{"id":29033,"date":"2021-05-14T10:10:20","date_gmt":"2021-05-14T08:10:20","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29033"},"modified":"2021-05-14T10:10:20","modified_gmt":"2021-05-14T08:10:20","slug":"zgjedhjet-ne-shqiperi-pa-pjesemarrjen-e-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29033","title":{"rendered":"ZGJEDHJET  N\u00cb SHQIP\u00cbRI PA PJES\u00cbMARRJ\u00cbN E DIASPOR\u00cbS"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image alignwide size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"628\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6648\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg 628w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana-300x191.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 628px) 100vw, 628px\" \/><\/a><figcaption>Tirana<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Diskursi politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0<\/strong><em>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga KQZ numri i shqiptar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit\u00a0 2021 ishte 3,588,869 vet\u00eb, nd\u00ebrsa numri i atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votime ishte 1,662,386,apo 46.3% ku nga to vota t\u00eb vlefshme ishin 1.578.296(95%) nd\u00ebrsa t\u00eb\u00a0 pavlefshme 83.024(5%)! Sipas rezultat\u00ebve t\u00eb publikuara me e votuara \u00ebsht\u00eb PS me 48.68 %(74 deputet) , PD 39.43 %(59), LSI 6.81 %(4) dhe PSD 2.25%(3 deputet).N\u00eb saje t\u00eb tyre rezultat\u00ebve PS ka komoditetin q\u00eb t\u00eb formoj\u00eb e vetme qeverin\u00eb n\u00eb mandatin e tret\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm deri m\u00eb tash n\u00eb pluraliz\u00ebm.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kontestuese n\u00eb votimet &nbsp;n\u00eb Shqip\u00ebri paraqet pamund\u00ebsia e pjes\u00ebmarrj\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb emigruar, e cila njihet me termin e diaspor\u00ebs, qe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, ku sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave &nbsp;jan\u00eb rreth 1.7 milion n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Duke pasur qendrim indiferent nga qeveria ndaj k\u00ebsaj kategorie t\u00eb qytetar\u00ebve edhe &nbsp;n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb cilat u mbajt\u00ebn me&nbsp; 25 prill &nbsp;vazhdon i nj\u00ebjti refuzim si deri m\u00eb tash, sepse ka munguar vullneti politik p\u00ebr miratimin e ligjit n\u00eb parlament p\u00ebr votimin e diaspor\u00ebs. Dhe n\u00eb &nbsp;munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb &nbsp;ligji t\u00eb till\u00eb ata mbeten jasht\u00eb procesit zgjedhor, duke iu mohuar e drejta legjitime p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr subjekt\u00ebt politike q\u00eb do t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb e re n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb refuzimi i votimit i qytetar\u00ebve &nbsp;q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb shpjegohet nga zhg\u00ebnjimi me qeverisjen, paknaq\u00ebsia nga partit\u00eb politike pjes\u00ebmarr\u00ebse&nbsp; n\u00eb zgjedhje, si pasoj\u00eb e&nbsp; p\u00ebrb\u00ebrj\u00ebs s\u00eb list\u00ebs s\u00eb tyre zgjedhore dhe&nbsp; \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Votoi vet\u00ebm popullsia rezidente<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse marrim t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT mbi popullsin\u00eb rezidente, at\u00ebhere mund t\u00eb themi se n\u00eb Shqip\u00ebri aktualisht jetojn\u00eb rreth 2.85 milion\u00eb njer\u00ebz, nga t\u00eb cil\u00ebt, rreth 528 mij\u00eb jan\u00eb n\u00ebn 18 vje\u00e7 dhe nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote. Ajo q\u00eb mbetet jan\u00eb af\u00ebrsisht 2.32 milion\u00eb banor\u00eb madhor\u00eb &nbsp;me t\u00eb drejt\u00eb vote. N\u00ebse llogarisim pjes\u00ebmarrjen si p\u00ebrqindje e totalit t\u00eb qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote, pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit ishte <em>1,662,386,apo<\/em> 46.3% dhe kjo \u00ebsht\u00eb shifra zyrtare e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Por n\u00ebse llogarisim pjes\u00ebmarrjen si p\u00ebrqindje e popullsis\u00eb rezidente n\u00eb mosh\u00eb madhore, at\u00ebhere mund t\u00eb themi se pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje ishte 72%, nuk ka dilem\u00eb se kjo p\u00ebrqindje&nbsp; \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, n\u00ebse krahasohet me vendet e tjera evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>LSI-ndikoi n\u00eb&nbsp; humbjen e &nbsp;opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rezultat\u00ebve sipas partive politike m\u00eb s\u00eb shumti e votuar ishte PS, me 768.250 vota(48.68%), PD me 622.265(39.43%), LSI me 107.536(6.81%) dhe PSD me 35.477(2.25%), nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha partit\u00eb tjera kan\u00eb fituar 44.768 vota(2.82%), t\u00eb cilat nuk kan\u00eb fituar mandat t\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse para zgjedhjeve analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm por edhe t\u00eb disa eksit polleve t\u00eb publikuara n\u00eb lidhje me zgjedhjet e 25 prillit vler\u00ebsohej se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gar\u00eb interesante n\u00eb mes dy partive kryesore(PS,PD)&nbsp; me nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr LSI-n\u00eb llogaritej se ajo mund t\u00eb jet\u00eb vendimtare n\u00eb p\u00ebrcaktimin e fituesit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, rezultat\u00ebt e zgjedhjeve e sidomos LSI demantoj parashikimet sepse ajo p\u00ebsoi humbje t\u00eb thell\u00eb, sepse nga 19 deputet q\u00eb kishte n\u00eb vitin 2017, p\u00ebsoi r\u00ebnie n\u00eb 4 deputet, duke ndikuar q\u00eb opozita t\u00eb p\u00ebsoi humbjen e radh\u00ebs, nd\u00ebrsa PS t\u00eb vazhdoi n\u00eb mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje PD pati rritje t\u00eb dukshme t\u00eb votuesve ku nga 46 deputet\u00eb n\u00eb vitin 2017 arriti t\u00eb fitoj\u00eb&nbsp; 59 mandate, nd\u00ebrsa PS mbajti numrin e 74 deputet\u00ebve si kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa PSD, nga 1 deputet arriti t\u00eb fitoj\u00eb 3 deputet, duke qen\u00eb befasia e zgjedhjeve! Nga k\u00ebto rezultate PS, sikurse kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb ka komoditet t\u00eb formoj\u00eb e vetme qeverin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr shkaqet e humbjes s\u00eb opozit\u00ebs llogaritet largimi m\u00eb her\u00ebt i deputet\u00ebve nga parlamenti, mospjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb vitin 2019, keqp\u00ebrdorimi i resurseve shtetet\u00ebrore nga ana e pushtetit(PS) p\u00ebr fushat\u00eb zgjedhore&nbsp; si dhe pamund\u00ebsia e pjes\u00ebmarrj\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb zgjedhje, e cila do t\u00eb ndikonte n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar. Po ashtu mos pjes\u00ebmarrja e LSI-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb list zgjedhore me PD-n\u00eb ka ndikuar n\u00eb humbjen e disa deputet\u00ebve n\u00eb disa qarqe, q\u00eb do t\u00eb kishte ndikuar qe diferenca me PS t\u00eb ishte shum\u00eb me e vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Votat e pavlefshme si \u201epartia e kat\u00ebrt\u201c n\u00eb vend<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb te dh\u00ebnave nga KQZ, vota t\u00eb vlefshme kan\u00eb qen\u00eb 1.641.320(95%) nd\u00ebrsa t\u00eb pavlefshme kan\u00eb qen\u00eb 83024 vota apo 5% duke qen\u00eb num\u00ebr rekord deri m\u00eb tash n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur sepse edhe m\u00eb her\u00ebt ka pasur&nbsp; vota t\u00eb pavlefshme ku po cekim dy zgjedhjet e fundit, n\u00eb vitin 2013&nbsp; ishin &nbsp;24.279 vota (1.39%), nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017, 31.898 vota(1.98%), por numri i votave t\u00eb tilla me 25 prill 2021 ka tejkaluar \u00e7do parashikim, q\u00eb paraqet \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hulumtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave del qart\u00eb se votat e pavlefshme dalin si \u201cpartia e kat\u00ebrt\u201c n\u00eb vend, me pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb prodhojn\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruar deputet\u00ebsh, madje duke p\u00ebrcaktuar edhe fituesin e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Partit\u00eb e vogla pa mbeshtetje elektorale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb edhe disa parti t\u00eb vogla, t\u00eb cilat shumica &nbsp;ishin pothuaj t\u00eb dalura nga Partia Demokratike, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb paknaq\u00ebsis\u00eb dhe animozitetit brenda k\u00ebtij subjekti politik. Nga rezultati i zgjedhjeve u d\u00ebshmu se ata mor\u00ebn num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl votash, duke mos fituar asnj\u00eb mandat deputeti. N\u00ebse i mbledhim votat s\u00eb bashku &nbsp;ata kan\u00eb marr\u00eb &nbsp;44.768 vota, pa ndonj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nivel vendi. Nga votimet e 25 prillit del qart\u00eb se &nbsp;me nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb zgjedhor&nbsp; partit\u00eb e vogla nuk kan\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb, duke mbetur nj\u00eb eksperiment i d\u00ebshtuar&nbsp; pa ndonj\u00eb pesh\u00eb politike. P\u00ebrfundimisht&nbsp; &nbsp;skena politike &nbsp;n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga dy subjekte t\u00eb m\u00ebdha PS dhe PD, nd\u00ebrsa LSI&nbsp; mbetet \u00e7\u00ebshtje e hapur n\u00eb ardhm\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr nj\u00eb kod zgjedhor n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb &nbsp;nj\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore por e ndar\u00eb n\u00eb 12 qarqe, votat e qytetar\u00ebve kan\u00eb vler\u00eb vet\u00ebm n\u00eb qarkun p\u00ebrkat\u00ebs, pa pasur mund\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb mbeshtetje t\u00eb subjektin politik. N\u00ebse llogarisim votat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi del qart\u00eb se ndarja e till\u00eb penalizon partit\u00eb politike, ku n\u00eb rastin konkret kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me LSI-in\u00eb. K\u00ebshtu n\u00ebse llogarisim se LSI ka fituar gjithsej 107.000 vota ajo ka fituar 4 mandate t\u00eb deputet\u00ebve, nga del se 1 deputet =26.000 vota, nd\u00ebrsa PSD gjithsej ka fituar&nbsp; 35.000 vota ku 1 deputet = 11.600 vota. Nga nj\u00eb llogaritje e till\u00eb del qart\u00eb pabarazia elektorale, sepse me 107.000 vota me sistemin proporcional komb\u00ebtar LSI do t\u00eb kishte jo 4 deputet\u00eb sa ka tash por m\u00eb shum\u00eb! Dhe nga nj\u00eb llogaritje e till\u00eb, ndryshimi ne mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs do t\u00eb ishte shum\u00eb i ngusht\u00eb, e jo sikurse \u00ebsht\u00eb tani.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj ndryshimi i kodit zgjedhor nga ai rajonal n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore, duhet t\u00eb jet\u00eb obligim par\u00ebsor&nbsp; i partive politike n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re parlamentare, duke d\u00ebshmuar seriozitet p\u00ebr te respektuar vullnetin e qytetar\u00ebve p\u00ebrmes vot\u00ebs n\u00eb zgjedhjet komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ka modele t\u00eb ndryshme, por si m\u00eb&nbsp; i p\u00ebrshtatshmi mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ai i Kosov\u00ebs, me nj\u00eb prag zgjedhor me 2 apo 3%, me lista t\u00eb hapura q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve dhe&nbsp; te demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Harta<\/strong><strong> <\/strong><strong>demanton<\/strong><strong> <\/strong><strong>ndarj<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>n<\/strong><strong>&nbsp; <\/strong><strong>veri<\/strong><strong>&#8211;<\/strong><strong>jug<\/strong><strong> <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund cekim edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me paraqitjen hartografike n\u00eb nivel vendi t\u00eb shp\u00ebrndarj\u00ebs s\u00eb votave nga elektorati votues n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit. &nbsp;Pik\u00ebrisht, pa p\u00ebrfunduar numrimi i defintiv i votave n\u00eb 12 qarqet e vendit &nbsp;individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm filluan t\u00eb publikojn\u00eb&nbsp; harta me&nbsp; shp\u00ebrndarj\u00ebn territoriale t\u00eb subjekt\u00ebve politike n\u00eb nivel republike, duke e p\u00ebrcaktuar PD n\u00eb veri e PS n\u00eb jug t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte ky nj\u00eb veprim&nbsp; injorant\u00eb&nbsp; nga&nbsp; individet malicioz&nbsp; duke&nbsp; deklaruar se n\u00eb Shqip\u00ebri kemi&nbsp; ndarje&nbsp; ne baz\u00eb regjionale t\u00eb vendit n\u00eb veri-jug. Ishin k\u00ebto deklarata t\u00eb shpejtuara pa&nbsp; analizuar numrin e votave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi sipas subjekt\u00ebve politike n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin. Por, publikimi i t\u00eb dh\u00ebnave demantoj nj\u00eb deklarim t\u00eb till\u00eb, sepse subjekt\u00ebt politike pjes\u00ebmarr\u00ebse jan\u00eb votuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin sipas preferencave t\u00eb tyre politike e jo nga qasja regjionale. K\u00ebshtu&nbsp; n\u00eb veri PD e kan\u00eb votuar&nbsp; 134211 votues, nd\u00ebrsa n\u00eb jug 453521 votues&nbsp; nga del&nbsp; PD ma s\u00eb shumti vota ka marr\u00eb n\u00eb jug(77.56%) se n\u00eb veri(22.43%),&nbsp; ku harta e publikuar e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri&nbsp; nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Maj 2021)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik \u00a0Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga KQZ numri i shqiptar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit\u00a0 2021 ishte 3,588,869 vet\u00eb, nd\u00ebrsa numri i atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votime ishte 1,662,386,apo 46.3% ku nga to vota t\u00eb vlefshme ishin 1.578.296(95%) nd\u00ebrsa t\u00eb\u00a0 pavlefshme 83.024(5%)! Sipas rezultat\u00ebve t\u00eb publikuara me e votuara \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29033","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29033","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29034,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29033\/revisions\/29034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}