{"id":2920,"date":"2015-04-15T07:00:16","date_gmt":"2015-04-15T05:00:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2920"},"modified":"2015-04-14T23:13:13","modified_gmt":"2015-04-14T21:13:13","slug":"ata-te-cilet-u-mohojne-lirine-te-tjereve-nuk-e-meritojne-as-per-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2920","title":{"rendered":"&#8220;ATA T\u00cb CIL\u00cbT U MOHOJN\u00cb LIRIN\u00cb T\u00cb TJER\u00cbVE, NUK E MERITOJN\u00cb AS P\u00cbR VETEN&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Lincoln_Memorial.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2923 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Lincoln_Memorial-266x300.jpg\" alt=\"Lincoln_Memorial\" width=\"266\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Lincoln_Memorial-266x300.jpg 266w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Lincoln_Memorial.jpg 354w\" sizes=\"auto, (max-width: 266px) 100vw, 266px\" \/><\/a>ABRAHAM LINKOLNI ME RASTIN E 150-VJETORIT T\u00cb VRASJES<\/strong><br \/>\nNga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-t\u00ebt i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 1861 dhe dy vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb m\u00eb 1863 n\u00ebnshkroi Proklamat\u00ebn e Emancipimit me t\u00eb cil\u00ebn deklaroi lirin\u00eb e p\u00ebrhershme p\u00ebr skllev\u00ebrit mbrenda Konfederat\u00ebs.\u00a0 N\u00eb fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president, Linkolni paralajm\u00ebroi shtetet e Jugore t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb cilat ishin kund\u00ebr heqjes s\u00eb skllav\u00ebris\u00eb se: &#8220;\u00cbsht\u00eb n\u00eb duart\u00eb tuaja, bashkatdhetar\u00ebt e mij t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe jo n\u00eb dor\u00ebn time, \u00e7\u00ebshtja e rend\u00ebsishme e luft\u00ebs civile.\u00a0 Qeveria nuk do t&#8217;ju sulmoj\u00eb&#8230;Por as ju nuk keni ndonj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Hyjnore p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar qeverin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb kam detyr\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebnjt\u00eb p\u00ebr ta ruajtur, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur dhe mbrojtur at\u00eb.&#8221;\u00a0 Si president, Abraham Linkolni punoi shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organizim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Republikane dhe mundi t\u00eb siguronte edhe p\u00ebrkrahjen e shum\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb favor t\u00eb kauz\u00ebs p\u00ebr bashkimin e shteteteve dhe kund\u00ebr skllav\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Linkolni e konsideronte ndarjen e vendit veri-jug si t\u00eb paligjshme dhe ishte i gat\u00ebsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorte forc\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb Bashkimit dhe t\u00eb ligjeve Federale. Por kur forcat e shteteve jugore sulmuan \u201cK\u00ebshtjellen Sumter\u201d duke detyruar dor\u00ebzimin e saj forcave t\u00eb jugut, Linkolni u b\u00ebri thirrje shteteve t\u00eb veriut p\u00ebr regjistrimin e 75.000 vullnetarve p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb akt dhe k\u00ebshtu filloi Lufta Civile amerikane.\u00a0\u00a0 Lufta Civile ishte nj\u00eb luft\u00eb e tmershme, nj\u00ebra nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshmet e atij shekulli gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, nga t\u00eb dy pal\u00ebt,\u00a0 humb\u00ebn jet\u00ebn mbi 600.000 veta, por megjith sakrificat e pa imagjinueshme njerzore, ishte nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr skllav\u00ebris\u00eb, nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund siguroi t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb dhe frym\u00ebzoi mbar\u00eb bot\u00ebn.\u00a0\u00a0 Si p\u00ebrfundim i k\u00ebtyre sakrificave t\u00eb m\u00ebdha, Amerika doli nga kjo luft\u00eb si nj\u00eb komb m\u00eb i mir\u00eb, m\u00eb i fort\u00eb dhe m\u00eb i drejt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb merit\u00eb e madhe e Abraham Linkolnit, e k\u00ebtij emancipatori t\u00eb madh t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, 150-vjetori i vdekjes i t\u00eb cilit po sh\u00ebnohet n\u00eb kryeqytetin e kombit n\u00eb Washington si dhe an\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Linkolni b\u00ebri \u00e7&#8217;mos q\u00eb bota t\u00eb mos harronte se Lufta Civile kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se sa edhe Bashkimi i kombit. Ai e deklaroi k\u00ebt\u00eb bindje\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb emocionale q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, n\u00eb fjalimin q\u00eb ka mbajtur n\u00eb varrezat ushtarake n\u00eb Gettysrburg duke th\u00ebn\u00eb se, &#8220;Jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb q\u00eb k\u00ebta ushtar\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb vdekur kot\u00eb &#8212; se ky komb n\u00ebn kujdesin e Per\u00ebndis\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lindje t\u00eb re t\u00eb liris\u00eb &#8212; dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe p\u00ebr popullin, nuk do t\u00eb zhduket nga faqja e\u00a0 dheut.&#8221;\u00a0\u00a0 Ishte ky nj\u00eb mesazh p\u00ebr Amerik\u00ebn po se spo, por edhe p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nVet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb pasi mori fund Lufta Civile n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe para pajtimit t\u00eb Veriut dhe Jugut, m\u00eb 14 prill, 1865 u plagos r\u00ebnd\u00eb Presidenti Abraham Linkoln nga plumbi i nj\u00eb vrar\u00ebsi, simpatizant i kauz\u00ebs s\u00eb Jugut gjat\u00eb Luft\u00ebs Civile. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 15 prill, Linkolni vdiq nga plag\u00ebt e marra.\u00a0 Ishte ora 7:30 n\u00eb mengjes, kur zem\u00ebra e tij e madhe pushoi s\u00eb rrahuri, e nj\u00eb burri q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si, &#8220;miku i t\u00eb varf\u00ebrve, emancipuesi i t\u00eb shtypurve dhe kampioni i zgjedhur i liris\u00eb&#8221;.\u00a0 Shpirti i tij u k\u00ebthye tek Per\u00ebndia n\u00eb t\u00eb cilin ai besonte fuqish\u00ebm dhe me plot bindje se sipas tij, me pun\u00ebn dhe veprat ai ishte n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb planeve dhe t\u00eb gjykimeve t\u00eb Krijuesit.\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Linkolni citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb rast se, &#8220;N\u00ebqoftse\u00a0 Zoti do q\u00eb murtaja e keqe e luft\u00ebs (civile) t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrmbytjen dhe shkat\u00ebrrimin e pasuris\u00eb s\u00eb grumbulluar gjat\u00eb 250 vjet\u00ebve me pun\u00eb t\u00eb detyrueshme dhe derisa \u00e7do pik\u00eb gjaku e shkaktuar nga p\u00ebrdorimi i kamxhikut, t\u00eb paguhet me nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb gjaku shkaktuar nga shpata, at\u00ebher\u00eb, ashtu si ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb tre mij\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb vazhdohet t\u00eb thuhet edhe tani se, &#8220;Gjykimet e Zotit jan\u00eb t\u00eb drejta dhe t\u00eb v\u00ebrteta.&#8221;<\/p>\n<p>Kombi amerikan ka p\u00ebrjet\u00ebsuar kujtimin e tij me nj\u00eb p\u00ebrmendore madh\u00ebshtore prej mermeri n\u00eb Washington, ku pas trupores s\u00eb Linkolnit, lart\u00eb n\u00eb faqen e murit jan\u00eb t\u00eb shkruara k\u00ebto fjal\u00eb: &#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull \u2013 si dhe n\u00eb zem\u00ebrat e njerz\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai shp\u00ebtoi bashkimin e kombit &#8211; Kujtimi i Abraham Linkolnit &#8211; \u00cbsht\u00eb i sh\u00ebnjt\u00ebruar p\u00ebr gjithmon\u00eb&#8221;.\u00a0\u00a0 Por kujtimi i Abraham Linkolnit tejkalon kufijt\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeta dhe veprimtaria e tij ka gjetur jehon\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb ku popujt jan\u00eb historikisht shfryt\u00ebzuar nga regjime dhe diktator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, e ku historia ka sh\u00ebnuar krimet e njeriut kund\u00ebr njeriut n\u00eb pothuaj \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb gjitha periudhta e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit.\u00a0 Jeta dhe veprimtaria e Presidentit Abraham Linkoln \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar gjithashtu edhe me botimin e numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb librave mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, n\u00eb krahasim me president\u00ebt e tjet\u00ebr amerikan\u00eb &#8212; duke marr\u00eb parasysh\u00eb edhe botimet n\u00eb gjuh\u00ebt e huaja &#8212; p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb pak\u00ebn dy libra n\u00eb shqip, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam dijeni un\u00eb &#8212; libri i Xhevat Kallajxhiut me titullin thjesht\u00eb Linkoln, nj\u00eb biografi e botuar n\u00eb New York\u00a0 n\u00eb vitin 1961 dhe\u00a0 n\u00eb vitin 1926, Konstantin \u00c7ekrezi ka botuar sh\u00ebnime mbi jet\u00ebn e k\u00ebtij udh\u00ebheqsi amerikan.<\/p>\n<p>Vdekja e\u00a0 parakohshme e Abraham Linkolnit ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr kombin amerikan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb historian\u00eb amerikan\u00eb dhe t\u00eb huaj thon\u00eb se ai tani u p\u00ebrket brezave t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave dhe mbar\u00eb bot\u00ebs.\u00a0\u00a0 Jo vet\u00ebm Amerika, por edhe\u00a0 bota e at\u00ebhershme mbajti zi p\u00ebr vdekjen e tij, 150-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Revista amerikane Atlantic n\u00eb numrin e fundit sjell\u00eb reagimet bot\u00ebrore t\u00eb para 150-vjet\u00ebve mbi vrasjen e Linkolnit nga njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb dhe nga qarqet zyrtare dhe diplomatike t\u00eb asaj kohe.\u00a0 Madje bota e at\u00ebhershme, sipas revist\u00ebs, konsideronte se vdekja e Abraham Linkolnit mund t\u00eb kishte pasur t\u00eb nj\u00ebjtin efekt n\u00eb historin\u00eb e ndryshimeve n\u00eb bot\u00eb sa edhe vrasja e Jul Cezarit, ndon\u00ebse p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme.\u00a0 Revista thot\u00eb se sidomos europian\u00ebt shikonin n\u00eb presidentin Linkoln dhe n\u00eb eksperimentin amerikan nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb idealizuar edhe t\u00eb aspiratave t\u00eb tyre.\u00a0 &#8220;Abraham Linkolni nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i juaji &#8212; ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe i yni&#8221;, shkruanin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb qytetar\u00ebt e qytetit t\u00eb vog\u00ebl Sicilian, Acireale, &#8220;sepse ai ishte nj\u00eb v\u00eblla, mendja dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebja e guximshme e t\u00eb cilit udh\u00ebhoqi nj\u00eb popull drejt\u00eb bashkimit dhe trim\u00ebrisht \u00e7rr\u00ebnjosi skllav\u00ebrin\u00eb.&#8221;\u00a0\u00a0 Por reagimi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs thot\u00eb revista n\u00eb fjal\u00eb mbi vdekjen e Linkolnit, erdhi nga gazeta la Opinion n\u00eb Bogota t\u00eb Kolombis\u00eb, e cila shkruante se n\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, &#8220;Abraham Linkolni nuk mund t\u00eb thuhet se ishte nj\u00eb njeri i madh. Ai nuk g\u00ebzonte prestigjin e nj\u00eb fituesi t\u00eb ndonj\u00eb lufte. Ai nuk pushtoi popuj e shtete. Por, ai posedonte di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku, e q\u00eb nuk mund t\u00eb barazohet me asnj\u00eb nga glorifikimet e k\u00ebsaj bote.\u00a0 Abraham Linkolni ishte nj\u00eb instrument i Per\u00ebndis\u00eb.\u00a0 Burri i quajtur Abraham Linkolni ishte liberatori dhe shp\u00ebtimtari i nj\u00eb republike madh\u00ebshtore t\u00eb koh\u00ebrave moderne&#8230;mish\u00ebruesi\u00a0 i nj\u00eb ideje q\u00eb vlonte si flak\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e tij e q\u00eb e ngriti at\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb madh\u00ebshtore humane &#8212; t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebtimtari t\u00eb nj\u00eb race t\u00eb t\u00ebr\u00eb njerzish. &#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb Gettysburg, Abraham Linkolni ka mbajtur at\u00eb q\u00eb konsiderohet si fjalimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb mbahet mend n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Duke dedikuar varrezat ushtarake p\u00ebr mij\u00ebra ushtar\u00eb q\u00eb ishin varrosur aty pas Betej\u00ebs s\u00eb Gettysburgut e ishte zhvilluar vet\u00ebm kat\u00eb muaj m\u00eb heret, Presidenti Linkoln megjith\u00eb periudh\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po klaonte kombi i tij, ai deklaroi besimin dhe bindjen e tij, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb radhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr themelimin e nj\u00eb, &#8220;Kombi t\u00eb ri, i bazuar n\u00eb liri dhe i dedikuar ndaj objektivit se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb krijuar me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta.&#8221;<\/p>\n<p>Presidenti Linkoln u ri-zgjodh n\u00eb vitin 1864 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fitorja e shteteve veriore kund\u00ebr jugut solli mbarimin e luft\u00ebs.\u00a0\u00a0 Duke planifikuar t\u00eb ardhmen e vendit t\u00eb tij n\u00eb periudh\u00ebn e paq\u00ebs, Linkolni\u00a0 u tregua i gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr bashkpunim dhe tep\u00ebr i njerzish\u00ebm ndaj kund\u00ebrshtarve pliti\u00eb dhe ushtarak\u00eb duke inkurajuar shtetet e Jugut q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonin arm\u00ebt dhe t\u00eb rind\u00ebrtonin vendin.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, ai iu drejtua t\u00eb gjith\u00eb bashkombasve t\u00eb vet me rastin e inaugurimit t\u00eb dyt\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb cilat tani jan\u00eb shkruar n\u00eb Memorialin Linkoln n\u00eb Washington: &#8220;Me keqdashje kund\u00ebr askujt, me dashuri e bamir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, me vendosm\u00ebri n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ashtu si na e b\u00ebn t\u00eb mundur Per\u00ebndia ta shohim t\u00eb drejt\u00ebn &#8212; le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb pun\u00ebn q\u00eb kemi filluar dhe t\u00eb sh\u00ebrojm\u00eb plag\u00ebt e kombit&#8230;.&#8221;<br \/>\nHistorian\u00ebt dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt politik\u00eb amerikan\u00eb e konsideorjn\u00eb Abraham Linkolnin si presidentin m\u00eb me influenc\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, madje disa e ven\u00eb n\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr nga arrijtet dhe trash\u00ebgimia historike, n\u00eb krahasim edhe me m\u00eb t\u00eb dalluarit si\u00e7 jan\u00eb, Franklin Roosevelt, George Washington, Theodore Roosevelt, Thomas Jefferson, Andrew Jackson, Woodrow Wilson,\u00a0 Harry Truman dhe Ronald Reagan.\u00a0 K\u00ebshtuq\u00eb sipas vler\u00ebsimit t\u00eb shum\u00eb historian\u00ebve por edhe t\u00eb publikut, Abraham Linkolni konsiderohet edhe sot &#8211;150-vjet\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij &#8212; si Presidenti m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebtij vendi.\u00a0 Ata vler\u00ebsojn\u00eb se asnj\u00eb president tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e Amerik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me ndonj\u00eb kriz\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se \u00e7\u2019ishte Lufta Civile amerikane, dhe asnj\u00eb president deri tani nuk ka arritur aq sa mundi t\u00eb arrinte dhe t\u00eb realizonte p\u00ebr kombin e vet Presidenti Abraham Linkoln.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ABRAHAM LINKOLNI ME RASTIN E 150-VJETORIT T\u00cb VRASJES Nga Frank Shkreli Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-t\u00ebt i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 1861 dhe dy vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb m\u00eb 1863 n\u00ebnshkroi Proklamat\u00ebn e Emancipimit me t\u00eb cil\u00ebn deklaroi lirin\u00eb e p\u00ebrhershme p\u00ebr skllev\u00ebrit mbrenda Konfederat\u00ebs.\u00a0 N\u00eb fjalimin e tij me rastin e inaugurimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2923,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-2920","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2920"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2920\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2924,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2920\/revisions\/2924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}