb shtet i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe nj\u00eb antare e KB. Ish APJ-s\u00eb, dmth. autoritetet e RFJ-s\u00eb, t\u00eb cilat i kontrolluan at\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe e financuan at\u00eb nga buxheti i RFJ-s\u00eb. N\u00eb at\u00eb aspekt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe faktor\u00ebt e pushtetit nga Mali i Zi dhe kuadrat e saj n\u00eb pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ t\u00eb RFJ-s\u00eb, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrje ose n\u00eb miratimin e vendimeve n\u00eb at\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidenti i Malit t\u00eb Zi, Momir Bullatoviq, ishte nga viti 1992-1997, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Suprem i Mbrojtjes t\u00eb RFJ-s\u00eb, organi q\u00eb komandonte Ushtrin\u00eb Jugosllave.&nbsp; Ai mori pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart n\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e K\u00ebshillit Suprem t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb RFJ-s\u00eb,&nbsp; si dhe n\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb pas t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rolin e RFJ-s\u00eb dhe t\u00eb Ushris\u00eb Jugosllave n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb BeH(1992-1995).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidenti dhe autoritetet e Malit t\u00eb Zi, s\u00eb bashku me udh\u00ebheqsin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Sebis\u00eb dhe RFJ-s\u00eb, mor\u00ebn vendime n\u00eb lidhje me buxhetin e Ushtris\u00eb Jugosllave dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fond\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me finansimin ushtarak, kuadrovik dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera t\u00eb furnizimit dhe ndihm\u00ebs s\u00eb trupave t\u00eb ushtris\u00eb serbe s\u00eb Republik\u00ebs Serbe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb BeH. Pushteti i Serbis\u00eb dhe i Malit t\u00eb Zi e kan\u00eb furnizua n\u00eb vazhdim\u00ebsi, kryesisht me naft\u00eb(karburant) Republik\u00ebn Serbe dhe Ushtrin\u00eb e saj gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb BeH.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, grupe paramilitare t\u00eb armatosura dhe individ\u00eb po largoheshin nga territori i Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb an\u00eb t\u00eb Serb\u00ebve n\u00eb BeH. N\u00ebn sanksionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr RFJ-s\u00eb, kishte kontraband\u00eb arm\u00ebsh, naft\u00eb, makina,etj, t\u00eb ashtuquajtur\u00ebt \u201cLuft\u00ebtar\u00ebt e fundjav\u00ebs\u201dshkuan n\u00eb territorin e Bosnj\u00ebs dhe kryen trazira t\u00eb shumta, zjarrv\u00ebnie, grabitje, vjellje, p\u00ebrdhunime, vrasje dhe abuzime, b\u00ebn\u00eb fitime lufte, etj.nd\u00ebrsa n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb hapur nacional-shovinizmin dhe&nbsp; b\u00ebn\u00eb terror ndaj Mysliman\u00ebve\/Boshnjak\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lufta n\u00eb BeH ka frym\u00ebzua terrorin dhe krimet kund\u00ebr boshnjak\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Serbi. Pavar\u00ebsisht refuzimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs Serbe, dr Vlladimir Llukiq, p\u00ebr shfarosjen etnike t\u00eb boshnjak\u00ebve\/Mysliman\u00ebve n\u00eb Veri t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe nga zona e Sanxhakut, u kryen nj\u00eb num\u00ebr krimesh q\u00eb \u201ckonfirmuan\u201d besnik\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb malazeze ndaj luft\u00ebs serbe t\u00eb Bosnjes. Midis tyre \u00ebsht\u00eb krimi i d\u00ebbimit, kur n\u00eb maj 1992, autoritetet e policis\u00eb malazeze arrestuan dhe u dor\u00ebzuan forcave serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se 85 refugjat\u00eb boshnjak\u00eb nga Bosnja, shumica e t\u00eb cil\u00ebve u vran\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nga llojet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbindshme t\u00eb krimeve n\u00eb historin\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me traditat dhe zakonet e k\u00ebtyre trojeve, si dhe me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka pasur gjthashtu mizori t\u00eb shumta kund\u00ebr Boshnjak\u00ebve n\u00eb Pljevlja dhe n\u00eb Zon\u00ebn p\u00ebrrreth, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn e Bukovic\u00ebs. Pastaj, pasagjer\u00ebt u rr\u00ebmbyen nga nj\u00eb tren n\u00eb Shtrpci, n\u00eb territorin e BeH, ku 18 boshnjak\u00eb dhe nj\u00eb person me origjin t\u00eb panjohur u mor\u00ebn nga treni, i cili po udh\u00ebtonte n\u00eb linj\u00ebn Beograd-Tivar, m\u00eb 27 shkurt 1993. Gjithashtu, duhet t\u00eb p\u00ebrmendet i ashtujturi Aksioni i \u201cLimit\u201d n\u00eb t\u00eb cilin policia malazeze n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1994, arrestoi t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheqjen politike t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Veprimit Demokratik t\u00eb Maliz t\u00eb ZI, pra partis\u00eb s\u00eb Mysliman\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb dhe deputet\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm republikan\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ata ishin viktima t\u00eb torturave n\u00eb paraburgim. Dhe se 22\u00a0 t\u00eb arrestuar do t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb montuar politik gjyq\u00ebsor gjith\u00ebsej 82,2 vjet burg. Ata u liruan nga burgu pasi q\u2019i aboloi Kryetari i Malit t\u00eb Zi, Momir Bullatoviq, m\u00eb 29 dhjetor 1995.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjes\u00ebmarrjen e RFJ-s\u00eb, dmth. an\u00ebtarve t\u00eb saj Sebis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, n\u00eb luft\u00eb n\u00eb BeH, &nbsp;e njoh\u00ebn dhe&nbsp; organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare(Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara), fuqit\u00eb e m\u00ebdha dhe shtetet e tjera. P\u00ebr bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre n\u00eb agresionin kund\u00ebr Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs, flitet gjithashtu n\u00eb raportin e Departamentit t\u00eb SHBA, p\u00ebr 1992, i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjerat, thot\u00eb qart\u00eb:\u201d\u201dNd\u00ebrsa qeverit\u00eb e Serbis\u00eb\/Malit t\u00eb Zi e mohojn\u00eb se ato jan\u00eb p\u00ebrf\u00ebshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn m\u00eb 1991 n\u00eb Kroaci dhe n\u00eb BeH, ato faktikisht ishin, thell\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb shkeljen&nbsp; e&nbsp; ligjit humanitar dhe dinjitetit njer\u00ebzor n\u00eb luft\u00ebn e Bosnj\u00ebs nga APJ-s\u00eb dhe nga forcat\u00eb paramilitare serbe. Ato armatos\u00ebn forcat serbe n\u00eb t\u00eb dy republikat p\u00ebrmes APJ-s\u00eb, qytetar\u00ebt e tyre mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebra si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb formacioneve paraushtarake, me miratimin e qeverive, ato l\u00ebjuan q\u00eb trupat e rregullta t\u00eb APJ-s\u00eb, t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb Bosnj\u00eb dhe pas majit, u transferuan n\u00eb t\u00eb ashtuqujtur\u201dushtri serbe\u201d. P\u00ebrpos asaj, ato vazhduan t\u00eb furnizonin forcat serbe me karburant, ushqim dhe gjera t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme, dhe me ato mallra q\u00eb ishin me pakic\u00eb dhe n\u00eb republikat e tyre. Ato nuk i d\u00ebnojn\u00eb personalitetet q\u00eb duket se jan\u00eb p\u00ebrfshi n\u00eb krime lufte\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; KRIMET MBI SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb KALLUGJERSKI LLAZ- ROZHAJE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; ( 18 prill 1991)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krimi mbi popullat\u00ebn civile shqiptare nga Kosova- si refugjat, t\u00eb ikur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kok\u00ebn nga lufta dhe agresioni serb n\u00eb Kosov\u00eb u krye n\u00eb Komun\u00ebn e Rozhaj\u00ebs, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1991, kur 21 civil\u00eb u vran\u00eb nga rezervist\u00ebt t\u00eb Korpusit t\u00eb Podgoric\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave<strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish- shefi i Seksionit t\u00eb Siguris\u00eb policore n\u00eb Rozhaj\u00eb, Shemso Dedeiq, deklaron se n\u00eb dat\u00ebn fatale, m\u00eb 18 prill 1991, civil\u00ebt nga Kosova u vran\u00eb n\u00eb Kallugjerski Llaz dhe n\u00eb Gornji Bukel(n\u00eb Bukelin e Ep\u00ebrm), vet\u00ebm spse kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb. \u201cT\u00eb frym\u00ebzuar nga urrejtja, ata i q\u00eblluan nga nj\u00eb forc\u00eb rezervistash t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Trupave t\u00eb Podgoric\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dedeiqi pohon, se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, nj\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrbask\u00ebta t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave dhe t\u00eb formacioneve policore nga Peja t\u00eb vendosura n\u00eb zon\u00ebn e Bukelit t\u00eb Ep\u00ebrm, ku ata formuan nj\u00eb Shtab, t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00ebfar\u00eb Sllobo Jovanoviq. Ai vuri n\u00eb dukje se z\u00ebvend\u00ebs ministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Vuk Boshkoviq, nuk iu l\u00ebjua t\u00eb hynte n\u00eb Kallugjerski Llaz, derisa ushtria t\u00eb zhvillonte nj\u00eb hetim. Hetimi ushtarak, sipas Dedeiqit&nbsp; \u201cfshehi\u201d shum\u00eb kufoma, por edhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn&#8230;.Pas hetimit t\u00eb kryer nga ushtria, Dedeiqi shton, se rezervistat ushtarak\u00eb i ngarkuan trupat e vrar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb kamion t\u00eb verdh\u00eb \u201cFAP\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb nga Berane dhe Rozhaje iu&nbsp; ndalua t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb akt\u00eb, dhe m\u00eb von\u00eb t\u2019i numronin trupat e vrar\u00eb. Pastaj u v\u00ebrtetue se ata kishin p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i transportonin kufomat n\u00eb drejtim t\u00eb Kull\u00ebs, dhe m\u00eb tutje drejt Pej\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ashtu po theksojm\u00eb Arrestimin dhe torturimin e 17 shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn&nbsp; aksionin \u201cFluturimi i Shqiponj\u00ebs\u201d n\u00eb Mal\u00ebsi, m\u00eb 2006.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb baz\u00eb&nbsp; t\u00eb&nbsp; fakteve t\u00eb lart\u00ebpermendura, por dhe nga nj\u00eb literatur\u00eb voliminoze shkencore, mund t\u00eb konstatohet se Mali i Zi, respektivisht udh\u00ebheq\u00ebsia e saj politike n\u00eb krye me Momir Bullatoviqin , Millo Gjukanoviqin dhe funkcionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb, direkt apo indirekt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb luft\u00ebrave 1990, respektivisht t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb \u201dSebis\u00eb t\u00eb Madhe\u201dmbi baza t\u00eb nacionalizmit ekstrem dhe t\u00eb shovinizmit serb. Andaj, udh\u00ebheq\u00ebsia e Malit t\u00eb Zi, ishin sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb verb\u00ebt, apo piona t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm t\u00eb Kasapit t\u00eb Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, kriminelit t\u00eb luft\u00ebs kundra njer\u00ebzimit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb v\u00ebshir\u00eb me qen\u00eb pjestar\u00eb i ndonj\u00eb pakice komb\u00ebtare, prandaj dhe pjestar\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Meqen\u00ebse, pakicat ishin t\u00eb skajuara dhe t\u00eb diskriminuara. Le t\u00eb besojm\u00eb se me k\u00ebt\u00eb faktografi kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb njohur&nbsp; partit\u00eb nacionale t\u00eb popujve pakic\u00eb n\u00eb Mal\u00eb t\u00eb Zi, t\u00eb cilat p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, respektivisht n\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrqafim t\u00eb ngroh\u00ebt\u201d me partin\u00eb e Millo Gjukanoviqit- Partin\u00eb Demokratike Socialiste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MALI I ZI N\u00cb LUFT\u00cb N\u00cb KROACI (1991-1995)\u00a0\u00a0\u00a0 Nga Nik\u00eb Gashaj Me 23-34 shtator 1991, Mali i Zi iu bashkua luft\u00ebs s\u00eb bashku me nj\u00ebsit\u00eb e APJ-s\u00eb t\u00eb stacionuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Republik\u00eb. Mali i Zi hyri n\u00eb luft\u00eb n\u00eb zonat e Dubrovnikut. Formalisht dhe ligj\u00ebrisht, meqen\u00ebse nuk ishte si subjekt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Mali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[1180],"class_list":["post-29200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nik-gashaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29201,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29200\/revisions\/29201"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}