{"id":29179,"date":"2021-06-02T16:30:00","date_gmt":"2021-06-02T14:30:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29179"},"modified":"2021-06-02T16:36:52","modified_gmt":"2021-06-02T14:36:52","slug":"te-zhdukurit-e-periudhes-komuniste-ne-shqiperi-kerkojne-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29179","title":{"rendered":"T\u00cb ZHDUKURIT E PERIUDH\u00cbS KOMUNISTE N\u00cb SHQIP\u00cbRI K\u00cbRKOJN\u00cb DREJT\u00cbSI!"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>&#8221;<em>TURP P\u00cbR QEVERIN\u00cb SHQIPTARE DHE P\u00cbR DIPLOMAT\u00cbT PER\u00cbNDIM N\u00cb TIRAN\u00cb Q\u00cb HESHTIN!<\/em>&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cQ\u00eb nga viti 1991, qasja e t\u00eb gjitha qeverive &#8212; socialiste dhe demokrate&#8211; \u201c\u00ebsht\u00eb kalibruar t\u00eb mos shqet\u00ebsoj\u00eb gard\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d, tha nj\u00eb diplomat q\u00eb e ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga af\u00ebr. (Fred Abrahams)<\/p>\n\n\n\n<p>Nga rrjet\u00ebt sociale m\u00ebsova se jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Autoriteti p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, AIDSSH 1944-1991 dhe Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur (ICMP) organizuan n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb aktivitet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit: \u201cRritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb publikut p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale dhe t\u00eb pajtimit: T\u00eb zhdukurit n\u00eb komuniz\u00ebm\u201d, i mb\u00ebshtetur nga Bashkimi Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb AIDSSH, ekipi i Autoritetit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, s\u00eb bashku me Shoqat\u00ebn e ish-t\u00eb P\u00ebrndjekurve t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb ish-t\u00eb P\u00ebrndjekurve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe zhvilluan nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb terren, n\u00eb zon\u00ebn e Mbishkodr\u00ebs, atje ku \u00ebsht\u00eb organizuar kryengritja e par\u00eb antikomuniste n\u00eb 1945&nbsp;dhe ku Sigurimi i Shtetit ishte angazhuar fuqimisht, q\u00eb vitet e para t\u00eb vendosjes s\u00eb regjimit komunist deri n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb tij, thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr aktivitetin e jav\u00ebs s\u00eb kaluar, kushtuar t\u00eb zhdukurve n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.&nbsp; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb me vend q\u00eb u mbajt nj\u00eb aktivitet i till\u00eb \u2013 sidomos n\u00eb Shkod\u00ebr the rrethin\u00eb &#8212; me tem\u00ebn si\u00e7 u tha \u201cp\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb publikut p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb tranzitore dhe pajtuese\u201d.&nbsp; M\u00eb la p\u00ebrshtypje gjithashtu edhe pjes\u00ebmarrja e Ambasadorit t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Del Monaco, pasi p\u00ebrfaqsuesit diplomatik\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave post-komuniz\u00ebm, nuk kan\u00eb treguar ndonj\u00eb interesim t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste as p\u00ebr fatin e mij\u00ebra t\u00eb zhdukurve gjat\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, &#8212; me p\u00ebrjashtim t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;Ndon\u00ebse m\u00eb ra mir\u00eb q\u00eb Ambasadori Del Monaco mori pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet, u zhgnjeva menj\u00ebher\u00eb pasi lexova deklarat\u00ebn e tij\u00eb p\u00ebr median me k\u00ebt\u00eb rast. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e diplomatit evropian, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb \u201crritet nd\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsimi p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb\u201d dhe p\u00ebr \u201ct\u00eb zhdukurit n\u00eb komuniz\u00ebm\u201d p\u00ebr t\u00eb publikun shqiptar, q\u00eb si\u00e7 thuhet ishte edhe tema e atij aktiviteti n\u00eb Shkod\u00ebr &#8212; duhet q\u00eb urgjentisht, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn dhe krimet komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb autoritetet e larta politike shqiptare t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen gjithashtu due t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebse, pasi sot ata udh\u00ebheqin at\u00eb shtet.&nbsp; Un\u00eb nuk kam shpres\u00eb as ndonj\u00eb iluzion se autoritet shqiptare do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por prisnim q\u00eb p\u00ebrfaqasuesit diplomatik\u00eb per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb ishin pak m\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur Ambasadori Del Monaco u pyet mbi aktivitetin kushtuar viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb veprimtarin\u00eb e organizuar, ai u p\u00ebrgjigj se, \u201cSi qenie njer\u00ebzore q\u00eb jemi nuk mund t\u2019i justifikojm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebto shkelje madhore ndaj qenieve t\u00eb tjera njer\u00ebzore duke i mohuar atyre emrin apo nj\u00eb varrim t\u00eb denj\u00eb. Realisht, e vler\u00ebsoj shum\u00eb veprimtarin\u00eb e m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm, sepse p\u00ebr mendimin tim n\u00eb t\u00eb u shpreh shum\u00eb qart\u00eb gatishm\u00ebria e p\u00ebrbashk\u00ebt e autoriteteve shqiptare dhe shoq\u00ebris\u00eb civile p\u00ebr ta trajtuar seriozisht dhe konkretisht \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb. Mund t\u00eb d\u00ebshmoj se, edhe nga ana jon\u00eb, n\u00eb bisedat q\u00eb zhvillojm\u00eb vazhdimisht me autoritetet qendrore n\u00eb Tiran\u00eb marrim t\u00eb nj\u00ebjtin mesazh serioziteti, vullneti dhe konkret\u00ebsie.\u201d Seriozisht e ka ky, zot\u00ebria?!<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGatishm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb autoriteteve shqiptare p\u00ebr ta trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje\u201d, tha p\u00ebrfaqsuesi i lart\u00eb i OSBE-s\u00eb! P\u00ebr cilat \u201cautoritete shqiptare\u201d e ke fjal\u00ebn Z. Ambasador?&nbsp; M\u00eb lejoni Z. Ambasador q\u00eb tu sjell\u00eb reagimet m\u00eb t\u00eb fundit mbi t\u00eb at\u00eb q\u00eb ju e cil\u00ebsoni si, \u201cgatishm\u00ebrin\u00eb e autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje\u201d, gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb kaluara.&nbsp; Jo nga un\u00eb \u2013 por nga ente dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me fatin e t\u00eb zhdukur\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb periudh\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;Fatbardh\u00ebsisht, ka individ\u00eb dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb i shohin pun\u00ebt ndryshe n\u00eb Shqip\u00ebri nga \u00e7\u2019i shohin diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Prej t\u00eb gjith\u00eb juve \u2013 diplomat\u00eb evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 presim pak m\u00eb shum\u00eb shum\u00eb \u2013 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb presim shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb prej jush \u2013 presim q\u00eb p\u00ebr viktimat e komunizmit dhe p\u00ebr perridh\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb thoni t\u00eb V\u00cbRTET\u00cbN dhe mos HESHTNI, si\u00e7 b\u00ebni ju aktualisht dhe si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb para-ardh\u00ebsit tuaj n\u00eb at\u00eb vend, p\u00ebr tre dekada tani.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe nga diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mbrojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin \u201cvij\u00ebn e partis\u00eb\u201d, ja \u00e7far\u00eb thon\u00eb media si<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/politike\/le-figaro-per-skandalin-e-patronazhisteve-ps-fitoi-me-metodat-e-sigurimit\/\"> \u201cLe Figaro\u201d p\u00ebr skandalin e patronazhist\u00ebve: PS fitoi me metodat e sigurimit | Gazeta Telegraf<\/a>, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare (qeveritare dhe jo-qeveritare) si dhe individ\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb merren me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mbi gjoja \u201cgatishm\u00ebrin\u00eb e autoriteteve shqiptare\u201d, si\u00e7 u shpreh zyrtari i lart\u00eb i OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, &nbsp;p\u00ebr tu p\u00ebrballur me historin\u00eb dhe fatin e t\u00eb zhdukurve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp;&nbsp; N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur <a href=\"https:\/\/www.icmp.int\/press-releases\/albanian-language-raporti-i-ri-i-icmp-paraqet-rekomandime-per-te-permiresuar-perpjekjet-e-shqiperise-per-te-dhene-llogari-per-personat-e-zhdukur-nga-periudha-komuniste\/\">ICMP [ALBANIAN LANGUAGE] Raporti i ri i ICMP paraqet rekomandime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr personat e zhdukur nga periudha komuniste<\/a>,&nbsp; i k\u00ebrkohet Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u00e7eshtjen e personave t\u00eb zhdukur nga periudha komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri: \u201cRekomandimet e raportit k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb rastet e personave t\u00eb zhdukur t\u00eb hetohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe t\u00eb drejtat e familjeve t\u00eb t\u00eb zhdukurve p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimet jan\u00eb mb\u00ebshtetur,\u201d tha Matthew Holliday, Shefi i Programit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb ICMP, gjat\u00eb mj\u00eb takimi n\u00eb internet ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb autoriteteve shqiptare dhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.&nbsp; \u201cAutoritetet shqiptare kan\u00eb nj\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr personat e zhdukur nga periudha komuniste \u2013 p\u00ebrgjegj\u00ebsia e shtetit dhe veprimi i shtetit jan\u00eb thelb\u00ebsore. Puna e ICMP n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn demonstron se personat e zhdukur mund t\u00eb identifikohen me sakt\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrputhje me sundimin e ligjit, madje edhe dekada pas zhdukjeve\u201d, u shpreh Shefi i Programit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb ICMP.<\/p>\n\n\n\n<p>Vitet e fundit, Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur, (ICMP) e ka ndjekur nga af\u00ebr \u00e7eshtjen e t\u00eb zhdukurve gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk ka qen\u00eb e vetmja organizat\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Edhe Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, nep\u00ebrmjet \u201cGrupit t\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhdukjet e Detyruara ose t\u00eb Pavullnetshme\u201d, ka vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dhjetor 2016 p\u00ebr tu informuara mbi fatin e t\u00eb zhdukurve n\u00eb periudh\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. &nbsp;T\u00eb pak\u00ebnaqur me ato q\u00eb kishin par\u00eb e d\u00ebgjuar nga autoritetet e vendit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/documents-dds-ny.un.org\/doc\/UNDOC\/GEN\/G17\/194\/39\/PDF\/G1719439.pdf?OpenElement\">botoi nj\u00eb raport tep\u00ebr kritik<\/a> ndaj qeverive shqiptare t\u00eb tre dekadave t\u00eb kaluara duke deklaruar, nd\u00ebr t\u00eb tjera se, <strong>\u201cShqip\u00ebria ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate me shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb kryera midis vitit 1944 dhe 1991\u201d, <\/strong>&nbsp;kjo sipas OKB-\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Personat e Zhdukur, (ICMP) vler\u00ebson se lart\u00eb nga 6,000 persona u zhduk\u00ebn n\u00ebn regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn midis 1944 dhe 1991, nd\u00ebrsa burime t\u00eb tjera thon\u00eb se numri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. Trupat e tyre nuk u kthyen m\u00eb n\u00eb familjet e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendndodhja e mbetjeve t\u00eb tyre mortore \u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e mbijetuar, sipas ICMP.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb artikull kushtuar k\u00ebtij subjekti t\u00eb dhimbsh\u00ebm p\u00ebr familjet e t\u00eb zhdukurve gjat\u00eb regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 botuar dy muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Balkan Insight &#8212; aktivisti i njohur i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe Drejtor i organizat\u00ebs s\u00eb njohur p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb, Human Rights Watch, <a href=\"https:\/\/www.hrw.org\/node\/378253\/printable\/print\">Communist-Era Disappearances Still Haunt Albania (hrw.org)<\/a> Z. Fred Abrahams shkruan se, \u201cMij\u00ebra familjeve, t\u00eb dashurit e t\u00eb cil\u00ebve u zhduk\u00ebn n\u00ebn sundimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri padrejt\u00ebsi nga d\u00ebshtimi i autoriteteve (shqiptare) p\u00ebr t\u00eb gjetur eshtrat e tyre\u201d. Zoti Abrahams vazhdon duke shtuar se detyrimet e Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; ndaj t\u00eb zhdukurve n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ndaj familjar\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb ende sot k\u00ebrkojn\u00eb eshtrat e tyre \u2013 jan\u00eb m\u00eb se t\u00eb qarta. &nbsp;\u201c<a href=\"https:\/\/www.echr.coe.int\/Documents\/Convention_ENG.pdf\">Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut,<\/a>&nbsp;n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb, mbulon t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs dhe shteti ka nj\u00eb detyrim procedural kur kjo e drejt\u00eb abuzohet. &nbsp;Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjithashtu pal\u00eb n\u00eb Konvent\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb gjith\u00eb Personave nga Zhdukja me Forc\u00eb e cila k\u00ebrkon hetime dhe ndjekje penale kur njer\u00ebzit zhduken nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00ebn kujdesin e shtetit\u201d, thekson Z. Abrahams i Human Rights Watch, nd\u00ebrsa n\u00ebnvijon se, \u201cN\u00eb maj 2018,&nbsp;<a href=\"https:\/\/documents-dds-ny.un.org\/doc\/UNDOC\/GEN\/G18\/202\/03\/pdf\/G1820203.pdf?OpenElement\">Komiteti i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhdukjet me Forc\u00eb<\/a>&nbsp;inkurajoi Shqip\u00ebrin\u00eb, \u201ct\u00eb dyfishoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase mbi zhdukjet e imponuara q\u00eb ndodh\u00ebn gjat\u00eb regjimit komunist\u201d.&nbsp; Shqip\u00ebria duhet t\u00eb hetoj\u00eb k\u00ebto krime, t\u00eb ndjek\u00eb penalisht ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe t\u00eb siguroj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime p\u00ebr viktimat dhe familjet e tyre, thuhet n\u00eb raportin e komitetit t\u00eb OKB-s\u00eb.&nbsp; Ky duhet t\u00eb jet\u00eb sot edhe mesazhi i diplomat\u00ebve amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Prandaj, mos heshtni! Qindra mij\u00ebra familjar\u00eb t\u00eb t\u00eb zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs \u2013 brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara \u2013 presin prej jush, n\u00eb minimum &#8212; nj\u00eb q\u00ebndrim moral dhe thrirje p\u00ebr drejt\u00ebsi ndaj k\u00ebsaj \u00e7eshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>Autoritetet shqiptare t\u00eb gjitha ngjyrave politike gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve tranzicion &#8212; i njohin mir\u00eb detyrimet e tyre dhe t\u00eb shtetit shqiptar si dhe obligimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si p\u00ebrfaqsues t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb lidhje me t\u00eb zhdukurit gjat\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs si dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hapur, m\u00eb n\u00eb fund, dosjet e ish-Sigurimit kriminal t\u00eb regjimit komunist, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb identifikohen edhe qindra vendndodhjet e eshtrave t\u00eb tyre, an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por, kjo nuk ka gjas\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, sipas Z. Fred Abrahams i cili n\u00eb artikullin e tij citon nj\u00eb diplomat t\u00eb huaj q\u00eb ka ndjekur k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje n\u00eb Tiran\u00eb se, <strong>\u201cQ\u00eb nga viti 1991, qasja e t\u00eb gjitha qeverive, socialiste dhe demokrate, \u201c\u00ebsht\u00eb kalibruar t\u00eb mos shqet\u00ebsoj\u00eb gard\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d.&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse politika shqiptare, p\u00ebrfshir edhe politikan\u00ebt aktual\u00eb &#8212; socialist\u00eb dhe demokrat\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb &#8212; t\u00eb k\u00ebtyre tre dekadave t\u00eb fundit nuk d\u00ebshiron t\u00eb \u201cshqet\u00ebsoj\u00eb gard\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d komuniste, \u00e7far\u00eb arsyeje kini ju t\u00eb nderuar diplomat\u00eb perendimor\u00eb q\u00eb heshtni p\u00ebr nj\u00eb \u00e7eshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme morale. &nbsp;Edhe ata ishin shqiptar\u00eb, shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ajk\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs, gjuh\u00ebs, historis\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb asaj kohe, t\u00eb pafajsh\u00ebm, p\u00ebrfshir gra, pleq e f\u00ebmij &#8212; ndon\u00ebse si t\u00eb huaj n\u00eb vendin e vet &#8212; jan\u00eb trajtuar dhe vrar\u00eb dhe ekzekutuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se kund\u00ebrshtonin regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Dua ta p\u00ebrfundoj k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim, megjith\u00ebse pak si i gjat\u00eb, me lajmin q\u00eb posa m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb se jav\u00ebn q\u00eb kaloi, Kosova p\u00ebrmbylli procesin e g\u00ebrmimeve n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej varrezave masive n\u00eb Kizhevak t\u00eb Serbis\u00eb ku u b\u00eb zhvarrosja e t\u00eb gjith\u00eb eshtrave t\u00eb viktimave t\u00eb luft\u00ebs (shqiptar\u00eb) q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokacion. &nbsp;Ndon\u00ebse dy shtete por nj\u00eb Komb, ndryshe nga trajtimi i t\u00eb zhdukurve t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb zhdukurve gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit trajtohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh moral e komb\u00ebtar, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Trajtohet ndryshe sepse n\u00eb Kosov\u00eb ekziston v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi human dhe nevoja p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebtyre rasteve, jo vet\u00ebm nga publiku por edhe nga autoritetet m\u00eb t\u00eb larta qeveritare si dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, ky nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7eshtje me kaq r\u00ebnd\u00ebsi morale dhe drejt\u00ebsie, mungon n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e autoriteteve t\u00eb Tiran\u00ebs, qoft\u00eb edhe n\u00eb mjedisin e diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb kryeqytetin shqiptar, si\u00e7 duket nga frika q\u00eb t\u00eb mos \u201cshqet\u00ebsohet garda e vjet\u00ebr\u201d komuniste e cila ushtron gjithnj\u00eb nj\u00eb influenc\u00eb vendimarr\u00ebse n\u00eb vend, pre e s\u00eb cil\u00ebs duket se kan\u00eb ren\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit perendimdor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;Si rrjedhim, n\u00eb Shqip\u00ebri mungon nj\u00eb angazhim dhe p\u00ebrkushtim serioz n\u00eb krahasim me zotimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jav\u00ebn q\u00eb kaloi, \u201cP\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet ndri\u00e7imit t\u00eb fatit dhe vendndodhjes s\u00eb t\u00eb pagjeturve, trajtimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ligjor dhe institucional familjeve t\u00eb tyre dhe vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.&nbsp; Nuk k\u00ebrkohet asgj\u00eb m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb se vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb zhdukurit e periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr familjar\u00ebt e tyre q\u00eb presin p\u00ebr tre dekada tani p\u00ebr t\u00eb zbuluar vendndodhjen e eshtrave t\u00eb dashurve t\u00eb tyre!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8221;TURP P\u00cbR QEVERIN\u00cb SHQIPTARE DHE P\u00cbR DIPLOMAT\u00cbT PER\u00cbNDIM N\u00cb TIRAN\u00cb Q\u00cb HESHTIN!&#8221; Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cQ\u00eb nga viti 1991, qasja e t\u00eb gjitha qeverive &#8212; socialiste dhe demokrate&#8211; \u201c\u00ebsht\u00eb kalibruar t\u00eb mos shqet\u00ebsoj\u00eb gard\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d, tha nj\u00eb diplomat q\u00eb e ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga af\u00ebr. (Fred Abrahams) Nga rrjet\u00ebt sociale m\u00ebsova se jav\u00ebn q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29179"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29179\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29180,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29179\/revisions\/29180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}