{"id":28494,"date":"2021-03-14T18:16:03","date_gmt":"2021-03-14T17:16:03","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28494"},"modified":"2021-03-14T18:16:03","modified_gmt":"2021-03-14T17:16:03","slug":"30-vjet-nga-zgjedhjet-e-para-pluraliste-ne-shqiperi-dhe-rivendosjes-se-marredhenieve-diplomatike-shqiptaro-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28494","title":{"rendered":"30-VJET NGA ZGJEDHJET E PARA \u201cPLURALISTE\u201d N\u00cb SHQIP\u00cbRI  DHE RIVENDOSJES S\u00cb MARR\u00cbDH\u00cbNIEVE DIPLOMATIKE  SHQIPTARO-AMERIKANE"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image alignwide size-large is-style-default\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Rilindja-demokratike.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"442\" height=\"403\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Rilindja-demokratike.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28495\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Rilindja-demokratike.jpg 442w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Rilindja-demokratike-300x274.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 442px) 100vw, 442px\" \/><\/a><figcaption>Rilindja Demokratike, gazeta e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e posa formuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka qen\u00eb e vetmja gazet\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u2013 megjith\u00ebse edhe kjo jo me aq shum\u00eb entuziaz\u00ebm \u2013 e cila pat njoftuar arritjen dhe vizit\u00ebn e p\u00ebrfaqusesve t\u00eb par\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli.<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e para \u201cpluraliste\u201d t\u00eb 31 marsit 1991 dhe rivendosja e lidhjeve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara at\u00eb muaj, me syrin e nj\u00eb shqiptaro-amerikani pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ato ngjarje \u2013 ishin historike por edhe zhg\u00ebnjyese, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria rivendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnjet diplomatike m\u00eb 15 Mars 1991, kur Ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb Muhamet Kapllani dhe ndihm\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit, Raymond Seitz n\u00ebnshkruan at\u00eb dit\u00eb, 30-vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Departmentin e Shtetit n\u00eb Washington, pas pothuaj gjys\u00ebm shekulli nd\u00ebrprerjeje, \u201cMemorandumin e Mir\u00ebkuptimit\u201d, n\u00eb prani t\u00eb dhjet\u00ebra shqiptaro-amerikan\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, nga t\u00eb dy vendet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1945 Shtetet e Bashkuara kishin kusht\u00ebzuar rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnjeve diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb &#8212; nd\u00ebr t\u00eb tjera kushte &#8212; me mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb lira, duke d\u00ebrguar at\u00eb vit nj\u00eb mision n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me autoritetet shqiptare. &nbsp;Por, sipas Departmentit t\u00eb Shtetit, si p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebsaj k\u00ebrkese, qeveria komuniste e Enver Hoxh\u00ebs i k\u00ebrkoi misionit amerikan q\u00eb t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria. &nbsp;Ashtu edhe ndodhi. Diplomat\u00ebt amerikan\u00eb u d\u00ebbuan ga Shqip\u00ebria komuniste, p\u00ebr t\u00eb mos u k\u00ebthyer n\u00eb Tiran\u00eb deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 1991. P\u00ebr Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet e lira dhe demokratike ishin aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vitin 1991, ashtu si\u00e7 kishin qen\u00eb n\u00eb vitin 1945 dhe ashtu si\u00e7 jan\u00eb edhe sot, 30-vjet pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe komunizmit zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 gjithnj\u00eb b\u00ebhet thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe demokratike.&nbsp; Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se sivjet, b\u00ebhet thirrje edhe p\u00ebr \u201clista t\u00eb pastra\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pothuaj e nj\u00ebjta procedur\u00eb si n\u00eb vitin 1945 qe ndjekur nga Amerika edhe 30-vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Mars\/Prill 1991, kur menj\u00ebher\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb memorandumit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiran\u00ebs m\u00eb 15 Mars, Departmenti Amerikan i Shtetit vendosi q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte sa m\u00eb shpejt\u00eb nj\u00eb delegacion diplomatik n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr hedhur hapat e para p\u00ebr hapjen e &nbsp;ambasad\u00ebs s\u00eb re dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si monitorues n\u00eb zgjedhjet e para \u201cpluraliste\u201d, ndon\u00ebse delegacioni amerikan konstatoi shpejt se ato zgjedhje nuk do t\u00eb ishin as t\u00eb lira dhe as t\u00eb ndershme &#8212; q\u00eb ishin caktuar t\u00eb mbaheshin n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 31 Mars, 1991. &nbsp;Delegacioni amerikan i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kat\u00ebr veta dhe i kryesuar nga ambasadori David Swartz, arrijti n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Memorandumit n\u00eb Washington dhe n\u00eb jav\u00eb para mabjtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb para \u201cpluraliste\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu misioni i par\u00eb diplomatik amerikan q\u00eb shkelte n\u00eb tokn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7\u2019prej vitit 1946.&nbsp; Monitorimi i zgjedhjeve t\u00eb para \u201cpluraliste\u201d ishte nj\u00eb prej objektivave kryesore t\u00eb delegacionit amerikan gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb raste t\u00eb m\u00ebparshme kam shkruar mbi vizit\u00ebn e misionit t\u00eb par\u00eb amerikan n\u00eb Tiran\u00eb 30-vjet m\u00eb par\u00eb si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane q\u00eb kan\u00eb vazhduar t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrpara \u00e7\u2019prej asaj date, k\u00ebsaj rradhe &#8212; pasi jemi n\u00eb prak t\u00eb nj\u00eb raundi tjet\u00ebr zgjedhjesh n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; deshta t\u00eb kujtoj atmosfer\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb para \u201cpluraliste\u201d n\u00eb at\u00eb vend, nga pik\u00ebpamja e nj\u00eb monitoruesi t\u00eb atyre zgjedhjeve &#8212; si an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb par\u00eb amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjith\u00ebse gjendja politike kishte filluar t\u00eb ndryshonte, t\u00eb pak\u00ebn me fjal\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria q\u00eb ishte sunduar nga thundra e hekurt e nj\u00eb prej regjimeve m\u00eb barbare t\u00eb bot\u00ebs komuniste \u2014 zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i par\u00eb drejt nj\u00eb liberalizimi t\u00eb ngadalsh\u00ebm drejt hapjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj bot\u00ebs per\u00ebndimore dhe nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb tranzicioni t\u00eb pa fund p\u00ebr demokratizimin e jet\u00ebs post-komuniste n\u00eb vend, pas nj\u00eb izolimi t\u00eb vet-imponuar nga ish-regjimi komunist p\u00ebr pothuaj 50-vjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb shpesh se ky tranzicion i tejzgjatur post komunist n\u00eb Shqip\u00ebri i ka rr\u00ebnj\u00ebt gjithnj\u00eb n\u00eb ato zgjedhjet e para \u2013 as t\u00eb lira dhe as t\u00eb drejta &#8212; si dhe n\u00eb manipulimet e zgjedhjeve t\u00eb m\u00ebvonshme, por edhe n\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb vullneti t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste dhe trash\u00ebgimin\u00eb e saj, p\u00ebrfshir mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe demokratike, bazuar n\u00eb standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.&nbsp; E them k\u00ebt\u00eb se procesi i zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ishte as i lir\u00eb dhe as i nd\u00ebrsh\u00ebm. Ligjet dhe rregullat p\u00ebr zgjedhjet e para \u201cpluraliste\u201d ishin p\u00ebrpiluar nga partia n\u00eb fuqi, dmth. Partia e Pun\u00ebs &#8212; dhe natyrisht ishin n\u00eb favor t\u00eb saj, duke u mohuar partive t\u00eb tjera t\u00eb posa formuara, t\u00eb drejt\u00ebn dhe mund\u00ebsit\u00eb e barabarta p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb efektive.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e para \u201cpluraliste\u201d, Partia e Pun\u00ebs g\u00ebzonte nj\u00eb monopol absolut mbi t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs politike, ushtarako-policore, ekonomike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb vend, sidomos kontrollonte mjetet e komunikimit dhe median, jetike k\u00ebto p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb fushate politike efektive. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partit\u00eb e opozit\u00ebs ankoheshin se nuk kishin koh\u00eb t\u00eb majftueshme p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur p\u00ebr zgjedhjet, pasi nuk kishin as p\u00ebrvoj\u00ebn as burimet e nevojshme p\u00ebr tu p\u00ebrballur me Partin\u00eb e Pun\u00ebs q\u00eb i kishte rr\u00ebnj\u00ebt thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. &nbsp;N\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb, nga vizitat q\u00eb b\u00ebnim tek zyrat e Partis\u00eb Demokratike dhe tek ajo e Partis\u00eb Republikane gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb atje \u2013 e q\u00eb ishin dy partit\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs &#8212; n\u00eb Tiran\u00eb si edhe n\u00eb zyrat e tyre n\u00eb disa rrethe, shihej konfuzioni i tyre dhe zhg\u00ebnjimi p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se mbizot\u00ebronte nj\u00eb kaos i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e tyre. &nbsp;Megjith\u00eb entuziazmin, kjo atmosfer\u00eb pasigurie dhe ngathjeje nga ana e tyre vihej re kudo. Ishte e thek\u00ebsuar mungesa e mund\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb partive opozitare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur median publike \u2013 televizionin dhe gazetat \u2013 q\u00eb kontrolloheshin fund e krye nga Partia e &nbsp;Pun\u00ebs. &nbsp;N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb kujtohet se megjith\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb delegacionit amerikan dhe rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Washingtonin, arritja e delegacionit amerikan n\u00eb Tiran\u00eb pothuaj u injoruar fare nga media zyrtare.&nbsp; Mesa kishim mund\u00ebsi t\u00eb ndjeknim burimet e lajmeve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, \u201cRilindja Demokratike\u201d, gazeta e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e posa formuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka qen\u00eb e vetmja gazet\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u2013 megjith\u00ebse edhe kjo jo me aq entuziaz\u00ebm &#8212; pat njoftuar arritjen dhe vizit\u00ebn e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb par\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli. Shtypi zyrtar i regjimit komunist, me sa ishim t\u00eb informuar, nuk pasqyroi madje as takimin q\u00eb pat\u00ebm me Xhelil Gjonin, n\u00eb vazhd\u00ebn e takimeve me p\u00ebrfaqsuesit e partive kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p>Listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr rrethe t\u00eb ndryshme t\u00eb partive t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb shum\u00eb raste, nuk ishin t\u00eb plota dhe n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb vendit, partit\u00eb e opozit\u00ebs nuk kishin zgjedhur as kandidat\u00eb sepse koha p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur p\u00ebr zgjedhjet ishte aq e shkurt\u00ebr. &nbsp;N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Partia e Pun\u00ebs kishte vendosur q\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb minimizuar rolin e partive t\u00eb tjera, zgjedhjet t\u00eb mbaheshin n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit, ashtuq\u00eb opozita t\u00eb kishte edhe m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur, por m\u00eb n\u00eb fund kishte vendosur q\u00eb \u2013 si nj\u00eb gjest \u201cvullneti t\u00eb mir\u00eb\u201d ndaj opozit\u00ebs, zgjedhjet t\u00eb shtyheshin deri me 31 Mars. Megjithk\u00ebt\u00eb, ishte nj\u00eb atmosfer\u00eb tejet e pafavorshme p\u00ebr kandidat\u00ebt e partive politike t\u00eb posa formuara, n\u00eb krahasim me ata t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtet\u00ebrore n\u00eb favor t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb saj dhe kishte rrenj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zyrat e partive t\u00eb opozit\u00ebs vihej re nj\u00eb munges\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese e mjeteve baz\u00eb p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb zyre t\u00eb thjesht\u00eb, lere m\u00eb t\u00eb nj\u00eb qendre ose t\u00eb kishin nj\u00eb zyr\u00eb qendrore funksionale p\u00ebr drejtimin e zgjedhjeve komb\u00ebtare dhe p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e programit dhe mesazheve t\u00eb opozit\u00ebs elektoratit shqiptar. &nbsp;Megjith\u00ebse votimet u cil\u00ebsuan nga disa monitorues t\u00eb huaj, sidomos europian\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si t\u00eb drejta dhe t\u00eb lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t\u2019i cil\u00ebsonin ato si t\u00eb tilla. Nj\u00eb prej tyre, Instituti Komb\u00ebtar Republikan ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb raportin e tij se, \u201cfushata e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb karakterizohej si e \u201cdrejt\u00eb dhe e lir\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH), nep\u00ebrmjet z\u00ebdh\u00ebnses Margareth Tutwiler, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, \u201cBazuar n\u00eb raportet e monitoruesve amerikan\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duket se procesi elektoral kishte mang\u00ebsi serioze n\u00eb disa fusha me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb standardeve t\u00eb OSBE-s\u00eb, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb drejta dhe t\u00eb lira.\u201d &nbsp;Z\u00ebdh\u00ebnsja e Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit, ka then\u00eb duke iu referuar Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb vend pa p\u00ebrvoj\u00eb demokratike, se, \u201ctani \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur q\u00eb sistemi i ri pluralist t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive\u201d. &nbsp;Z\u00ebdh\u00ebnsja e DASH, me at\u00eb rast, kishte shprehur angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara se Washingtoni, \u201cDo t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vendosm\u00ebrisht parimet e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si edhe ata q\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar demokracin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e njeriut\u201d, deklaroi para 30- viteve, ish-z\u00ebdh\u00ebnsja e Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit, pas zgjedhjeve t\u00eb para \u201cpluraliste\u201d, n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Manipulimet e zgjedhjeve, q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb fitoren e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, shkaktuan shp\u00ebrthimin e revoltave n\u00eb disa qytete, p\u00ebrfshir\u00eb Shkodr\u00ebn ku p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pas zgjedhjeve \u201cpluraliste\u201d, n\u00eb qytetin verior, me 2 Prill u vran\u00eb Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagos\u00ebn dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. &nbsp;Kjo tragjedi ka len\u00eb nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr familjet e tyre, p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe 30-vjet m\u00eb von\u00eb mbetet nj\u00eb prej ngjarjeve m\u00eb makab\u00ebr t\u00eb historis\u00eb moderne shqiptare, e cila pret gjithnj\u00eb zbardhje dhe drejt\u00ebsi, p\u00ebrfshir identifikimin e individ\u00ebve n\u00eb radh\u00ebt e enteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb policis\u00eb dhe Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, edhe sot pas 30 vjet\u00ebsh t\u00eb k\u00ebtyre vrasjeve, ashtu si\u00e7 ka ndodhur me shum\u00eb vrasje e tragjedi t\u00eb tjera n\u00eb historin\u00eb komuniste t\u00eb vendit, nuk jan\u00eb identifikuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit as nuk \u00ebsht\u00eb vendosur drejt\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebto krime shtet\u00ebrore. &nbsp;Nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar asnj\u00eb proces drejt\u00ebsie p\u00ebr ata q\u00eb ishin, drejt p\u00ebr drejt, p\u00ebrgjegj\u00ebs, ose p\u00ebr ata q\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb zjarri kund\u00ebr njerzve t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe t\u00eb pa armatosur. Thuhet se k\u00ebto t\u00eb sht\u00ebna kund\u00ebr protestuesve paq\u00ebsor\u00eb &#8212; sipas d\u00ebshmitarve vendas \u2014 kishin ardhur nga nd\u00ebrtesa e ish-Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr.&nbsp; Jehona e tyre kumbon edhe sot p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb koridoret e institucioneve qeveritare e shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 30-vjet vjet\u00eb pas zgjedhjeve \u201cpluraliste\u201d duke pritur nga reforma e re n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb hetim serioz p\u00ebr identifikimin e fajtor\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kujtohen mir\u00eb &#8212; megjith\u00eb problemet me zgjedhjet e para \u201cpluraliste\u201d &#8212; shpresat e m\u00ebdha q\u00eb koleg\u00ebt e mi dhe un\u00eb kishim ato dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri historik, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb lirt\u00eb e demokratike dhe m\u00eb tolerante n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste.&nbsp; Por vrasjet n\u00eb Shkod\u00ebr me 2 prill, 1991 u interpretuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nga ne dhe nga delegacionet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, si nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb ogurzez\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb shqiptare. &nbsp;Mos zbardhja e k\u00ebtyre vrasjeve deri m\u00eb sot justifikon dyshimet tona sot e asaj dite \u2013 madje 30 vjet m\u00eb von\u00eb &#8211; dhe n\u00eb prak t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 25 prillit 2021. &nbsp;Shqip\u00ebria, shqiptar\u00ebt dhe kombi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb se kaq: shqiptar\u00ebt duan nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebshme dhe nj\u00eb parliament t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e shum\u00eb vuajtur!<\/p>\n\n\n\n<p>*Autori ka qen\u00eb an\u00ebtar i delegacionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe monitorues i zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste n\u00eb at\u00eb vend n\u00eb Mars\/Prill 1991.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli* Zgjedhjet e para \u201cpluraliste\u201d t\u00eb 31 marsit 1991 dhe rivendosja e lidhjeve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara at\u00eb muaj, me syrin e nj\u00eb shqiptaro-amerikani pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ato ngjarje \u2013 ishin historike por edhe zhg\u00ebnjyese, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria rivendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnjet diplomatike m\u00eb 15 Mars 1991, kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28495,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28494","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28494"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28494\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28496,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28494\/revisions\/28496"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}