{"id":28108,"date":"2021-02-02T18:30:05","date_gmt":"2021-02-02T17:30:05","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28108"},"modified":"2021-02-02T18:30:05","modified_gmt":"2021-02-02T17:30:05","slug":"lamtumire-orientimit-perendimor-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28108","title":{"rendered":"LAMTUMIR\u00cb \u201cORIENTIMIT PER\u00cbNDIMOR\u201d T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"360\" height=\"295\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 360px) 100vw, 360px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Jo se shqiptar\u00ebt jan\u00eb anti-per\u00ebndimor\u00eb, jo, jo.&nbsp; Jan\u00eb udh\u00ebheqsit e tyre. &nbsp;Nd\u00ebrsa, shqiptar\u00ebt po boshatisin trojet drejt\u00eb per\u00ebndimit p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, udh\u00ebheqsit e tyre politik\u00eb shprehen mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb vlerave t\u00eb lindjes.&nbsp; K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetoi, dit\u00ebt e fundit, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve edhe Kryeministri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb, Zoti Edi Rama i cili me sfida dhe me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb drejt p\u00ebr drejta ndaj Bashkimit Evropian, vazhdon &#8212; me hapa t\u00eb vegj\u00ebl por t\u00eb sigurt &#8212; ta largoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga orientimi per\u00ebndimor i tyre, nj\u00eb angazhim ky i shpallur nga rinia shqiptare pas shembjes s\u00eb komunizmit, me parull\u00ebn, \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si e gjith\u00eb Evropa\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebt e fundit, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Zoti Rama tha se ai vazhdon t\u2019i ket\u00eb syt\u00eb nga lindja, drejt Turqis\u00eb dhe Lindjes s\u00eb Mesme, duke shtuar se \u201cPor ne nuk jemi t\u00eb detyruar t\u00eb presim tregun e BE domosdoshm\u00ebrisht, sepse ka tregje t\u00eb tjera. <em>\u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb produktet tona t\u00eb mishit t\u00eb dalin n\u00eb tregje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Lindje, q\u00eb nga Turqia n\u00eb Lindjen e Mesme\u201d, <\/em>&nbsp;nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ky q\u00eb ai e ka b\u00ebr\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb kontekste t\u00eb tjera, qoft\u00eb ai, qoft\u00eb z\u00ebdh\u00ebnsit e tij, gjat\u00eb viteve. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-lamtumire-be-alo-putin-erdogan-ajatollah-xi-jinping\/\">Frank SHKRELI\/ Lamtumir\u00eb BE- Alo Putin, Erdogan, Ajatollah, Xi Jinping? | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212; Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thirrjes s\u00eb Ambasadores Amerikane, Zonj\u00ebs, Yuri Kim drejtuar udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb partive shqiptare q\u00eb t\u00eb mos v\u00ebn\u00eb kriminel\u00eb n\u00eb listat zgjedhore p\u00ebr parliament, Zoti Rama iu p\u00ebrgjigj ambasad\u00ebs amerikane se partit\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Kuvend. E \u00e7udit\u00ebshme ishte p\u00ebrgjigja e tij ndaj thirrjes s\u00eb ambasadores amerikane:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe kemi ligjin, zbatojm\u00eb ligjin. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e kujtdo q\u00eb g\u00ebnjen n\u00eb vet\u00ebdeklarim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale jo partie. &nbsp;Partit\u00eb nuk jan\u00eb drejtori policie, verifikojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit dhe sipas ligjit i kemi b\u00ebr\u00eb verifikimet gjithmon\u00eb. &nbsp;S\u2019kemi nd\u00ebrmend t\u00eb ngrem\u00eb salla torturash n\u00eb selit\u00eb e partive\u2026\u201d, u shpreh Z. Rama. Si\u00e7 duket, nga toni i p\u00ebrgjigjes &#8212; me zem\u00ebrim dhe inat ndaj diplomates amerikane &#8212;&nbsp; sikur p\u00ebrfaqsuesja e Washingtonit, v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebri thirrje p\u00ebr \u201csalla torturash\u201d, p\u00ebr t\u00eb siguruar past\u00ebrtin\u00eb e kandidat\u00ebve. &nbsp;Thjesht\u00eb, Ambasadorja amerikane, b\u00ebri thirrje q\u00eb partit\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshijn\u00eb individ\u00eb t\u00eb koruptuar n\u00eb listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet e ardh\u00ebshme parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i p\u00ebrcjellur klas\u00ebs politike shqiptare mesazhin e administrat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Presidentit amerikan, Zotit Joe Biden se ajo \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u2019i vej\u00eb nj\u00eb theks t\u00eb ri luft\u00ebs kund\u00ebr korrupisonit. Sipas nj\u00eb kronike t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs nga Tirana, Ambasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkoi \u201c<em>T\u00eb kontrollohen mir\u00eb kandidat\u00ebt, q\u00eb t\u00eb mos promovohet korrupsioni, t\u00eb mos fyhen votuesit dhe t\u00eb mos minohet demokracia shqiptare<\/em>\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ambasadorja, Kim, kur u takua me drejtuesit e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, ka thek\u00ebsuar \u201c<em>Mb\u00ebshtetjen e SHBA p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr politik\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, duke filluar me politikan\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr<\/em>\u201d.&nbsp; Nj\u00eb deklarat\u00eb kjo q\u00eb si\u00e7 duket zem\u00ebroi Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dekriminalzimi i politik\u00ebs shqiptare ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb amerikane, por edhe per\u00ebndimore, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; Asnj\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr nga korrupsioni. As Amerika dhe as vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore nuk kan\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur dhe t\u00eb past\u00ebr nga korrupsioni, por ama p\u00ebrpiqen, me aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur, me an\u00eb t\u00eb ligjit dhe t\u00eb normave t\u00eb tjera t\u00eb vlerave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb sigurohet nj\u00eb integritet politik nga partit\u00eb dhe nga individ\u00ebt e aprovuar prej tyre, q\u00eb t\u00eb kandidojn\u00eb si p\u00ebrfaqsues t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb pa korruptuar t\u00eb popullit.&nbsp; Me doemos, p\u00ebrzgjedhja e kandidat\u00ebve t\u00eb pa korruptuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e udh\u00ebheq\u00ebsve dhe e strukturave t\u00eb tjera t\u00eb partive politike, si edhe e enteve ligjore, por edhe e vet individ\u00ebve.&nbsp; Por, p\u00ebrzgjedhja e kandidat\u00ebve t\u00eb pa korruptuar \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore, politike dhe morale e nj\u00eb shteti dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb tij.&nbsp; Sidomos, kur k\u00ebta politikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm q\u00eb pretendojn\u00eb p\u00ebr 30-vjet tani, t\u00eb pak\u00ebn me fjal\u00eb, se aspirojn\u00eb vlerat dhe orientimin per\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Nd\u00ebrsa me vepra, por shpesh edhe me fjal\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj per\u00ebndimit &#8212; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i deklaratave t\u00eb fundit t\u00eb Kryeministrit Rama \u2013 se Shqip\u00ebria nuk ka pse t\u00eb pres\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, ka alternativa tjera dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr tregje, si Turqia dhe Lindja e Mesme. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E kam then\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera se deklaratat k\u00ebrcnuese nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ides\u00eb se Shqip\u00ebria mund t\u00eb k\u00ebthej\u00eb syt\u00eb drejt alternativave t\u00eb tjera aleancash jasht\u00eb BE-s\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pa p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe kund\u00ebr interesave afatgjata komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.&nbsp; Deklarata t\u00eb tilla k\u00ebrc\u00ebnuese duket se b\u00ebhen me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar ose p\u00ebr t\u00eb neutralizuar p\u00ebrball interesave t\u00eb tjera t\u00eb huaja, jo vet\u00ebm atmosfer\u00ebn e bisedimeve me p\u00ebrfaqsues t\u00eb BE-s\u00eb, por dasht\u00eb e pa dasht\u00eb, mund t\u00eb influencojn\u00eb negativisht edhe marr\u00ebdh\u00ebnjet e kombit shqiptar me aleat\u00ebt historik\u00eb t\u00eb tij, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Dihet se Washingtoni antar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian e kan\u00eb pasur vazhdimisht dhe e kan\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tyre karshi shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb objektivave afatgjata t\u00eb politik\u00ebs amerikane n\u00eb Ballklanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse se v\u00ebrtet\u00eb e do nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb Tirana zyrtare, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb futet n\u00eb Europ\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime por me nj\u00eb pun\u00eb maksimale p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kushteve kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij tregu.&nbsp; Shqip\u00ebria duhej t\u00eb kishte qen\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian me koh\u00eb. &nbsp;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e ka fajin krejt\u00ebsisht BE-ja si\u00e7 pretendon Kryeministri Rama dhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb.&nbsp; Shqip\u00ebria ka humbur &#8212; gjat\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve post-komuniz\u00ebm &#8212; aq shum\u00eb raste t\u00eb mira p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb euro-atlantik.&nbsp; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb, fajin e kan\u00eb kryekput udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr tu p\u00ebrballur vet me korrupsionin, p\u00ebr toleranc\u00ebn dhe madje edhe p\u00ebr nxitjen e korrupsionit si mjete k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb siguruar fitore n\u00eb zgjedhje due p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin personal dhe partiak.&nbsp; Koha nuk pret. Demokracia nuk pret! As Evropa nuk pret gjithmon\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt, si gjithmon\u00eb &#8212; sidomos rinia &#8212; \u00ebsht\u00eb e orientuar drejt Perendimit, gj\u00eb q\u00eb po e tregon edhe me largimin n\u00eb mas\u00eb nga trojet e veta drejt\u00eb Per\u00ebndimit \u2013 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se si Kryeministri dhe politika shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shprehimisht pranojn\u00eb se i ka syt\u00eb drejtuar nga lindja, me t\u00eb cil\u00ebn si\u00e7 duket klasa politike shqiptare &#8212; ndryshe nga pjesa d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve &#8212; ka m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me lindjen se sa me vlerat per\u00ebndimore.&nbsp; Veprat, sjelljet dhe deklaratat e nj\u00eb pjese t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare jan\u00eb nj\u00eb \u00e7oroditje e k\u00ebtyre vlerave dhe \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kjo klas\u00eb politike po na b\u00ebn t\u00eb humbasim besimin historik n\u00eb th\u00ebnjen e Naim Frash\u00ebrit se, \u201cDielli v\u00ebrtet\u00eb lind n\u00eb Per\u00ebndim\u201d, p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jo se shqiptar\u00ebt jan\u00eb anti-per\u00ebndimor\u00eb, jo, jo.&nbsp; Jan\u00eb udh\u00ebheqsit e tyre. &nbsp;Nd\u00ebrsa, shqiptar\u00ebt po boshatisin trojet drejt\u00eb per\u00ebndimit p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, udh\u00ebheqsit e tyre politik\u00eb shprehen mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb vlerave t\u00eb lindjes.&nbsp; K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetoi, dit\u00ebt e fundit, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve edhe Kryeministri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28108","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28109,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28108\/revisions\/28109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}