{"id":29040,"date":"2021-05-16T12:26:53","date_gmt":"2021-05-16T10:26:53","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29040"},"modified":"2021-05-16T12:26:53","modified_gmt":"2021-05-16T10:26:53","slug":"ne-kolegjin-harvard-te-shteteve-te-bashkuara-kujtohet-tragjedia-e-camerise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29040","title":{"rendered":"N\u00cb KOLEGJIN HARVARD T\u00cb SHTETEVE T\u00cb BASHKUARA KUJTOHET TRAGJEDIA E \u00c7AM\u00cbRIS\u00cb SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/TRAGJEDIA-E-CAMERISE-SHQIPTARE-kolegji-harvard.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/TRAGJEDIA-E-CAMERISE-SHQIPTARE-kolegji-harvard.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29041\" width=\"417\" height=\"556\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/TRAGJEDIA-E-CAMERISE-SHQIPTARE-kolegji-harvard.jpg 336w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/TRAGJEDIA-E-CAMERISE-SHQIPTARE-kolegji-harvard-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 417px) 100vw, 417px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb me Maj, 2021 n\u00eb Kolegjin Harvard n\u00eb Cambridge t\u00eb shtetit Masa\u00e7usets, jo shum\u00eb larg nga qyteti i Bostonit, do t\u00eb organizohet nj\u00eb diskutim me titull: Shqiptar\u00ebt \u00c7am t\u00eb Greqis\u00eb: 77 vjet mohim, me pjes\u00ebmarr\u00ebs Dr. Isa Blumi dhe Dr. Rudina Jasini.&nbsp;&nbsp; Ky njoftim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur p\u00ebr mediat dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit nga Shoqata e Student\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Harvard-it. N\u00eb njoftim b\u00ebhet thirrje q\u00eb t\u00eb interesuarit t\u2019i bashkohen diskutimit mbi \u00c7eshtjen \u00c7ame me historianin Dr. Isa Blumi i Universitetit Stockholm dhe me Doktoren e shkencave juridike, Rudina Jasini, eksperte e ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare penale dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, pran\u00eb Universitetit Oxford.&nbsp; Diskutimi i dy ekspert\u00ebve do t\u00eb zhvillohet nep\u00ebrmjet platform\u00ebs \u201cwebinar\u201d duke filluar nga ora 11- para dite sipas or\u00ebs s\u00eb Bostonit, k\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb m\u00eb 16 Maj dhe do t\u00eb pasohet me pyetje-p\u00ebrgjigje. Diskutimi do t\u00eb drejtohet nga Deni Hoxha, Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Harvard, sipas njoftimit t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Harvard-it, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebt sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Kolegji Harvard administrativisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Universitetit t\u00eb njohur bot\u00ebrisht, Harvard, m\u00eb i vjetri universitet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i themeluar n\u00eb vitin 1636, por q\u00eb edhe pas m\u00eb shum\u00eb se 400 viteve n\u00eb ekzistenc\u00eb, gjithnj\u00eb vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq, udh\u00ebheqsit dhe akademik\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs, por edhe student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e bot\u00ebs.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient edhe student\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij instituti t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dij\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb themeluar Shoqat\u00ebn e Student\u00ebve Shqiptar\u00eb pran\u00eb Kolegjit Harvard. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb organizat\u00eb e cila bashkon student\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare si dhe student\u00ebt e komb\u00ebsive t\u00eb tjera t\u00eb interesuar p\u00ebr kultur\u00ebn, historin\u00eb dhe \u00e7eshtjet aktuale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shqiptar\u00ebve.&nbsp; Shoqata sh\u00ebrben si nj\u00eb ent q\u00eb ve n\u00eb dukje &#8212; p\u00ebr komunitetin akademik t\u00eb Harvardit por edhe m\u00eb gjer\u00eb &#8212; \u00e7eshtjet shoq\u00ebrore, ekonomike, historike dhe politike q\u00eb u interesojn\u00eb Shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, duke organizuar diskutime, ngjarje kulturore, forume e tjera.&nbsp; \u00cbsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb, Shoqata e Student\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Kolegjit t\u00eb Harvardit do t\u00eb zhvilloj\u00eb diskutimin via platform\u00ebs \u201cwebinar\u201d mbi \u00e7eshtjen \u00e7ame \u2013 77 vjet\u00eb mohim. T\u00eb interesuarit q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb ftohen t\u00eb regjistrohen sipas informacionit m\u00eb posht\u00eb n\u00eb njoftimin e bashkangjitur.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiani, filozofi, poeti dhe novelist Xhorxh Santayana i cili ka studiuar pik\u00ebrisht n\u00eb Kolegjin Harvard \u2013 ku edhe po organizohet diskutimi p\u00ebr masakr\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb &#8212; ka nj\u00eb thenje q\u00eb i atribohet atij n\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn p\u00ebr tu p\u00ebrballur me krimet e historis\u00eb: \u201cAta t\u00eb cil\u00ebt nuk kujtojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebrisin at\u00eb\u201d. &nbsp;&nbsp;Historia e Kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb plot masakra nga t\u00eb fqinjt\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve dhe nga shqiptari kund\u00ebr shqiptarit. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb 50-vjet krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Historia njeh \u2013 por p\u00ebr t\u00eb cilat nuk flitet aq sa duhet &#8212; masakr\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb, at\u00eb t\u00eb Tivarit dhe masakrat e shumta otomane, serbe e malazeze kund\u00ebr shqiptar\u00ebve gjat\u00eb shekujve, p\u00ebrfshir edhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb forcave terroriste t\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit atje, me q\u00ebllim t\u00eb spastrimit etnik.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata q\u00eb m\u00eb njohin e din\u00eb se un\u00eb (megjith\u00ebse nuk jam vet\u00ebm) kam humbur shpres\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike shqiptare t\u00eb 30-viteve t\u00eb kaluara se ata do t\u00eb sjellin ndryshimin \u2013 se ata pas pothuaj 50-vjet rob\u00ebrie komuniste do t\u00eb sjellin lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim, se ata do ishin udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb post-komunist\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u2013 t\u00eb \u00e7liruar nga ideologjia komuniste \u2013 do t\u00eb p\u00ebrballoheshin me t\u00eb kaluar\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb me krimet dhe me masakrat e kryera kund\u00ebr shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve historike shqiptare. Ishte nj\u00eb shprers\u00eb e kot\u00eb! Shpresa ime dhe e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve mbetet brezi i ri i shqiptar\u00ebve&nbsp; brenda dhe jasht\u00eb trojeve, por sidomos shspresoj n\u00eb t\u00eb rinj\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb po edukohen n\u00eb Per\u00ebndim, si\u00e7 jan\u00eb student\u00ebt q\u00eb po organizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb diskutimin, n\u00eb nivel akademik n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb lart\u00eb arsimor amerikan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Harvard College, mbi \u00e7\u00ebshtjen e \u00c7am\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ata e p\u00ebrmbledhin duke dhen\u00eb nj\u00eb historik t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;\u00c7\u00ebshtja \u00c7ame: Pushtimi Grek i \u00c7am\u00ebris\u00eb 1912-1913 i la Shqiptar\u00ebt \u00c7am\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit t\u00eb tyre t\u00eb lindjes. Nga 1913 e tutje, popullsia \u00c7ame Shqiptare ra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr shkak t\u00eb persekutimit, d\u00ebbimit t\u00eb detyruar dhe spastrimit etnik. Shtytja e fundit ishte n\u00eb 1944-1945 kur nisi nj\u00eb fushat\u00eb brutale nga forcat greke kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare \u00e7ame autoktone. Forcat paraushtarake greke<\/p>\n\n\n\n<p>kryen nj\u00eb num\u00ebr mizorish n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb masakra ndaj burrave, grave dhe madje edhe foshnjave. Nd\u00ebrsa bota mbylli syt\u00eb ndaj k\u00ebsaj masakre, rreth 25,000 refugjat\u00eb \u00e7am\u00eb kaluan kufirin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mbi 2,000 \u00c7am\u00eb u vran\u00eb.&nbsp; Sot, \u00c7am\u00ebt formojn\u00eb nj\u00eb komunitet prej t\u00eb pakt\u00ebn 250,000 banor\u00ebsh n\u00eb Shqip\u00ebri, 100,000 n\u00eb Turqi dhe 70,000 n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb shpalli 27 Qershorin si Dit\u00ebn e Gjenocidit Grek Shovinist kund\u00ebr Shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa, 77 vjet m\u00eb von\u00eb, Greqia ende mohon ekzistenc\u00ebn e \u00e7eshtjes \u00e7ame dhe madje mohon edhe ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb pakice shqiptare n\u00eb Greqi\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr media t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve Shqiptar\u00eb pran\u00eb Kolegjit Harvard.<\/p>\n\n\n\n<p>Prezantuesit kryesor t\u00eb \u00e7eshtjes \u00c7ame n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim jan\u00eb Dr. Isa Blumi, Porfesor i Asociuar i Studimeve turke dhe Lindjes s\u00eb Mesme n\u00eb Universitetin e Stokhomit, i cili do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt historike t\u00eb ngjarjeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb okupimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb pushtimin p\u00ebrfundimtar nga forcat greke, gj\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb aneksimin e imponuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht t\u00eb asaj krahine duke e ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga&nbsp; territoret e tjera shqiptare. Profesor Isa Blumi do t\u00eb flas\u00eb gjithashtu edhe p\u00ebr mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb leht\u00ebsuar ndarjen e ish-territoreve otomane, bazuar n\u00eb kritere q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shpopullimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb nga shqiptar\u00ebt autokton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa fol\u00ebsja tjet\u00ebr n\u00eb ket\u00eb diskutim, Dr. Rudina Jasini, aviokate due studiese e specializuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Univresitetin e Oksfordit do t\u00eb ofroj\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit nj\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sfidave ligjore dhe politike t\u00eb \u00e7eshtjes \u00c7ame si dhe m\u00ebnyrat due rrug\u00ebt ligjore dhe forumet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mund t\u00eb diskutohet \u00e7eshtja \u00c7ame.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga tiparet m\u00eb karakteristike t\u00eb p\u00ebrballimit me t\u00eb kaluar\u00ebn historike dhe zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb njohur at\u00eb histori dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi me ligj p\u00ebr grupet e d\u00ebmtuara dhe t\u00eb shtypura, historikisht. Shum\u00eb aspekte t\u00eb historis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebve Shqiptar\u00eb jan\u00eb shum\u00eb pak t\u00eb njohura, ose t\u00eb keq-interpretuara, fal\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh masash dhe dekretesh t\u00eb miratuara nga qeverit\u00eb dhe autoritetet greke gjat\u00eb dekadave.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes Shoqat\u00ebn e Student\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Kolegjit Harvard p\u00ebr nism\u00ebn e tyre fisnike dhe uroj q\u00eb ky diskutim t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontribut i vyer drejt\u00eb vendosjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb zbulimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike dhe vuajtjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb. &nbsp;&nbsp;\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb freski shpirt\u00ebrore, morale dhe patriotike kur sheh nj\u00eb grup student\u00ebsh shqiptar\u00eb t\u00eb edukuar n\u00eb Perendim &#8212; e sidomos k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara &#8212; t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb trajtuar ngjarje t\u00eb r\u00ebnda nga historia e hidhur e Shqiptar\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7eshtja \u00c7ame.&nbsp; Seminare t\u00eb tilla n\u00eb nivel akademik, jo vet\u00ebm q\u00eb kontribojn\u00eb n\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike mbi \u00e7eshtjen \u00c7ame, por ndihmojn\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e urave t\u00eb pajtimit midis dy vendeve dhe dy popujve, duke forcuar k\u00ebshtu paq\u00ebn dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajonin ballkanik dhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli K\u00ebt\u00eb t\u00eb djel\u00eb me Maj, 2021 n\u00eb Kolegjin Harvard n\u00eb Cambridge t\u00eb shtetit Masa\u00e7usets, jo shum\u00eb larg nga qyteti i Bostonit, do t\u00eb organizohet nj\u00eb diskutim me titull: Shqiptar\u00ebt \u00c7am t\u00eb Greqis\u00eb: 77 vjet mohim, me pjes\u00ebmarr\u00ebs Dr. Isa Blumi dhe Dr. Rudina Jasini.&nbsp;&nbsp; Ky njoftim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur p\u00ebr mediat dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29041,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,18],"tags":[],"class_list":["post-29040","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29040"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29040\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29042,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29040\/revisions\/29042"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}