{"id":28382,"date":"2021-03-05T05:54:00","date_gmt":"2021-03-05T04:54:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28382"},"modified":"2021-03-04T10:55:43","modified_gmt":"2021-03-04T09:55:43","slug":"dino-murtezani-ikona-e-muzikes-instrumentale-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28382","title":{"rendered":"Dino Murtezani, Ikona e Muzik\u00ebs Instrumentale Shqiptare"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-default\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Dino-Murtezani-Duo-Aritmija.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"545\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Dino-Murtezani-Duo-Aritmija.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28383\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Dino-Murtezani-Duo-Aritmija.jpg 545w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Dino-Murtezani-Duo-Aritmija-300x203.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 545px) 100vw, 545px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Nora Kalaja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Artisti i mir\u00ebnjohur Dino Murtezani, ka lindur n\u00eb Tetov\u00eb, Maqedoni n\u00eb vitin 1970. N\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are shp\u00ebrngulet n\u00eb Slloveni, ku jeton dhe punon tani. Njihet si artist i shquar i muzik\u00ebs tradicionale-instrumentale n\u00eb rajonin e Ballkanit. Disa nga performancat e tij m\u00eb s\u00eb fundit jan\u00eb: Java Evropiane 2020 bashk\u00eb me grupin Slloven \u201cDuo Artimija\u201d, \u201cHarmonia e Bot\u00ebs: Kuarteti Dino Murtezani\u201d n\u00eb Lubjan\u00eb, Slloveni (2019), Festivali \u201cZ\u00e2 Fest\u201d (2017), si dhe shum\u00eb evente t\u00eb tjera kulturore-artistike.<\/p>\n\n\n\n<p>Dino Murtezani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb artist i cili ka kontribuar shum\u00eb p\u00ebr muzik\u00ebn shqiptare nd\u00ebr vite me veprimtari muzikore, duke e b\u00ebr\u00eb tradit\u00ebn kulturore dhe artistike shqiptare t\u00eb njohur p\u00ebr ballkanasit. Me shpirtin e tij artistik, dhe talentin e tij magjep\u00ebs, Dino Murtezani ka sjell\u00eb dhe interpretuar disa kryevepra, n\u00ebp\u00ebrmjet tingujve instrumental t\u00eb kavallit, dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Na tregoni p\u00ebr veten tuaj si artist. Si mund ta p\u00ebrshkruani muzik\u00ebn tuaj.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Un\u00eb nuk jam artist i shkolluar, por kam filluar si f\u00ebmij\u00eb n\u00ebp\u00ebr shoqata artistike-kulturore n\u00eb vendindje n\u00eb Tetov\u00eb ku kam lindur. Pas mosh\u00ebs 15-vje\u00e7are erdha t\u00eb ndjek shkoll\u00ebn dhe t\u00eb jetoj t\u00eb babai n\u00eb Slloveni. Dhe mbas nj\u00eb kohe, mbas 20 viteve abstenenc\u00eb, iu bashkangjita shoqatave artistike n\u00eb Slloveni dhe kemi krijuar muzik\u00ebn e Ballkanit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam muzicient i arsimuar, por e b\u00ebj muzik\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr shpirt dhe p\u00ebr dashuri. Kam patur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb arsimohem por ashtu jeta solli q\u00eb t\u00eb mos e kem at\u00eb mund\u00ebsi. Kam arritur mjaft suksese duke ruajtur vler\u00ebn e artit, pa e komercializaur at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb arti p\u00ebr ju? Si \u00ebsht\u00eb kultura muzikore n\u00eb qytetin tuaj?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Arti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijimtari e \u00e7do individi dhe krijimtari e njer\u00ebzis\u00eb q\u00eb le shum\u00eb gjurma, na tregon p\u00ebr historin\u00eb dhe na dallon nga speciet e tjera. Jemi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Zhvillimi i teknologjis\u00eb e ka mund\u00ebsuar artin bashk\u00eb me krijimtarit\u00eb e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qytetin e Lubjan\u00ebs ku un\u00eb edhe jetoj u takova edhe me muzik\u00ebn xhaz. K\u00ebshtu q\u00eb fillova muzik\u00ebn popullore, t\u00eb b\u00ebj etno-xhaz. Xhazi m\u00eb solli te Elina Duni, e cila m\u00eb ka ngaz\u00ebllyer dhe jam befasuar kur e zbulova si artiste. Pata fatin t\u00eb performoj me Elid\u00ebn n\u00eb festivalin \u201cZ\u00e2 Fest\u201d 2017, ku shkova n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe mund t\u00eb them se jam shum\u00eb i lumtur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Me cilat projekte po merreni aktualisht?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Meqen\u00ebse artin nuk e komercializoj nuk planifikoj projekte por ja lejoj spontivitetin. Kam shum\u00eb miq, shum\u00eb muzicient\u00eb q\u00eb m\u00eb th\u00ebrrasin t\u00eb bashk\u00ebpunoj me ta. Dhe n\u00ebse m\u00eb lejojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb me shum\u00eb qef e realizojm\u00eb, dh\u00eb k\u00ebshtu e b\u00ebj p\u00ebr qefin dhe shpirtin tim. Pasi jam betuar se artin nuk e komercializoj asnj\u00ebher\u00eb. Egzistenc\u00ebn m\u2019a mund\u00ebson profesioni q\u00eb b\u00ebj. Jam mjesht\u00ebr i byrekut edhe t\u00eb dy gj\u00ebrat i b\u00ebj me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Byrekun e b\u00ebj p\u00ebr egzistenc\u00eb, nuk kam strese. Muzik\u00ebn kur luaj, luaj p\u00ebr shpirt edhe nuk ngarkohem me pagesa.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mund t\u00eb na tregoni m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr performanc\u00ebn e fundit?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Performanca e fundit ka qen\u00eb n\u00eb bregdetin e Sllovenis\u00eb, n\u00eb Piran me disa miq me t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebm\u00eb nj\u00eb projekt m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr \u201cEurope House\u201d (Sht\u00ebpin\u00eb Europiane) nga Tirana. Ambasada e Sllovenis\u00eb na angazhoi. Edhe ai ishte nj\u00eb projekt shum\u00eb i bukur q\u00eb tashm\u00eb videot jan\u00eb shfaqur edhe n\u00eb facebook. K\u00ebnga \u201cBaresha\u201d m\u00eb g\u00ebzoi shum\u00eb sepse publiku e njeh si k\u00ebng\u00eb dhe ka patur shum\u00eb shikime. E parashikova k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb projekt m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe besoj q\u00eb do ket\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Na tregoni p\u00ebr disa nga projektet tuajat m\u00eb preferuarat.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Si e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, Festivali \u201cZ\u00e2 Fest\u201d 2017 q\u00eb bashk\u00ebpunova me Elina Dunin, m\u00eb thirri n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim epik p\u00ebr mua, ku vizitova Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu m\u2019u realizua \u00ebndrra 35-vje\u00e7are, prej kur isha i vog\u00ebl n\u00ebna m\u00eb p\u00ebrmendi se mbas maleve t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Sharrit ka nj\u00eb shtet q\u00eb quhet \u201cShqipni\u201d. Por at\u00ebher\u00eb ishim n\u00eb koh\u00ebrat jugosllave, t\u00eb politizuara. Edhe n\u00ebna m\u00eb hoqi v\u00ebrejtjen mos fol shum\u00eb se daja Rexhep Munishi, q\u00eb ka qen\u00eb arsimtar i gjuh\u00ebs shqipe dhe veprimtar, ka qen\u00eb i burgosur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Edhe mua si f\u00ebmij\u00eb at\u00ebher\u00eb imagjinata gjithmon\u00eb m\u00eb ngacmonte, pse t\u00eb ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra, ne jemi shqiptar\u00eb, jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb \u2013 nuk kuptoja si f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe k\u00ebshtu q\u00eb vizita e Shqip\u00ebris\u00eb dhe mikpritja q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb festivalin \u201cZ\u00e2 Fest\u201d n\u00eb Theth m\u00eb ngaz\u00eblleu shum\u00eb. Edhe ajo do t\u00eb mbetet performanca m\u00eb e bukur, kulminacion i suksesit tim n\u00eb art. Ashtu e kam pas edhe \u00ebnd\u00ebrr, dhe nuk pres m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb instrumenti luani?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Si f\u00ebmij\u00eb kam filluar me fyell. Mandej daja, Rexhep Munishi q\u00eb p\u00ebrmenda, m\u00eb dhuroi mandolin\u00ebn kur isha 9 vje\u00e7. N\u00ebp\u00ebr shoqata kulturore e kisha \u00ebnd\u00ebrr kavallin, por isha shum\u00eb i vog\u00ebl edhe ato pleqt\u00eb q\u00eb luanin n\u00eb kavall m\u00eb than\u00eb, \u201ceh mor \u00e7un duhet shum\u00eb gjiz\u00eb me h\u00ebng\u00ebr t\u2019i biesh kavallit!\u201d Po m\u00eb provokonin me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Edhe mandej kavallin e realizova n\u00eb mosh\u00ebn 35 vje\u00e7are dhe kur m\u2019u dha mund\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam st\u00ebrvitur shum\u00eb, kam luajtur 3-4000 or\u00eb q\u00eb i kam kushtuar st\u00ebrvitjes s\u00eb kavallit, q\u00eb ta kem n\u00ebn kontroll. Ai \u00ebsht\u00eb instrumenti im i par\u00eb. P\u00ebrndryshe p\u00ebrpiqem t\u00eb luaj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb instrumentet, i njoh edhe me harqe edhe me tela edhe frymor. Por kavalli \u00ebsht\u00eb ai instrument q\u00eb m\u00eb ka ngrohur shpirtin dhe m\u00eb lidh me universin. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb t\u00eb sqaroj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument mistik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cil\u00ebt jan\u00eb influencat tuajat muzikore? \u00c7far\u00eb ka ndihmuar n\u00eb krijimin e identitetit tuaj artistik?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> N\u00ebse njeriu beson, ke nj\u00eb besim t\u00eb pashmangsh\u00ebm dhe nj\u00eb dashuri t\u00eb sinqert\u00eb, gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht t\u00eb kesh sukses. Edhe artist\u00ebt, njer\u00ebzit q\u00eb merrem me art e kan\u00eb v\u00ebrejtur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb te un\u00eb se un\u00eb e dua artin me shpirt dhe sinqeritet. Por puna \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn mjesht\u00ebr, t\u00eb \u00e7on n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb. Dhe njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb arsimuar e v\u00ebrejn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe normalish q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb artist\u00ebt. Jemi shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb sinqert\u00eb. Dhe kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb formula e suksesit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>K<\/strong><strong>\u00ebshilla juaj p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ndjek\u00eb artin\/muzik\u00ebn si karrier\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Rruga e suksesit n\u00eb art \u00ebsht\u00eb e shtruar plot me gjemba. Dhe p\u00ebr ato q\u00eb merren profesionalisht duhet shum\u00eb pun\u00eb, shum\u00eb sakrifica sepse konkurenca \u00ebsht\u00eb e madhe. Dihet normalisht varet edhe n\u00eb \u00e7far\u00eb pike geo-sociale jetojm\u00eb. Disa shtete e p\u00ebrmbajn\u00eb artin p\u00ebr shembull n\u00eb vendet jo n\u00eb zhvillim nuk p\u00ebrmbahen artist\u00ebt, talent\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb duhet shum\u00eb pun\u00eb, duhet shum\u00eb dashuri, duhet shum\u00eb sinqeritet p\u00ebr t\u00eb patur sukses n\u00eb art.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far<\/strong><strong>\u00eb mund t\u00eb presim nga ju vitin tjet\u00ebr\/planet?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dino Murtezani:<\/strong> Si\u00e7 p\u00ebrmenda dhe m\u00eb lart, gjith\u00e7ka ja l\u00ebshoj spontivitetit, nuk b\u00ebj plane. Uroj t\u00eb kaloj\u00eb para s\u00eb gjithash kjo kriza e pandemis\u00eb edhe besoj se do t\u00eb vijn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura. Ashtu edhe un\u00eb me shum\u00eb qef dhe d\u00ebshir\u00eb do t\u2019i pranoj. Shpresoj se do t\u00eb ndodhin shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura. Jam optimist gjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nora Kalaja Artisti i mir\u00ebnjohur Dino Murtezani, ka lindur n\u00eb Tetov\u00eb, Maqedoni n\u00eb vitin 1970. N\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are shp\u00ebrngulet n\u00eb Slloveni, ku jeton dhe punon tani. Njihet si artist i shquar i muzik\u00ebs tradicionale-instrumentale n\u00eb rajonin e Ballkanit. Disa nga performancat e tij m\u00eb s\u00eb fundit jan\u00eb: Java Evropiane 2020 bashk\u00eb me grupin Slloven [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28383,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[2783,2784],"class_list":["post-28382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","tag-dino-murtezani","tag-nora-kalaja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28382"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28384,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28382\/revisions\/28384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}