{"id":2868,"date":"2015-04-10T07:07:57","date_gmt":"2015-04-10T05:07:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2868"},"modified":"2015-04-10T14:37:30","modified_gmt":"2015-04-10T12:37:30","slug":"nga-historia-e-komunitetit-shqiptaro-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2868","title":{"rendered":"NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/besimtare-nga-kisha-katolike-amerike.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2872 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/besimtare-nga-kisha-katolike-amerike-300x201.jpg\" alt=\"besimtare-nga-kisha-katolike-amerike\" width=\"300\" height=\"201\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/besimtare-nga-kisha-katolike-amerike-300x201.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/besimtare-nga-kisha-katolike-amerike.jpg 523w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>45-VJETORI I INAUGURIMIT T\u00cb KISH\u00cbS S\u00cb PAR\u00cb KATOLIKE SHQIPTARE N\u00cb PER\u00cbNDIM<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli*<\/p>\n<p>Ishte 12 prilli i vitit 1970, dita kur u hap zyrtarisht Kisha dhe Q\u00ebndra Katolike Shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb lagjen Bronks t\u00eb New Yorkut. Ishte ky nj\u00eb rast historik, n\u00eb t\u00eb cilin &#8212; ndon\u00ebse komuniteti shqiptar n\u00eb New York ishte shum\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me sot &#8212; mor\u00ebn pjes\u00eb sipas burimeve t\u00eb medias s\u00eb at\u00ebhershme mbi 600-veta, p\u00ebrfaqsues t\u00eb tre besimeve fetare dhe nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, si dhe p\u00ebrfaqsues t\u00eb t\u00eb gjitha organizatave politike dhe komb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs. Gazeta e njohur amerikane, The New York Times, njoftonte lexuesit e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan&#8211; me nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb me fotografi nga Q\u00ebndra e re Katolike Shqiptare, t\u00eb titulluar, \u201cKisha e Par\u00eb Katolike Shqiptare n\u00eb Hemisfer\u00ebn Per\u00ebndimore\u201d &#8212; \u201cP\u00ebr nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr fetare q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb zem\u00ebra e nj\u00eb komuniteti nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb jashtzakonshmit q\u00eb ka lind\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet nd\u00ebr vitet e fundit\u201d, shkrunate gazeta New York Times prillin e vitit 1970.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Hapjen e kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb katolike shqiptare n\u00eb New York e p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe media shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim, si revista Sh\u00ebjzat, gazeta Shqiptari i Lir\u00eb, gazeta Dielli e t\u00eb tjera. Revista Sh\u00ebjzat drejtonte urimet e veta nga Europa me shprehjen se, duke u nisur thjesht\u00eb nga \u201cPikpamja shqiptare d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb k\u00ebtu vler\u00ebn e nj\u00eb orgnanizimi i cili n\u00eb flak\u00eb e n\u00eb drit\u00eb t\u00eb fes\u00eb&#8230; synon t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb zakone e doke thjesht komb\u00ebtare, dmth t\u00eb ruaj n\u00eb vend t\u00eb huaj pasunin\u00eb etnike t\u00eb trashigueme nga t\u00eb par\u00ebt, pasuni q\u00eb na lejon me u quajt\u00eb Shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\u201d Duke i njohur meritat Mons Zef Oroshit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb realizim, Sh\u00ebjzat shprehen se bashk\u00eb me qendrat simotra fetare myslimane dhe ortodokse t\u00eb krijuara n\u00eb Amerik\u00eb, edhe kjo qend\u00ebr katolike shpresojm\u00eb se do t\u00eb japi fryt p\u00ebr bashkarin\u00eb ton\u00eb aty t\u00eb selitun, thekshet n\u00eb shkrimin e revist\u00ebs Sh\u00ebjzat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gazeta Shqiptari i Lir\u00eb, organ i Komitetit Ship\u00ebria e Lir\u00eb, komentonte se, \u201cKjo ngjarje kaq me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u b\u00eb e mundur s\u00eb pari nga ardhja e mij\u00ebra katolik\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb detyruar t\u00eb braktisnin Atdheun nga terrori i kuq dhe pas vuajtjeve t\u00eb gjata n\u00eb vende t\u00eb huaja, m\u00eb n\u00eb fund, pat\u00ebn fatin t\u00eb vendosen n\u00eb Amerik\u00eb ku me pun\u00eb t\u00eb ndershsme siguruan p\u00ebr vete nj\u00eb mir\u00ebqenje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb liri dhe n\u00eb paq\u00eb.\u201d Shqiptari i Lir\u00eb shkruante se nj\u00eb faktor tjet\u00ebr p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi ishte ardhja meshtarit t\u00eb njohur Dr. Zef Oroshi i cili i p\u00ebrkrahur nga nj\u00eb grup i ngusht idealist\u00ebsh energjetik\u00eb dhe mbas p\u00ebrpjekjeve prej shum\u00eb vitesh, m\u00eb n\u00eb fund ia dol\u00ebn dhe nd\u00ebrtuan qendr\u00ebn dhe kish\u00ebn e par\u00eb katolike n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb pranishmit n\u00eb dark\u00ebn madh\u00ebshtore q\u00eb ishte shtruar me at\u00eb rast, Monsinjor Dr. Zef Oroshi tha se n\u00eb koh\u00eb normale kur Shqip\u00ebria do t\u00eb g\u00ebzonte lirin\u00eb, inaugurimi i k\u00ebsaj kishe nuk do t\u00eb ishte ndonj\u00eb gj\u00eb e jashtzakonshme, do t\u00eb konsiderohej vet\u00ebm si hapje e nj\u00eb q\u00ebndre t\u00eb r\u00ebndomt, nga nj\u00eb grup etnik n\u00eb Shtetet e Bashkuara, i cili d\u00ebshiron t\u00eb ruaj trash\u00ebgimin\u00eb e tij etnike, fetare dhe shoq\u00ebrore. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb normale p\u00ebr shqiptar\u00ebt, tha Mons Zef Oroshi, duke shtuar se, \u201cPik\u00ebrisht 25 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, klerik\u00ebt jan\u00eb burgosur ose ekzektuar n\u00eb mas\u00eb, t\u00eb gjitha kishat jan\u00eb shkat\u00ebrruar, jan\u00eb mbyllur ose jan\u00eb shtet\u00ebzuar dhe ata klerik\u00eb q\u00eb ende jan\u00eb gjall\u00eb, detyrohen t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kampe pune.\u201d Si rrjedhim i k\u00ebsaj situate n\u00eb Shqip\u00ebri, theksoi Mons Oroshi, \u201cKjo q\u00ebnd\u00ebr dhe kish\u00eb modeste \u00ebsht\u00eb p\u00ebr katolik\u00ebt shqiptar\u00eb si edhe p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e dy feve t\u00eb tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve, nj\u00eb simbol i liris\u00eb fetare dhe civile. N\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebnd\u00ebr, g\u00ebrshetohen dimensionet e idelave t\u00eb nj\u00eb kombi, nderohen t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr ideale t\u00eb tilla dhe nj\u00ebkohsisht shpreh\u00eb fal\u00ebnderimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ndaj vendit q\u00eb na ka pranuar \u2013 Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr baz\u00eb bekimet e liris\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0 Prandaj, udh\u00ebheqsi i at\u00ebhersh\u00ebm i katolik\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Dr. Zef Oroshi premtoi me rastin e inuagurimit t\u00eb Q\u00ebndr\u00ebs dhe Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb Katolike Shqiptare, \u201cZoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d, para 45 vjet\u00ebve n\u00eb New York, se ajo q\u00ebnd\u00ebr do t\u00eb \u201csh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb si nj\u00eb simbol i liris\u00eb s\u00eb humbur n\u00eb vendin ton\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duhet theksuar se ishte kjo nj\u00eb periudh\u00eb kur lufta dhe krimet kund\u00ebr Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri kishin arritur kulmin. Dhe jo vet\u00ebm mbrenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Lufta e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kund\u00ebr Kish\u00ebs Katolike kishte arritur nj\u00eb absurditet p\u00ebmasash bot\u00ebrore. Inaugurimi i Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb katolike shqiptare n\u00eb New York u realizua n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb kur edhe Misioni i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste pran\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Bombeve t\u00eb Bashkuara, i kryesuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Halim Budua, e kishte ven\u00eb vehtes detyr\u00ebn e kryez\u00ebdh\u00ebnsit t\u00eb urrejtjeve dhe shpifjeve ndaj Kish\u00ebs Katolike, madje edhe nga podiumi OKB-\u00ebs. Ishte i vetmi delegacion q\u00eb u largua nga salla e Asamables\u00eb s\u00eb OKB-\u00ebs kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb foli para k\u00ebsaj organizate nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i Kish\u00ebs Katolike, n\u00eb personin e Papa Palit t\u00eb VI. Prandaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb q\u00eb duhet shikuar r\u00ebnd\u00ebsia e inagurimit t\u00eb k\u00ebsaj kishe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 qindra pjes\u00ebmarrsve katolik\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb feve t\u00eb tjera, n\u00eb inaugurim mor\u00ebn pjes\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrisht edhe udh\u00ebheqsit e komunitetit mysliman dhe ortodoks t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, Peshkopi Stephen Lasko dhe Imam Isa Hoxha, si dhe udh\u00ebheqsit e komunitetit t\u00eb asaj kohe, Kryetari i organizat\u00ebs Vatra Peter Chicos, Anthony Athanas, Abaz Kupi, Kryetari Komitetit Shqip\u00ebria e Lir\u00eb, Dr. Rexhep Krasniqi, Ago Agaj dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan. Imam Isa Hoxha , n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komunitetit mysliman shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb shfaqi urimet e tija m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si k\u00ebt\u00eb \u201cVep\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb q\u00eb i b\u00ebt\u00eb Atdheut, nj\u00eb vep\u00ebr kjo q\u00eb i takon \u00e7do besimtari dhe atdhetari t\u00eb mir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Nga-historia-e-kishes-katolike-ne-amerike.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-2870 size-full aligncenter\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Nga-historia-e-kishes-katolike-ne-amerike.jpg\" alt=\"Nga-historia-e-kishes-katolike-ne-amerike\" width=\"557\" height=\"376\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Nga-historia-e-kishes-katolike-ne-amerike.jpg 557w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Nga-historia-e-kishes-katolike-ne-amerike-300x203.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 557px) 100vw, 557px\" \/><\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Foto nga revista Jeta Katolike, Qershor 1970, organ i Q\u00ebndr\u00ebs dhe Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb New York<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kryetari Vatr\u00ebs, Peter Chicos p\u00ebrsh\u00ebndeti inaugurimin e Q\u00ebndr\u00ebs dhe t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Shqiptare duke shprehur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb po merrte pjes\u00eb n\u00eb hapjen e nj\u00eb qendre t\u00eb re shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb themelimin e Q\u00ebndr\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ai tha me at\u00eb rast se, \u201cJu tani kini hedhur hapin e par\u00eb si grup, por pjesmarrja duhet t\u00eb jet\u00eb si individ\u00eb. K\u00ebtu t\u00eb gjith\u00eb ne jemi shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Si t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb t\u00eb punojm\u00eb, t\u00eb kujdesemi p\u00ebr familjet tona, t\u00eb pranojm\u00eb Amerik\u00ebn si vendin ton\u00eb t\u00eb ri, t\u00eb b\u00ebhemi shtetas, t\u00eb ruajm\u00eb dhe t\u00eb kujdesemi p\u00ebr institucionet tona dhe t\u00eb jemi t\u00eb ndersh\u00ebm duke qen\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb vetes son\u00eb si individ\u00eb.\u201d Ish-Kryetari i Vatr\u00ebs u tha t\u00eb pranishm\u00ebve se, secili prej nesh dhe kudo q\u00eb jemi, duhet t\u00eb jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb t\u00eb kultivojm\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe t\u00eb luajm\u00eb rolin ton\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr i komunitetit shqiptaro-amerikan, Dr. Halim Begeja n\u00eb fjal\u00ebn e tij me at\u00eb rast, pasi vuri n\u00eb dukje se regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs kishte prishur kisha dhe xhamia dhe se kishte shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb si vendi i par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, u shpreh se, \u201cSot k\u00ebtu si shqiptar\u00eb me n\u00eb krye v\u00ebll\u00ebzrit ton\u00eb katolik\u00eb, po i d\u00ebshmojm\u00eb bot\u00ebs mbar\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb populli shqiptar ai q\u00eb ka zgjedh\u00eb rrug\u00ebn e ateizmit, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klik\u00eb komuniste, e cila me pushk\u00eb dhe me \u00e7do tortur\u00eb \u00e7njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb v\u00ebrsulur kund\u00ebr popullit shqiptar, me q\u00ebllim q\u00eb ta xhveshi at\u00eb nga \u00e7do besim dhe nga \u00e7do tradit\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb ndershme.\u201d \u00a0Duke th\u00ebn\u00eb se hapja e q\u00ebndr\u00ebs dhe kish\u00ebs s\u00eb re katolike n\u00eb New York, &#8212; p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb fetare, kishte edhe nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb madhe komb\u00ebtare &#8212; Dr. Halim Begeja iu drejtua me at\u00eb rast komunitetit katolik shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb duke theksuar rolin e k\u00ebtij komuniteti n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar: \u201cPrandaj motra dhe v\u00ebll\u00ebzer katolik\u00eb, ju z\u00ebni vendin e shk\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ju jeni bijat dhe bijt\u00eb e atyre q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb fli p\u00ebr Atdhe e Fe: ju jeni bijt\u00eb dhe bijat e atyre q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb e lul\u00ebzim Shqip\u00ebris\u00eb, e ju vet sot jeni po ata bija e ata bijt\u00eb q\u00eb keni sakrifikuar gjithshkafen p\u00ebr t\u00eb ruajtur lirin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb popullit shqiptar.\u201d Dr. Halim Begeja vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cP\u00ebrpjekjet e katolik\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr lul\u00ebzim dhe p\u00ebrparim t\u00eb rac\u00ebs son\u00eb jan\u00eb t\u00eb lashta\u201d duke shtuar se, \u201cMos harroni jo vet\u00ebm ju, por t\u00eb mos harrojm\u00eb t\u00eb gjithn\u00eb ne se shkollat e para shqipe jan\u00eb nga ana e katolik\u00ebve shqiptar\u00eb&#8230;.\u201d, theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera Dr. Halim Begeja n\u00eb fjalimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas Revist\u00ebs s\u00eb Q\u00ebndr\u00ebs Katolike Shqiptare, \u201cJeta Katolike\u201d, Qershor, 1970, ku u botuan shumica e fjalimeve dhe kronika me rastin e inuagurimit, thuhet se fjalime t\u00eb shkurt\u00ebra me k\u00ebt\u00eb rast mbajt\u00ebn edhe Hirsija e Tij Peshkop Lasko, Z. Anthony Athanas, i cili thot\u00eb revista, \u00e7\u2019prej fillimit kishte qen\u00eb inkurajuesi dhe bamir\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i q\u00ebndr\u00ebs katolike shqiptare. Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit \u201cShqip\u00ebria e Lir\u00eb\u201d, q\u00eb cil\u00ebsohet nga revista katolike shqiptare gjithashtu si p\u00ebrkrah\u00ebs dhe ndihm\u00ebs i \u00e7do nisme t\u00eb mir\u00eb. Dr. Athanas Gegaj, i cili gjithnj\u00eb sipas revistes Jeta Katolike, ka p\u00ebrkrah me zell n\u00eb faqet e gazet\u00ebs Dielli nism\u00ebn p\u00ebr q\u00ebndr\u00ebn e par\u00eb katolike shqiptare n\u00eb Per\u00ebndim. Si\u00e7 duket pra nga pjes\u00ebmarrsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb inauagurim dhe nga deklaratat e figurave m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan nga t\u00eb gjitha trojet \u2013 nd\u00ebrtimi i par\u00eb i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb ishte gati si t\u00eb thuash nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar p\u00ebr komunitetin shqiptaro-amerikan pa dallim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, i fundit foli aktivisti i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs Zoja e Kshillit t\u00eb Mir\u00eb, Zef Pashko Deda mbi historikun dhe p\u00ebrpjekjet e komunitetit prej shum\u00eb vitesh, t\u00eb cilat m\u00eb n\u00eb fund soll\u00ebn realizimin e inuagurimit t\u00eb Qendr\u00ebs dhe t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb Katolike Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebrfundoi duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cN\u00ebqoftse ndonj\u00eb her\u00eb do t\u00eb shkruhet historia e Shqip\u00ebris\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb e Diaspor\u00ebs Shqiptare, kjo \u00e7ka po inuagurojm\u00eb sonte k\u00ebtu, v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e motra, do t\u00eb jet\u00eb pa dyshim nj\u00eb kapitull me r\u00ebnd\u00ebsi i asaj historie. Dhe i P\u00ebrndershmi At Dr. Zef Oroshi &#8212; t\u00eb cilit i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb n\u00ebqoftse p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mu desht ta p\u00ebrmend shum\u00eb her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim &#8212; do t\u00eb jet\u00eb figura q\u00ebndrore e atij kapitulli, duke e shquajtur edhe si apostullin e t\u00eb m\u00ebrguarve shqiptar\u00eb katolik\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00ebt\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Bamir Topi ka dekoruar Mons Dr. Zef Oroshin (post mortum), me Urdh\u00ebrin e Lart\u00eb &#8220;Gjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnd\u00ebrbeu&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mons Zef Oroshi citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cJemi nj\u00eb shk\u00ebndi e vog\u00ebl, q\u00eb me ndihm\u00eb t\u00eb Zotit do t\u00eb b\u00ebhemi drit\u00eb e madhe me sh\u00ebndrit edhe vatrat tona t\u00eb err\u00ebsuara n\u00eb Atdhe.\u201d Kjo ishte nj\u00eb profeci q\u00eb u realizua sepse ishte Dom Rrok Mirdita, pasardh\u00ebs i Mons Zef Oroshit, i cili me t\u00eb arritur n\u00eb Amerik\u00eb, me energjin\u00eb dhe me entuziazmin e tij solli nj\u00eb bashkpunim t\u00eb zell\u00ebsh\u00ebm e t\u00eb frutsh\u00ebm. Nga ai fillim modest 45 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, Dom Rrok Mirdita (aktualisht Arkipeshk\u00ebv i Tiran\u00ebs dhe Durr\u00ebsit) i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb ri jo vet\u00ebm veprimtaris\u00eb s\u00eb Q\u00ebndr\u00ebs dhe Kish\u00ebs s\u00eb par\u00eb Katolike n\u00eb Amerik\u00eb, veprimtari q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs s\u00eb re tani e quajtur, Kisha Zoja e Shkodr\u00ebs dhe Q\u00ebndra N\u00ebn\u00eb Tereza. Kisha dhe Q\u00ebndra Katolike Shqiptare n\u00eb New York tani drejtohet nga Dom Pjet\u00ebr Popaj i cili me veprimtarin\u00eb e tij frym\u00ebzuese dhe t\u00eb palodhur dhe duke u bazuar n\u00eb binomin \u201cFe e Atdhe me P\u00ebrparim\u201d, trash\u00ebguar nga paraadh\u00ebsit e tij \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb 45-vjetor t\u00eb inaugurimit vazhdon t\u00eb jet\u00eb qend\u00ebr jo vet\u00ebm e vlerave fetare por edhe vat\u00ebr e promovimit \u00a0t\u00eb patriotizmit\u00a0t\u00eb past\u00ebr shqiptar, t\u00eb kultur\u00ebs arb\u00ebrore dhe t\u00eb toleranc\u00ebs nd\u00ebrfetare k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trojet tona shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>*P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet sh\u00ebnuar se <strong>autori ka sh\u00ebrbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe ka qen\u00eb an\u00ebtar i grupit redaktues t\u00eb revist\u00ebs \u2018\u2019Jeta Katolike Shqiptare\u2019\u2019, p\u00ebr periudh\u00ebn 1971-1974.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>45-VJETORI I INAUGURIMIT T\u00cb KISH\u00cbS S\u00cb PAR\u00cb KATOLIKE SHQIPTARE N\u00cb PER\u00cbNDIM Nga Frank Shkreli* Ishte 12 prilli i vitit 1970, dita kur u hap zyrtarisht Kisha dhe Q\u00ebndra Katolike Shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb lagjen Bronks t\u00eb New Yorkut. Ishte ky nj\u00eb rast historik, n\u00eb t\u00eb cilin &#8212; ndon\u00ebse komuniteti shqiptar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2870,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-2868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2868"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2874,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2868\/revisions\/2874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}