{"id":29107,"date":"2021-05-27T13:24:44","date_gmt":"2021-05-27T11:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29107"},"modified":"2021-05-27T13:24:44","modified_gmt":"2021-05-27T11:24:44","slug":"mediat-retorika-dhe-debati-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29107","title":{"rendered":"Mediat, retorika dhe debati publik"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14017\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Prezantimi n\u00eb media dhe zhvillimi i debatit publik gjat\u00eb fushat\u00ebs para e paszgjedhore mbet\u00ebn \u00e7\u00ebshtja me e diskutueshme p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga partit\u00eb politike, analist\u00eb e shoq\u00ebria civile duke&nbsp; d\u00ebshmuar retorik\u00ebn dhe &nbsp;p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb individ\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs e m\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe t\u00eb subjekt\u00ebve &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, nd\u00ebrsa i mbetet opinionit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb, qasjen profesionale, seriozitetin e n\u00eb ve\u00e7anti realitetin shoq\u00ebror pa anime ndaj subjekt\u00ebve&nbsp; n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga themelimi i tyre, pushteti \u00ebsht\u00eb synimi kryesor &nbsp;i partive politike n\u00eb pluraliz\u00ebm dhe si t\u00eb tilla angazhohen me t\u00ebr\u00eb kapacitetin, p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin. Por, praktika e deri tashme d\u00ebshmon se p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivin nuk zgjidhen mjete, sepse pushteti \u00ebsht\u00eb &nbsp;karrem p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sken\u00ebn politike, ku p\u00ebrvoja kohore 30 vje\u00e7are ofron mund\u00ebsi p\u00ebr analiza dhe p\u00ebrfundime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kultur\u00ebn politike nuk duhet trajtuar si dukuri t\u00eb izoluar nga raportet shoq\u00ebrore, por e kund\u00ebrta si pjes\u00eb e realitetit shoq\u00ebror t\u00eb pluralizmit politik. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr se n\u00eb vendet e ish kampit socialist pluralizmi \u00ebsht\u00eb ende i pakonsoliduar dhe si i till\u00eb kemi pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme, madje edhe zgjedhje jo t\u00eb lira dhe t\u00eb kontestuara nga qytetar\u00ebt e mjediseve p\u00ebrkat\u00ebs. Pik\u00ebrisht nga manipulimi dhe mosbesimi n\u00eb pushtet, opozita n\u00eb ca vende ka bojkotuar zgjedhjet, ku si d\u00ebshmi \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb Serbi vitin e kaluar, apo zgjedhjet lokale n\u00eb disa komuna n\u00eb Mal t\u00eb Zi m\u00eb her\u00ebt nga opozita proserbe! Po ashtu kujtojm\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale n\u00eb Shqip\u00ebri nga PD n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kultura politike d\u00ebshmi e subjekt\u00ebve dhe e individ\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por, si q\u00ebndron situata n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etno-gjeografike shqiptare ku veprojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i partive politike. M\u00eb paraqitjen e pluralizmit n\u00eb sken\u00ebn politike u paraqit\u00ebn shum\u00eb subjekte politike me ambicie p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e pushtetit n\u00eb nivel lokal dhe at\u00eb qendror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension hap\u00ebsira etno-gjeografike shqiptare ofron t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr qasje shum\u00ebdimensionale, nd\u00ebrsa m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb trajtojm\u00eb kultur\u00ebn politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e individ\u00ebve dhe subjekteve politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb fushatat zgjedhore. E cekim fushat\u00eb parazgjedhore sepse pas zgjedhjeve var\u00ebsisht prej rezultatit t\u00eb arritur ndryshon edhe q\u00ebndrimi i tyre ndaj konkurrent\u00ebve politik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gam\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve jan\u00eb p\u00ebrfshi edhe gazetar\u00eb, apo analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm(!?) t\u00eb cil\u00ebt me komentet e tyre kan\u00eb humbur etik\u00ebn sepse me apo pa qellim p\u00ebrdorin fjal\u00eb t\u00eb pad\u00ebnja q\u00eb nuk i nderojn\u00eb, sepse fushatat kan\u00eb koh\u00ebn e kufizuar, deri n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve. Trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, me egoiz\u00ebm dhe gjelozi, duke tentuar t\u00eb njollosin individet apo subjekt\u00ebt e ndryshme, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb realitetit dhe t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb raport\u00ebve shoq\u00ebrore. Nj\u00eb qasje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e tejkaluar&nbsp; sepse qytetar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin shoq\u00ebror dhe interesin e individ\u00ebve apo t\u00eb subjekt\u00ebve politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qytetar\u00ebt nuk i pranojn\u00eb manipulimet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt rasti i deformim\u00ebve t\u00eb sken\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, d\u00ebshmoi qart\u00eb se qytetar\u00ebt nuk pranojn\u00eb mashtrime e &nbsp;tallje nga partit\u00eb politike t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr interesa personale apo t\u00eb klan\u00ebve t\u00eb ndryshme nuk mbajt\u00ebn premtimet parazgjedhore, por i zhg\u00ebnjyen pas zgjedhjeve. Rasti i LDK, \u00ebsht\u00eb &nbsp;tipik i d\u00ebnimit nga qytetar\u00ebt p\u00ebr manipulimet e zgjedhjeve, q\u00eb u d\u00ebshmu me p\u00ebrgjysmimin e e elektoratit votues, duke e ulur k\u00ebt\u00eb subjekt politik n\u00eb rezultatin m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt historik t\u00eb saj(!).<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte ky leksion&nbsp; demokratik nga elektorati votues, sepse nuk kan\u00eb mundur t\u00eb p\u00ebrpijn\u00eb zhg\u00ebnjimin partiak, andaj e d\u00ebnuan m\u00eb vot\u00ebn e tyre, ashtu si e kan\u00eb merituar. Nj\u00eb veprim i till\u00eb&nbsp; joparimor kishte t\u00eb b\u00ebnte kryesisht me dy \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e; prishjen e koalicionit me LVV(shkurt-mars 2020) dhe largimin e V.Osmanit nga LDK, si deputetja me e votuar, ishte shkaku i disfat\u00ebs s\u00eb LDK, q\u00eb ndikoj n\u00eb fitor\u00ebn historike t\u00eb LVV, m\u00eb 50.28%&nbsp; e votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr me rastin e zgjedhjeve parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri me 25 prill 2021, kishim nj\u00eb fushat\u00eb plot tension sidomos n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e fundit, ku munguan incidentet fizike, madje plagosje e vrasje t\u00eb individ\u00ebve! Ishin k\u00ebto veprime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb zgjedhjeve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve, por siduket individ\u00eb militant apo klane t\u00eb ndryshme partiake e kishin si skenar p\u00ebr t\u00eb realizuar obligimet e tyre para padron\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrfitime politike. Dukurit\u00eb e tilla nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura, sepse kan\u00eb ndodhur edhe m\u00eb her\u00ebt, duke d\u00ebshmuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me muges\u00ebn e kultur\u00ebs politike n\u00eb pluraliz\u00ebm si kudo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sondazh\u00ebt d\u00ebshmi e momentit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqet publikimi i sondazh\u00ebve t\u00eb realizuar nga subjekte t\u00eb ndryshme duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr momentin kur jan\u00eb zhvilluar ata. Ne k\u00ebt\u00eb&nbsp; aspekt disa subjekte apo agjensi jan\u00eb t\u00eb specializuara q\u00eb parashikojn\u00eb rezultatet zgjedhore ne diferenc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, duke kriuar besueshm\u00ebri t\u00eb opinion i gjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt sondazhet e realizuar para zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit ishin unike se dihej me her\u00ebt se LVV do t\u00eb jet\u00eb fituese e zgjedhjeve, por \u00e7\u00ebshtja qendronte se cila parti do t\u00eb jet\u00eb e dyta dhe e treta.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr para zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit \u00eb Shqip\u00ebri, sondazhet i jepnin p\u00ebrpar\u00ebsi PS, nd\u00ebrsa PD dhe LSI s\u00eb bashku kishin luhatje sepse s\u00eb bashku dilnin af\u00ebr PS e madje disa i paraqitnin edhe si fitues t\u00eb zgjedhjeve. Dilema ka qendruar te partite e vogla konkuruese sepse askush nuk i ka llogaritur si mund\u00ebsi e mbeshtetj\u00ebs nga elektorati votues duke iu prishur llogarit\u00eb PS e PD-LSI. Nj\u00eb konsttaim t\u00eb till\u00eb e ka mund\u00ebsuar sistemi zgjedhor se do t\u00eb ishte situate tjet\u00ebr po q\u00ebse Shqip\u00ebria t\u00eb ishte nj\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore e jo n\u00eb 12 qarqe si \u00ebsht\u00eb tani.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zhvler\u00ebsimi i debatit &nbsp;publik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqesin mediat t\u00eb cilat prezantojn\u00eb kandidat\u00ebt, partit\u00eb politike dhe programet e tyre n\u00eb fushat\u00eb parazgjedhore. Por, m\u00ebgjith\u00eb angazhin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt me publikun dhe elektoratin votues, n\u00eb shum\u00eb media \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar debati publik, duke humbur misionin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00eb vend q\u00eb mediat t\u00eb angazhoh\u00ebn nga analizimi i programeve partiake duke prezantuar p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb ndaj subjekt\u00ebve konkuruese dhe t\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e pushtetit n\u00eb mos realizimin e premtimeve parazgjedhore e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb d\u00ebshtimin e qeverisj\u00ebs n\u00eb shum\u00eb drejtime, jemi d\u00ebshmitar\u00eb se ata jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb aren\u00eb sharj\u00ebsh e fyerj\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb ashtuquajtur analist\u00ebsh, duke zhvler\u00ebsuar debatin publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu bie n\u00eb sy se &nbsp;mediat n\u00eb program\u00ebt e tyre pothuaj ftojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit mysafir n\u00eb programin e tyre, qe jep per t\u00eb kuptuar se ata jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, madje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjitholog\u00eb, sepse i japin vet\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha temat. Nga nj\u00eb veprim i till\u00eb joserioz t\u00eb shikuesit krion antipati me efekte negative p\u00ebr mediat!<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb k\u00ebtu zgjedhjet e 14 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb u&nbsp; d\u00ebshmu&nbsp; nj\u00eb debat t\u00eb pa artikuluar politik n\u00eb mediat elektronike, me nj\u00ebanshm\u00ebri e diletantiz\u00ebm personal q\u00eb nuk nderojn\u00eb as mediat q\u00eb i ftojn\u00eb mysafir\u00ebt apo opionist\u00ebt e till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb munges\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs personale dhe&nbsp; qasjeve profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Marketingu politik si mision<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri e p\u00ebrgjithshme se n\u00ebse nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb debate televizive nga strukturat partiake, partit\u00eb politike&nbsp; t\u00eb&nbsp; angazhojn\u00eb gazetar\u00eb e analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr mbeshtetje, t\u00eb programit apo pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre. Dhe t\u00eb till\u00ebt nuk shqet\u00ebsohen p\u00ebr retorik\u00ebn dhe fjalorin e p\u00ebrdorur, sepse si qellim kan\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb \u201ebesueshm\u00ebrin\u00eb\u201c e tyre ndaj subjektit t\u00eb cilin e mbeshtet.Madje sa me banal t\u00eb prezantohen, p\u00ebr \u00e7udi me shum\u00eb kan\u00eb ftesa q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb debatet televizive.<\/p>\n\n\n\n<p>Dukuria e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tipike vet\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb opozitare por edhe p\u00ebr pozit\u00ebn, sepse marketingu politik ka vet\u00ebm nj\u00eb mision, p\u00ebr ta sulmuar konkurentin e gar\u00ebs zgjedhore. Sepse qellimi arsyeton mjet\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb reflektuar n\u00eb &nbsp;&nbsp;elektoratin votues &nbsp;n\u00eb zgjedhje q\u00eb sipas tyre arsyeton fjalorin e &nbsp;prezantuar n\u00eb k\u00ebto debate publike.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Maj &nbsp;2021)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prezantimi n\u00eb media dhe zhvillimi i debatit publik gjat\u00eb fushat\u00ebs para e paszgjedhore mbet\u00ebn \u00e7\u00ebshtja me e diskutueshme p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga partit\u00eb politike, analist\u00eb e shoq\u00ebria civile duke&nbsp; d\u00ebshmuar retorik\u00ebn dhe &nbsp;p\u00ebrgatitjen profesionale t\u00eb individ\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs e m\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe t\u00eb subjekt\u00ebve &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, nd\u00ebrsa i mbetet opinionit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb, qasjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-29107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29107"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29108,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29107\/revisions\/29108"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}