{"id":28219,"date":"2021-02-11T17:17:07","date_gmt":"2021-02-11T16:17:07","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28219"},"modified":"2021-02-11T17:17:07","modified_gmt":"2021-02-11T16:17:07","slug":"zgjedhjet-parlamentare-ne-kosove-si-referendum-per-ndryshimin-e-qeverisjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28219","title":{"rendered":"Zgjedhjet parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb si referendum p\u00ebr ndryshimin e qeverisj\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15799\" width=\"307\" height=\"242\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga.jpg 457w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/Nail-draga-300x236.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 307px) 100vw, 307px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb parashikim\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb mbah\u00ebn me 14 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pa dilema subjekti i par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb LVV, por \u00e7\u00ebshtja qendron t\u00eb formimi i koalicion\u00ebve paszgjedhore p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qeverisje t\u00eb qendrueshme&nbsp; n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve e jo t\u00eb partive apo t\u00eb klan\u00ebve t\u00eb ndryshme si\u00e7 ka qen\u00eb tash dy dekada, ku &nbsp;vet\u00ebm ndryshimi i qeverisj\u00ebs \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga KQZ, n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare do marrin pjes\u00eb &nbsp;gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb kandidat i pavarur. Numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kandidat\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre subjekteve politike \u00ebsht\u00eb 1079 kandidat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tri subjektet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosja (LVV), Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), synojn\u00eb postin&nbsp; e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa Vjosa Osmani, presidentja n\u00eb detyr\u00eb dhe Ramush Haradinaj synojn\u00eb postin e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen me 14 shkurt, jan\u00eb si rezultat i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs (21 dhjetor 2020) q\u00eb &nbsp;ka shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm votimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me 3 qershor 2020.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese erdhi pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr vler\u00ebsimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb votim p\u00ebr qeverin\u00eb e udh\u00ebhequr nga LDK, t\u00eb deputetit Etem Arifi, i cili ishte i d\u00ebnuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie p\u00ebr \u201emashtrim me subvencione\u201c. Vota e tij ishte vendimtare, m\u00eb 3 qershor, p\u00ebr votimin e Qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit A.Hoti, e cila u votua nga 61 deputet\u00eb nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Kosov\u00ebs. Sipas Gjykat\u00ebs kushtetuese individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb tre vitet e fundit nuk mund t\u00eb kandidoh\u00ebn p\u00ebr deputet, nga del s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Albin Kurti, q\u00eb nuk i lejohet t\u00eb kandidohet n\u00eb list\u00ebn e LVV.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qeveria e akrobacioneve politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi i till\u00eb hapi debate t\u00eb m\u00ebdha politike n\u00eb Kosov\u00eb duke e trajtuar qeverin\u00eb aktuale t\u00eb paligjshme e cila ishte si rezultat i akrobacion\u00ebve politike t\u00eb LDK dhe partive t\u00eb tjera parlamentare, t\u00eb cilat m\u00eb her\u00ebt rr\u00ebzuan qeverin\u00eb Kurti. Ishte ky nj\u00eb veprim kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr af\u00ebr dy muaj sa veproi qeveria Kurti, Kosov\u00ebs filloi t\u00eb vij\u00eb era shtet, duke filluar t\u00eb eliminoj disa anomali n\u00eb qeverisje, p\u00ebr t\u00eb ndaluar korrupcionin, zbuluar aferat korruptive si dhe keqp\u00ebrdorimin e buxhetit t\u00eb parave publike t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebrisht, ky veprim parimor paraqiste frik\u00eb t\u00eb partit\u00eb tjera politike se \u00e7do veprim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do rrezikonte aktor\u00ebt e veprimtarive t\u00eb tilla, andaj, u bashkuan t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr LVV, t\u00eb prir\u00eb nga LDK, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pozitat dhe privilegjet e m\u00ebparshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ndryshimi i nevojsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb rrethanat aktuale shoq\u00ebrore dhe politike n\u00eb Kosov\u00eb, i t\u00ebr\u00eb opinioni \u00ebsht\u00eb i &nbsp;mendimit se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ndryshimin e nevojsh\u00ebm, sepse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy dekada me nj\u00eb status quo q\u00eb &nbsp;nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore jan\u00eb partit\u00eb, LDK-PDK-AAK t\u00eb cilat n\u00eb forma t\u00eb ndryshme kan\u00eb qeverisur duke mos d\u00ebshmuar qeverisje t\u00eb qendrueshme, sepse n\u00eb r\u00ebnd t\u00eb par\u00eb kan\u00eb vendosur interesat personale, partiake e klaneve t\u00eb ndryshme e jo interesat e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me struktura t\u00eb njohura individ\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebrruar n\u00eb pozita t\u00eb ndryshme, pa ndonj\u00eb risi dhe vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si personale e profesionale, nga del se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shtetin e kapur nga oligark\u00ebt e ndrysh\u00ebm me pasoja shum\u00ebdimensionale. E dh\u00ebna se asnj\u00eb qeveri nga viti 2008, nuk ka p\u00ebrfunduar mandatin e saj t\u00eb plot\u00eb, del qart\u00eb se kemi pasur paqendrueshm\u00ebri politike dhe qeveris\u00ebse, duke d\u00ebshmuar joseriozitet dhe munges\u00eb t\u00eb emancipimit politik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pushteti e jo shteti(!)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja e deritashme nga partit\u00eb politike q\u00eb kan\u00eb qeverisur deri m\u00eb tash p\u00ebr dy dekada n\u00eb Kosov\u00eb, del qart\u00eb se ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb preokupuar p\u00ebr pushtet e jo p\u00ebr shtet. Aferat e ndryshme korruptive, nepotizmi n\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, mos funksionimi i pushtetit ligjor, keqp\u00ebrdorimi i mjet\u00ebve financiare t\u00eb taksapaguesve, keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs zyrtare etj.,&nbsp; jan\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ngopur me dukurit\u00eb e tilla, andaj shp\u00ebtimi mund t\u00eb gjindet p\u00ebrmes zgjedhjeve, duke e d\u00ebnuar pushtetin aktual, duke mos e votuar, por duke mbeshtetur parti t\u00eb tjera politike, q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Andaj k\u00ebsaj here qytetar\u00ebt do dijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur se kush mund ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kuvend e m\u00eb pas n\u00eb Qeveri, dhe rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme paralamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbah\u00ebn me 14 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse me par\u00eb ekzistonte &nbsp;&nbsp;ndjenja e idealizmit dhe &nbsp;p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, me keqardhje them se jan\u00eb zbehur p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb jan\u00eb eliminuar k\u00ebto vlera t\u00eb &nbsp;nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e pushtetar\u00ebve, sepse &nbsp;p\u00ebr interesa personale e sakrifikojn\u00eb Kosov\u00ebn(!). Dhe me nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb del qart\u00eb se kast\u00ebs politike, e oligark\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb iu intereson vet\u00ebm &nbsp;pushteti e jo shteti. P\u00ebrjashtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt si opozit\u00eb konstruktive&nbsp; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar vet\u00ebm LVV, e cila iu ka ndenjur besnik parimeve, n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetar\u00ebve dhe shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast mbrojtj\u00ebn n\u00eb parlament t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb demarkacionit t\u00eb kufirit me Malin e Zi, pastaj t\u00eb refuzimit t\u00eb formimit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb se komunave serbe etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>E para dihet, cila do t\u00eb jet\u00eb e dyta<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb&nbsp; n\u00eb zgjedhjet parlamentare, k\u00ebsaj here n\u00eb saj\u00eb t\u00eb gjendjes aktuale&nbsp; n\u00eb sken\u00ebn politike sipas&nbsp; sondazheve t\u00eb publikuara deri m\u00eb tash vler\u00ebsohet&nbsp; p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb LVV-s\u00eb, s\u00eb bashku me grupin e bashkangjitur nga Vjosa Osmani. Por, dilema mbetet se deri&nbsp; sa do t\u00eb jet\u00eb numri i mandat\u00ebve t\u00eb deputet\u00ebve, dhe a do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn parlamentare, apo iu duhet nj\u00eb subjekt tjet\u00ebr politik&nbsp; q\u00eb &nbsp;t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse para zgjedhjeve n\u00eb vitin e kaluar t\u00eb mbajtura me 6 tetor 2019, t\u00eb disa subjekte ishin definuar vijat e kuqe, \u00e7\u00ebshtja qendron se a do t\u00eb kemi nj\u00eb qendrim t\u00eb till\u00eb pas zgjedhjeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt besoj se nga LVV kan\u00eb m\u00ebsuar leksion nga e kaluara dhe do t\u00eb dijn\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar situat\u00ebn n\u00eb rrethana t\u00eb reja t\u00eb imponuara nga faktor t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb Qeverie t\u00eb qendrueshme dhe funksionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa enigm\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare \u00ebsht\u00eb vendi i dyt\u00eb, &nbsp;gar\u00eb e cila do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mes LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb. Nuk ka dilem\u00eb se LDK do t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb votuesve si rezultat i qeverisj\u00ebs n\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs, por edhe t\u00eb aferave t\u00eb ndryshme, duke abuzuar me vullnetin e qytetar\u00ebve dhe mos mbajt\u00ebs s\u00eb parimeve partiake, ku rast tipik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi i V.Osmanit, nga partia si deputeti&nbsp; me i votuar n\u00eb list\u00ebn e LDK. Nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr PDK nuk ka dilem\u00eb se shkuarja e dy personalitet\u00ebve ky\u00e7e n\u00eb Gjykat\u00ebn speciale n\u00eb Hag\u00eb(Tha\u00e7i e Veseli), do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb elektoratin e tyre votues. Edhe pse PDK&nbsp; kishte qendrim opozitar, i dha nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb konsiderueshme LDK p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar&nbsp; Qeverin\u00eb&nbsp; Kurti, duke i siguruar vot\u00ebn vendimtare nga nj\u00eb ish deputet i AAK-s\u00eb, ku si shp\u00ebrblim i premtoj postin e konsullit n\u00eb \u00c7eki p\u00ebr djalin e tij, duke d\u00ebshmuar s\u00eb pazaret politike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri normale(!).<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte ky nj\u00eb pazar tipik politik, dukuri kjo e njohur tash sa vite n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb, ku&nbsp; nuk zgjidhen mjete p\u00ebr t\u00eb realizuar qellimet e veta, qe paraqet korrupcion tipik&nbsp; politik me pasoja p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Duke marr\u00eb parasysh se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shoq\u00ebri parapolitike pa parime por me sindromin e klan\u00ebve t\u00eb interesit, k\u00ebto veprime&nbsp; nuk jan\u00eb sekrete shtet\u00ebtore&nbsp; por&nbsp; jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb &nbsp;sken\u00ebn politike kosovare numri i kat\u00ebrt ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i rezervuar p\u00ebr AAK-n\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb transparente ne k\u00ebrkesat e saja. P\u00ebr ata nuk ka vija t\u00eb kuqe sepse jan\u00eb deklaruar publikisht se do t\u00eb jemi pjes\u00eb e qeverisj\u00ebs s\u00eb ardhshme pa marr\u00eb parasysh se kush i fiton zgjedhjet. Nj\u00eb qendrim t\u00eb till\u00eb e mbeshtesin n\u00eb faktin se ato duhet t\u00eb jen\u00eb subjekti plot\u00ebsues, p\u00ebr formimin e shumic\u00ebs parlamentare, sikurse m\u00eb par\u00eb LSI-ja n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa nga nj\u00eb supozim i till\u00eb ata vler\u00ebsojn\u00eb se do t\u00eb shp\u00ebrblehen e ate pik\u00ebrisht me postin e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin e d\u00ebshiron lideri i saj R.Haradinaj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Presidenti dhe pazar\u00ebt politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit nga ana e qytetar\u00ebve, edhe k\u00ebsaj here si duket do t\u00eb b\u00ebh\u00ebn pazare politike, si m\u00eb her\u00ebt, \u00e7\u00ebshtje kjo e cila duhet t\u00eb trajtohet me seriozitet nga shumica e re&nbsp; parlamentare. Pik\u00ebrisht, duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje ligjore p\u00ebr&nbsp; &nbsp;ndryshuar zgjedhjen e presidentit drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga qytetar\u00ebt e jo nga parlamenti, duke eliminuar spekulimet, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vendosin votat e m\u00ebrgimtar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb informacioneve del qart\u00eb se disponimi&nbsp; i m\u00ebrgimtar\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrje&nbsp; n\u00eb&nbsp; k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb votuar kan\u00eb aplikuar rreth 140.000 votues, ku nga ky num\u00ebr rreth 30.000 iu jan\u00eb refuzuar aplikimet(!?). Nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb krim &nbsp;duke iu mohuar t\u00eb drejt\u00ebn elementare p\u00ebr t\u00eb votuar q\u00eb nuk mund t\u00eb arsyetohet m\u00eb asgj\u00eb. Pik\u00ebrisht, duke par\u00eb parregull\u00ebsi dhe dyshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, sepse aplikimet do t\u00eb d\u00ebrgohen me post\u00eb(2-12 shkurt) nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i tyre do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb drejt Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Pasi, Kosova n\u00eb bot\u00ebn e jashtme ka 60 p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike, ka qen\u00eb m\u00eb e arsyeshme q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb ato p\u00ebrfaq\u00ebsi, e jo t\u00eb votojn\u00eb me post\u00eb, apo t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb vendlindje, duke eliminuar dyshimet dhe shpenzimet materiale. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se n\u00ebse n\u00eb k\u00ebto votime do t\u00eb marrin pjes\u00eb ky num\u00ebr i paralajm\u00ebruar i tyre, duke tejkaluar parashikimet, m\u00ebrgimtar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre &nbsp;mund t\u00eb zgjedhin rreth 10 deputet, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb num\u00ebr p\u00ebrcaktues p\u00ebr fitor\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>M\u00ebrgimtar\u00ebt, nd\u00ebrgjegja jon\u00eb komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje kemi risi sepse nga m\u00ebrgata shqiptare disa individ\u00eb jan\u00eb nominuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs zgjedhore me mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb re t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nga subjekt\u00ebt politike&nbsp; \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrsh\u00ebndetur, andaj i mbet\u00ebt elektoratit votues me vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar &nbsp;respektin ndaj tyre, t\u00eb cil\u00ebt edhe pse fizikisht jan\u00eb larg Kosov\u00ebs, me t\u00ebr\u00eb qenien e tyre kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Kontributi i tyre para, gjat\u00eb e pas luft\u00ebs mbetet emblematik, andaj ata jan\u00eb nd\u00ebrgjegja e jon\u00eb komb\u00ebtare!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zgjedhjet, referendum p\u00ebr &nbsp;qytetar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla si\u00e7 ndodhet Kosova, ndryshimet jan\u00eb t\u00eb mundshme dhe di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb jan\u00eb duke pritur qytetar\u00ebt jo nga partit\u00eb politike t\u00eb cilat deri m\u00eb tash kan\u00eb disa vite n\u00eb pushtet me qeverisjen e tyre. Andaj k\u00ebsaj here qytetar\u00ebt do dijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur se kush mund ti p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kuvend dhe m\u00eb pas n\u00eb Qeveri, dhe rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, t\u00eb cilat me tep\u00ebr i ngjajn\u00eb nj\u00eb referendumi se sa zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin konkret q\u00eb t\u00eb shpetohet Kosova, p\u00ebr t\u00eb kthyer besimin e humbur n\u00eb qeverisje, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb mbeshtesin at\u00eb forc\u00eb politike e cila \u00ebsht\u00eb e pakorruptuar, e cila do t\u00eb sjell model t\u00eb qeverisjes, me individ\u00eb me integritet personal e profesional, q\u00eb ve\u00e7ohen me autoritet shoq\u00ebror e intelektual, q\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb kan\u00eb shtetin e jo pushtetin si kan\u00eb vepruar deri m\u00eb tash pjesa ma e madhe e partive politike duke humbur besimin t\u00eb qytetar\u00ebt dhe vlerat e demokracis\u00eb pluraliste<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr&nbsp; ndryshime politike, dhe do t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00ebt e saj t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vendosin me vot\u00ebn e tyre, sepse t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rastin q\u00eb nuk duhet t\u00eb humbet, sepse vet\u00ebm ndryshimi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim!<\/p>\n\n\n\n<p>( 10 shkurt&nbsp; 2021)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb parashikim\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb mbah\u00ebn me 14 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pa dilema subjekti i par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb LVV, por \u00e7\u00ebshtja qendron t\u00eb formimi i koalicion\u00ebve paszgjedhore p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qeverisje t\u00eb qendrueshme&nbsp; n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve e jo t\u00eb partive apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15799,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28220,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28219\/revisions\/28220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}