{"id":28025,"date":"2021-01-21T13:48:01","date_gmt":"2021-01-21T12:48:01","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28025"},"modified":"2021-01-21T13:48:01","modified_gmt":"2021-01-21T12:48:01","slug":"diskursi-eseistik-per-kulturen-shqiptare-ne-opusin-krijues-te-basri-capriqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28025","title":{"rendered":"DISKURSI  ESEISTIK P\u00cbR KULTUR\u00cbN SHQIPTARE N\u00cb OPUSIN KRIJUES T\u00cb BASRI \u00c7APRIQIT"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6318\" width=\"550\" height=\"407\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi.jpg 473w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/basri-capriqi-300x222.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 550px) 100vw, 550px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Dr. Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me opusin krijues p\u00ebr autor t\u00eb ndrysh\u00ebm, paraqet obligim profesional q\u00eb mund t\u00eb trajtoh\u00ebt n\u00eb shum\u00eb aspekte, var\u00ebsisht prej qasjes s\u00eb autor\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb rastin konkret Basri \u00c7apriqi t\u00eb opinioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i njohur si poet, sepse si i till\u00eb ishte i ve\u00e7ant\u00eb dhe vler\u00ebsohej nga kritik\u00ebt e koh\u00ebs, por nuk duhet harruar s\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut me pesh\u00eb edhe n\u00eb fush\u00ebn e eseistik\u00ebs, sidomos n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij krijuese. Eset\u00eb e shkruara, kan\u00eb trajtuar aktualitetin n\u00eb bot\u00ebn shqiptare n\u00eb periudh\u00ebn e thyerjeve t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore dhe ideologjike dhe &nbsp;jan\u00eb botuar kryesisht n\u00eb revist\u00ebn \u201cFjala\u201d e cila ishte prestigjioze jo vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb por n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebkomb\u00ebtare, duke mbetur model p\u00ebr koh\u00ebn kur jan\u00eb shkruar e botuar. Andaj, edhe analiza e tyre eseve duhet trajtuar n\u00eb varshm\u00ebri t\u00eb koh\u00ebs, por ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar rreth tridhjet\u00eb vite nga botimi i tyre ata kan\u00eb vler\u00ebn e tyre edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kalaja e Ulqinit dhe autor\u00ebt shqiptar\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb nga Ulqini, por jasht\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet kan\u00eb ardhur gjat\u00eb ver\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar pushimet, nuk kan\u00eb njohuri, se autor\u00ebt vendas nuk e kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shpalosin vlerat e tyre kulturore n\u00eb mjediset e Kalas\u00eb dymij\u00eb e pesqindvje\u00e7are. Jo s\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb e kan\u00eb d\u00ebshiruar autor\u00ebt shqiptar, por ishte pushteti monist i koh\u00ebs q\u00eb ndaj kultur\u00ebs shqiptare kishte qasje mohuese e m\u00eb t\u00eb edhe t\u00eb vet autor\u00ebve. \u00cbsht\u00eb&nbsp; dashur t\u00eb ndryshoj sistemi shoq\u00ebror ku nga viti 1990 u miratu pluralizmi ku filluan ndryshime edhe n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, e ate kryesisht duke iu falend\u00ebruar shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebrmes formimit t\u00eb subjekt\u00ebve kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Kala t\u00eb Ulqinit, prezantimi i autor\u00ebve shqiptar ndodhi vet\u00ebm &nbsp;pas r\u00ebnies s\u00eb monizmit(1990) e ate pik\u00ebrisht&nbsp; n\u00eb&nbsp; gusht t\u00eb vitit 1992, ku p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb u prezantuan autor\u00ebt shqiptar, dr.Ruzhdi Ushaku &nbsp;me promovimin e librit <strong>\u201cUlqini n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb shekujve\u201d<\/strong>&nbsp; me 12 gusht 1992 e m\u00eb pas takimi &nbsp;me shkrimtarin Mehmet Kraja, nd\u00ebrsa i treti autor&nbsp; ishte Basri \u00c7apriqi ku me 16.6.1993, iu organizu &nbsp;promovimi i librit \u201c<strong>Aksidenti i or\u00ebs shqiptare\u201d<\/strong>, botuar nga <strong>\u201cFjala<\/strong>\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa autori i kat\u00ebrt i cili \u00ebsht\u00eb prezantuar n\u00eb Kala t\u00eb Ulqinit, pik\u00ebrisht n\u00eb <em>Kull\u00ebn e Balshajve<\/em>, n\u00eb muajin korrik 1997, \u00ebsht\u00eb Milazim Krasniqi, ku \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij letrare e&nbsp; publicistike. Ishte kjo nj\u00eb mb\u00ebrmje e ve\u00e7ant\u00eb dhe e para e k\u00ebsaj tematike deri at\u00ebher\u00eb &nbsp;n\u00eb Ulqin, ndon\u00ebse kemi pasur pengesa&nbsp;&nbsp; n\u00eb \u201cdefekt\u201d t\u00eb rrym\u00ebs elektrike, ishim t\u00eb detyruar q\u00eb&nbsp; mbr\u00ebmja t\u00eb mbahet &nbsp;m\u00eb qirinj(!).<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto takime u organizuan nga Shoqata \u201c<strong>Art Club<\/strong>\u201d, si subjekti i par\u00eb joqeveritar i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i themeluar me 28.12.1990, n\u00eb Ulqin, duke d\u00ebshmuar&nbsp; p\u00ebrkushtimin p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare e cila ishte&nbsp; injoruar &nbsp;dhe e anatemuar n\u00eb monizim, sepse ekzitonte nj\u00eb refuzim i vazhduesh\u00ebm&nbsp; institucional. Por, p\u00ebrmes k\u00ebsaj Shoqate, u b\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb e madhe n\u00eb organizimin e&nbsp; veprimtarive t\u00eb ndryshme kulturore, shkencore, artistike si &nbsp;dhe botimet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, qofshin ata revista apo botime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme, kryesisht t\u00eb autor\u00ebve vendor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ngjarjet n\u00eb vitin 1989-1990 dhe shqiptar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vit\u00ebt 1989-1990 kan\u00eb pasur p\u00ebrmasa t\u00eb gj\u00ebra n\u00eb nivel regjional e europian dhe si t\u00eb tilla nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb anashkalojn\u00eb edhe shqiptar\u00ebt. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto vite q\u00eb iu paraprin\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha, ku kemi fillimin e fundit t\u00eb falemintimit sistemit socialist p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb d\u00ebshmit t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste dhe shp\u00ebrb\u00ebrjen e shtet\u00ebve t\u00eb ish kampit socialist n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas vitit 1981, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb demonstratave t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe masave represive t\u00eb pushtetit jugosllav t\u00eb koh\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve, viti 1989, ishte me ngjarje dramatike p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, sepse me 23 mars 1989, Kosov\u00ebs iu hoq autonomia, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb n\u00eb kuadrin t\u00eb Serbis\u00eb.Ishte ky fillimi i shp\u00ebrb\u00ebrje\u00ebs s\u00eb shtetit me emrin Jugosllavi q\u00eb u shp\u00ebrbe n\u00eb vitin 1991, me rastin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Sllovenis\u00eb e Kroacis\u00eb, duke pasuar m\u00eb pas&nbsp; n\u00eb saj\u00eb t\u00eb luft\u00ebrave pushtuese t\u00eb drejtuara nga politika serbe n\u00eb Kroaci, Bosne e Hercegovin\u00eb dhe s\u00eb fundi n\u00eb Kosov\u00eb(1998-1999).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aspektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar me 9 n\u00ebntor 1989, p\u00ebrfundimisht u sh\u00ebmb muri i Berlinit, duke sinjalizuar&nbsp; sh\u00ebmbjen e komunizmit n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dhjetor 1989, revolta popullore n\u00eb Rumani, likuidimi i ish predisentit N.\u00c7aushesku me bashk\u00ebshort\u00ebn, p\u00ebrshpejtoj r\u00ebnien e komunizmit,<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 23 dhjetor 1989, n\u00eb Prishtin\u00eb themelohet LDK, partia e par\u00eb shqiptare ku vulosi fillimin e pluralizmit t\u00eb shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebrfundimin e komunizmit t\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb e kudo ku kishte shqiptar n\u00eb ish Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa viti vijues 1990, vazhdoj me dinamik\u00ebn&nbsp; e vet&nbsp; ku me 2 korrik u b\u00eb shpallja e deklarat\u00ebs kushtetuese, nd\u00ebrsa me 5 korrik mbyllja e RTP si dhe gazet\u00ebn e vetme ditore \u201eRilindja\u201c, nd\u00ebrsa nga vjeshta u mbyll\u00ebn shkollat &nbsp;dhe Universiteti i Prishtin\u00ebs, ku&nbsp; nga pushteti serb u inauguru&nbsp; aperthejdi &nbsp;kolonial &nbsp;nga pushteti serb si rast specifik n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri jehona e ndryshimeve n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore e b\u00ebri t\u00eb vet\u00ebn, ndon\u00ebse m\u00eb vones\u00eb, q\u00eb arsyetohet me pushtetin e diktatur\u00ebs si askund n\u00eb vendet e ish kampit socialist. Pas protest\u00ebs s\u00eb par\u00eb antikomuniste me 14 janar 1990 n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb pas ka pasur edhe protesta t\u00eb tjera, ku duhet ve\u00e7uar ate me &nbsp;2 korrik 1990, eksodin&nbsp; e rreth 5000 qytetar\u00ebve t\u00eb &nbsp;Tiran\u00ebs e disa qytet\u00ebve&nbsp; tjera, n\u00eb disa ambasada t\u00eb shtet\u00ebve per\u00ebndimore(kryesisht n\u00eb RFGJ), si dhe emigrimin &nbsp;e tyre me pas&nbsp; me anije nga porti i &nbsp;Durr\u00ebsit p\u00ebr n\u00eb Brindizi(Itali) dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjermani, p\u00ebrmes Kryqit t\u00eb Kuq Gjerman.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarjet e 2 korrikut 1990 n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb, ndodh\u00ebn brenda nj\u00eb dite, duket si koincidenc\u00eb, por&nbsp; mbetet t\u00eb hulumtohet n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb argumentuara e jo me paragjykime e konsipiracione p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebto ngjarje vazhduan me pas n\u00eb vjesht\u00eb e duke u mbyll me protestat e student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb dhjetor 1990, si dhe me lejimin e pluralizmit politik, me themelimin e Partis\u00eb Demokratike me 9 dhjetor 1990. Ishte ky nj\u00eb moment historik duke p\u00ebrfunduar periudha e diktatur\u00ebs 46 vje\u00e7are, dhe hapja e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p>I kemi cekur k\u00ebto ngjarje&nbsp; sepse t\u00eb tillat ndikuan edhe t\u00eb shqiptar\u00ebt si brenda kufijve politik\u00eb n\u00eb shtetin am\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe jasht\u00eb saj n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare si dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndikimet e para ishin te krijuesit e fushave t\u00eb ndryshme shkencore, kulturore, artistike e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb mediat, t\u00eb cilat tash kishin nj\u00eb frymarrje t\u00eb lir\u00eb q\u00eb e kishin t\u00eb ndaluar dekada m\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, n\u00eb Kosov\u00eb, mediat e shkruara i paraprin\u00eb zhbllokimit&nbsp; informativ, ku n\u00eb ve\u00e7anti dallohet revista <strong>\u201eFjala\u201c,<\/strong> me p\u00ebrmbajtjen dhe temat e trajtuara nga autor\u00eb profileve t\u00eb ndryshme shkencore e kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Revista \u201eFjala\u201c tribun\u00eb e mendimit t\u00eb lir\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga numri i revistave t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat botoheshin n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb duke filluar nga viti 1990, vendin par\u00ebsor e<strong>&nbsp; <\/strong>kishte revista <strong>\u201eFjala<\/strong>\u201c., e cila &nbsp;dallohej me p\u00ebrmbajtj\u00ebn e saj duke qen\u00eb &nbsp;revist\u00eb e hapur, p\u00ebrkat\u00ebsisht tribun\u00eb e mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe e krijimit t\u00eb toleranc\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb re politike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Artikujt e botuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb revist\u00eb, nga personalitete t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme si n\u00eb at\u00eb koh\u00eb por edhe tash pas tri dekadave e them pa hezitim&nbsp; se ishin &nbsp;model p\u00ebr studiuesit e profileve t\u00eb ndryshme shkencore, kulturore e publicitike. Pik\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh tematik\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtj\u00ebn e trajtuar si asnj\u00ebher deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, do t\u00eb ishte me interes p\u00ebr opinionin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm kulturor botimi i disa &nbsp;v\u00ebllim\u00ebve &nbsp;duke b\u00ebr\u00eb&nbsp;&nbsp; perzgjedhje t\u00eb&nbsp; artikujve t\u00eb botuar n\u00eb <strong>Fjala<\/strong> (1990-1992).<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb ishte nderim dhe respekt p\u00ebr autor\u00ebt p\u00ebr angazhimin e tyre profesional dhe komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shpalosur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb panjohura deri at\u00ebher\u00eb p\u00ebr opinion e gjer\u00eb. Nuk ka dilem\u00eb se merit\u00eb kryesore ka pasur kryeredaktori&nbsp; Milazim Krasniqi s\u00eb bashku me stafin e redaksis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk hezituan t\u00eb botojn\u00eb materiale m\u00eb vler\u00eb shum\u00ebdimensionale, q\u00eb m\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi lexohen edhe tash, ndon\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rreth tri dekada nga botimi i tyre. Madje, kam bindje t\u00eb plot\u00eb s\u00eb brezi i ri i cili nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb lexoj\u00eb k\u00ebto materiale t\u00eb revist\u00ebs \u201eFjala\u201c, ka mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga autor\u00ebt e asaj kohe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fokusin e tyre t\u00eb formimit profesional, sepse jan\u00eb shkruar me profesionaliz\u00ebm dhe qasje intelektuale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Botim i ve\u00e7ant\u00eb eseistik p\u00ebr koh\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gam\u00ebn e botimeve t\u00eb cilat ka botuar revista \u201eFjala\u201c b\u00ebn pjes\u00eb edhe libri i Basri \u00c7apriqit&nbsp;<strong>\u201eAksidenti i or\u00ebs shqiptare\u201c, <\/strong>botuar n\u00eb vitin 1993. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb botim eseistik, i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn kur jan\u00eb shkruar e botuar, duke sfiduar rrethanat e koh\u00ebs n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb sistem\u00ebve shoq\u00ebrore, ku as shqiptar\u00ebt nuk ishin p\u00ebrjashtim. Andaj, t\u00eb lexohen sot k\u00ebto ese, do t\u00eb thot rreth 30 vjet m\u00eb her\u00ebt, duhet kuptuar kontekstin kohor, &nbsp;ku vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00eb opinion p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn bashk\u00ebkohore nuk jan\u00eb t\u00eb rralla rastet q\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fahut t\u00eb tyre &nbsp;profesional n\u00eb opusin e tyre krijues t\u00eb jen\u00eb t\u00eb njohur edhe n\u00eb l\u00ebm\u00ebnj t\u00eb tjer\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb&nbsp; eseistika apo publicistika. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt n\u00eb dy-tre vjet\u00ebt e fundit edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnokulturore shqiptare me shkrimet e tyre eseistike e publicistike filluan t\u00eb paraqiten nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar individ\u00ebsh, kryesisht shkrimtar\u00eb, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishin edhe nism\u00ebtar\u00ebt e l\u00ebvizjeve demokratike tek ne. K\u00ebshtu nj\u00eb nder m\u00eb t\u00eb z\u00ebllshmit nga ky aspekt i cili&nbsp; ka b\u00ebr\u00eb kthes\u00eb n\u00eb eseistik\u00ebn e &nbsp;publicistik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb opinioni shqiptar &nbsp;\u00ebsht\u00eb edhe poeti B.\u00c7apriqi, me librin \u201c<em>Aksidenti i or\u00ebs shqiptare\u201d.<\/em> \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb liber i cili n\u00eb vete p\u00ebrmbledh shum\u00eb artikuj t\u00eb botuar m\u00eb par\u00eb(1990-1992) n\u00eb revist\u00ebn <em>Fjala<\/em>, q\u00eb s\u00eb bashku trajtojn\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi unike nga aktualiteti i kultur\u00ebs&nbsp; shqiptare dikur dhe sot. Me nj\u00eb fjal\u00eb, trajtimi i problemeve gjegj\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb liber paraqet nj\u00eb freski dhe risi p\u00ebr eseistik\u00ebn e &nbsp;publicistik\u00ebn shqiptare dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb botimi i par\u00eb i k\u00ebtij lloji tek ne.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori aksidentrin e kultur\u00ebs shqiptare e ka trajtuar n\u00eb plan t\u00eb gjer\u00eb kultural p\u00ebr t\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnokulturore shqiptare, pothuaj duke filluar nga <em>Rilindja<\/em><em> <\/em><em>Komb<\/em><em>\u00eb<\/em><em>tare<\/em><em> <\/em><em>Shqiptare<\/em> e deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Kjo goditje p\u00ebr fat t\u00eb keq ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e qeni\u00ebs komb\u00ebtare dhe materiale t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, duke nisur me shthurjen e hap\u00ebsir\u00ebs kulturore gjith\u00ebshqiptare e duke p\u00ebrfshir\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn informative, intelektuale, shkencore, arsimin fillor, t\u00eb mes\u00ebm e universitar, t\u00eb gjitha llojet e artit e duke p\u00ebrfunduar me deformime t\u00eb ndryshme n\u00eb kultur\u00ebn politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Botimi n\u00eb fjal\u00eb b\u00ebn p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb shkaqet e aksidentit, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq shqiptar\u00ebt i p\u00ebrjetuan rreth gjys\u00ebm shekulli. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr se a&nbsp; p\u00ebrjetuan k\u00ebt\u00eb tragjedi komb\u00ebtare shqiptar\u00ebt me d\u00ebshir\u00ebn e tyre apo di\u00e7ka e till\u00eb kan\u00eb qen\u00eb e imponuar nga t\u00eb tjer\u00ebt. Por, n\u00eb lidhje m\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje autori i k\u00ebtij libri nuk \u00ebsht\u00eb imun, por ai i b\u00ebn nj\u00eb v\u00ebshtrim kritik gjendjes ekzistuese, duke d\u00ebshmuar s\u00eb tragjedia shqiptare, ndon\u00ebse filloi m\u00eb her\u00ebt, ajo pik\u00ebn kulmore e arriti n\u00eb periudh\u00ebn e ashtuquajtur socialiste. N\u00ebse fakt\u00ebt e periudhave t\u00eb kaluara mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb diakronike, p\u00ebr koh\u00ebn e socializmit, analiza sinkronike \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt sepse fakt\u00ebt flasin vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ballina e lbrit \u201cAksidenti i or\u00ebs shqiptare\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga leximi i k\u00ebtij libri v\u00ebrehet se autori kryesisht ka qen\u00eb i preokupuar me kultur\u00ebn si bazament i identitetit komb\u00ebtar, e cila pati po t\u00eb nj\u00ebjtin fat si populli. Ajo jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebsoi ndryshime por nj\u00ebherit n\u00eb kultur\u00eb filluan t\u00eb dominojn\u00eb qasjet ideologjike, duke m\u00ebnjanuar pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht bazamentin komb\u00ebtar. S&#8217;ka se si t\u00eb tregohet ndryshe e dh\u00ebna, kur p\u00ebr ca figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, e t\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si p.sh. Faik Konica, Gjergj Fishta etj., u injoruan p\u00ebr pes\u00eb dekada. Nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb pushteti&nbsp; p\u00ebr hir t\u00eb ideologjis\u00eb, por pasojat ishin t\u00eb m\u00ebdha sepse gjenerata t\u00eb t\u00ebra shkollar\u00ebsh, jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb mbetur analfabet\u00eb p\u00ebr shum\u00eb \u00e7ka, por n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ata jan\u00eb dezinformuar p\u00ebr mjaft personalitete letrare, kulturore e historike t\u00eb popullit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Aksidenti i shkaktuar nga bart\u00ebsit e komunizm\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnokulturore shqiptare n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb nuk ishte i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por n\u00ebse i b\u00ebh\u00ebt nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e detajuar, pa hezitim mund t\u00eb thuhet se komunizmi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare ishte m\u00eb i tmerrsh\u00ebm se askund tjet\u00ebr. Nj\u00eb konstatim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm&nbsp; shprehje e rastit &nbsp;por nj\u00eb d\u00ebshmi autentike.<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi t\u00eb sigurt se n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn e af\u00ebrt individ\u00eb t\u00eb penave t\u00eb ndryshme do t\u00eb shkruajn\u00eb faqe t\u00eb t\u00ebra&nbsp; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb murtaj\u00eb q\u00eb i solli tragjedin\u00eb kombit ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt edhe kjo vep\u00ebr trajton ca \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite, q\u00eb nj\u00ebherit jep mund\u00ebsi p\u00ebr teza t\u00eb ndryshme t\u00eb trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast se me rastin e botimit t\u00eb ca artikujve t\u00eb k\u00ebtij libri, ka pasur edhe reagime nga individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb revista t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ishin akuz\u00eb ndaj autorit. Reagimet e tilla ishin pa mbeshtetje faktografike, t\u00eb shkruara me emocione nga individ\u00eb dogmatik\u00eb, q\u00eb \u00e7do gj\u00eb&nbsp; q\u00eb ishte shqiptare&nbsp; e kan\u00eb idealizuar, nd\u00ebrsa realiteti ka qen\u00eb tjet\u00ebr fare. Por, fatmir\u00ebsisht koha d\u00ebshmoi shum\u00eb \u00e7ka , andaj edhe artikujt e k\u00ebtij libri duhet lexuar n\u00eb varshm\u00ebri me koh\u00ebn, sepse shkrime t\u00eb tilla at\u00ebher\u00eb pakkush ka pasur guximin t\u00eb shkruaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, autorit t\u00eb k\u00ebtij libri, i njohur n\u00eb opinion&nbsp; shqiptar&nbsp; dhe m\u00eb gjer\u00eb si poet, nuk i ka munguar guximi intelektual e qytetar q\u00eb t\u00eb merret me shkrime eseistike e publicistike nga aktualiteti shqiptar, q\u00eb p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb pothuaj ishin tema tabu. Andaj&nbsp; i&nbsp; trajtuar me nj\u00eb akribi publicistike, ky botim&nbsp; paraqet nj\u00eb qasje intelektuale p\u00ebr kultur\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare sipas standard\u00ebve&nbsp; bashk\u00ebkohore dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb s\u00eb ardhur p\u00ebr opinion kulturor shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Kumtesa \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Sesionin shkencor \u201cPoeti i detit\u201d, m\u00eb 18 janar 2020, n\u00eb Ulqin, m\u00eb rastin e 60-vjetorit t\u00eb lindj\u00ebs s\u00eb poetit B.\u00c7apriqi, n\u00eb organizim t\u00eb Shoqat\u00ebs \u201cArt Club\u201d-Ulqin dhe PEN Qendra e Kosov\u00ebs-Prishtin\u00eb).<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Nail\u00a0 Draga Trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me opusin krijues p\u00ebr autor t\u00eb ndrysh\u00ebm, paraqet obligim profesional q\u00eb mund t\u00eb trajtoh\u00ebt n\u00eb shum\u00eb aspekte, var\u00ebsisht prej qasjes s\u00eb autor\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb rastin konkret Basri \u00c7apriqi t\u00eb opinioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i njohur si poet, sepse si i till\u00eb ishte i ve\u00e7ant\u00eb dhe vler\u00ebsohej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6318,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28025"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28026,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28025\/revisions\/28026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}