{"id":28257,"date":"2021-02-18T11:51:21","date_gmt":"2021-02-18T10:51:21","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28257"},"modified":"2021-02-18T11:51:49","modified_gmt":"2021-02-18T10:51:49","slug":"serbia-i-ka-ndezur-motorat-e-lobimit-ne-washington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28257","title":{"rendered":"SERBIA I KA NDEZUR MOTORAT E LOBIMIT N\u00cb WASHINGTON"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli*<\/p>\n\n\n\n<p>Ka disa vite tashti q\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb paralajm\u00ebroj p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtete shqiptare, p\u00ebrsa i p\u00ebrket lobizmit n\u00eb Washington, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. &nbsp;Jan\u00eb dy ngjarje t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb e dramatizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe m\u00ebtej dhe b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr veprim: nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb largimi, Janarin q\u00eb kaloi nga Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara, i nj\u00ebrit prej mb\u00ebshtet\u00ebsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej dhe m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ish-kongresmeni Eliot Engel, pas pothuaj tri dekadash n\u00eb detyr\u00eb, duke pasur parasysh\u00eb se pothuaj asnj\u00eb nga mb\u00ebshtetsit e m\u00ebdhej t\u00eb shqiptar\u00ebve dikur\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan, nuk jan\u00eb m\u00eb aty. Tjetra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shtimin, koh\u00ebt e fundit, t\u00eb p\u00ebrpjekjeve lobiste t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Washington dhe an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 e cila i sheh ndryshimet politike n\u00eb kryeqytetin amerikan dhe humbjen e influenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, sidomos gjat\u00eb 10-15 viteve t\u00eb fundit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, si nj\u00eb rast t\u00eb volitsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar, si t\u00eb thuash, k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt ndikimi n\u00eb Amerik\u00eb sa i p\u00ebrket Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 nd\u00ebrsa politikan\u00ebt shqiptar\u00eb i kan\u00eb zen\u00eb ethet e zgjedhjeve dhe nuk duan t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrtej interesave t\u00eb tyre personale dhe partiake &#8212; me t\u00eb vetmin q\u00ebllim t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre politike dhe ruajtjes s\u00eb pushtetit t\u00eb tyre personal dhe t\u00eb partive q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Komuniteti shqiptaro-amerikan b\u00ebri histori me lobizmin e mir\u00eb- organizuar gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe ish-Jugosllavi &#8212; nd\u00ebrsa shquhej si nj\u00eb prej forcave lobiste m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Washington, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb prej tre dekadash. Gjat\u00eb 10-15 viteve t\u00eb fundit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb individi aty k\u00ebtu q\u00eb mban kontakte personale me ndonj\u00eb antar\u00eb t\u00eb Kongresit nga shteti ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, nuk ka pasur ndonj\u00eb organizim as p\u00ebrqendrim serioz t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr lobiz\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara. &nbsp;Nj\u00eb lajm i mir\u00eb i koh\u00ebve t\u00eb fundit, p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebsaj teme, \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb organizate t\u00eb re lobizmi nga komuniteti shqiptaro-amerikan, i quajtur Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).&nbsp; Nj\u00eb grup veprimtar\u00ebsh shqiptaro-amerikan\u00eb, themelues t\u00eb k\u00ebtij kongresi, jan\u00eb shprehur se, \u201cKPA-ja \u00ebsht\u00eb themeluar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb promovoj\u00eb vlerat dhe interesat e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb amerikan\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb parimet demokratike dhe t\u00eb mbroj\u00eb identitetin e shqiptar\u00ebve, sot dhe p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb njoftimin p\u00ebr media.&nbsp; Ata kan\u00eb premtuar gjithashtu se do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me t\u00eb gjitha organizatat ekzistuese shqiptaro-amerikane si\u00e7 jan\u00eb Federata Pan-Shqiptare Vatra, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Gazeta Illyria dhe Gazeta Dielli dhe organizata t\u00eb tjera p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb komunitetit n\u00eb New York, Detroit, Dallas, Chicago, etj.&nbsp; Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb organizimit, KPA-s\u00eb i urojm\u00eb sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje fisnike.<\/p>\n\n\n\n<p>Lobimi, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim ligjor politik p\u00ebr influenc\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara q\u00eb kontrollohet me ligj e q\u00eb komuniteti shqiptaro-amerikan ka ditur ta p\u00ebrdor dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb n\u00eb raste kur Kombi kishte m\u00eb shum\u00ebse kurr\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn politike dhe ushtarake amerikane. &nbsp;Deri m\u00eb sot, fatkeq\u00ebsisht, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos nga pik\u00ebpamja organizative k\u00ebto 10-15 vitet e fundit ishte m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb spektator, pothuaj indiferent, ndaj zhvillimeve n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, sepse k\u00ebshtu duket se i konvenonte klas\u00ebs aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, megjith\u00eb zhurm\u00ebn e madhe t\u00eb tyre p\u00ebr bashkpunim me diaspor\u00ebn. &nbsp;Krijimi me buj\u00eb t\u00eb madhe i ministrive t\u00eb diaspor\u00ebs disa vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e Shkup \u2013 n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb organizonte dhe t\u00eb bashkrendonte veprimtarit\u00eb e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb interes t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve komb\u00ebtare, sidomos n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duket se politikisht e ka \u00e7angazhuar, diaspor\u00ebn \u2013 di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb duket se vet\u00ebm tashti e kan\u00eb kuptuar diasporat shqiptare n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, shikoni se \u00e7\u2019po ndodh\u00eb muajt e fundit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. &nbsp;Shteti agresor Serbia, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb re lobimi n\u00eb Washington, sikur\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga mungesa e veprimtaris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. &nbsp;Serbia nuk do ta ket\u00eb leht\u00eb me administrat\u00ebn e re t\u00eb Presidentit Joe Biden, i cili e di mir\u00eb historin\u00eb e konflikteve t\u00eb fund viteve t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 dhe e cila e dallon mir\u00eb kush \u00ebsht\u00eb agresori e kush jan\u00eb viktimat e k\u00ebtij agresori, sidomos n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs. &nbsp;Por, me nj\u00eb realitet t\u00eb ri politik n\u00eb Washington &#8212; me nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb re amerikane e q\u00eb nuk pritet t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr miq\u00ebsore ndaj Serbis\u00eb, duket se Beogradi zyrtar ka vendosur t\u00eb shikoj\u00eb nga e ardhmja sa u p\u00ebrket marr\u00ebdh\u00ebnieve me Amerik\u00ebn, pa u larguar asnj\u00eb centimet\u00ebr nga qendrimet e tija anti-shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb dhe njohjes s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti, duke i kushtuar k\u00ebtij misioni lobues serb n\u00eb Washington burime t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore dhe financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr masat e fundit q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb Serbia p\u00ebr t\u00eb shtuar influenc\u00ebn e saj politike dhe ekonomike, me q\u00ebllim t\u00eb vendosjes s\u00eb lidhjeve m\u00eb t\u00eb ngushta me Shtetet e Bashkuara jan\u00eb disa multi-dimensionale, sipas nj\u00eb numri burimesh serbe dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare: Serbia ka bler\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb t\u00eb re t\u00eb madhe, simbol i nj\u00eb investimi t\u00eb ri politik dhe ekonomik n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me nj\u00eb ambasador t\u00eb ri, nj\u00ebrin prej bashkpuntor\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Aleksand\u00eb Vu\u00e7iqit dhe ish-Drejtor i Zyr\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb serbe nga viti 2013 deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020, Marko Gjuriq, i njohur mir\u00eb nga bashkbiseduesit shqiptar\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. &nbsp;Nd\u00ebr masat e fushat\u00ebs s\u00eb re diplomatike dhe ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrfshihet edhe hapja e zyrave t\u00eb reja tregtare dhe konsullore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Beogradi k\u00ebrkon t\u00eb shtoj\u00eb lidhjet edhe me industrin\u00eb teknologjike amerikane, duke shpresuar edhe p\u00ebr nj\u00eb bashkpunim m\u00eb t\u00eb madh madje edhe n\u00eb fush\u00ebn ushtarake.&nbsp; Nj\u00eb prej masave t\u00eb k\u00ebsaj fushate t\u00eb re diplomatike t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rivendosja e lidhjeve m\u00eb t\u00eb ngushta me diaspor\u00ebn serbe n\u00eb Amerik\u00eb. Si pjes\u00eb e k\u00ebsaj fushate lobiste serbe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sipas disa burimeve mediatike, personeli i ambasad\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Washington \u00ebsht\u00eb rritur me 50%.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rastit q\u00eb Vu\u00e7iqi ka d\u00ebrguar si ambasador t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Washington, Marko Gujriqin, njeriun e besuesh\u00ebm t\u00eb tij, i cili ka kryesuar Zyr\u00ebn e qveris\u00eb serbe, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej pothuaj 10-vjet\u00ebsh. &nbsp;P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr interesat shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; ambsadorit t\u00eb ri t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Washington dhe bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij, do t\u2019i duhet t\u00eb p\u00ebrballet me administrat\u00ebn m\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuar, ndoshta n\u00eb histori, mbi \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe mbi Kosov\u00ebn, n\u00eb ve\u00e7anti. Sidomos duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb thirrjen e disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb t\u00eb Presidentit Biden q\u00eb Serbia t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me Kosov\u00ebn, duke u p\u00ebrqend\u00ebruar n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00ebt, di\u00e7ka q\u00eb Serbia deri tani \u00ebsht\u00eb shprehur kategorikisht kund\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Absolutisht, megjith\u00eb fushat\u00ebn e re diplomatike serbe, ambasadori i ri i Serbis\u00eb n\u00eb Washington, Marko Gjuriq nuk do t\u2019a ket\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb bind\u00eb politik\u00ebn amerikane se Serbia po ndryshon, sidomos, duke marr\u00eb parasysh\u00eb edhe lidhjet e ngushta historike dhe fetare t\u00eb Serbis\u00eb me Rusin\u00eb, si dhe lidhjet ekonomike me Kin\u00ebn komuniste, n\u00eb rritje e sip\u00ebr.&nbsp; Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb \u2013 n\u00eb asnj\u00eb kusht e n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb \u2013 se komuniteti shqiptaro-amerikan duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb spektator ndaj zhvillimeve n\u00eb rajon si edhe ndaj fushat\u00ebs s\u00eb re diplomatike dhe lobiste t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Wshington \u2013 p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr rolin q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb luanin Tirana dhe Prishtina zyrtare, n\u00eb bashkpunim dhe bashkrendim me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. Deri m\u00eb sot, nj\u00eb rol ky q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nuk ekziston \u2013 as nuk duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb merret parasysh\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt nga Shqip\u00ebria dhe Kosova n\u00eb bashkpunim me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe me diaspor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bashkrenduar interesat komb\u00ebtare \u2013 afatshkurt\u00ebra dhe afatgjata &#8212; p\u00ebr tu mbrojtur, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Uroj q\u00eb qeveria e re e Kosov\u00ebs t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto pun\u00eb pak m\u00eb seriozisht se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p><em>*Autori ka sh\u00ebrbyer si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan n\u00eb Washington DC<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli* Ka disa vite tashti q\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb paralajm\u00ebroj p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtete shqiptare, p\u00ebrsa i p\u00ebrket lobizmit n\u00eb Washington, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. &nbsp;Jan\u00eb dy ngjarje t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb e dramatizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28257"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28258,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28257\/revisions\/28258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}