{"id":28751,"date":"2021-04-08T13:42:07","date_gmt":"2021-04-08T11:42:07","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28751"},"modified":"2021-04-08T13:42:07","modified_gmt":"2021-04-08T11:42:07","slug":"aty-ku-edhe-vdekja-ishte-enderr-e-parealizueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28751","title":{"rendered":"Aty ku edhe vdekja ishte \u00ebnd\u00ebrr e parealizueshme"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image alignwide size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/burgu-goli-otok.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"654\" height=\"402\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/burgu-goli-otok.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28752\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/burgu-goli-otok.jpg 654w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/burgu-goli-otok-300x184.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 654px) 100vw, 654px\" \/><\/a><figcaption><em>Pjesa qendrore e burgut Goli Otok<\/em><\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Periudha komuniste n\u00eb ish- Jugosllavi \u00ebsht\u00eb e dhimbshme\u00a0 p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb u d\u00ebnuan dhe u persekutuan prej saj. Mundimet e tmerrshme t\u00eb k\u00ebtij burgu fam\u00ebkeq\u00a0 n\u00eb Kroaci i kan\u00eb p\u00ebrjetuar edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe dhjet\u00ebra qytetar\u00eb nga Hoti, Gruda, Trieshi , \u00a0Koja, e treva tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. \u00a0Disa nga ata mbijetuan vuajtjet dhe torturat\u00a0 m\u00eb brutale t\u00eb k\u00ebtij ferri komunist, t\u00eb cilat nuk i kishin n\u00eb praktik\u00ebn e vet\u00a0 as nazist\u00ebt e as sovjetik\u00ebt. Por jo t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl i tyre vdiq nga torturat, apo u vran\u00eb , \u00a0duke i l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb eshtrat e veta atje, t\u00eb cil\u00ebve as sot nuk u dihet vendvarrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam n\u00eb dijeni se&nbsp; a \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb sot ndokush&nbsp; prej mal\u00ebsor\u00ebve q\u00eb &nbsp;e kan\u00eb vuajtur hijen&nbsp; e err\u00ebt t\u00eb atij sistemi. Por, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ka mbetur nj\u00eb pjes\u00eb e kujtes\u00ebs s\u00eb tyre, e cila mendoj se &nbsp;do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb&nbsp; p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne,&nbsp; nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb nuk duhet hedhur n\u00eb koshin e harres\u00ebs. Pa kujtes\u00eb, shum\u00eb\u00e7ka harrohet&nbsp; dhe s\u00eb fundmi humbet. K\u00ebshtu do t\u00eb ndodhte edhe me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dhimbshme&nbsp; t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb mundimshme t\u00eb dhjet\u00ebra t\u00eb d\u00ebnuarve&nbsp; politik\u00eb&nbsp; nga Mal\u00ebsia, q\u00eb &nbsp;p\u00ebrjetuan tortura, dhimbje, vuajtje e trishtim&nbsp; gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb burgun fam\u00ebkeq n\u00eb Goli Otok (&nbsp; Ishulli i Zhveshur) ku , si\u00e7 shprehen ata, edhe vdekja ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e parealizueshme, pasi mbik\u00ebqyrja ishte e rrept\u00eb.&nbsp; Rr\u00ebfimet e shum\u00eb t\u00eb burgosurve mal\u00ebsor\u00eb , q\u00eb kaluan n\u00ebp\u00ebr ferrin e Goli Otokut, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajtim t\u00eb eg\u00ebr e mizor, t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. T\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb , sipas d\u00ebshmive t\u00eb t\u00eb burgosurve dhe dokumenteve t\u00eb shkruara, i mbanin gjall\u00eb aq sa p\u00ebr t\u2019i detyruar t\u00eb vuanim at\u00eb makth, vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i torturuar deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb saq\u00eb njer\u00ebzit humbitnin vet\u00ebdijen dhe q\u00ebndronin t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, sikur t\u00eb vrar\u00ebt n\u00eb&nbsp; betej\u00ebn e luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Rr\u00ebfimet e shum\u00eb t\u00eb burgosurve mal\u00ebsor\u00eb , q\u00eb kaluan n\u00ebp\u00ebr ferrin e Goli Otokut, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajtim t\u00eb eg\u00ebr e mizor, t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Q\u00ebllimi ka qen\u00eb i qart\u00eb: jo vet\u00ebm d\u00ebmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkat\u00ebrrimi i plot\u00eb shpirt\u00ebror i \u00e7do t\u00eb burgosuri. Aty \u00ebsht\u00eb praktikuar rrahja e t\u00eb burgosurve n\u00eb mes vete (t\u00eb burgosurit e vjet\u00ebr rrihnin deri alivanosje dhe vdekje t\u00eb burgosurit e rinj q\u00eb vinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp fam\u00ebkeq). Pas pun\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb mundimshme q\u00eb b\u00ebnin gjat\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb burgosurit p\u00ebr \u00e7do mbr\u00ebmje ishin t\u00eb detyruar t\u00eb kalonin n\u00ebp\u00ebr kordonin e gjall\u00eb t\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb penduar dhe t\u00eb udbash\u00ebve t\u00eb \u00e7ak\u00ebrdisur&#8230; N\u00eb Goli Otok, pra t\u00eb burgosurit me karakter t\u00eb thyer e t\u00eb p\u00ebrbaltur (tipat m\u00eb imoral) jo vet\u00ebm q\u00eb \u201cvet\u00ebqeverisnin\u201d me krejt kampin, por b\u00ebheshin edhe xhelat\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kishin karakter njer\u00ebzor\u00eb e t\u00eb pathyesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>I d\u00ebnuari politik\u00eb nga Trieshi Nik\u00eb Gjeti Arapaj n\u00eb librin e tij \u201cN\u00eb hijen e heshtjes\u201d deri n\u00eb detaje ka p\u00ebrshkruar shum\u00eb&nbsp; vuajtje q\u00eb i ka p\u00ebrjetuar ai dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb -mal\u00ebsor\u00eb e&nbsp; t\u00eb d\u00ebnuar &nbsp;t\u00eb tjer\u00eb. Ai , nd\u00ebr t\u00eb tjera,&nbsp; shkruan se oficer\u00ebt e UDBA-s\u00eb i torturonin&nbsp; n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore.&nbsp; \u201c Po u kall\u00ebzoj&nbsp; \u00e7udin\u00eb q\u00eb e pash\u00eb me sy kur na zhvesh\u00ebn lakuriq e na ul\u00ebn n\u00eb det me u la.&nbsp; Si ishin njer\u00ebzit e gjall\u00eb n\u00eb Goli Otok. Ve\u00e7 ata esht\u00ebn t\u00eb mb\u00ebrthyem. Ishte e \u00e7uditshme se ku u mbahej shpirti njer\u00ebzve. T\u00eb betohem se 50 njer\u00ebz me i pas\u00eb &nbsp;rjep\u00eb, nuk i kishin 60 kile&nbsp; mish e l\u00ebkur\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, ashtu ishin ata njer\u00ebz. Ishte \u00e7udi si mund t\u00eb q\u00ebndronin ata esht\u00ebn t\u00eb kapun. Si mundeshin ata njer\u00ebz me ec\u00eb ose me fol\u00eb? , pohon Arapaj.&nbsp; Ai tregon se nj\u00eb metod\u00eb tjet\u00ebr ishte me nd\u00ebrrua q\u00ebndrimin , mendimin ( redivirati stav), q\u00eb n\u00ebnkupton&nbsp; rrahjen me grushte e shqelma, t\u00eb fusnin n\u00eb ndonj\u00eb zyr\u00eb&nbsp; ku nuk shihje ask\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 disa milic\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar t\u00eb cil\u00ebt&nbsp; fusnin \u00e7arap\u00ebt n\u00eb goj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos mundur me marr\u00eb frym\u00eb p\u00ebr goje,&nbsp;&nbsp; t\u00eb shtinin&nbsp; lakomic\u00ebn&nbsp; n\u00eb bira t\u00eb hund\u00ebs dhe&nbsp;&nbsp; me bokall\u00eb t\u00eb qitnin uj\u00eb nga i cili t\u00eb vinte koha t\u00eb p\u00eblcas\u00ebsh. T\u00eb burgosurit i &nbsp;detyronin t\u00eb pijn\u00eb uj\u00eb t\u00eb val\u00eb. Atyre u duhej t\u00eb kalonin dy rreshta ku ishin s\u00eb paku 200 vet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb rrihnin pa m\u00ebshir\u00eb. Ndokujt edhe ia kan\u00eb nxjerr\u00eb syrin. Sipas fjal\u00ebve t\u00eb&nbsp; Ded\u00eb Malit Gjurashaj, tashm\u00eb i ndjer\u00eb, i cili mbijetoi vajtjet e burgut n\u00eb Goli Otok puna e par\u00eb dhe kryesore, q\u00eb sh\u00ebrbeu edhe si tortur\u00eb, ishte thyerja dhe bartja e gur\u00ebve, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb diellit.. Gur\u00ebt jan\u00eb bartur n\u00eb dy m\u00ebnyra: n\u00eb krah\u00eb dhe n\u00eb lese prej d\u00ebrrase. Lesat mbusheshin me gur\u00eb prej rreth 100 kilogram\u00ebsh dhe i bartnin dy t\u00eb burgosur, nd\u00ebrsa kujdestari i shtynte t\u00eb shpejtonin, thuaja n\u00eb vrap. Nga puna e till\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e ter\u00eb ditshme, t\u00eb burgosurit rraskapiteshin, sa shpesh binin e plandoseshin p\u00ebr tok\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nd\u00ebshkimet e r\u00ebnda&nbsp; n\u00eb Goli Otok m\u00eb ka treguar edhe nj\u00eb tjet\u00ebr&nbsp; trieshjan\u00eb i d\u00ebnuar politik, Nikoll\u00eb Baci Arapaj. Ai m\u00eb ka folur se t\u00eb burgosurit shpesh nd\u00ebshkoheshin edhe me nd\u00ebshkime t\u00eb tjera, me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shtes\u00eb, me shkurtim t\u00eb gjumit, me shkurtim t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb buk\u00ebs, q\u00eb edhe ashtu ishte vet\u00ebm 150-200 gram\u00eb n\u00eb dit\u00eb, me d\u00ebnim me q\u00ebndrim mbi kib\u00ebll, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevojtore portative n\u00eb barak\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim nat\u00ebn nga t\u00eb burgosurit, me q\u00ebndrim n\u00eb diell t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Grui\u00e7iq Vladimir n\u00eb librin e tij\u201d Nga d\u00ebshmia gojore n\u00eb nj\u00eb parandigm\u00eb biopolitike\u201d&nbsp; shkruan: &#8211; N\u00ebn batanije n\u00ebnkupton torturimin e izolimit nga t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb duke l\u00ebvizur n\u00eb nj\u00eb kazerm\u00eb tjet\u00ebr ku ai u abuzua fizikisht dhe u mor n\u00eb pyetje. N\u00eb pantallona u krye nj\u00eb l\u00ebvizje e zorr\u00ebve t\u00eb vogla e cila krijon nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsimit, turpit dhe ekspozimit ndaj infeksionit. Noti spanjoll ishte procesi i lidhjes s\u00eb t\u00eb burgosurve me nj\u00eb litar dhe v\u00ebnies s\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb.&nbsp; Nxjerrja e r\u00ebr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Korda \u00ebsht\u00eb emri i tortur\u00ebs, i cili u em\u00ebrua pas nj\u00eb t\u00eb burgosuri me pseudonimin &#8220;Korda&#8221; dhe konsistonte n\u00eb nxjerrjen e r\u00ebr\u00ebs nga cek\u00ebtit me nj\u00eb lopat\u00eb.&nbsp; Nj\u00eb tortur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ishte nxjerrja e r\u00ebr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c&nbsp; Kodra\u201d&nbsp; e cila&nbsp; b\u00ebhej n\u00eb dim\u00ebr kur temperatura e ujit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt dhe mund t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr jet\u00ebn.&nbsp; Nga ana tjet\u00ebr, izolimi&nbsp; n\u00eb korridoret e err\u00ebta , t\u00eb lagura e t\u00eb ftohta&nbsp; n\u00ebntok\u00ebsore, t\u00eb&nbsp; mbushura me minj. Grupi 101 ose Petrova rupa ( gropa e Pjetrit)&nbsp; ishte emri p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb kampit ku praktikant\u00ebt e sjell\u00eb ishin an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Partis\u00eb Komuniste. Veprimet e saj jan\u00eb t\u00eb fshehura n\u00eb fsheht\u00ebsi, megjith\u00ebse d\u00ebshmit\u00eb flasin p\u00ebr tortura t\u00eb tmerrshme, kur t\u00eb burgosurit rriheshin p\u00ebr vdekje me shkopinj. T\u00eb burgosurit vdisnin nga uria dhe liheshin t\u00eb uritur ose rrahur, gj\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb vdekje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebnimeve t\u00eb gjata kohore, atyre gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit u mohohej \u00e7do lloj e drejte. S\u2019kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankoheshin p\u00ebr burgosjen pa gjyq e pa gjykim, as p\u00ebr pun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, as p\u00ebr torturat q\u00eb ushtroheshin \u00e7do dit\u00eb, as p\u00ebr mang\u00ebsi ushqimi, as p\u00ebr etjen e vazhdueshme, kur uji kufizohej me me dy-tri gota n\u00eb dit\u00eb. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera, si\u00e7&nbsp; na treguan t\u00eb d\u00ebnuarit&nbsp; politik\u00eb,&nbsp;&nbsp;&nbsp; nuk ishin p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, por ishin t\u00eb p\u00ebrditshme, aq sa edhe ushqimin detyroheshin ta hanin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe dy-tre veta me nj\u00eb lug\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonaj \u00a0Periudha komuniste n\u00eb ish- Jugosllavi \u00ebsht\u00eb e dhimbshme\u00a0 p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb u d\u00ebnuan dhe u persekutuan prej saj. Mundimet e tmerrshme t\u00eb k\u00ebtij burgu fam\u00ebkeq\u00a0 n\u00eb Kroaci i kan\u00eb p\u00ebrjetuar edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe dhjet\u00ebra qytetar\u00eb nga Hoti, Gruda, Trieshi , \u00a0Koja, e treva tjera shqiptare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28752,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2592,2826,2827],"class_list":["post-28751","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-gjeke-gj","tag-goli-otok","tag-nike-gjeti-arapaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28751"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28751\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28753,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28751\/revisions\/28753"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28752"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}