{"id":28836,"date":"2021-04-20T09:57:12","date_gmt":"2021-04-20T07:57:12","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28836"},"modified":"2021-04-20T09:57:12","modified_gmt":"2021-04-20T07:57:12","slug":"mali-i-zi-i-ngufatur-ne-borxhe-asnje-opsion-i-qarte-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28836","title":{"rendered":"Mali i Zi i ngufatur n\u00eb borxhe &#8211; asnj\u00eb opsion i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gdb.rferl.org\/0a1d0aed-5e20-4856-b3d9-4123247efe77_w1023_r1_s.jpg\" alt=\"Nj\u00eb automjet duke kaluar n\u00ebp\u00ebr seksionin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb autostrade q\u00eb lidh qytetin e Tivarit n\u00eb Mal t\u00eb Zi me Serbin\u00eb.\"\/><figcaption>Nj\u00eb automjet duke kaluar n\u00ebp\u00ebr seksionin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb autostrade q\u00eb lidh qytetin e Tivarit n\u00eb Mal t\u00eb Zi me Serbin\u00eb.<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Mali i Zi thot\u00eb se i duhet ndihm\u00eb nga Bashkimi Evropian p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb hua t\u00eb madhe nga Kina, n\u00eb vler\u00eb prej 1 miliard dollar\u00ebsh, p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb diskutuesh\u00ebm rrugor.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se blloku \u201cnuk shlyen hua nga pal\u00ebt e treta\u201d, ndon\u00ebse shton se Brukseli ka shqet\u00ebsime p\u00ebr \u201cefektet socio-ekonomike dhe financiare, q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb disa nga investimet e Kin\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pisonero, megjithat\u00eb, thot\u00eb se BE-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ofroj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebrmes Planit t\u00eb saj Ekonomik dhe t\u00eb Investimeve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb kap vler\u00ebn prej 10 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n\n\n\n<p>Autostrada n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e vonuar dhe ende e paplot\u00eb, e gjen veten n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gare m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjeopolitike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndikimi i Kin\u00ebs n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb zgjeruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Thirrja p\u00ebr ndihm\u00eb nga Brukseli vjen n\u00eb koh\u00ebn kur Mali i Zi p\u00ebrballet me nj\u00eb afat t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebr ripagimin e autostrad\u00ebs, e cila po nd\u00ebrtohet nga Korporata e Rrug\u00ebve dhe Urave t\u00eb Kin\u00ebs (CRBC).<\/p>\n\n\n\n<p>Mali i Zi po ashtu p\u00ebrballet me nj\u00eb mori sfidash politike dhe financiare. Ekonomia e k\u00ebtij vendi varet nga turizmi dhe ky i fundit \u00ebsht\u00eb tkurrur ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kina mban af\u00ebrsisht nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e borxhit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Malit t\u00eb Zi, i cili, vitin e kaluar, ka arritur n\u00eb 103 p\u00ebr qind t\u00eb bruto prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Podgorica nuk arrin t\u00eb paguaj\u00eb huan\u00eb, kontrata p\u00ebr projektin e rrug\u00ebs i jep Kin\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur hise n\u00eb tok\u00eb dhe n\u00eb asete n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas kontrat\u00ebs aktuale me Bank\u00ebn Eksport-Import t\u00eb Kin\u00ebs, pagesat e para t\u00eb kredis\u00eb priten n\u00eb korrik.<\/p>\n\n\n\n<p>Rreziqet tani jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha si p\u00ebr Brukselin, ashtu edhe p\u00ebr Podgoric\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Mali i Zi duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij financiare, nd\u00ebrsa BE-ja duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar pozicionin e saj n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor &#8211; nj\u00eb rajon ku Kina vazhdon t\u00eb forcoj\u00eb lidhjet e saj, duke dhuruar vaksina kund\u00ebr koronavirusit dhe duke ofruar ndihma n\u00eb koh\u00eb krize.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb befasi q\u00eb projekti ka p\u00ebrfunduar k\u00ebshtu, ishte problem n\u00eb b\u00ebrje q\u00eb nga fillimi\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Vuk Vuksanoviq, studiues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Politika e borxhit<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>Duke mos pasur ndihm\u00ebn e BE-s\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, Qeveria e re e Malit t\u00eb Zi, e cila mezi \u00ebsht\u00eb votuar n\u00eb dhjetor, duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb qeveri e m\u00ebparshme, e udh\u00ebhequr nga presidenti aktual, Millo Gjukanoviq.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gdb.rferl.org\/738173b7-667b-4ba8-b82a-2ee2aaddc15a_w650_r1_s.jpg\" alt=\"Kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Malit t\u00eb Zi, Millo Gjukanoviq, dhe kryeministri i Kin\u00ebs, Li Keqiang. N\u00ebntor, 2015.\"\/><figcaption>Kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Malit t\u00eb Zi, Millo Gjukanoviq, dhe kryeministri i Kin\u00ebs, Li Keqiang. N\u00ebntor, 2015.<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Mali i Zi, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet i pavarur kur \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga Serbia n\u00eb vitin 2006, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb NATO m\u00eb 2017 dhe po punon p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si shum\u00eb vende n\u00eb Ballkan, Mali i Zi po ashtu ka lidhje t\u00eb forta me Rusin\u00eb, nd\u00ebrsa Kin\u00ebs i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00eb dhe investime.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria aktuale e kryeministrit Zdravko Krivokapiq ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb distancohet nga projekti i autostrad\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Dritan Abazoviq i ka ngritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shqet\u00ebsimet n\u00eb muajin mars, kur, para Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ka deklaruar se BE-ja duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb shlyerjen e huas\u00eb, p\u00ebr ta mbrojtur vendin nga var\u00ebsia prej Kin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministri i Financave i Malit t\u00eb Zi, Millojko Spajiq, u \u00ebsht\u00eb bashkuar p\u00ebrpjekjeve publike, duke deklaruar p\u00ebr gazet\u00ebn Financial Times m\u00eb 11 prill se ndihma e BE-s\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb nga Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cfitore e leht\u00eb\u201d p\u00ebr bllokun.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Nj\u00eb rrug\u00eb e gjarp\u00ebruar<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>Pranimi i huas\u00eb nga Banka Eksport-Import e Kin\u00ebs dhe nd\u00ebrtimi i autostrad\u00ebs ishin gj\u00ebra t\u00eb diskutueshme q\u00eb nga fillimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb hartuar p\u00ebr t\u00eb lidhur portin e Tivarit n\u00eb Mal t\u00eb Zi me Serbin\u00eb, e cila nuk ka dalje n\u00eb det.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gdb.rferl.org\/b8a7390b-ad93-404f-947d-ec8e33c4cfa9_w650_r1_s.jpg\" alt=\"Autostrada n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr.\"\/><figcaption>Autostrada n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr.<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb autostrada \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb tri pjes\u00eb dhe huaja kineze mbulon vet\u00ebm 41 kilometrat e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr malet n\u00eb veri t\u00eb Podgoric\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb e shtrenjta, pasi 60 p\u00ebr qind e saj p\u00ebrb\u00ebhet nga ura dhe tunele.<\/p>\n\n\n\n<p>Seksioni i par\u00eb i autostrad\u00ebs nuk ka p\u00ebrfunduar ende, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me probleme planifikimi dhe vonesa, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria, s\u00eb voni, ka th\u00ebn\u00eb se synon q\u00eb seksioni i par\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur qeveria aktuale ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, ajo e ka kritikuar qeverin\u00eb e at\u00ebhershme p\u00ebr shkak t\u00eb kredis\u00eb nga Kina. Opozita, at\u00ebbot\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr koston, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb procesin e tenderit, korrupsion t\u00eb mundsh\u00ebm dhe rrezik afatgjat\u00eb ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p>Dyshimet p\u00ebr autostrad\u00ebn jan\u00eb shfaqur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas dy studimeve t\u00eb fizibilitetit, t\u00eb kryera m\u00eb 2006 dhe 2012, t\u00eb cilat kan\u00eb treguar se ajo nuk ishte e dobishme ekonomikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Mali i Zi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje, por ka d\u00ebshtuar t\u00eb siguroj\u00eb fonde nga burimet evropiane dhe m\u00eb pas i \u00ebsht\u00eb drejtuar Kin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDisa projekte nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr nj\u00eb arsye\u201d, thot\u00eb Jonathan Hillman, drejtor i Projektit Rilidhja e Azis\u00eb, pran\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime Strategjike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVet\u00ebm se financimi b\u00ebhet i disponuesh\u00ebm, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ai duhet t\u00eb pranohet\u201d, thot\u00eb Hillman p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>MANS, nj\u00eb v\u00ebzhgues anti-korrupsion, i financuar nga BE-ja, po ashtu i ka k\u00ebrkuar Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb t\u2019iu ofroj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsve t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mb\u00ebshtesin iden\u00eb e saj dhe d\u00ebshmojn\u00eb se projekti do t\u00eb gjeneroj\u00eb t\u00eb ardhura.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, qeveria ka refuzuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe shum\u00eb detaje rreth kontrat\u00ebs p\u00ebr kredin\u00eb mbeten t\u00eb fshehura.<\/p>\n\n\n\n<p>Kredia kineze i ka shkaktuar dhimbje ekonomike Malit t\u00eb Zi edhe para problemeve aktuale me afatin e ripagimit. Ajo e ka detyruar qeverin\u00eb t\u2019i rris\u00eb taksat dhe t\u2019i ngrij\u00eb pjes\u00ebrisht pagat e sektorit publik, p\u00ebr t\u2019i rregulluar financat e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2018, Qendra p\u00ebr Zhvillim Global, nj\u00eb institut me seli n\u00eb Uashington, e ka listuar Malin e Zi n\u00eb mesin e tet\u00eb vendeve n\u00eb rrezik nga kriza e borxheve, p\u00ebr shkak t\u00eb kredive kineze.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRreziqet rreth k\u00ebsaj autostrade ishin t\u00eb qarta qysh n\u00eb fillim. Kjo tregon se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb kur nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb duhur dhe mbik\u00ebqyrje efektive p\u00ebr k\u00ebto projekte t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb infrastruktur\u00ebs\u201d, thot\u00eb Hillman.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\"><strong>Kina n\u00eb Ballkan<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve ekonomike q\u00eb i paraqet Malit t\u00eb Zi, saga aktuale po ashtu e v\u00eb BE-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sa i p\u00ebrket Kin\u00ebs n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Kina vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb Ballkan p\u00ebrmes projekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe energjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky vend ka filluar gjithashtu t\u00eb krijoj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb forta politike n\u00eb rajon, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb partneritet gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs me Serbin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb potencialisht t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr Kin\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr arsyesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai i jep Pekinit nj\u00eb prani evropiane n\u00eb bregdetin e Adriatikut. Ndikimi i shtuar mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm n\u00ebse Podgorica i bashkohet BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Brukselin, m\u00ebnyra se si vendos ta drejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb Ballkan, e cila \u00ebsht\u00eb ndikuar negativisht gjat\u00eb pandemis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb furnizimin me pajisje mjek\u00ebsore dhe vaksina.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb investitori dhe tregu kryesor i rajonit dhe po eksploron rrug\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr ta ndihmuar Podgoric\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 12 prill, ministri francez i \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane, Clement Beaune, shkroi n\u00eb Twitter se Parisi po punon me Komisionin Evropian p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemin e borxhit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe \u201cp\u00ebr ta zvog\u00ebluar var\u00ebsin\u00eb nga Kina n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n\n\n\n<h5 class=\"wp-block-heading\">P\u00ebrgatiti: Valona Tela<\/h5>\n\n\n\n<p>\/Marr\u00eb nga Radio Evropa e Lir\u00eb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi thot\u00eb se i duhet ndihm\u00eb nga Bashkimi Evropian p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb hua t\u00eb madhe nga Kina, n\u00eb vler\u00eb prej 1 miliard dollar\u00ebsh, p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb diskutuesh\u00ebm rrugor. Por, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se blloku \u201cnuk shlyen hua nga pal\u00ebt e treta\u201d, ndon\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-28836","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28836"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28836\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28837,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28836\/revisions\/28837"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}