{"id":28930,"date":"2021-05-02T10:50:56","date_gmt":"2021-05-02T08:50:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28930"},"modified":"2021-05-02T10:52:50","modified_gmt":"2021-05-02T08:52:50","slug":"bojku-ne-ane-te-malit-monografi-me-pasion-e-autorit-per-vendlindjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28930","title":{"rendered":"&#8221;BOJKU N\u00cb AN\u00cb T\u00cb MALIT&#8221;, monografi m\u00eb pasion e autorit p\u00ebr vendlindjen"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/bojku-na-ane-te-malit-shaqir-ismajli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/bojku-na-ane-te-malit-shaqir-ismajli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28931\" width=\"486\" height=\"661\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/bojku-na-ane-te-malit-shaqir-ismajli.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/bojku-na-ane-te-malit-shaqir-ismajli-220x300.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 486px) 100vw, 486px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>MONOGRAFI M\u00cb PASION P\u00cbR VENDLINDJEN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shaqir Ismaili, BOJKU N\u00cb AN\u00cb T\u00cb MALIT, Botoi: ART CLUB, Ulqin, 2011<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore n\u00eb k\u00ebto dy dekadat e fundit jan\u00eb botuar libra m\u00eb vler\u00eb nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb trajtuar tema nga fahu i tyre profesional. Botimet e tilla nuk ka dilem\u00eb se kan\u00eb pasuruar fondin e botimit t\u00eb librit n\u00eb shqip, duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat deri m\u00eb tash kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb panjohura nga opinioni i gjer\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur sepse deri m\u00eb tash p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb shkruar autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm joshqiptar\u00eb kryesisht sllav\u00eb duke i trajtuar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb subjektive, sipas interesit t\u00eb tyre dhe te politik\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs. Por, gjat\u00eb &nbsp;dy dekadave t\u00eb fundit jan\u00eb pik\u00ebrisht autor\u00ebt shqiptar\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt me pasion opinionit i kan\u00eb dhuruar botime m\u00eb vler\u00eb, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs hulumtuese disa vje\u00e7are. Dhe jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto botime q\u00eb kan\u00eb shpalosur tema t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb jo t\u00eb panjohura p\u00ebr opinionin&nbsp; e gjer\u00eb por t\u00eb ndaluara, sepse pasojat kan\u00eb qen\u00eb evidente nga pushteti i koh\u00ebs Madje ishte pik\u00ebrisht ky motivi kryesor p\u00ebr t&#8217;u ballafaquar m\u00eb temat e tilla p\u00ebr t\u00eb shpalosur \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb opinioni i gjer\u00eb i ka &nbsp;pritur m\u00eb padurim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gam\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb tyre botimeve, b\u00ebn pjes\u00eb edhe libri <strong>Bojku n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit<\/strong> i autorit Shaqir Ismaili, i cili koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb botim t\u00eb Art Club-it ka dal\u00eb &nbsp;n\u00eb qarkullim.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas parath\u00ebnies s\u00eb autorit libri p\u00ebrb\u00ebhet nga n\u00ebnt\u00eb nj\u00ebsi duke filluar me trajtimin e An\u00ebs s\u00eb Malit si krahin\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb etnografike, duke vazhduar me rrethanat shoq\u00ebrore-historike, sipas periudhave kohore, duke ardhur deri n\u00eb periudh\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pastaj &nbsp;\u00e7\u00ebshtjet e tradit\u00ebs etj. N\u00eb fund \u00ebsht\u00eb publikuar gjenealogjia familjare e fiseve dhe vllaz\u00ebrive familjare t\u00eb Bojkut, duke p\u00ebrfshi nj\u00eb periudh\u00eb kohore prej tre shekujsh. Pjes\u00eb e librit jan\u00eb edhe&nbsp; &nbsp;hartat, skicat dhe sidomos fotografit\u00eb e botuara q\u00eb&nbsp; paraqesin vlera t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr nj\u00eb koleksion sepse nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar&nbsp; i tyre publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe si t\u00eb tilla e pasurojn\u00eb k\u00ebt\u00eb botim.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar ket\u00eb lib\u00ebr&nbsp; del qart\u00eb pozita e v\u00ebshtir\u00eb sociale e popullsis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb ishte identike p\u00ebr popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Por, aspak m\u00eb e leht\u00eb nuk ishte as ajo politike, sepse pushtetit t\u00eb koh\u00ebs iu ka penguar edhe shkollimi fetar i t\u00eb rinj\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar me mos mund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebsimit t\u00eb tyre qoft\u00eb n\u00eb vendlindje apo n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit, por duke i drejtuar n\u00eb mjedise t\u00eb larg\u00ebta, me popullsi sllavofone. Nj\u00eb veprim i till\u00eb perfid d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente se edhe edukimi fetar ka qen\u00eb i padeshiruesh\u00ebm,kur jan\u00eb n\u00eb pyetje shqiptar\u00ebt ku autori n\u00eb lib\u00ebr na ofron shembuj p\u00ebrkat\u00ebs. Me k\u00ebto veprime pushteti i koh\u00ebs u demaskua, sepse ishte veprimi p\u00ebrfid p\u00ebr pengimin e shkollimit t\u00eb te rinj\u00ebve tan\u00eb edhe ne profilin teologjik, nga del se iu kan\u00eb penguar edhe takimet dhe tubimet e rastit t\u00eb k\u00ebsaj natyre, q\u00eb ishte kund\u00ebr &nbsp;&nbsp;t\u00eb drejtave&nbsp; dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve&nbsp; t\u00eb cilat&nbsp; ishin&nbsp; t\u00eb garantuara edhe &nbsp;me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Lexuesi n\u00eb ket\u00eb lib\u00ebr ka rastin t\u00eb informohet me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme sikurse \u00ebsht\u00eb edhe migrimi i popullsis\u00eb nga Bojku, por edhe e kund\u00ebrta t\u00eb ardhurit nga vendbanimet tjera n\u00eb Bojk, n\u00eb koh\u00ebn e kaluar.T\u00eb dh\u00ebnat e tilla &nbsp;nuk jan\u00eb t\u00eb imagjinuara por t\u00eb argumentuara madje &nbsp;me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Po ashtu prezantimi i toponimeve t\u00eb fshatit paraqet nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb onomastike sidomos p\u00ebr fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse ndonj\u00eb fshat, zon\u00eb apo krahin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dallohet me ndonj\u00eb veti dalluese me vlera nuk ka dilem\u00eb se&nbsp; bojkanjor\u00ebt nga ky moment kan\u00eb se me \u00e7ka t\u00eb krenohen. Ata pa dyshim se jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt qe kan\u00eb nj\u00eb monografi t\u00eb shkruar p\u00ebr vendin-fshatin &nbsp;e tyre. Jo vet\u00ebm kaq por me sa jam i informuar kjo \u00ebsht\u00eb monografia e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fshat n\u00eb viset shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Andaj, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn do t\u00eb marrin guximin p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb monografi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb vendbanim tjet\u00ebr, patjet\u00ebr duhet ta konsultojn\u00eb monografin\u00eb e Bojkut t\u00eb shkruar nga Shaqir Ismaili.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se me ket\u00eb botim autori ka nderuar vendlindjen e tij Bojkun por edhe t\u00eb tjer\u00ebt&nbsp; si n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, Ulqin dhe m\u00eb gjer\u00eb. Sepse ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr m\u00eb plot pasion dhe dashuri. Materiali i mbledhur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb &nbsp;kohore prej &nbsp;gati prej pes\u00eb dekadash ai sot \u00ebsht\u00eb publik dhe do ta vler\u00ebsoj\u00eb &nbsp;opinioni i gjer\u00eb. Por, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb botim me duhet t\u00eb them nj\u00eb konstatim q\u00eb &nbsp;\u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar shum\u00eb her deri m\u00eb tash. E ajo ka t\u00eb b\u00ebj me faktin se askush nuk e do m\u00eb shum\u00eb vendlindjen se sa ai i cili \u00ebsht\u00eb larg saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht, duke qen\u00eb larg saj, i larguar nga mosha 15 vje\u00e7are autori &nbsp;gjithmon\u00eb ishte me vendlindjen n\u00eb zem\u00ebr dhe n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebn e tij. Sepse kudo q\u00eb ka shkuar dhe qendruar vendlindja e tij ishte dhe mbeti p\u00ebrjet\u00ebsisht Bojku. Dhe vet\u00ebm nj\u00eb individ i till\u00eb ka mundur t\u00eb na dhuroj nj\u00eb botim me ket\u00eb p\u00ebrmbajte, ku ka sh\u00ebnuar dhe evidentuar \u00e7do gj\u00eb nga vendlindja, n\u00eb kuptimin e ngusht\u00eb por edhe p\u00ebr An\u00ebn e Malit n\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Nd\u00ebrsa literatura e konsultuar ia rrit vler\u00ebn botimit, duke ofruar argumente p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, nuk gabojm\u00eb n\u00ebse themi, se disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtuara n\u00eb lib\u00ebr, duhet t\u00eb jen\u00eb edhe motiv dhe nxitje p\u00ebr hulumtime n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn. Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb praktik\u00eb se kjo monografi ia ka arrit\u00eb qellimit, sepse asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ideale dhe e p\u00ebrkryer, sepse vazhdimisht mund t\u00eb ofrohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja &nbsp;q\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Libri iu dedikohet kryesisht &nbsp;banor\u00ebve t\u00eb Bojkut, por ai \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur edhe p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb informohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendbanim n\u00eb ve\u00e7anti dhe An\u00ebn e Malit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nuk ka dilem\u00eb se ky lib\u00ebr do t\u00eb zgjoj\u00eb kureshtjen edhe t\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb me origjin\u00eb nga Bojku, nd\u00ebrsa tash jetojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mendoj &nbsp;se ka t\u00eb b\u00ebj n\u00eb ve\u00e7anti me ata qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt tash jan\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb &nbsp;kategori, ky botim do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lloj let\u00ebr njoftimi, dhe d\u00ebshmi e origjin\u00ebs dhe identitetit t\u00eb tyre, sepse ofron t\u00eb dh\u00ebna me interes p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb tashm\u00ebn e Bojkut.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori ka qen\u00eb i vetdijsh\u00ebm se vet\u00ebm ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e shkruar do t\u00eb mbes\u00eb, b\u00ebri ate q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebh\u00ebt me bindje &nbsp;t\u00eb plot\u00eb, se ate qe mund ta b\u00ebjm\u00eb sot duhet b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb par\u00eb sepse brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb nuk do t\u00eb na falin dot. Sepse sa ngjarje kan\u00eb ndodhur m\u00eb par\u00eb, por nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar, \u00e7ka paraqet nj\u00eb humbje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, sepse&nbsp; <em>ka ndodhur vet\u00ebm ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfundimisht, autori i librit ka kryer nj\u00eb mision t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa personal poaq edhe moral, duke i dhuruar vendlindjes dhe bash\u00ebvandasve t\u00eb tij nj\u00eb botim i cili pasqyron t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb tashm\u00ebn, por do t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn si referenc\u00eb e domosdoshme p\u00ebr An\u00ebn e Malit e Ulqinin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>In memoriam<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shaqir Ismajli (1937-2021)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me 13 prill n\u00eb Sarajev\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 84 vje\u00e7are&nbsp; vdiq Shaqir Ismajli, klerik islam dhe autor i disa artikujve, p\u00ebrkthimeve dhe&nbsp; botimeve t\u00eb ve\u00e7anta. Ka lindur n\u00eb Bojk t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit(Ulqin) m\u00eb 27 prill 1937. Shkoll\u00ebn fillore tet\u00ebvje\u00e7are e ka kryer n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, medres\u00ebn e ul\u00ebt <em>\u201cAlaudin<\/em>\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1959.N\u00eb munges\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, si imam filloi t\u00eb punoj n\u00eb Bukovic\u00eb, komuna e Plevl\u00ebs(1960-67). Duke ushtruar profesionin e imamit u regjistrua n\u00eb medres\u00ebn \u201cGazi Husrevbeg\u201d n\u00eb Sarajev\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kreu n\u00eb vitin 1968. Nga viti 1967-1980, punoj si referent fetar n\u00eb Bijello Pole. Nga ai qytet u regjistrua me korrespondenc\u00eb n\u00eb SHLP\u201d<em>Bajram Curri\u201d<\/em> n\u00eb Gjakov\u00eb, dega Histori-Gjeografi, ku diplomoj n\u00eb vitin 1978. Prej vitit 1980-2004, ka ushtru detyr\u00ebn e kryeimamit n\u00eb Podgoric\u00eb, nd\u00ebrsa nga viti 2006, \u00ebsht\u00eb vendosur me banim n\u00eb Sarajev\u00eb, ku edhe ka vdekur me 13 prill 2021.<\/p>\n\n\n\n<p>Shaqir Ismajli, p\u00ebrve\u00e7 angazhimit profesional si klerik islam,&nbsp; n\u00eb gazeta e revista t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb paraqitur me shkrime, artikuj, p\u00ebrkthime e botime, duke d\u00ebshmuar pasionin p\u00ebr librin dhe trash\u00ebgimin kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke jetuar e punuar jasht\u00eb vendlindj\u00ebs ai nuk ka qen\u00eb statik por ka mbledhur material m\u00eb vler\u00eb&nbsp; p\u00ebr vendlindjen e tij Bojkun dhe An\u00ebn e Malit&nbsp; duke qen\u00eb model p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Kam qen\u00eb i nderuar&nbsp;&nbsp; n\u00eb redaktimin, botimin dhe organizimin e&nbsp; p\u00ebrurimit t\u00eb&nbsp;&nbsp; librit <em>\u201cBojku n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit\u201d, <\/em>Art Club, Ulqin, 2011, n\u00eb <em>\u201cLamiga\u201d<\/em> me 17 mars 2012. Ishte ky nj\u00eb p\u00ebrurim i ve\u00e7ant\u00eb emocional p\u00ebr autorin e librit dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit. Me rastin e vdekj\u00ebs s\u00eb autorit, n\u00eb nderim t\u00eb tij, po botoj recensionin e lexuar me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb librit(17.3.2012).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MONOGRAFI M\u00cb PASION P\u00cbR VENDLINDJEN Shaqir Ismaili, BOJKU N\u00cb AN\u00cb T\u00cb MALIT, Botoi: ART CLUB, Ulqin, 2011 N\u00eb saj\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore n\u00eb k\u00ebto dy dekadat e fundit jan\u00eb botuar libra m\u00eb vler\u00eb nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb trajtuar tema nga fahu i tyre profesional. Botimet e tilla nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28931,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2850],"class_list":["post-28930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-bojku-ne-ane-te-malit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28930"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28933,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28930\/revisions\/28933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}