{"id":28692,"date":"2021-04-01T16:18:58","date_gmt":"2021-04-01T14:18:58","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28692"},"modified":"2021-04-01T16:18:58","modified_gmt":"2021-04-01T14:18:58","slug":"ne-vend-te-homazheve-per-autorin-e-librit-cafo-beg-ulqini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28692","title":{"rendered":"N\u00eb vend t\u00eb homazheve p\u00ebr autorin e librit \u201cCafo Beg Ulqini&#8230;\u201d"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/cafo_beg_ulqini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"393\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/cafo_beg_ulqini.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9045\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/cafo_beg_ulqini.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/cafo_beg_ulqini-267x300.jpg 267w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/a><figcaption>AppleMark<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Dr. Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>(N\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 18 mars 2021, n\u00eb mosh\u00ebn 86 vje\u00e7are vdiq Fahri Bu\u00e7inca, veteran i arsimit dhe autor i disa botimeve m\u00eb vlera shkencore e kulturore. Duke qen\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr i Ulqinit, ka treguar nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn e Cafo Alibegut, i cili ka qen\u00eb personaliteti m\u00eb i njohur i Ulqinit n\u00eb shek.XX. Esht\u00eb merit\u00eb e tij &nbsp;dhe bashk\u00ebshort\u00ebs s\u00eb tij Naxhije Alibegaj, m\u00ebsuese e nderuar, q\u00eb p\u00ebr 40 vite kan\u00eb mbledhur l\u00ebnd\u00eb me interes p\u00ebr&nbsp; k\u00ebt\u00eb personalitet emblematik, q\u00eb u kuror\u00ebzua me botimin e librit <strong>\u201cCafo Beg Ulqini-jeta dhe veprimtaria politike\u201d<\/strong>,Art Club, Ulqin, 2009. Ishte ky botimi i par\u00eb kushtuar k\u00ebtij personaliteti t\u00eb anatemuar nga pushteti monist&nbsp; i koh\u00ebs, duke qen\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Ulqinit dhe m\u00eb gjer\u00eb, me qasje shum\u00ebdimensionale p\u00ebr koh\u00ebn kur ka jetuar e vepruar Cafo Begu.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb nderim t\u00eb autorit. m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast po ribotoj recensionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, me rastin e p\u00ebrurimit t\u00eb mbajtur n\u00eb Ulqin, m\u00eb 5.7.2009).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>MONOGRAFI Q\u00cb I KA MUNGUAR LITERATUR\u00cbS SHQIPE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fahri Bu\u00e7inca, CAFO BEG ULQINI-jeta dhe veprimtaria politike, Botoi: Art Club, Ulqin 2009<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gam\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb botimeve q\u00eb trajtojn\u00eb tema n\u00eb lidhje me shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi iu shtohet edhe&nbsp; nj\u00eb botim m\u00eb vlera t\u00eb ve\u00e7anta. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr monografin\u00eb me titull&nbsp; <strong>CAFO BEG ULQINI-jeta dhe veprimtaria politike, <\/strong>t\u00eb autorit Fahri Bu\u00e7inca.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb botim i ve\u00e7ant\u00eb i cili i ka munguar literatur\u00ebs son\u00eb n\u00eb shqip, sepse personaliteti i Cafo Begut ka qen\u00eb i anatemuar nga pushteti i koh\u00ebs sikurse disa&nbsp; figura t\u00eb tjera madhore komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb s\u00eb nj\u00eb veprim i till\u00eb nga pushteti komunist b\u00ebh\u00ebj me qellim, sepse figurat madhore ishin vazhdimisht penges\u00eb p\u00ebr realizimin e planeve t\u00eb tyre djall\u00ebzore. Duke i&nbsp; sulmuar dhe dh\u00ebn\u00eb epitete t\u00eb ndryshme negative k\u00ebtyre figurave tentohej q\u00eb ata t\u00eb largoheshin nga kujtesa e popullit. Por edhe pse di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb perjetoj edhe vet Cafo Begu ai mbeti i pamposhtur sepse &nbsp;<em>&nbsp;<\/em>\u00ebsht\u00eb personaliteti m\u00eb i madh politik q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Ulqini deri m\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb atmosfere dhe absurditeti t\u00eb till\u00eb p\u00ebr Cafo Begun ka qen\u00eb e ndaluar t\u00eb flitej sepse pasonin masat nd\u00ebshkuese, nd\u00ebrsa t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb pasur mund\u00ebsi vet\u00ebm t\u00eb ken\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr emrin e tij, e asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Por,&nbsp; duhej t\u00eb ndodhnin ndryshime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb folur dhe shkruar p\u00ebr figura t\u00eb tilla komb\u00ebtare si\u00e7 ishte Cafo Begu.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht r\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb n\u00ebntor 1989, ishte fillimi i fundit t\u00eb sistemit komunist q\u00eb p\u00ebsoi disfat\u00eb&nbsp; n\u00eb vitin 1990, me aplikimin e pluralizmit politik. Pik\u00ebrisht nga ajo koh\u00eb ngjarjet dhe figurat e anatemuara filluan t\u00eb ringjall\u00ebn me dimensionin e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e jo ashtu si\u00e7 na e kishin imponuar pushtetar\u00ebt dhe kalemxhinjt\u00eb e tyre vite m\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori n\u00eb ket\u00eb botim na ofron t\u00eb dh\u00ebna me interes p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb politike t\u00eb Cafo Beg Ulqinit, nga rinia e tij e deri n\u00eb momentin e vdekjes s\u00eb tij n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 24.12.1977 n\u00eb Shkod\u00ebr. T\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara p\u00ebrfshijn\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb regjion t\u00eb ngusht\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ulqini me rethin\u00ebn e tij, por pothuaj edhe hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e redaktuar ket\u00eb lib\u00ebr &nbsp;kam p\u00ebrjetuar momente t\u00eb ve\u00e7anta emocionale, sepse p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u00eb njihem me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb &nbsp;e Cafo Begut dhe v\u00ebllaut t\u00eb tij Hodo Begut. Veprimtaria dhe jeta e tyre paraqet nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb familjare, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb sinonim i vuajtjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ket\u00eb mjedis. Nuk ka dilem\u00eb se di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb edhe lexuesit e k\u00ebti libri&nbsp; e n\u00eb ve\u00e7anti ata familje&nbsp; apo pasardh\u00ebsit e tyre q\u00eb i&nbsp; kan\u00eb p\u00ebrjetuar maltretimet dhe ndeshkimet e ndryshme nga ana e pushtetit t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb &nbsp;saje t\u00eb k\u00ebti botimi p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb njihemi edhe me emra t\u00eb personave dhe familjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ndihmuar apo kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebmenditar\u00eb t\u00eb Cafo Begut. Po ashtu k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb paraqitet nj\u00eb regjist\u00ebr i indivd\u00ebve t\u00eb pushkatuar, d\u00ebnuar dhe t\u00eb p\u00ebrsekutuar nga ana e pushtetit komunist. Nuk ka dilem\u00eb se s\u00ebcili prej tyre paraqet \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vehte sepse kan\u00eb p\u00ebrjetuar maltretime dhe torturime t\u00eb ndryshme. T\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara k\u00ebtu jan\u00eb vet\u00ebm epizodike, q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar t\u00eb vertet\u00ebn e koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pa dyshim &nbsp;se n\u00eb ket\u00eb aspekt nj\u00eb familje&nbsp; paraqet ekzemplar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb&nbsp; qendrimit. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr familjen e Simon Gjok\u00ebs-Shkrelit nga Sh\u00ebn Gjergji e cila p\u00ebr bes\u00eb, nder e burrni ka vuajtur shum\u00eb. Madje vuajtjet e tyre jan\u00eb biblike q\u00eb pak kush mund ta imagjinoj\u00eb, q\u00eb shkon deri n\u00eb at\u00eb nivel duke shpallur t\u00eb vdekun djalin e gjall\u00eb. Nj\u00eb sakrific\u00eb&nbsp; t\u00eb till\u00eb sublime kan\u00eb mundur ta&nbsp; p\u00ebrjetojn\u00eb vet\u00ebm familjet me dinjitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb karakterit&nbsp; dhe bes\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse Cafo Begu pas arratisj\u00ebs nga &nbsp;janari i vitit 1953 jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb &nbsp;Shkod\u00ebr ku edhe vdiq n\u00eb vitin 1977, n\u00eb mosh\u00ebn 85 vje\u00e7are, ai kishte nostalgji t\u00eb madhe p\u00ebr Ulqinin e tij. Me interes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detal nga nj\u00eb takim q\u00eb ka pasur nj\u00eb ulqinak n\u00eb vitin 1972&nbsp; m\u00eb Cafo Begun n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb dyqanin ku ka punuar t\u00eb Dugajt e Reja, ku n\u00eb mes tjerash ai e ka pyetur s\u00eb \u201c<strong>a ka me e permend kush emnin tem n\u00eb Ulqin<\/strong>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse emri i tij deri me r\u00ebnien e sistemit komunist ka qen\u00eb i anatemuar, m\u00eb vendosjen e pluralizmit ai filloj t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasat reale. Dhe botimi i k\u00ebtij libri, d\u00ebshmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse s\u00eb Cafo Begu, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e Ulqinit dhe si i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lib\u00ebr jep\u00ebn t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb interes m\u00eb rastin e&nbsp; vendosjes s\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin n\u00eb n\u00ebntor&nbsp; 1944 dhe instalimit t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre ku &nbsp;pushtetar\u00ebt e rinj burgosen, p\u00ebrsekutuan dhe pushkatuan nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Ulqinit dhe viseve tjera, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrkrahesit e Cafo Begut. Dhe n\u00eb ket\u00eb situat\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje Cafo Begu m\u00eb disa bashk\u00ebluft\u00ebtar dual n\u00eb ilegalitet(n\u00ebntor 1944-janar 1953). Kjo periudh\u00eb kohore paraqet sakrific\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr jet\u00eb a vdekje sepse ai ndiqej n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt, por ishte populli ai q\u00eb e strehoj dhe e mbajti duke rrezikuar jet\u00ebn e tyre si n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, Kraj\u00eb, Shtoj, Tivari i Nalt\u00eb, Shkod\u00ebr e p\u00ebrfundimisht n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Cafo Begu ishte n\u00eb mes dy zjarr\u00ebve. Ai&nbsp; ndiqej nga t\u00eb dy regjimet si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Jugosllavi. Kjo ishte fatkeqsi e madhe sepse t\u00eb ndiqej individi i cili ka punuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare ishte utopi e koh\u00ebs. Sepse&nbsp; bashkimi i tokave shqiptare m\u00eb shtetin am\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nuk mund ti mveshet Cafo Begut krim, sepse k\u00ebto ishin qasjet e idealist\u00ebve komb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb jan\u00eb prezantuar gjat\u00eb okupimit italian dhe ati gjerman. Madje nj\u00eb ide e till\u00eb fillimisht ka qen\u00eb e p\u00ebrkrahur edhe nga komunist\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por m\u00eb pas ata devijuan platform\u00ebn e tyre, ku si d\u00ebshmi transparente na sh\u00ebrben&nbsp;&nbsp; mbledhja historike e Mukjes. Nga nj\u00eb devijim i till\u00eb del se atyre nuk iu ka interesuar \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por marrja e pushtetit dhe instalimi i sistemit komunist i cili pati pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr popullin shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori i k\u00ebtij&nbsp; libri meriton fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse ai ka treguar &nbsp;angazhim serioz disavje\u00e7ar duke mbledhur e p\u00ebrpunuar nj\u00eb material t\u00eb gjer\u00eb dhe shum\u00ebdimensional p\u00ebr figur\u00ebn e Cafo Begut. Autori me nj\u00eb durim i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebr admirim nuk \u00ebsht\u00eb zhgenjyer as at\u00ebher\u00eb kur i kan\u00eb munguar t\u00eb&nbsp; dh\u00ebnat e nevojshme p\u00ebr ca periudha p\u00ebrkat\u00ebse, apo kur individ t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb refuzuar e ngurruar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacionet e duhura.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky botim&nbsp; n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre paraqet nj\u00eb dosje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve deri m\u00eb tash pak apo aspak t\u00eb njohura p\u00ebr mjedisin ton\u00eb. Andaj kur t\u00eb lexohet ky lib\u00ebr do t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb gjykojm\u00eb p\u00ebr individet dhe rrethanat e koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se ky lib\u00ebr do t\u00eb hap debate t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme. Por, jemi t\u00eb mendimit se vet\u00ebm nj\u00eb debat i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij botimi, sepse t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja do t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb figur\u00ebn komplekse t\u00eb Cafo Begut. Ky botim avancon njohurit\u00eb p\u00ebr ket\u00eb personalitet dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb t\u00eb tij, nd\u00ebrsa&nbsp; edhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se historia e jon\u00eb meriton t\u00eb rishkruhet, me dokumenta dhe fakte konkrete pa paragjykime dhe qasje ideologjike. Pik\u00ebrisht nga ky konstatim, nuk dyshojm\u00eb se n\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb ofrohen, jan\u00eb t\u00eb gjitha gjasat q\u00eb&nbsp; botimi i dyt\u00eb&nbsp; t\u00eb jet\u00eb i plot\u00ebsuar dhe i zgj\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e k\u00ebtij botimi \u00ebsht\u00eb s\u00eb ai \u00ebsht\u00eb &nbsp;paisur me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruar t\u00eb fotografive t\u00eb cilat p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb i prezatohen opinionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke e lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr &nbsp;del qart\u00eb s\u00eb ka ardhur koha q\u00eb p\u00ebr ngjarjet apo figurat e ndryshme komb\u00ebtare t\u00eb shkruhet e v\u00ebrteta sepse gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit na \u00ebsht\u00eb imponuar nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi sepse historin\u00eb e kan\u00eb shkruar fitimtar\u00ebt duke ia p\u00ebrshtatur interesave t\u00eb tyre me ngjyrim ideologjik. Nd\u00ebrsa sot n\u00eb rrethana t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb obligim moral dhe profesional q\u00eb t\u00eb shkruhet e v\u00ebrteta ashtu si ka qen\u00eb duke u bazuar n\u00eb fakte dhe argumente t\u00eb koh\u00ebs. Ngjarj\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb Cafo Begut q\u00eb na d\u00ebshmohet madje edhe p\u00ebrmes individeve pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr i cili duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb merren me shkrime t\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore. Vet\u00ebm me nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb&nbsp; do ti sh\u00ebrbejm\u00eb realitetit sikurse veprohet kudo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke i fal\u00ebnderuar k\u00ebtij botimi Cafo Begu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb figur\u00eb e panjohur dhe e anatemauar si e ka paraqitur pushteti i koh\u00ebs, por ai \u00ebsht\u00eb me ne, t\u00eb \u00e7do individ e familje. Andaj ky lib\u00ebr p\u00ebrfundimisht heq dilemat&nbsp; dhe kureshtjen e t\u00eb gjith\u00eb neve, ku padyshim lexuesi do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb do t\u00eb jap\u00eb gjykimin dhe vler\u00ebsimin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Monografia e cila i kushtohet&nbsp; Cafo Beg Ulqinit, duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e \u00e7do familje ulqinake n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb neve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ajo duhet t\u00eb lexohet dhe analizohet, sepse kjo paraqet t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore. Vet\u00ebm kur t\u00eb lexohet at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb kuptuar vuajtjet e popullit ton\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb sotm\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Nail\u00a0 Draga (N\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 18 mars 2021, n\u00eb mosh\u00ebn 86 vje\u00e7are vdiq Fahri Bu\u00e7inca, veteran i arsimit dhe autor i disa botimeve m\u00eb vlera shkencore e kulturore. Duke qen\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr i Ulqinit, ka treguar nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn e Cafo Alibegut, i cili ka qen\u00eb personaliteti m\u00eb i njohur i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[2803,2804],"class_list":["post-28692","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-cafo-beg-ulqini","tag-fahri-bucinca"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28692"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28692\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28693,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28692\/revisions\/28693"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}