{"id":29014,"date":"2021-05-13T09:05:08","date_gmt":"2021-05-13T07:05:08","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29014"},"modified":"2021-05-13T09:05:08","modified_gmt":"2021-05-13T07:05:08","slug":"shqiperi-shba-nato-nje-lidhje-dashurie-ushtarake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=29014","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRI-SHBA-NATO, NJ\u00cb LIDHJE DASHURIE USHTARAKE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00a0<\/strong>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;Si\u00e7 dihet, st\u00ebrvitjet ushtarake shum\u00ebkomb\u00ebshe, \u201cDefender Europe 21\u201d t\u00eb NATO-s, t\u00eb drejtuara nga ushtria amerikane, jan\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr.&nbsp; N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, n\u00eb portin e Durr\u00ebsit arrijt\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr i madh kontenjer\u00ebsh dhe kamion\u00ebsh t\u00eb m\u00ebdhej n\u00eb prag t\u00eb st\u00ebrvitjeve t\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon.&nbsp; Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb e cil\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb mjeteve ushtarake amerikane dhe t\u00eb NATO-s si m\u00eb t\u00eb madhin q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb bregdetin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Sipas z\u00ebdh\u00ebnsve amerikan\u00eb, k\u00ebto st\u00ebrvitje ushtarake (nga 17 maji e deri me 2 qershor) kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim parandalimin e agresionit dhe ruajtjen e gatishm\u00ebris\u00eb operacionale t\u00eb Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore t\u00eb NATO-s. N\u00eb st\u00ebrvitjet \u201cDefender Europe 21\u201d t\u00eb k\u00ebtij viti po marrin pjes\u00eb gjithsejt 26 vende me pjes\u00ebmarrjen e 28, 000 ushtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj force shum\u00ebkomb\u00ebshe, aleat\u00ebsh dhe partner\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i vlefsh\u00ebm. Ushtarak\u00ebt tan\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb duke u trajnuar s\u00eb bashku, duke rritur nd\u00ebrveprimin, duke nd\u00ebrtuar gatishm\u00ebrin\u00eb operacionale dhe duke forcuar marr\u00ebdh\u00ebniet &#8211; t\u00eb gjitha k\u00ebto mund\u00ebsojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur \u00e7do krize, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, s\u00eb bashku me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt tan\u00eb,&#8221; citon VOA-shqip z\u00ebdh\u00ebnsen, Tammy Muckenfuss t\u00eb kontingjentit t\u00eb ushtris\u00eb amerikane p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Afrik\u00ebn, me qend\u00ebr n\u00eb Gjermani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb kujtojm\u00eb se si erdhi deri tek ky moment historik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara, fillimisht, dhe pastaj si an\u00ebtare e NATO-s. &nbsp;Megjith\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn politike t\u00eb k\u00ebsaj klase politike gjat\u00eb k\u00ebtij tranzicioni t\u00eb tejzgjatur neo-komunist n\u00eb Shqip\u00ebri prej tri dekadash \u2013 fatbardh\u00ebsisht &#8212; kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb lidhjet ushtarake dhe antar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, ato q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn, simbolikisht, e kan\u00eb mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ankoruar n\u00eb Per\u00ebndim, shpesh edhe p\u00ebrball k\u00ebrc\u00ebnimeve nga udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb se Shqip\u00ebria ka alternativa t\u00eb tjera, duke len\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet dhe duke aluduar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet \u201chistorike\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste enveriste me Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe shtete t\u00eb tjera autoritare, vende k\u00ebto q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me vlerat q\u00eb mbron NATO-ja, an\u00ebtare e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb sot Shqip\u00ebria. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Merita p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment historik t\u00eb st\u00ebrvitjeve \u201cDefender Europe 21\u201d nuk u shkon politikan\u00ebve aktual\u00eb dhe neokomunist\u00ebve shqiptar\u00eb \u2013 jo se jo \u2013 por as t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb me \u201cphoto opps\u201d nga platformat e anijeve ushtarake amerikane n\u00eb Durr\u00ebs, me dylbi n\u00eb dor\u00eb sikur t\u00eb ishin turist\u00eb, duan ta tregojn\u00eb veten si protagonist\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij momenti historik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake shqiptaro-amerikane.&nbsp; Jo, jo, merita p\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment n\u00eb histori, si\u00e7 tha me 3 maj edhe z\u00ebdh\u00ebnsi i Pentagonit, Z. Xhon Kirby, u shkon atyre \u201cBurrave dhe grave n\u00eb uniform\u00eb dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb shk\u00eblqyeshme nga dita n\u00eb dit\u00eb n\u00eb rajon \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb zon\u00ebn e Detit t\u00eb Zi, si dhe n\u00eb zonat operacionale t\u00eb caktuara t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Afrik\u00ebs\u201d, theksoi z\u00ebdh\u00ebnsi i Pentagonit. Un\u00eb do t\u00eb shtoja se merit\u00eb p\u00ebr ket\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar shqiptaro-amerikane, kan\u00eb edhe ushtarak\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, krah p\u00ebr krah, me forcat ushtarake amerikane dhe t\u00eb NATO-s jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb betuar q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta per\u00ebndimore, si ushtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb eufori t\u00eb k\u00ebtij momenti historik \u2013 ndoshta deri diku edhe i justifikuesh\u00ebm &#8212; ia vlen t\u00eb sjellim n\u00eb kujtes\u00eb se si erdhi deri tek ky moment historik i st\u00ebrvitjeve historike \u201cDefender Europe 21\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb moment krenarie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sidomos p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb shkrim me rastin e 9-vjetorit t\u00eb antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkrelishqiperia-vendi-i-pare-ish-komunist-qe-ka-nenshkruar-marreveshje-ushtarake-me-shtetet-e-bashkuara\/\">Frank Shkreli:Shqip\u00ebria, vendi i par\u00eb ish-komunist q\u00eb ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje ushtarake me Shtetet e Bashkuara | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 botuar me 10 gusht, 2018 kisha sh\u00ebnuar nj\u00eb historik t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive ushtarake amerikano-shqiptare se si dhe kur filluan ato. Pjes\u00eb nga ai shkrim i tre viteve m\u00eb par\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebse njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb harruar, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ky interesim, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb pasqyruar dhe theksuar q\u00eb n\u00eb vitet menj\u00ebher\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb par\u00eb vet\u00ebm rritje gjat\u00eb pothuaj 30-viteve t\u00eb fundit, pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mars t\u00eb vitit 1991, marr\u00ebdh\u00ebnie k\u00ebto q\u00eb fal\u00eb historis\u00eb, ishin t\u00eb natyrshme midis dy kombeve, pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb vendi m\u00eb entuziast n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb NATO, \u00e7\u2019prej fillimit. Ishte ky nj\u00eb proces i gjat\u00eb dhe i ngadalsh\u00ebm n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ushtarake midis dy vendeve, kryesisht, p\u00ebr arsye t\u00eb problemeve t\u00eb brendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb procesi ka filluar me vizit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb delegacionit t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb 1990-ave, nj\u00eb proces ky q\u00eb zgjati, por q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund kulmoi n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb gjat\u00eb viteve kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Shtetet e Bashkuara e konsiderojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb shtet partner dhe vend mik, marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb cilin, Washingtoni i ka vler\u00ebsuar shum\u00eb. Q\u00eb prej rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve tona m\u00eb 15 mars, 1991 &#8212; pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje prej nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli nga regjimi komunist &#8212; edhe Shqip\u00ebria, brenda mund\u00ebsive t\u00eb saja, e ka dalluar veten me fjal\u00eb dhe me vepra, si nj\u00eb prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, jo vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, por edhe me bashk\u00ebpunimin e saj n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vizita e par\u00eb n\u00eb Washington e nj\u00eb Ministri t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte vizita e Safet Zhulalit dhe delegacionit t\u00eb tij ushtarak n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990. Un\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb si p\u00ebrkthyes n\u00eb takimin e par\u00eb zyrtar midis delegacionit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Pentagonit ku t\u00eb dy pal\u00ebt, biseduan n\u00eb holl\u00ebsi mbi gjendjen e at\u00ebhershme t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e ardhshme dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte Tetori i vitit 1993 kur Washingtoni n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje ushtarake me Shqip\u00ebrin\u00eb, vendi i par\u00eb ish-komunist me t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara kishin n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb. Si di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme, duke marr\u00eb parasysh mos ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve deri at\u00ebher\u00eb midis Tiran\u00ebs dhe Washingtonit \u2014 n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ky lajm b\u00ebri buj\u00eb duke u pasqyruar n\u00eb organet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb shtypit amerikan, si Nju Jork Tajms dhe Uashington Post. \u201cMarr\u00ebveshja e par\u00eb e k\u00ebtij lloji e Shteteve t\u00eb Bashkuara me nj\u00eb shtet ish-komunist\u201d, shkruante gazeta Nju Jork Tajms, \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 8 Tetor nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Les Aspin dhe m\u00eb 14 Tetor n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga Ministri i Mbrojtjes i Shqip\u00ebris\u00eb, Safet Zhulali\u201d, njoftonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gazeta e njohur e Nju Jorkut. N\u00eb marr\u00ebveshjen ushtarake shprehej, \u201cGatishm\u00ebria e t\u00eb dy pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zgjeruar marr\u00ebdh\u00ebniet mbrojt\u00ebse dhe ushtarake midis dy vendeve.\u201d &nbsp;Koloneli Adem \u00c7opani, k\u00ebshilltari ushtarak i Presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Sali Berisha, gjendej ato dit\u00eb n\u00eb Washington p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi holl\u00ebsit\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jo vet\u00ebm q\u00eb kjo ishte marr\u00ebveshja e par\u00eb ushtarake e Washingtonit me nj\u00eb prej vendeve ish-komuniste m\u00eb t\u00eb egra, por Shqip\u00ebria ishte gjithashtu edhe vendi i par\u00eb ish-komunist q\u00eb kishte k\u00ebrkuar gjithashtu t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej n\u00eb NATO. Ka qen\u00eb Presidenti Sali Berisha ai q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb lutje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, por fatkeq\u00ebsisht u desh t\u00eb pritej deri n\u00eb vitin 2009 q\u00eb Shqip\u00ebria, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohej zyrtarisht n\u00eb Aleanc\u00ebn e Atlantikut Verior, NATO, duke finalizuar k\u00ebshtu p\u00ebrpjekjet, prej pothuaj dy dekadash dhe duke realizuar gjithashtu edhe aspiratat mbar\u00ebshqiptare p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb bota.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak m\u00eb von\u00eb, gazeta e kryeqytetit amerikan, Washington Post i kishte cil\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet ushtarake shqiptaro-amerikane \u2013 midis ushtris\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur dhe m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb dhe nj\u00eb ushtrie t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb varf\u00ebr \u2013 si nj\u00eb \u201clidhje dashurie ushtarake\u201d,&nbsp;<strong><em>(a military love affair<\/em><\/strong>), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb citonte nj\u00eb oficer ushtarak amerikan, i pyetur p\u00ebr zhvillimin e shpejt t\u00eb lidhjeve ushtarake me nj\u00eb vend ish-komunist, t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cJemi prekur thell\u00eb nga \u2018sindroma shqiptare\u2019 \u2013 nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar k\u00ebta njer\u00ebz\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur oficeri i lart\u00eb amerikan. Washington Post theksonte gatishm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie duke shkruar se Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha u kishte ven\u00eb n\u00eb dispozicion Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe NATO-s, p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha bazave ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cNe i mir\u00ebpresim Amerikan\u00ebt. Ata jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi i sigurimit ton\u00eb\u201d, citonte gazeta amerikane, ish-Presidentin Berisha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Nd\u00ebrsa gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 1995, ka raportuar gazeta Washington Post, Kryetari i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili, u ka kujtuar shqiptar\u00ebve se interesimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr fatin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Shqiptar\u00ebve, e ka zanafill\u00ebn tek Presidenti Woodrow Wilson, i cili nd\u00ebrhyri n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb<strong>. \u201cSa i k\u00ebnaqur do t\u00eb ishte Wilsoni po t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb vizitonte sot Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb shikonte realizimin e gjall\u00eb t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs duke par\u00eb ushtarak\u00ebt e rinj amerikan\u00eb, krah p\u00ebr krah, me shok\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme besimi, miq\u00ebsie dhe partneriteti midis dy vendeve tona\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ish-ushtaraku i lart\u00eb amerikan\u00eb para zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1995.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish-Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Woodrow Wilson \u2013 \u201cNj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paq\u00ebs dhe at\u00eb z\u00eb do e p\u00ebrdori n\u00eb mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besoj se Wilsoni do t\u00eb ishte shum\u00eb i k\u00ebnaqur edhe sot me njoftimin se K\u00ebshilli i Atlantikut t\u00eb Veriut ka miratuar vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, baz\u00ebn e par\u00eb ajrore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor (n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb) ku ushtarak\u00ebt amerikan\u00eb e shqiptar\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb se bashku n\u00eb mbrojtje t\u00eb paq\u00ebs e begatis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb gjer\u00eb. &nbsp;Por jo vet\u00ebm Wilsoni do t\u00eb ishte i k\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim, por t\u00eb gjith\u00eb ata \u2013 shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb q\u00eb ua duan t\u00eb mir\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve tona \u2013 e t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb&nbsp;p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta dhe miq\u00ebsore shqiptaro-amerikane, si n\u00eb fush\u00ebn ushtarake ashtu edhe n\u00eb fush\u00ebn diplomatike dhe politike midis dy popujve.&nbsp; Jan\u00eb p\u00ebrpjekje k\u00ebto t\u00eb cilat kan\u00eb ndihmuar q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb i takon, jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e kombeve evropiane, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb p\u00ebrforcimin e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn ushtarako-diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &nbsp;Shpresojm\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi i baz\u00ebs ushtarake n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, si baza e par\u00eb ajrore e NATO-s n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm fillimi i zhvillimeve t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb forcimin dhe zgjerimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish-Kryetari i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Gjenerali Xhon Shalikashvili ka vizituar Tiran\u00ebn n\u00eb vitin 1995&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishin k\u00ebto disa holl\u00ebsi nga nj\u00eb shkrim i botuar tre vjet m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb ofrojn\u00eb sado pak nj\u00eb \u201cbackground\u201d historik se si u arrijt deri tek st\u00ebrvitjet aktuale t\u00eb NATO-s, Defender Europe 21 n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 k\u00ebtij momenti historik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, si nj\u00eb pasqyrim i p\u00ebrpjekjeve prej tre dekadash, t\u00eb cilat kan\u00eb ndihmuar q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb i takon, jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e kombeve evropiane, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb p\u00ebrforcimin e rolit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn ushtarako-diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs t\u00eb thell\u00eb ndaj sakrificave q\u00eb burrat dhe grat\u00eb&#8211;amerikan\u00eb dhe shqiptar\u00eb n\u00eb uniform\u00eb &#8212; b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne nga dita n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb dhe p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sidoqoft\u00eb, st\u00ebrvitjet \u201cDefender Europe 21\u201d, jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb moment historik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, besoj pa dallim, ishin t\u00eb k\u00ebnaqur kur pam\u00eb anijet dhe zbarkimin e mjeteve ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Durr\u00ebs. P\u00ebr mua nuk ka pasur &#8212; gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb nj\u00eb tranzicioni t\u00eb pa fund &#8212; nj\u00eb moment m\u00eb historik se ky, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri (mars 1991) dhe antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO (n\u00eb vitin 2009). Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje pozitive p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb megjith\u00eb problemet me zgjedhjet e 25 Prillit dhe pa marr\u00eb parasysh se kush e pret sot NATO-n n\u00eb portet e Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Si p\u00ebrfundim, un\u00eb besoj se ndonse me dhimbje dhe vones\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet \u2013 eventualisht &#8212; edhe pa politikan\u00ebt shqiptar\u00eb aktual\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe sot 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit refuzojn\u00eb t\u00eb distancohen nga komunizmi \u2013 nj\u00eb ideologji armiq\u00ebsore kjo ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb \u2013 e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u themelua, pik\u00ebrisht, aleanca ushtarake NATO me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbante p\u00ebrhapjen e komunizmit!&nbsp; Nuk jam i sigurt n\u00ebse pritja e anijeve t\u00eb NATO-s n\u00eb Durr\u00ebs \u2013 si pjes\u00eb e st\u00ebrvitjeve \u201cDefender Europe 21\u201d, nga nostalgjik\u00eb t\u00eb komunizmit shqiptar mund t\u00eb quhet hipokrizi e rastit a po aksident historik! Kam droj\u00eb se do t\u00eb nevojitet nj\u00eb brez tjet\u00ebr politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb, por Shqip\u00ebria e lir\u00eb dhe demokratike, ashtu si e gjith\u00eb Evropa &#8212; e vlerave per\u00ebndimore t\u00eb NATO-s dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; do t\u00eb b\u00ebhet edhe pa ta, megjith procesin e gjat\u00eb dhe shanset e shumta t\u00eb humbura gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb tranzicionit politik! Edhe lidhjet ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me SHBA dhe NATO-n jo vet\u00ebm do t\u00eb mbijetojn\u00eb por do t\u00eb forcohen m\u00ebtej dhe miq\u00ebsia e ve\u00e7ant dhe historike midis popullit amerikan dhe shqiptar\u00ebve do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet e t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb megjith\u00eb dredhit\u00eb dhe akrobacit\u00eb politike t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli &nbsp;&nbsp;Si\u00e7 dihet, st\u00ebrvitjet ushtarake shum\u00ebkomb\u00ebshe, \u201cDefender Europe 21\u201d t\u00eb NATO-s, t\u00eb drejtuara nga ushtria amerikane, jan\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr.&nbsp; N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, n\u00eb portin e Durr\u00ebsit arrijt\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr i madh kontenjer\u00ebsh dhe kamion\u00ebsh t\u00eb m\u00ebdhej n\u00eb prag t\u00eb st\u00ebrvitjeve t\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon.&nbsp; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-29014","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29014"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29014\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29015,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29014\/revisions\/29015"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}