{"id":28330,"date":"2021-02-26T07:43:00","date_gmt":"2021-02-26T06:43:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28330"},"modified":"2021-02-25T19:48:01","modified_gmt":"2021-02-25T18:48:01","slug":"ulqini-qyteti-me-shume-emra-permendore-e-historise-2500-vjecare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28330","title":{"rendered":"ULQINI \u2013 QYTETI ME SHUM\u00cb EMRA, P\u00cbRMENDORE E HISTORIS\u00cb 2500-VJE\u00c7ARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-default\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/kalaja-e-ulqinit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/kalaja-e-ulqinit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28331\" width=\"419\" height=\"559\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/kalaja-e-ulqinit.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/kalaja-e-ulqinit-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 419px) 100vw, 419px\" \/><\/a><figcaption>Kalaja e Ulqinit<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Berat Luzha*<\/p>\n\n\n\n<p>Kur flasim p\u00ebr qytetin e Ulqinit, menj\u00ebher\u00eb kujtojm\u00eb bukurit\u00eb natyrore e njer\u00ebzit e mir\u00eb t\u00eb tij, lumin Buna e, mbi t\u00eb gjitha, plazhet e shumta me r\u00ebr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Adriatik. Ulqini \u00ebsht\u00eb qytet i vjet\u00ebr bregdetar shqiptar, \u00ebsht\u00eb qyteti me histori t\u00eb pasur e interesante, \u00ebsht\u00eb qyteti turistik q\u00eb t\u00ebrheq miliona turist\u00eb brenda vitit, \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe qendra m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb Ulqin jan\u00eb zhvilluar ngjarje t\u00eb bujshme historike, ku jan\u00eb ndeshur, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7dokund tjet\u00ebr, civilizimet bot\u00ebrore, lindja e per\u00ebndimi. \u00cbsht\u00eb qyteti me tradita t\u00eb pasura e kultura t\u00eb ndryshme etnike e fetare, qyteti ku jetojn\u00eb n\u00eb harmoni disa etni; shqiptar\u00ebt, malazez\u00ebt, serb\u00ebt, boshnjak\u00ebt e rom\u00ebt. Sipas regjistrimit t\u00eb vitit 2011, qyteti i Ulqinit kishte rreth 11 mij\u00eb banor\u00eb, 61 p\u00ebr qind e t\u00eb cil\u00ebve ishin shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb shekujve nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm e n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme qyteti \u00ebsht\u00eb quajtur me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Historiani romak, Tit Livi, e ka quajtur Olcinium, Ptolomeu \u2013 Ulkinion, kurse gjat\u00eb shekujve marr\u00eb trajta t\u00eb ndryshme, si Kolhin (Colchinium), Dulina, Dulcynam, Dulcyna, Dulcigno. Ulgun (Ylgyn), Ocinj, Ulcinj, Ulkinion, Olkionion, Olchinii (Olkini), Licinium, Ulcinium, Dulcinium, Dulcignum. Edhe sot n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndyshme mban\u00eb emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, si: Ulqin, Ulcinj (sll.), Dulcigno (it.), Ylgyn (tur.), Olokenion (gr.).<\/p>\n\n\n\n<p>Qyteti bregdetar i Ulqinit \u00ebsht\u00eb ngritur mbi shkrepa n\u00eb periudh\u00ebn parahistorike nga ilir\u00ebt e fisit t\u00eb Labeat\u00ebve diku n\u00eb shek. V p.e.r. P\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs gjeografike, q\u00eb nga koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb hershme e deri tash qytetin e kan\u00eb sulmuar dhe pushtuar armiq t\u00eb shumt\u00eb; romak\u00ebt, bizantin\u00ebt, sllav\u00ebt, otoman\u00ebt, venedikasit, austrohungarez\u00ebt, italian\u00ebt etj. N\u00eb vitin 163 p.e.r. \u00ebsht\u00eb pushtuar nga Perandoria Romake e m\u00eb von\u00eb nga Perandoria Bizantine. N\u00ebn sundimin romak Olciniumi fiton statusin e qytetit t\u00eb privilegjuar. N\u00eb mesjet\u00eb, n\u00eb vitin 1040, qyteti ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn sundimin sllav, kurse n\u00eb vitin 1360 n\u00ebn Principat\u00ebn e Balshajve. N\u00eb vitin 1405 Ulqinin, Budv\u00ebn dhe Tivarin e pushtoi Republika e Venedikut e n\u00eb vitin 1571 ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn Perandorin\u00eb Otomane. Kongresi i Berlinit, n\u00eb vitin 1880, Ulqinin ia njohu Principat\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi!<\/p>\n\n\n\n<p>Me Traktatin e Sh\u00ebn Stefanit, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Perandoria Ruse dhe Perandoria Osmane, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1878, Ulqini i njihet Malit t\u00eb Zi. Pas shum\u00eb tratativave edhe Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, n\u00eb vitin 1880, Malit t\u00eb Zi i miratohet k\u00ebrkesa p\u00ebr ta marr\u00eb Ulqinin, ndaj Mali i Zi niset drejt tij me ushtri. P\u00ebr mbrojtjen e qytetit nga pushtimi malazez reziston Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dega e Shkodr\u00ebs. N\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe me detyr\u00eb p\u00ebr t\u2019ua dor\u00ebzuar qytetin malazez\u00ebve ishte v\u00ebn\u00eb ushtria osmane me shtat\u00eb batalione, tri prej t\u00eb cilave ishin me shqiptar\u00eb, derisa n\u00eb det q\u00ebndronin anijet e flot\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Forcat osmane, pas nj\u00eb lufte t\u00eb madhe kund\u00ebr vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb, nat\u00ebn mes 26 e 27 n\u00ebntorit 1880 ia dor\u00ebzojn\u00eb qytetin malazez\u00ebve! Kur iu dhurua malazez\u00ebve, Ulqini ishte qyteti i dyt\u00eb p\u00ebr nga madh\u00ebsia n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Kalor\u00ebsi gjerman, Arnold von Harfi, n\u00eb vitin 1496 u ndal n\u00eb Ulqin, ku mblodhi disa fjal\u00eb, shprehje e numra shqip dhe formoi, p\u00ebr nevojat e veta, nj\u00eb fjalorth shqip \u2013 gjermanisht. Ky fjalorth paraqet dokumentin e dyt\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb shkruar shqipe. Mendohet se shkrimtari i njohur spanjoll, Miguel de Servantes, nga fundi i shek. XVI, plot pes\u00eb vjet i ka kaluar si rob n\u00eb Ulqin, i z\u00ebn\u00eb nga kusar\u00ebt ulqinak\u00eb t\u00eb detit. Kjo tez\u00eb mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb em\u00ebrtimin e nj\u00eb personazhi t\u00eb romanit t\u00eb tij t\u00eb famsh\u00ebm \u201cDon Kishoti\u201d, si Dulqinja, sipas emrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Ulqinit. N\u00eb kull\u00ebn e Balshajve n\u00eb Ulqin ka jetuar edhe Sabatai Zevi (1626 \u2013 1676), i cili reformoi librin hebraik \u201cTalmud\u201d. Nga Ulqini e rrethina ishin edhe Gjon Buzuku, autor i \u201cMesharit\u201d, Mujo Ulqinaku, Hero i Popullit, Pjet\u00ebr Gjoka, Artist i Popullit e t\u00eb tjer\u00eb.<br>Ulqini tradicionalisht ka jetuar nga detaria, industria e krip\u00ebs, turizmi, bujq\u00ebsia e blegtoria, peshkataria. Viteve 30-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar af\u00ebr Ulqinit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar Kriporja dhe tri hotele, p\u00ebr \u00e7ka qyteti mori form\u00ebn e nj\u00eb qendre ekonomike e turistike. Kriporja e Ulqinit, e shtrir\u00eb n\u00eb 1500 hektar\u00eb, ishte nga kriporet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pellgun e Detit Mesdhe, kurse tash \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb lagun\u00eb. Pas LDB n\u00eb Ulqin u nd\u00ebrtuan edhe shum\u00eb hotele moderne dhe u ngrit\u00ebn disa nd\u00ebrmarrje ekonomike, t\u00eb cilat soll\u00ebn zhvillim t\u00eb konsideruesh\u00ebm ekonomik. Gjithashtu, rrethina e Ulqinit e ka t\u00eb zhvilluar bujq\u00ebsin\u00eb dhe pem\u00ebtarin\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr kultivimin e ullirit, t\u00eb sheg\u00ebs, t\u00eb fiqit dhe t\u00eb agrumeve tjera. N\u00eb Gjirin e Valdanosit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb bregdetin e Ulqinit gjenden rreth 74 mij\u00eb trupa ullinj\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr me mosh\u00eb mesatare mbi 300-vje\u00e7are dhe me drur\u00eb mij\u00ebravje\u00e7ar\u00eb. Ulqini tradicionalisht, q\u00eb nga antika, ka qen\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me detin, ndaj detaria dhe peshkataria jan\u00eb zhvilluar qysh kur \u00ebsht\u00eb themeluar qyteti e deri sot. N\u00eb shek. XIV Ulqini, me rreth 400 pirat\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qerdhe e pirat\u00ebve t\u00eb rreziksh\u00ebm. Pirat\u00ebt kishin sjell\u00eb n\u00eb Ulqin edhe skllev\u00ebr zezak\u00eb nga vendet afrikane, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve kishin fituar lirin\u00eb dhe ishin vendosur p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb qytet, pasardh\u00ebsit e t\u00eb cil\u00ebve edhe sot i gjejm\u00eb n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb fati i Kripores s\u00eb Ulqinit? \u00cbsht\u00eb ngritur n\u00eb vitin 1926 nga italian\u00ebt n\u00eb 15 mij\u00eb m2 n\u00eb nj\u00eb lagun\u00eb n\u00eb delt\u00ebn e lumit Buna. Si nj\u00eb lagun\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, lidhet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kanali me detin, nga e merr ujin e kripur. Pas LDB ka qen\u00eb nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore, por n\u00eb vitin 2003 ka falimentuar dhe \u00ebsht\u00eb privatizuar me nj\u00eb \u00e7mim simbolik, 5 cent m2! Edhe bler\u00ebsi ka falimentuar dhe tash nuk dihet p\u00ebr fatin e saj?! Si nj\u00eb basen mahnit\u00ebs, ku jetojn\u00eb 252 lloje shpend\u00ebsh, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpend\u00ebt e rralla flamingot dhe pelikanin, komuna e Ulqinit para dy vjet\u00ebve k\u00ebt\u00eb mjedis e ka shpallur monument natyror.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebrthama e qytetit \u00ebsht\u00eb Ulqini i Vjet\u00ebr, aty ku gjendet kalaja 3500-vje\u00e7are. N\u00eb kala dallojm\u00eb bedenat ilir\u00eb, muret \u00e7iklopike, kull\u00ebn e Balshajve, kish\u00ebn e shnd\u00ebrruar n\u00eb xhami\u2026 Kalaja dhe krejt Ulqini sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kulminante turistike, shum\u00eb e vizituar, ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar hotele e restorante t\u00eb shumta. T\u00eb theksojm\u00eb se q\u00eb nga viti 2016 Kalaja e Ulqinit \u00ebsht\u00eb propozuar t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb list\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n\n\n\n<p>Qyteti i Ulqinit sot, si pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme turistike verore, ka 12 plazhe me r\u00ebr\u00eb t\u00eb im\u00ebt dhe plazhe gurore e shk\u00ebmbore. Plazhet kan\u00eb edhe efekte sh\u00ebruese p\u00ebrmes krip\u00ebs s\u00eb detit, r\u00ebr\u00ebs s\u00eb im\u00ebt, burimeve t\u00eb uj\u00ebrave e t\u00eb balt\u00ebs minerale. Plazhi m\u00eb i njohur \u00ebsht\u00eb Plazhi i Madh, 4 km larg nga qyteti, i gjat\u00eb 12 km dhe i gjer\u00eb 60 m. N\u00eb qytet, n\u00eb form\u00eb gjysm\u00ebrrethi, ndodhet Plazhi i Vog\u00ebl ose Rana, i gjat\u00eb 400 metra. Mes Plazhit t\u00eb Vog\u00ebl dhe Plazhit t\u00eb Madh gjenden gjire t\u00eb vegj\u00ebl shk\u00ebmbore n\u00eb form\u00eb t\u00eb terracave, ku gjendet edhe nj\u00eb plazh i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, Plazhi i Grave. Ky plazh, me burime t\u00eb sulfurit e radiumit, thuhet se ndikon n\u00eb plleshm\u00ebrin\u00eb te grat\u00eb, prandaj aty lejohet plazhi vet\u00ebm gra. Plazhi i Gjirit t\u00eb Valdanosit, i gjat\u00eb rreth 600 m, ndodhet 5 km nga Ulqini.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebri nga qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra e m\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb bregdetin shqiptar \u00ebsht\u00eb Ulqini, i cili ka plazhe t\u00eb shumta e t\u00eb shum\u00ebllojshme, ka detin e past\u00ebr, liqenin e Shasit n\u00eb af\u00ebrsi, lumin Buna\u2026 Qyteti shtrihet n\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb mahnit\u00ebse, ku gjenden edhe nj\u00eb num\u00ebr i madh i monumenteve kulturore e historike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kalaja 2500-vje\u00e7are e, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb saj, Pazari i Rob\u00ebrve, kisha-xhami, pallati dhe oborri mbret\u00ebror, qyteti arkeologjik i Shasit etj. Para disa dekadave rreth 70 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb pushuesve veror\u00eb n\u00eb Ulqin vinin nga Kosova, por me hapjen e kufirit me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb para dy dekadave, kosovar\u00ebt sikur i kan\u00eb pushtuar t\u00eb gjitha plazhet e qyteteve shqiptare, duke mos e harruar edhe Ulqinin.<\/p>\n\n\n\n<p><em>*Marr\u00eb nga faqja e autorit n\u00eb facebook<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Berat Luzha* Kur flasim p\u00ebr qytetin e Ulqinit, menj\u00ebher\u00eb kujtojm\u00eb bukurit\u00eb natyrore e njer\u00ebzit e mir\u00eb t\u00eb tij, lumin Buna e, mbi t\u00eb gjitha, plazhet e shumta me r\u00ebr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Adriatik. Ulqini \u00ebsht\u00eb qytet i vjet\u00ebr bregdetar shqiptar, \u00ebsht\u00eb qyteti me histori t\u00eb pasur e interesante, \u00ebsht\u00eb qyteti turistik q\u00eb t\u00ebrheq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28331,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28330"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28332,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28330\/revisions\/28332"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}