{"id":29100,"date":"2021-05-24T20:18:51","date_gmt":"2021-05-24T18:18:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29100"},"modified":"2021-05-24T20:18:51","modified_gmt":"2021-05-24T18:18:51","slug":"nuk-mund-te-bashkjetoje-nato-me-komunizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29100","title":{"rendered":"NUK MUND T\u00cb BASHKJETOJ\u00cb NATO ME KOMUNIZMIN"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> GULAGU SHQIPTAR DHE HESHTJA E DIPLOMAT\u00cbVE PER\u00cbNDIMOR\u00cb N\u00cb TIRAN\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Kryeministri Edi Rama, nj\u00ebherazi edhe Kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: \u201cKomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d. &nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Fatbardh Kadilli, kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demkoratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:&nbsp; u shpreh dit\u00ebt e fundit se ai do ta ndaj\u00eb partin\u00eb e tij \u201cdemokratike\u201d nga \u201ckultura e anti-komunizmit\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;N\u00eb trojet shqiptare dhe m\u00ebtej po zhvillohet st\u00ebrvitja ushtarake historike e Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior, NATO, \u201cDefender Europe 21\u201d, nj\u00eb ngjarje kjo q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetet nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb vlerat per\u00ebndimore, t\u00eb cilat NATO ka promovuar dhe i ka mbrojtur \u00e7\u2019prej themelimit t\u00eb saj n\u00eb Prill t\u00eb vitit 1949. Kjo st\u00ebrvitje \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb na jep shpres\u00eb se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet, eventualisht, megjith\u00eb paaft\u00ebsit\u00eb e klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtet. Respekt p\u00ebr burrat dhe grat\u00eb n\u00eb uniform\u00eb, ushtarak\u00ebt tan\u00eb dhe t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb nga shum\u00eb vende, nga t\u00eb dy an\u00ebt e oqeanit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I kujtoj lexuesit se objektivi themelor i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s ishte dhe mbetet mbrojtja e liris\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb vendeve aleate an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj aleance ushtarake, me t\u00eb gjitha mjetet politike dhe ushtarake q\u00eb ajo ka n\u00eb dispozicion.&nbsp; &nbsp;Aleanca NATO mbetet pra instrumenti kryesor i siguris\u00eb s\u00eb komunitetit trans-atlantik, i cili me veprimtarain\u00eb e tij ushtarake, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, shpreh edhe mbron vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike, t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Fal\u00ebnder\u00ebs t\u00eb Madhit Zotit q\u00eb e kemi NATO-n se p\u00ebr ndryshe, n\u00ebqoftse do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht n\u00eb duar t\u00eb k\u00ebsaj klase politike t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb kaluar, Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte sot edhe m\u00eb keq se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po cilat jan\u00eb k\u00ebto \u201cvlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike\u201d q\u00eb mbron NATO dhe q\u00eb duhej t\u00eb ndanin t\u00eb gjitha vendet aleate t\u00eb Nato-s, p\u00ebrfshir Shqip\u00ebrin\u00eb. Pasi jemi gjithnj\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit, zgjedhjet e lira, t\u00eb drejta dhe demokratike jan\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.&nbsp; P\u00ebr 30-vjet tranzicion Shqip\u00ebria, p\u00ebrfshir zgjedhjet e fundit, nuk ka zhvilluar zgjedhje t\u00eb pakontestueshme dhe t\u00eb pranueshme nga t\u00eb gjith\u00eb, si t\u00eb lira dhe demokratike, p\u00ebrfshir entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ODIHR-i dhe nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb. &nbsp;P\u00ebr shkeljen dhe mosp\u00ebrfilljen e vlerave per\u00ebndimore nga qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb tre dekadave t\u00eb kaluara, mjafton t\u00eb lexoni raportet vjetore mbi t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb enteve t\u00eb ndryshme per\u00ebndimore, ku Shqip\u00ebria, megjith\u00ebse an\u00ebtare e NATO-s, vazhdon t\u00eb mbetet \u201cpjes\u00ebrisht e lir\u00eb\u201d dhe nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb bot\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i trajtojn\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb sikur\u00eb k\u00ebta na qenkan \u201cjeffersonian democrats\u201d, demokrat si Jeffersoni, nj\u00ebri nga baballar\u00ebt e Kombit amerikan.&nbsp; Jo, more jo, nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb, as nuk duan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb till\u00eb. K\u00ebta nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt as me Xhefersonin as me demokracin\u00eb. &nbsp;P\u00ebr 30-vjet tani, ata nuk jan\u00eb distancuar nga e kaluara komuniste \u2013 pjell\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb \u2013 dhe as nuk kan\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb serioze p\u00ebr dekomunistizimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.&nbsp; Politika shqiptare aktuale, me nj\u00eb paturp\u00ebsi arrogante vler\u00ebson \u201ct\u00eb mirat dhe sukseset\u201d e regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nj\u00ebrit prej diktator\u00ebve m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb ka njohur historia evropiane dhe bot\u00ebrore. Merreni me mend, se sa keq jan\u00eb pun\u00ebt, nj\u00eb kandidat i shpallur p\u00ebr Kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike (Fatbardh Kadilli), n\u00eb opozit\u00eb, u shpreh dit\u00ebt e fundit, se ai do t\u2019a ndaj\u00eb partin\u00eb e tij \u201cdemokratike\u201d nga \u201ckultura e anti-komunizmit\u201d. More zot\u00ebri nga cili \u201canti-komuniz\u00ebm\u201d? \u00c7far\u00eb bet\u00eb ju p\u00ebr dekomunistizimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve?&nbsp; E mbar\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, \u00e7far\u00eb ka mbjellur gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, po korr\u00eb tani. N\u00eb prak t\u00eb gremin\u00ebs, politikisht, ekonomikisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb presim nga ish-prokuror\u00ebt komunist\u00eb t\u2019i sjellin atij vendi drejt\u00ebsi. Jeni mbi nj\u00eb kap\u00ebrcyell &#8212; t\u00eb distancoheni nga komunizmi kini frik\u00eb, por as nuk kini bindjen morale dhe politike, se duhet t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr deklaratash dhe veprimesh nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, q\u00eb jan\u00eb ven\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje koh\u00ebt e fundit, e q\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se distancimi zyrtar nga e kaluara komunizmi dhe dekomunistizimi i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs me k\u00ebta pushtetar\u00eb, megjith\u00eb pranin\u00eb e anijeve t\u00eb NATO-s n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri aktual nuk e fsheh fare mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr ish regjimin dictatorial, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb muajt e fundit \u00ebsht\u00eb shprehur nga foltorja e Kuvendit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se \u201ckomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d. Persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb Kuvendin e ardh\u00ebsh\u00ebm kan\u00eb shprehur t\u00eb nj\u00ebjtat ndjenja. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb ka njoftuar fillimin e nj\u00eb rishikimi t\u00eb historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00ebher\u00eb e mire, sipas disa v\u00ebrejt\u00ebsve, &nbsp;hegjemonizmin enveristo-stalinist &#8212; historik dhe kulturor &#8212; mbi Kombin shqiptar nga pothuaj t\u00eb nj\u00ebjtit \u201chistorian\u00eb\u201d nostalgjik\u00eb t\u00eb komunizmit, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shkruar, fillimisht, at\u00eb histori. &nbsp;\u00c7far\u00eb tragji-komedi! &nbsp;Nd\u00ebrkaq, nd\u00ebrsa k\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs shqiptar\u00eb po merrnin foto nga platformat e anijeve t\u00eb NATO-s n\u00eb Durr\u00ebs me Ambasadoren e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb dhe me autoritetet e larta ushtarake amerikane &#8212; n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, aty p\u00ebrball Kryeministris\u00eb dhe Presidenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar ato dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn here, \u201cPostblloku\u201d q\u00eb bashkon (burgun) Spa\u00e7in me Berlinin \u2013 nj\u00eb memorial ky q\u00eb p\u00ebrkujton viktimat e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Hapni syt\u00eb e reagoni. &nbsp;Kjo tregon se e shkuara komuniste nuk \u00ebsht\u00eb e shkuar, t\u00eb nderuar diplomat\u00eb, por \u00ebsht\u00eb aktuale, mu aty n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs ku jetoni e punoni edhe ju. N\u00ebqoftse nuk doni ta shihni, kjo \u00ebsht\u00eb puna juaj, por kjo e shkuar komuniste po b\u00ebhet realitet n\u00eb jet\u00ebn politike dhe ekonomike t\u00eb vendit, p\u00ebr dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. &nbsp;Ndoshta ju nuk mund ta ndaloni k\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb re nostalgjike p\u00ebr komunizmin n\u00eb Shqip\u00ebri, por t\u00eb pak\u00ebn do u lutesha mos u b\u00ebni pal\u00eb me t\u00eb keqen, t\u00eb mos heshtni ndaj k\u00ebtyre dukurive se ju jeni ata q\u00eb do duhej t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonit dhe t\u00eb mbronit vlerat per\u00ebndimore t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb, pik\u00ebrisht ato vlera p\u00ebr t\u00eb cilat ekziston NATO.T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ju lutem si nj\u00eb shqiptaro-amerikan i thjesht dhe u b\u00ebj thirrje: mos u b\u00ebni pal\u00eb e \u201cturpit n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb paturpsh\u00ebmve\u201d! Flisni p\u00ebr dekomunistizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, sidomos n\u00eb p\u00ebrvjetorin e revolt\u00ebs antikomuniste n\u00eb burgun e Spa\u00e7it. Shikoni se sa posht\u00eb ka ren\u00eb politika shqiptare n\u00eb 30-vjet post-komuniz\u00ebm.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, votuesit shqiptar\u00eb kan\u00eb dy alternativa politike, asnj\u00ebra m\u00eb e mire se tjetra: nj\u00eb, Partin\u00eb Socialiste e cila me krenari mbron komunizmin si nj\u00eb sistem q\u00eb \u201cishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d, sipas Kryeministrit Rama dhe Partin\u00eb Demokratike, nj\u00eb kandidat i shpallur p\u00ebr kryetar i t\u00eb cil\u00ebs b\u00ebn thirrje q\u00eb kjo parti t\u00eb largohet nga \u201canti-komunizmi\u201d, q\u00eb n\u00ebnkupton t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb ashtu si partia si mot\u00ebr socialiste. Kjo \u00ebsht\u00eb alternativa q\u00eb Partia Demokratike ofron, t\u00eb pak\u00ebn nep\u00ebrmjet nj\u00eb kanddiati t\u00eb saj p\u00ebr kryetar t\u00eb ri?&nbsp; Po cili \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis jush?&nbsp; M\u00eb mir\u00eb b\u00ebhuni bashk\u00eb, t\u00eb dy partit\u00eb kryesore, se k\u00ebt\u00eb po promovojn\u00eb edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt aty n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; nj\u00eb parti-shtet me nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm \u2013 me kult personaliteti. Mblidhuni t\u00eb gjith\u00eb rreth tij dhe duartrokisni.&nbsp; Rroft\u00eb demokracia alla-shqiptar\u00e7e!<br><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E buono per Albania!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sido q\u00eb ta merrni, sido q\u00eb t\u00eb mendoni ju t\u00eb nderuar p\u00ebrfaqsues diplomatik\u00eb dhe t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare &#8212; Shqip\u00ebria nuk mund dhe nuk do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb aleate e denj\u00eb e NATO-s pa dekomunistizimin nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe pa distancimin (por edhe pastrimin) e bindsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj klase politike shqiptare &#8212; t\u00eb sot\u00ebme dhe t\u00eb nes\u00ebrme \u2013 nga trash\u00ebgimia komuniste, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet e tjera ish-komuniste, q\u00eb tani jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb denja t\u00eb NATO-s.&nbsp; Si nj\u00eb taksapagues amerikan, un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera per\u00ebndimore, t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u00e7eshtje \u2013 megjith\u00ebse tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vendosja e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend \u2013 por t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb saj edhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb gjitha vlerave t\u00eb tjera per\u00ebndimore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike q\u00eb mbron NATO-ja \u2013 p\u00ebrfshir edhe dekomunistizimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe distancimin nga gulagu komunist i Enver Hoxh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kuadrot e nomenklatur\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb n\u00eb pushtet nuk besojn\u00eb n\u00eb distancimin nga e kaluara komuniste, por kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pjes\u00eb t\u00eb familjes evropiane dhe euro-atlantike, si dhe nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb denj\u00eb t\u00eb NATO-s me t\u00eb cilin do t\u00eb krenohemi t\u00eb gjith\u00eb, kudo q\u00eb jemi. Heshtja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik\u00eb t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje nuk u ben nder as vendeve q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe as NATO-s q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb po zhvillon st\u00ebrvitjen ushtarake \u201cDefender Europe 21\u201d.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb 48-vjetor t\u00eb Revolt\u00ebs antikomuniste n\u00eb burgun e Spa\u00e7it, ndoshta kini nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rifreskim t\u00eb kujtes\u00ebs se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte regjimi i Enver Hoxh\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr dhe pjes\u00ebrisht Gulagun e Enver Hoxh\u00ebs, do t\u00eb sugjeroja q\u00eb p\u00ebrfaqsuesit diplomatik\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe sidomos politikan\u00ebt shqiptar\u00eb aktual\u00eb dhe ata q\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb atij vendi nes\u00ebr, t\u00eb vizitojn\u00eb Spa\u00e7in, Tepelen\u00ebn e t\u00eb tjera vende t\u00eb persekutimit dhe t\u00eb vrasjeve t\u00eb viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb komunizmit \u2013 tmerin e Spa\u00e7it t\u00eb cilin ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, gjat\u00eb nj\u00eb vizite atje, e kishte cil\u00ebsuar si \u201cnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb brutalitetit njer\u00ebzor\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GULAGU SHQIPTAR DHE HESHTJA E DIPLOMAT\u00cbVE PER\u00cbNDIMOR\u00cb N\u00cb TIRAN\u00cb Nga Frank Shkreli Kryeministri Edi Rama, nj\u00ebherazi edhe Kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: \u201cKomunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb\u201d. &nbsp; Fatbardh Kadilli, kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demkoratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:&nbsp; u shpreh dit\u00ebt e fundit se ai do ta ndaj\u00eb partin\u00eb e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29100"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29101,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29100\/revisions\/29101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}