{"id":29137,"date":"2021-05-31T18:02:55","date_gmt":"2021-05-31T16:02:55","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29137"},"modified":"2021-05-31T18:02:55","modified_gmt":"2021-05-31T16:02:55","slug":"dom-nikolle-kacorri-strategu-i-harruar-i-pavaresise-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29137","title":{"rendered":"DOM NIKOLL\u00cb KA\u00c7ORRI, STRATEGU I HARRUAR I PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Shtepia-dom-nikoll-kacorri.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Shtepia-dom-nikoll-kacorri.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29138\" width=\"758\" height=\"571\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Shtepia-dom-nikoll-kacorri.jpg 409w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Shtepia-dom-nikoll-kacorri-300x226.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 758px) 100vw, 758px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Nikoll Ka\u00e7orri ka lindur n\u00eb Krej\u00eb t\u00eb Lur\u00ebs n\u00eb vitin 1862, n\u00eb nj\u00eb familje babai i s\u00eb cil\u00ebs ishte katolik, nd\u00ebrsa n\u00ebna i p\u00ebrkiste besimit musliman.Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i vetmi prift katolik q\u00eb festonte Pashk\u00eb e Bajram. &nbsp;Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen prift\u00ebrinj\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn Katolike, edukata e tij kishte p\u00ebr baz\u00eb studimet teologjike dhe n\u00eb vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko\u2013teologjike p\u00ebr meshtar dhe u shugurua n\u00eb Shkod\u00ebr. Me kalimin e koh\u00ebs kryen shkoll\u00ebn e rregullt t\u00eb g\u00ebrshetuar me kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb per\u00ebndimore, duke mbaruar studimet n\u00eb vitin 1890 n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebr teologji, politik\u00eb, filozofi e magjistratur\u00eb me nota t\u00eb shk\u00eblqyera. Dom Ka\u00e7orri ka sh\u00ebrbyer si sekretar i Arkipeshkvis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, me qend\u00ebr at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Delmnisht t\u00eb Kurbinit, duke pasur n\u00eb administrim edhe kishat dhe famullit\u00eb e Kthell\u00ebs, Selit\u00ebs dhe Lur\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb firm\u00ebtari i dyt\u00eb i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavarsis\u00eb pas Ismail Qemalit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kongresin e Manastirit dhe n\u00eb Kongresin Komb\u00ebtar t\u00eb Elbasanit.&nbsp; M\u00eb von\u00eb, numri dy i qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb posa formuar \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar famullitar n\u00eb Durr\u00ebs. Dom Nikoll Ka\u00e7orri ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb sanatoriumin W\u00fcrth, n\u00eb Vjen\u00eb t\u00eb Austris\u00eb, m\u00eb 29 maj t\u00eb vitit 1917, pasi kishte vuajtur tre-kat\u00ebr muaj nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Varrimi i tij u b\u00eb m\u00eb 1 qershor 1917 n\u00eb varrezat Zentralfriedhof t\u00eb Vjen\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr firm\u00ebtar\u00ebt e Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavarsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj me 29 maj kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrvjetorin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim &#8212; t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, priftit e patriotit shqiptar, ikon\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00ebr\u00ebs prej figurave kryesore t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve nga pushtuesi otoman. N\u00ebnkryetar i Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs t\u00eb vitit 1912, dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri, qe nj\u00eb personalitet i spikatur i Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me detyra dhe misione t\u00eb ndryshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Atdheut. Ai dallohej si nj\u00eb atdhetar i flakt\u00eb, q\u00eb shkriu jet\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi t\u00eb popullit e vendit t\u00eb vet, por ai la gjurm\u00eb edhe si nj\u00eb intelektual i madh q\u00eb dha kontribut t\u00eb vyer n\u00eb afirmimin e vlerave kulturore, fetare dhe patriotike t\u00eb kombit shqiptar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb homazh t\u00eb ve\u00e7ant kushtuar Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, me k\u00ebt\u00eb rast, Radio Vatikani (RV) shprehet se, \u201cAtdhedashuria dhe ndjenja e lart\u00eb e patriotizmit, e shtyjn\u00eb Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrin q\u00eb gjat\u00eb viteve 1910-1912 t\u00eb b\u00ebhej drejtues i zjarrt i kryengritjes s\u00eb Kurbinit me arritjen finale e sublime, t\u00eb 28 N\u00ebntor-it 1912, kur ai u gj\u00ebnd n\u00eb krah t\u00eb Ismail Qemalit, n\u00eb ngritjen e Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb. &nbsp;Megjith\u00ebse prift, p\u00ebr interesat e Kombit e t\u00eb Atdheut, dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri nuk t\u00ebrhiqet edhe mbas atij \u00e7asti t\u00eb lavdish\u00ebm p\u00ebr detyrat e tjera q\u00eb ja k\u00ebrkon interesi i popullit dhe Atdheut, nd\u00ebrsa em\u00ebrohet n\u00ebn-kryetar i Qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai merr pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb kuvende komb\u00ebtare, sidomos nd\u00ebr ato p\u00ebr arsim-kultur\u00eb dhe p\u00ebr l\u00ebvrimin e gjuh\u00ebs shqipe. Ishte pjes\u00ebtar n\u00eb Kongresin e Manastirit dhe p\u00ebrkrah\u00ebs p\u00ebr hapjen e normales s\u00eb Elbasanit. Gjithmon\u00eb gj\u00ebndej aty ku e k\u00ebrkonte interesi i Atdheut. Por m\u00eb n\u00eb fund, largohet burr\u00ebrisht prej detyrave dhe t\u00ebrhiqet nga politika, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur, me nd\u00ebrgjegjen e tij t\u00eb past\u00ebr sheh e kupton se n\u00eb&nbsp; politik\u00ebn e asaj kohe kishte papast\u00ebrti e mos sinqeritet q\u00eb rrezikonin fatet e popullit e t\u00eb Atdheut t\u00eb tij t\u00eb dashur. Burr\u00ebrisht, n\u00eb rrezik e n\u00eb pjes\u00ebmarrje n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Atdehut edhe m\u00eb burr\u00ebrisht kur vendos\u00eb t\u00eb largohet nga politika, dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e shquar e Rilindjes shqiptare komb\u00ebtare, thuhet n\u00eb komentin e RV.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb m\u00eb 29 maj t\u00eb&nbsp;vitin 1917, pas nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 55 vje\u00e7are. N\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 2011, eshtrat e Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit u k\u00ebthyen n\u00eb Atdhe, dhe me nj\u00eb ceremoni solemne, aty n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Lu\u00e7is\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs ku ai kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr 30-vjet\u00eb, u rivarrosen eshtrat e tij n\u00eb vendlindje, 94-vjet pas vdekjes.&nbsp; Me at\u00eb rast, i ndjeri Imzot Rrok Mirdita, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Kryeipeshkvi i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit mbajti nj\u00eb fjalim mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij gjigandi t\u00eb Kombit shqiptar.&nbsp; Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar 10-vjet\u00eb, fjalimi i Imzot Rrok Mirdit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr reflektim edhe p\u00ebr aktualitetin e sot\u00ebm shqiptar politik, shoq\u00ebror dhe akademik. Dihet se emri i dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit nuk ishte aspak i preferuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit duke mos i dh\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb meriton n\u00eb historin\u00eb e Kombit &#8212; fatkeq\u00ebsisht, as at\u00ebher\u00eb as sot &#8212; k\u00ebtij kleriku katolik &#8212; n\u00eb panteonin e figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit shqiptar, prandaj mendova se \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb t\u00eb ta kujtojm\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrin \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim \u2013 nep\u00ebrmjet fjal\u00ebve t\u00eb t\u00eb ndjerit Mons. Rrok Mirdita:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>*N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vdekjes, ju sjellim pjes\u00eb nga fjalimi i t\u00eb ndjerit Imzot Rrok Mirdita me rastin e k\u00ebthimit dhe rivarrimit t\u00eb t\u00eb eshtrave t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit n\u00eb Atdhe \u2013 pik\u00ebrisht n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Lu\u00e7is\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011:<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026\u201dSot kemi para nesh mbetjet mortore t\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb madh t\u00eb Kombit ton\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs ka k\u00ebrkuar nj\u00eb Atdhe t\u00eb lir\u00eb dhe i cili ka vdekur n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj.&nbsp;<strong>Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri q\u00ebndron n\u00eb themelet e shtetit shqiptar&nbsp;n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet e fjal\u00ebs themel.<\/strong> S\u00eb pari, sepse ka pasur bindjen e thell\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb prisnin m\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga sundimi i gjat\u00eb osman dhe kjo bindje e ka shtyr\u00eb at\u00eb t\u00eb angazhohej p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mend\u00ebrisht, kulturalisht dhe politikisht, popullin shqiptar p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Nentor t\u00eb 1912. S\u00eb dyti, sepse priti n\u00eb Durr\u00ebs delegacionin q\u00eb ishte nisur nga Trieste p\u00ebr t\u00eb shpallur \u201cShqipnin\u00eb e mos varme\u201d dhe, pasi u vu re se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs vihej n\u00eb rrezik p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb atij qyteti t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga pretendimet serbe dhe greke, (Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri) b\u00ebri t\u00eb mundur sigurin\u00eb e udh\u00ebtimit t\u00eb k\u00ebtij delegacioni drejt Vlor\u00ebs. &nbsp;S\u00eb treti, sepse n\u00eb Vlor\u00eb jo vet\u00ebm se hodhi firm\u00ebn p\u00ebrkrah Ismail Qemalit dhe ishte nd\u00ebr pes\u00eb personat q\u00eb val\u00ebvit\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb flamurin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, por u b\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb i shtetit t\u00eb ri shqiptar. <strong>Ai q\u00ebndron n\u00eb themelet e shtetit shqiptar jo vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr gur\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebtij themeli, por sepse m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb protagonist\u00ebt e tjer\u00eb ka mbetur i fshehur dhe i mbuluar me heshtje nga historia shqiptare si gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste, ashtu edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebzet vjet\u00ebve.<\/strong> Themelet jan\u00eb t\u00eb padukshme p\u00ebr vet\u00eb funksionin e tyre t\u00eb mbajtjes s\u00eb godin\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtet mbi t\u00eb, por, n\u00ebse njer\u00ebzit q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb at\u00eb godin\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga themelet, gur\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, rrezikojn\u00eb t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb l\u00ebkundshme. P\u00ebrball\u00eb kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb eshtrave t\u00eb Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, m\u00eb lind vetvetish\u00ebm dhe fuqish\u00ebm d\u00ebshira dhe urimi q\u00eb i historis\u00eb son\u00eb t\u00eb hershme dhe t\u00eb von\u00eb &#8212; me motivin e vet\u00ebm &#8212; q\u00eb kujtesa historike komb\u00ebtare t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb thesar i \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me v\u00ebrtet\u00ebsi, dashuri dhe korrektes\u00eb shkencore hetimi nga i cili t\u00eb mund t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb. <strong>Njohja e turbullt e historis\u00eb s\u00eb shkuar, pa llogaritur pastaj shtremb\u00ebrimin me apo pa dashje t\u00eb saj, r\u00ebndon si nj\u00eb perde e err\u00ebt n\u00eb horizontin e shpirtit t\u00eb Kombit, prandaj \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb jo vet\u00ebm e historian\u00ebve, por e \u00e7do shqiptari, t\u00eb jap\u00eb ndihmes\u00ebn e vet p\u00ebr ta shthurur fije p\u00ebr fije k\u00ebt\u00eb perde&#8230;\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><br><\/strong>&nbsp;\u201c\u2026Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, (Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri) g\u00ebzoi vet\u00ebm p\u00ebr dy vjet shijen aq t\u00eb d\u00ebshiruar t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb vet, sepse barbaria e l\u00ebvizjes s\u00eb Haxhi Qamilit jo vet\u00ebm q\u00eb e rr\u00ebzoi qeverin\u00eb ku ai ishte z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, por i dogji atij edhe sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, duke e kthyer n\u00eb pluhur e hi nj\u00ebr\u00ebn nd\u00ebr bibliotekat m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe, q\u00eb ai kishte mbledhur me pasion. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ismali Qemalit, largohet nga Shqip\u00ebria p\u00ebr n\u00eb Austri dhe atje vdes pas pes\u00eb vjet\u00ebsh, p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb.&nbsp; <strong>Harresa, megjithat\u00eb, nuk r\u00ebndon mbi t\u00eb, por mi historin\u00eb ton\u00eb\u2026\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cSa her\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn, na krijohet ideja se n\u00eb politik\u00eb hyhet p\u00ebr t\u00eb fituar, ose, edhe m\u00eb keq, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar. Fatkeq\u00ebsisht, historia e shtetit ton\u00eb, q\u00eb, pas pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, mbush nj\u00ebqind vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb e mbushur me shembuj t\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb ushtruar e t\u00eb kuptuar si pushtet dhe p\u00ebrfitim. <strong>Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm forcat e Haxhi Qamilit dhe jo vet\u00ebm eg\u00ebrsia e diktatur\u00ebs komuniste, por edhe tranzicioni i st\u00ebrzgjatur nj\u00ebzetvje\u00e7ar nuk na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull bind\u00ebs t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb kuptuar, si sh\u00ebrbim ndaj shoq\u00ebris\u00eb. <\/strong>Ungjilli q\u00eb sapo kemi d\u00ebgjuar na kujton se n\u00eb politik\u00eb hyhet jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u2026\u201d.&nbsp; Imzot Ka\u00e7orri, i mbrujtur me fjal\u00ebn e Ungjillit, \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb politik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka, deri edhe fam\u00ebn e emrit t\u00eb vet. Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb angazhohemi ta nxjerrim n\u00eb pah k\u00ebt\u00eb fam\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb model jo vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr vizionin e tyre politik\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u2026Deri m\u00eb sot historia e Shqip\u00ebris\u00eb nuk e ka shp\u00ebrblyer Imzot Ka\u00e7orrin p\u00ebr kontributin e pamas\u00eb q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb vendit ton\u00eb, por ky fakt nuk na shqet\u00ebson ne q\u00eb jemi mbledhur k\u00ebtu n\u00eb emrin e besimit, sepse e dim\u00eb se shp\u00ebrblimi vjen prej Zotit, prandaj lutemi q\u00eb Zoti t\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb me lavdin\u00eb qiellore t\u00eb gjitha vuajtjet e tij. Amen.\u201d&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>(*Lexuat pjes\u00eb t\u00eb fjalimit t\u00eb ndjerit Imzot Rrok Mirdita me rastin e k\u00ebthimit t\u00eb eshtrave t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit n\u00eb Atdhe \u2013 pik\u00ebrisht n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Lu\u00e7is\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011.)<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit kjo \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshira ime dhe besoj e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve vullnetmir\u00eb, q\u00eb Zoti i Gjith\u00ebfuqish\u00ebm t\u2019ia shp\u00ebrblej t\u00eb gjitha kontributet historike t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai t\u00eb ket\u00eb, eventualisht, edhe mir\u00ebnjohjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh se si jan\u00eb sjellur me t\u00eb bashkakombasit e tij dhe si e ka trajtuar at\u00eb historiografia marksiste sllavo-komuniste,&nbsp; por edhe harresa sot e k\u00ebtij burri t\u00eb madh t\u00eb Kombit shqiptar nga historiografia e k\u00ebytre 30-viteve post-komuniz\u00ebm!<\/p>\n\n\n\n<p>Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb se si Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb do ta trajtoj\u00eb figur\u00ebn historike t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin, \u201cbotimin e vepr\u00ebs madhore \u201cHistoria e Shqiptar\u00ebve\u201d, t\u00eb njoftuar koh\u00ebt e fundit. Duke pasur parasysh bindjet ideologjike &#8212; t\u00eb shfaqura publikisht me goj\u00eb koh\u00ebt e fundit dhe me shkrimet e tyre gjat\u00eb dekadave &#8212; t\u00eb disa prej k\u00ebtyre antar\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb Shqiptare e gjej\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bind\u00ebm dhe t\u00eb jem optimist se di\u00e7ka p\u00ebr mir\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb. &nbsp;N\u00eb at\u00eb Akademi ende ka \u201chistorian\u00eb\u201d t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebvizjen komb\u00ebtare t\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar &#8212; periudh\u00ebn pra kur jetonte dhe vepronte edhe Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri \u2013 e kan\u00eb trajtuar sipas \u201ckonceptit marksist\u201d, bazuar n\u00eb veprat e Leninit dhe t\u00eb Stalinit. <strong>&nbsp;<\/strong>Prandaj, n\u00ebqoftse m\u00eb lejohet t\u00eb parafrazoj\u00eb fjal\u00ebt e Imzot Rrok Mirdit\u00ebs me rastin e rivarrimit t\u00eb eshtrave t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit 10-vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, harresa historike p\u00ebr arsye ideologjike e t\u00eb tjera &#8212; me t\u00eb cil\u00ebn ju e kini mbuluar gjat\u00eb dekadave personalitetin dhe kontributin e Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit &#8212; nuk r\u00ebndon mbi t\u00eb, por mbi ju dhe fatkq\u00ebsisht edhe mbi historin\u00eb e Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Dom Nikoll Ka\u00e7orri ka lindur n\u00eb Krej\u00eb t\u00eb Lur\u00ebs n\u00eb vitin 1862, n\u00eb nj\u00eb familje babai i s\u00eb cil\u00ebs ishte katolik, nd\u00ebrsa n\u00ebna i p\u00ebrkiste besimit musliman.Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i vetmi prift katolik q\u00eb festonte Pashk\u00eb e Bajram. &nbsp;Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen prift\u00ebrinj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29138,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2878],"class_list":["post-29137","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-dom-nikollle-kacorri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29137"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29137\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29139,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29137\/revisions\/29139"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}