{"id":28011,"date":"2021-01-19T00:51:00","date_gmt":"2021-01-18T23:51:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28011"},"modified":"2021-01-18T12:58:07","modified_gmt":"2021-01-18T11:58:07","slug":"ligji-grek-i-luftses-nuk-ka-lidhje-me-arvanitet-vendas-muslimane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=28011","title":{"rendered":"LIGJI GREK I LUFTS\u00cbS NUK KA LIDHJE ME ARVANIT\u00cbT VENDAS MUSLIMAN\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Gazeta-qeveritare-ku-doli-Ligji-i-Miratuar-grek.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"445\" height=\"640\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Gazeta-qeveritare-ku-doli-Ligji-i-Miratuar-grek.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28012\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Gazeta-qeveritare-ku-doli-Ligji-i-Miratuar-grek.jpg 445w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Gazeta-qeveritare-ku-doli-Ligji-i-Miratuar-grek-209x300.jpg 209w\" sizes=\"auto, (max-width: 445px) 100vw, 445px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Pjesa jugore e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Poshtme th\u00ebrritet nga shqiptar\u00ebt me emrin \u00c7am\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb ndeshet edhe em\u00ebrtesa perandorake romake Epir-us e shekujve I &#8211; IV e.s. e marrun prej shprehjes gjeografike n\u00eb Shqip \u201cTokat E Pirit\u201d duke i ngjitur prapashtes\u00ebn perandorake romake per\u00ebndimore -us. Rr\u00ebnojat E Pirit, qytetit arban shum\u00eb t\u00eb lasht\u00eb, ndodhen af\u00ebr fshatit Zhulat t\u00eb Gjinokastr\u00ebs. Tokat E Pirit u p\u00ebrvijuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si nj\u00eb rajon shtet\u00ebror i Greqis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb vitin 1913 duke p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb em\u00ebrtimin romak Epirus. P\u00ebrdorimi prej Greqis\u00eb s\u00eb Madhe i em\u00ebrtimit \u201cEpirus\u201d dhe m\u00ebtimi se \u201cEpiri \u00ebsht\u00eb grek\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u201cGreqia\u201d e krijuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori n\u00eb vitin 1830 b\u00ebhet \u201cGreqi e lasht\u00eb\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Shqip, <em>Ar&nbsp; bana<\/em> (e folur veriore) = <em>Ar b\u00ebra<\/em> (e folur jugore). K\u00ebto fjali rr\u00ebnj\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb veprimin themelor t\u00eb bujq\u00ebve t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb 12&#8217;000 vjet m\u00eb par\u00eb. Prej tyre lindin emrat cil\u00ebsor t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb thelb dhe pak t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb thurje: Arban = Arb\u00ebr = Arb\u00ebresh = Arb\u00ebror = Arbanas = Arbanit = Arvanit = Arnaut (osmanisht) = Arnavut (turqisht, sot) = Alban = <em>Albanian<\/em> (prej t\u00eb huajve) = Shqiptar = I-lir. Meqen\u00ebse germa B n\u00eb gjuh\u00ebn kishtare bizantine <em>Katharevousa<\/em> lexohet V, at\u00ebher\u00eb emri cil\u00ebsor Arbanit u shnd\u00ebrrua n\u00eb Arvanit. Sipas rrobes fetare t\u00eb besimit, Arvanit\u00ebt vendas dallohen n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb dhe musliman\u00eb. Gabimisht, dhe mbjellur q\u00ebllimisht nga propaganda kundrashqiptare, vet\u00ebm arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb t\u00eb veriper\u00ebndimit t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00ebnkuptohen nga shqiptar\u00ebt si \u00e7am\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas kryengritjes s\u00eb arvanit\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb vitin 1821, Lidhja e pa \u00e7ertifikuar <em>Entente<\/em> e perandorive Britani-Rusi-Franc\u00eb krijoi m\u00eb 3 Shkurt 1830, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, nj\u00eb principat\u00eb fetare jo per\u00ebndimore t\u00eb quajtur \u201cGreqi\u201d dhe me sip\u00ebrfaqe sa 1\/6 e Greqis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb sotme. P\u00ebr tradhti ndaj Europ\u00ebs e Per\u00ebndimit, \u201cGreqia\u201d u p\u00ebrvijua si nj\u00eb shtet q\u00eb do ringjallte perandorin\u00eb lindore t\u00eb krishter\u00eb ortodokse t\u00eb fikur n\u00eb vitin 1453. Prandaj edhe sot, shtetas \u201cgrek\u201d do me th\u00ebn\u00eb jo nj\u00eb njeri m\u00eb komb\u00ebsi por nj\u00eb besimtar i krishter\u00eb ortodoks, q\u00eb p\u00ebrdor edhe gjuh\u00ebn kishtare bizantine <em>Katharevousa<\/em> t\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr popullin (<em>Dhimotiki<\/em>), q\u00eb emrin e ka me prapashtesat fetare bizantine -os e -is, dhe urren musliman\u00ebt e \u00e7fardolloji.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Lidhja <em>Entente<\/em> u \u00e7ertifikua me firmat e vitit 1907 dhe n\u00eb shekullin XX, p\u00ebr tradhti ndaj Europ\u00ebs e Per\u00ebndimit, edhe do zmadhonte akoma \u201cGreqin\u00eb\u201d edhe do krijonte tre her\u00eb Jugosllavi (Serbi m\u00eb t\u00eb Madhe). Me ndihm\u00ebn e perandoris\u00eb Austro-Hungareze, shkollar\u00ebt e spikatur shqiptar\u00eb mbajt\u00ebn nj\u00eb Kuvend n\u00eb datat 14-22 N\u00ebntor 1908 n\u00eb Manastir ku caktuan Abecen\u00eb e nj\u00ebsuar shqiptare me germa per\u00ebndimore. (Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kuvend qe edhe \u00e7ifti fisnik amerikan <em>Phineas <\/em>dhe<em> Violet Kennedy<\/em>.) N\u00eb Tetor 1912, me shtys\u00ebn e Lidhjes <em>Entente<\/em>, Serbia e Madhe, Greqia e Madhe, Mali i Zi e Bullgaria ndez\u00ebn Luft\u00ebn I Ballkanike p\u00ebr t\u2019u sulur me oreks t\u00eb shtuar q\u00eb t\u00eb kapnin sa m\u00eb shum\u00eb troje shqiptare q\u00eb kishin mbetur si vilajete osmane. N\u00eb kushtet kur trojet shqiptare ishin ose n\u00ebn ushtrin\u00eb turke ose n\u00ebn ato serbe, greke, malazeze e bullgare, me k\u00ebshill\u00ebn e Austro-Hungaris\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb shpallnin m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb Vlon\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912. Tre muaj m\u00eb pas, ushtria greke pushtoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Janin\u00ebn m\u00eb 6 Mars 1913, e ashtu \u00c7am\u00ebrin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta mbaj\u00eb t\u00eb pushtuar.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Dhuna, zhvendosja nga vendbanimet, tretja dhe ndryshimi i besimit fetar me detyrim, grabitja e pasurive dhe pronave, masakrat dhe d\u00ebbimet jasht\u00eb vendit binin mbi musliman\u00ebt, edhe ata Arbanit\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb rajoni i tyre i dhurohej Greqis\u00eb. Si n\u00eb Serbin\u00eb e Madhe (Jugosllavi), t\u00ebr\u00eb arvanitasve vendas n\u00eb Greqin\u00eb e Madhe iu ndalua edhe shkolla Shqipe. Nj\u00eb gjenocid i ngjash\u00ebm Lindor kund\u00ebr banor\u00ebve t\u00eb besimit t\u00eb krishter ortodoks mori shtrirje t\u00eb madhe n\u00eb perandorin\u00eb e rr\u00ebgjuar osmane me fillimin e Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore n\u00eb vitin 1914. Si pasoj\u00eb, shumica e banor\u00ebve osman\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb krishter ortodoks deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1922 qen\u00eb ose vrar\u00eb ose d\u00ebbuar n\u00eb Greqi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Konferenca e Paqes n\u00eb Paris u mbajt n\u00eb 18 Janar 1919 &#8211; 21 Janar 1920. Me shtytjen e kryeministrit britanik <em>David Lloyd George<\/em> q\u00eb premtonte se Greqis\u00eb s\u00eb Madhe do i njihej zmadhimi akoma n\u00ebse pushtonte territore osmane, ushtria greke zbarkoi n\u00eb Smirna (Izmir, sot) m\u00eb 15 Maj 1919 dhe sulmoi n\u00eb thell\u00ebsi. P\u00ebr shkak se perandoria osmane ishte n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb agonis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj n\u00ebnshkruan m\u00eb 10 Gusht 1920 Traktatin e S\u00e8vres, af\u00ebr Parisit, kundrejt Britanis\u00eb, Franc\u00ebs, Italis\u00eb e Japonis\u00eb. Traktati i <em>S\u00e8vres<\/em> q\u00eb fikte p\u00ebrfundimisht perandorin\u00eb osmane i dhuronte Franc\u00ebs, Britanis\u00eb, Greqis\u00eb s\u00eb Madhe e Italis\u00eb edhe n\u00eb Anadoll territore t\u00eb m\u00ebdha. Kur komand\u00ebn e ushtris\u00eb turke e mori Mustafa Qemali dhe pasi mbrrit\u00ebn furnizimet ushtarake nga Rusia bolshevike e Vladimir Ili\u00e7 Leninit (nj\u00eb urith gjerman), ushtria turke kund\u00ebrsulmoi n\u00eb Gusht t\u00eb vitit 1922. Lufta Greko-Turke mori fund m\u00eb 11 Tetor 1922 me d\u00ebbimin e ushtris\u00eb greke nga Anadolli. Bisedimet e paqes filluan n\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs m\u00eb 20 N\u00ebntor 1922. Traktati i Lozan\u00ebs u n\u00ebnshkrua nga Britania, Franca, Italia, Greqia e Madhe, Japonia e Rumania m\u00eb 24 Korrik 1923. Ai njihte formimin e Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb q\u00eb jan\u00eb sot.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb marr\u00ebveshje Lindore e n\u00ebnshkruar q\u00eb m\u00eb 30 Janar 1923 si pjes\u00eb e Traktatit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Lozan\u00ebs qe shk\u00ebmbimi i 1.2 milion banor\u00ebve t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb ortodoks t\u00eb mbetur n\u00eb Republik\u00ebn e Turqis\u00eb me 400\u2019000 banor\u00eb t\u00eb besimit islam n\u00eb Greqin\u00eb e Madhe. Shk\u00ebmbimi qe i detyruesh\u00ebm, i dhunsh\u00ebm, i rr\u00ebmujsh\u00ebm, me humbje t\u00eb panum\u00ebrta jet\u00ebsh njer\u00ebzish dhe me k\u00ebputje t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb nga vinin. N\u00eb at\u00eb shk\u00ebmbim popullatash e p\u00ebsuan shum\u00eb arvanitasit vendas musliman\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht ata n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb Madhe, \u00c7am\u00ebris\u00eb. Qeveria shqiptare u p\u00ebrpoq n\u00ebp\u00ebrmjet organizat\u00ebs s\u00eb Lidhjeve t\u00eb Kombeve q\u00eb n\u00eb at\u00eb shk\u00ebmbim popullatash t\u00eb ve\u00e7oheshin arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb nga besimtar\u00ebt islamik\u00eb t\u00eb kombeve t\u00eb tjera. &nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Me ndihm\u00ebn britanike, nj\u00eb grusht ushtarak n\u00eb Greqin\u00eb e Madhe rivuri n\u00eb fuqi m\u00eb 25 N\u00ebntor 1935 mbretin <em>George<\/em> II. Ay caktoi m\u00eb 13 Prill 1936 ushtarakun nazist <em>Ioannis Metaxas<\/em> si kryeminist\u00ebr (www<a href=\"http:\/\/www.metaxas-project.com\">.metaxas-project.com<\/a>). Ky, nga ana e tij dhe me firm\u00ebn e mbretit, vendosi m\u00eb 4 Gusht 1936 sundimin e tij nazist duke shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendin, ndaluar partit\u00eb politike dhe p\u00ebrjashtuar Kushtetut\u00ebn. Dhuna mbi arbanit\u00ebt vendas musliman\u00eb u shtua dhe menj\u00ebher\u00eb u urdh\u00ebrua ndalimi i plot\u00eb i p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs Shqipe. M\u00eb 25 Mars, 2 e 6 Prill 1939 mbreti Zog I nuk pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e prer\u00eb italian\u00eb q\u00eb t\u00eb pranonte shkrirjen e Shqip\u00ebris\u00eb me Italin\u00eb. &nbsp;At\u00ebher\u00eb, Lufta II Bot\u00ebrore n\u00eb Europ\u00eb filloi m\u00eb 7 Prill 1939 kur ushtria italiane sulmoi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrfundoi pushtimin m\u00eb 11 Prill. Mbas dy dit\u00ebve, Britania e Franca u shpall\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb Madhe. M\u00eb 16 Prill Shqip\u00ebria u tret si shtet politik duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e mbret\u00ebris\u00eb italiane. M\u00eb 3 Qershor 1939, Italia e avulloi Ministrin\u00eb e Jashtme shqiptare dhe diplomat\u00ebt e huaj u larguan nga Tirana. Britania e pranoi zyrtarisht tretjen e Shqip\u00ebris\u00eb me Italin\u00eb m\u00eb 31 Tetor 1939.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nat\u00ebn e 28 Tetorit 1940 kryeministri <em>Ioannis Metaxas<\/em> e ktheu mbrapsht k\u00ebrkes\u00ebn e prer\u00eb italiane q\u00eb t\u00eb pranonte hyrjen e ushtris\u00eb italiane. Mbas disa or\u00ebsh, ushtria italiane filloi m\u00ebsymjen n\u00eb Greqi p\u00ebrgjat\u00eb 145 km t\u00eb kufirit shqiptaro-grek. (Dita e 28 Tetorit, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kryeministri nazist q\u00eb kishte kat\u00ebr vjet q\u00eb sundonte si i atill\u00eb, <a href=\"http:\/\/www.metaxas-project.com\">www.metaxas-project.com<\/a>, vazhdon t\u00eb jet\u00eb fest\u00eb zyrtare n\u00eb Greqin\u00eb e Madhe.) Ushtria greke furnizohej ushtarakisht me \u00e7do gj\u00eb nga Britania dhe si fuqi ajrore e saj ishin avion\u00ebt britanik\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, zbulimi ushtarak britanik pat zb\u00ebrthyer kodin e nd\u00ebrlidhjeve gjermane e italiane q\u00eb n\u00eb Prill 1940. Komanda britanike njihte pa nd\u00ebrprerje imt\u00ebsisht gjendjen dhe planet e ushtris\u00eb italiane. Si rrjedhim ushtria greke e p\u00ebrballoi shpejt ushtrin\u00eb italiane, kund\u00ebrsulmoi dhe nuk ndaloi n\u00eb kufirin shqiptaro-grek por vazhdoi dhe pushtoi gjysm\u00ebn e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore. Edhe ushtria gjermane nga Greqia do ta pushtonte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Shtator 1943.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Me k\u00ebshill\u00ebn britanike, qeverie greke p\u00ebrgatiti dhe mbreti <em>George<\/em> II firmosi Ligjin e Miratuar Nr. 2636 m\u00eb 10 N\u00ebntor 1940 (Figura 1). Ai p\u00ebrcaktonte Italin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb si shtete armike dhe shtetasit e tyre, p\u00ebrve\u00e7 atyre me origjin\u00eb greke, si armiq. (Meqen\u00ebse Greqia u krijua n\u00eb vitin 1830, at\u00ebher\u00eb, bie fjala, n\u00ebse disa himariot\u00eb jan\u00eb grek\u00eb kur e pse kan\u00eb ardhur ata n\u00eb Himar\u00eb pas vitit 1830?) Ligjit t\u00eb Miratuar i njihej zbatimi q\u00eb m\u00eb 28 Tetor 1940. Ndon\u00ebse dihej se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ishte sulmuese, ai qe nj\u00eb mjet i art\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar d\u00ebbimet dhe p\u00ebrvetsimet e pasurive shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tundshme e t\u00eb patundshme t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb kishin ndodhur q\u00eb me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb shqiptare. Ai p\u00ebrkufizonte se si do veprohej ekonomikisht ndaj shteteve dhe shtetasve armiq. Marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike dhe financiare nd\u00ebrpriteshin kurse pasurit\u00eb e tundshme dhe t\u00eb patundshme shk\u00ebputeshin p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga pronar\u00ebt (<em>sequestration<\/em>, ang.). Dhe caktohej qeveria greke q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzonte ato pasuri t\u00eb tundshme e t\u00eb patundshme pa iu humbur emrat e pronar\u00ebve dhe q\u00ebllimet e pron\u00ebsive (<em>conservative confiscation<\/em>, ang.). T\u00eb ardhurat monetare prej atyre pasurive derdheshin n\u00eb nj\u00eb llogari t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb Bank\u00ebn e Greqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ligji i Miratuar 2636\/1940 nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me shtetasit e Greqis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb. Ai, pasi p\u00ebrcaktonte Italin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e tretur si shtete armike, kishte forc\u00ebn e ligjit ekonomik p\u00ebr raste t\u00eb tilla dhe nuk i shpallte luft\u00eb Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00ebllimisht, tradhtisht, pa aft\u00ebsisht, gabimisht, Ligji i Miratuar 2636\/1940 dhe arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb jan\u00eb s\u00eb bashku shartuar shterp\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb shqiptare si \u201cLigji grek i Luft\u00ebs kund\u00ebr edhe \u00e7am\u00ebve\u201d. \u00c7am\u00ebria nuk u b\u00eb pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb edhe me ndryshimet e kufijve gjat\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore. Arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebllimisht e gabimisht quhen \u00e7am\u00eb e jo grek\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shtetnore, qen\u00eb pa nd\u00ebrprerje shtetas t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb Madhe dhe ndaj tyre u krye gjenocid edhe n\u00eb Qershor 1944 e muajt n\u00eb vazhdim.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ushtria greke kishte ngecur 14 Divizione p\u00ebrball\u00eb ushtris\u00eb italiane n\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i kishin mbetur dy Divizione n\u00eb kufirin greko-jugosllav dhe kat\u00ebr Divizione p\u00ebrgjat\u00eb kufirit greko-bullgar. M\u00eb 2 Mars 1941 komanda perandorake britanike zbarkoi n\u00eb Greqi Brigad\u00ebn I t\u00eb Korracuar britanike, Divizionin II nga Zelanda e Re dhe Divizionin VI nga Australia, gjithsejt 62\u2019000 ushtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u rreshtuan si skalion i dyt\u00eb. M\u00eb 6 Prill 1941 Armata XII gjermane sulmoi nga ana e Bullgaris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb, dhe n\u00eb 10 Prill hyri n\u00eb Selanik. Po n\u00eb 10 Prill forca perandorake britanike filloi t\u00ebrheqjen duke luftuar. Brenda 20 Prillit 1941 Divizionet greke qen\u00eb dor\u00ebzuar dhe komanda gjermane i lejoi ushtar\u00ebt e oficer\u00ebt t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi bashk\u00eb me arm\u00ebt e tyre t\u00eb lehta; nj\u00eb gabim q\u00eb do ta vuante m\u00eb von\u00eb. Pushtimi i Greqis\u00eb kontinentale p\u00ebrfundoi n\u00eb 30 Prill 1941 dhe i kushtoi ushtris\u00eb perandorake britanike 11\u2019840 ushtar\u00eb kurse asaj gjermane 5000 ushtar\u00eb. N\u00eb Greqin\u00eb e Madhe t\u00eb pushtuar, ushtria gjermane mbulonte rajonin e Maqedonis\u00eb jugore me portin e Selanikut, Athin\u00ebn me portin e Pireut dhe disa ishuj. Pjes\u00ebn n\u00eb lindje e mbulonte ushtria bullgare dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr e mbuloi ushtria italiane deri n\u00eb Shtator 1943, m\u00eb pas ushtria gjermane. Holokausti, me ngaz\u00ebllimin e shtuar t\u00eb qeveritar\u00ebve grek\u00eb, filloi t\u00eb zbatohet menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e ushtarak\u00ebve dhe komisar\u00ebve prifta t\u00eb dor\u00ebzuar u rreshtuan menj\u00ebher\u00eb n\u00eb formacione t\u00eb ndryshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb forcave t\u00eb pushtimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, me arvanitas t\u00eb krishter\u00eb nga mal\u00ebsia e Sulit n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe komisar\u00eb prifta, komanda britanike formoi n\u00eb Shtator 1941 \u201cushtrin\u00eb\u201d me dy regjimente t\u00eb em\u00ebrtuar Lidhja Kombtare Demokratike Helene (?!) e t\u00eb drejtuar nga Napolon Zerva. Drejtoria Britanike e Operacioneve t\u00eb Ve\u00e7anta (<em>Special Operations Executive \u2013 SOE<\/em>, ang.) e paguante 16 st\u00ebrlina ari\/muaj Napolon Zerv\u00ebn kurse rreth 2000 mercenar\u00ebve t\u00eb tij u jepte dy st\u00ebrlina ari\/muaj. Bandat e Lidhjes Kombtare Demokratike Helene (LKDH \u2013 <em>EDES<\/em>, dhim.) vepruan vet\u00ebm n\u00eb \u00c7am\u00ebri, jo kund\u00ebr ushtrive t\u00eb pushtimit, vet\u00ebm kund\u00ebr nj\u00ebsiteve ushtarake sllavo-komuniste dhe nga fundi i luft\u00ebs kund\u00ebr arvanit\u00ebve vendas musliman\u00eb t\u00eb mbetur n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Flota perandorake britanike bllokoi brigjet greke menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit dhe si pasoj\u00eb edhe nj\u00eb kok\u00ebrr gruni nuk futej p\u00ebr popullat\u00ebn e Greqis\u00eb s\u00eb Madhe. Si rrjedhim, Holodomori&nbsp; n\u00eb dimrin e fundvitit 1941 &#8211; fillimvitit 1942 u mori jet\u00ebn 300\u2019000 shtetasve grek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb uris\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e ushtar\u00ebve t\u00eb dor\u00ebzuar dhe rezervist\u00ebve i siguroi burimet njer\u00ebzore Partis\u00eb Komuniste Greke t\u00eb hidhte n\u00eb veprim Ushtrin\u00eb Liridh\u00ebnse t\u00eb Popullit Grek (ULPG \u2013 <em>ELAS<\/em>, dhim.) n\u00eb Qershor 1942. Meqen\u00ebse fuqia e saj rritej, qeveria e Athin\u00ebs dhe komanda gjermane formuan n\u00eb Prill 1943 me 22\u2019000 ish-ushtar\u00eb e komisar\u00eb prifta t\u00eb dor\u00ebzuar Batalionet e Sigurimit (<em>Evzonoi<\/em>, dhim., sot p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Rojet Presidenciale). Ata luftuan kund\u00ebr ULPG dhe kryen t\u00ebr\u00eb llojet e krimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb ushtris\u00eb italiane n\u00eb 8 Shtator 1943 rajonet e zot\u00ebruara prej saj u mbuluan nga ushtria gjermane. Ajo e b\u00ebri me dije popullat\u00ebn se p\u00ebr nj\u00eb ushtar gjerman t\u00eb vrar\u00eb do t\u00eb pushkatoheshin rreth dhjet\u00eb banor\u00eb. M\u00eb 24 Shtator 1943, partizan\u00eb t\u00eb UPLG vrasin gjasht\u00eb ushtar\u00eb gjerman\u00eb q\u00eb ishin duke b\u00ebr\u00eb banja dielli n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Paramithis\u00eb. N\u00eb mbajtje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, ushtria gjermane pushkaton mbas pes\u00eb dit\u00ebsh 49 banor\u00eb t\u00eb Paramithis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Maj 1944, ULPG formon n\u00eb \u00c7am\u00ebri me arvanit\u00eb vendas musliman\u00eb Batalionin IV \u201cAli Demi\u201d si pjes\u00eb e Regjimentit XV t\u00eb saj. M\u00eb 27 Qershor 1944, me udh\u00ebzim nga D\u00ebrgata ushtarake britanike <em>SOE<\/em> e fshehur, duke e b\u00ebr\u00eb me dije ushtrin\u00eb gjermane t\u00eb pranishme dhe duke mos u penguar prej saj, i quajturi Regjimenti XVI i LKDH filloi masakr\u00ebn gjenocidale kund\u00ebr arvanit\u00ebve vendas musliman\u00eb n\u00eb qytetin e Paramithis\u00eb. Ajo u pasua nga masakrat, d\u00ebbimet, shkat\u00ebrrimet e djegiet n\u00eb Parga n\u00eb 28 Korrik 1944, n\u00eb Filat, Spatar dhe vende t\u00eb tjera m\u00eb 23 Shtator 1944. T\u00eb zhg\u00ebnjyer se xhamit\u00eb nuk i shp\u00ebtuan, ata q\u00eb mund\u00ebn mor\u00ebn rrug\u00ebt t\u00eb llahtarisur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb mbeturit, kryesisht f\u00ebmij\u00eb, gra e pleq e plaka u mbyll\u00ebn n\u00eb burgun e Paramithis\u00eb t\u00eb ruajtur nga bandat e LKDH. Burgu ishte shfaros\u00ebs sepse me kushtet \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb tij vdisnin 7 ose 8 vet\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E urdh\u00ebruar q\u00eb n\u00eb 26 Gusht 1944 t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u00ebrheqje, Grup-Armata E e ushtris\u00eb gjermane filloi sipas urdh\u00ebrit t\u00ebrheqjen nga Greqia n\u00eb 3 Tetor 1944. Prapavija e saj per\u00ebndimore pasi hyri n\u00eb Shqip\u00ebri e la Sarand\u00ebn m\u00eb 10 Tetor 1944 nd\u00ebrsa praparoja e fundit kaloi kufirin greko-maqedonas nat\u00ebn e 1\/2 N\u00ebntorit 1944. Ushtria britanike mbrriti n\u00eb \u00c7am\u00ebri n\u00eb N\u00ebntor 1944 dhe i mori me makina arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb q\u00eb kishin mbetur gjall\u00eb n\u00eb burgun e Paramithis\u00eb dhe i d\u00ebrgoi n\u00eb Igumenic\u00eb. Nga aty, i ngarkuan ata n\u00eb anije t\u00eb vogla dhe i zbrit\u00ebn n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Dhjetor 1944, brigadat e ULPG shpartalluan bandat e LKDH dhe mbeturinat e tyre u mbart\u00ebn me anijet britanike n\u00eb Korfuz. T\u00eb joshur, n\u00eb Janar 1945, arvanit\u00ebt musliman\u00eb nga Filati u kthyen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. N\u00eb Korfuz, m\u00eb 15 Shkurt 1945, komanda britanike e shkriu LKDH dhe mercenar\u00ebt e saj i rreshtoi n\u00eb nj\u00ebsitet e Rojes Kombtare q\u00eb kishte formuar p\u00ebr qeverin\u00eb greke. M\u00eb 15 Mars 1945, nj\u00ebsitet e Rojes Kombtare me ish-bandit\u00eb t\u00eb LKDH u sul\u00ebn dhe masakruan k\u00ebdo q\u00eb gjet\u00ebn n\u00eb Filat. T\u00eb pakt\u00eb qen\u00eb ata q\u00eb duke vrapuar arrit\u00ebn gjall\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Mij\u00ebra arvanit\u00eb vendas musliman\u00eb u vran\u00eb, po aq humb\u00ebn jet\u00ebn rrug\u00ebve t\u00eb p\u00ebrz\u00ebnies, dhe me dhjetra mij\u00ebra u d\u00ebbuan. Pronat e sht\u00ebpit\u00eb u dogj\u00ebn ose u shkat\u00ebrruan dhe \u00e7do gj\u00eb me vler\u00eb u grabit. Ve\u00e7 d\u00ebshmive t\u00eb gjalla, p.sh. nga&nbsp; Sali Bollati, mjafton t\u00eb lexohen librat ditar\u00eb Molla e Sherrit (A<em>pple of Discord<\/em>, 1948) dhe Di\u00e7ka e Sprovuar (<em>Something Ventured<\/em>, 1982) e drejtuesit t\u00eb D\u00ebrgat\u00ebs britanike <em>SOE<\/em> n\u00eb \u00c7am\u00ebri, kolonelit <em>Christopher Montague Woodhouse<\/em>, p\u00ebr t\u00eb prekur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebr shembull, n\u00eb nj\u00eb d\u00ebftim t\u00eb tij n\u00eb 16 Tetor 1945, me citimin arshivor FO 371\/48094\/18138, shkruhej: \u201c&#8230;Zerva, i nxitur nga Misioni Aleat n\u00ebn drejtimin tim, i p\u00ebrzuri \u00e7am\u00ebt nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb vitin 1944&#8230;.\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Forcat komuniste jugosllave, ato sllavo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ato t\u00eb LKDH n\u00eb \u00c7am\u00ebri u krijuan, u furnizuan, u armatos\u00ebn dhe qen\u00eb imt\u00ebsisht t\u00eb drejtuara nga komanda britanike n\u00eb Kajro t\u00eb Egjyptit deri n\u00eb Shtator 1943 e m\u00eb pas n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb. (\u00cbsht\u00eb domosdoshm\u00ebri t\u00eb shfletohet libri \u201cReceta pa komb\u201d.) Sipas porosis\u00eb nga Lidhja <em>Entente<\/em>, urithi britanik Enver Hoxha nuk urdh\u00ebroi ndonj\u00eb nj\u00ebsit partizan sllavo-komunist q\u00eb t\u00eb pengonte gjenocidin kund\u00ebr arvanit\u00ebve vendas musliman\u00eb n\u00eb \u00c7am\u00ebri. As forca sllavo-komuniste ULPG, edhe pse kishte shtat\u00eb Brigada n\u00eb \u00c7am\u00ebri, nuk i pengoi masakrat e d\u00ebbimet q\u00eb kryen bandat e LKDH.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; M\u00eb 13 Tetor 1944, tre Brigada britanike hyn\u00eb n\u00eb Athin\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e Greqis\u00eb s\u00eb Madhe ishte n\u00eb duart e forcave sllavo-komuniste. M\u00eb 3 Dhjetor 1944 n\u00eb Athin\u00eb, ushtar\u00ebt britanik\u00eb dhe ish ushtar\u00ebt e Batalioneve t\u00eb Sigurimit tashm\u00eb polic\u00eb qeveritar\u00eb q\u00eblluan mbi nj\u00eb turm\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrkrah\u00ebsish t\u00eb forcave sllavo-komuniste duke vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 28 vet\u00eb. N\u00eb vazhdim, nj\u00eb luft\u00eb me p\u00ebrdorim artilerie, tankesh e avion\u00ebsh do t\u00eb p\u00ebrflakt\u00eb Athin\u00ebn. Si p\u00ebrforcim komanda britanike zbarkoi e futi n\u00eb luftime Divizionin IV Indian t\u00eb K\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb. Mbas 37 dit\u00ebve forcat sllavo-komuniste u larguan nga Athina. Nj\u00eb luft\u00eb civile nd\u00ebrkombtare do p\u00ebrc\u00ebllonte t\u00ebr\u00eb Greqin\u00eb e Madhe e popullat\u00ebn e saj deri n\u00eb 16 Tetor 1949 kur do p\u00ebrfundonte me humbjen dhe d\u00ebbimin e forcave sllavo-komuniste t\u00eb quajtura Ushtria Demokratike e Greqis\u00eb (?!). Mbret\u00ebria vazhdoi dhe vet\u00ebm n\u00eb 8 Dhjetor 1974 Greqia do t\u00eb shpallej &nbsp;Republik\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb vitin 1947, Italia e Greqia n\u00ebnshkruan traktatin e miq\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin Greqia e Madhe nuk e njihte m\u00eb Italin\u00eb si vend armik. Marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre ekonomike nis\u00ebn n\u00eb 4 Maj 1955. Projekti i Lidhjes <em>Entente<\/em> p\u00ebr t\u00eb krijuar Federat\u00ebn Komuniste Ballkanike duke tretur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Jugosllavi u prish n\u00eb vitin 1948. Dhe meqen\u00ebse p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs civile nd\u00ebrkombtare n\u00eb Greqi dukej qart\u00eb, n\u00eb 13 Maj 1949 botohet n\u00eb gazet\u00ebn qeveritare greke Ligji i Miratuar 1138\/1949. Ai kusht\u00ebzonte q\u00eb n\u00ebse nj\u00eb vend do quhej jo armik duhej t\u00eb miratohej nj\u00eb ligj i ri i nga qeveria dhe mbreti, dhe t\u00eb botohej n\u00eb gazet\u00ebn qeveritare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shqip\u00ebria n\u00ebn regjimin sllavo-komunist ishte vend i mbyllur dhe me Greqin\u00eb e Madhe nuk do kishte deri n\u00eb 7 Maj 1971 as marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike. Dometh\u00ebn\u00eb, q\u00ebllimisht, arbanit\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar ishin t\u00eb penguar t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe k\u00ebrcitjet e pasurive t\u00eb tundshme e t\u00eb patundshme t\u00eb thyera n\u00eb Greqi t\u00eb Madhe nuk kishte vesh politik q\u00eb ta d\u00ebgjonte. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1952, kishin mbetur 18\u2019622 arvanitas musliman\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga \u00c7am\u00ebria n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb akoma kishin statusin e refugjatit me n\u00ebnshtet\u00ebsi greke. Ligji Nr. 1654 i dat\u00ebs 19 Prill 1953 i shtetit shqiptar n\u00ebn regjimin sllavo-komunist u dha atyre shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare me detyrim, pa p\u00ebrjashtim, dhe me dijeni se Greqia nuk ua kishte hequr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb atyre u mbulohej me detyrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme shtet\u00ebsia greke dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ata b\u00ebheshin \u201cqytetar\u00eb armiq\u201d sipas Ligjit grek 2636\/1940. Po sipas porosis\u00eb p\u00ebr t\u2019i tretur e shk\u00ebputur nga origjina, qeveria sllavo-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrmori n\u00eb vitet 1946-1973 nj\u00eb fushat\u00eb propagande, burgosjesh, pushkatimesh e degdisjesh familjare kund\u00ebr arvanit\u00ebve musliman\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ditar\u00ebt e Luft\u00ebs t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura Gjermane (<em>Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, 1940-1945<\/em>) u rendit\u00ebn n\u00eb tet\u00eb v\u00ebllime nga nj\u00eb ekip historian\u00ebsh t\u00eb kryesuar nga <em>Percy Ernst Schramm<\/em> n\u00eb vitet 1961-1965. N\u00eb ta nuk p\u00ebrmenden \u00e7am\u00eb apo arvanitas vendas musliman\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunonin me ushtrit\u00eb e pushtimit n\u00eb Greqin\u00eb veriper\u00ebndimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aty p\u00ebrmenden, bie fjala, marr\u00ebveshjet p\u00ebr mos luftim me Napolon Zerv\u00ebn. Bandit\u00ebt e k\u00ebtij kryen, me porosi, n\u00eb Qershor-Shtator 1944 e Mars 1945 masakra dhe d\u00ebbime mbi arvanit\u00ebt vendas musliman\u00eb sepse k\u00ebta t\u00eb fundit edhe ishin nd\u00ebr musliman\u00ebt e fundit t\u00eb mbetur n\u00eb Greqin\u00eb e Madhe bizantine edhe mb\u00ebshtetnin ULPG t\u00eb drejtuar nga Partia Komuniste Greke. Edhe n\u00ebse ka patur prej arvanit\u00ebve vendas musliman\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me forcat e pushtimit, numri apo vlera e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Ata gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ose n\u00ebn urdhrat e qeveris\u00eb qendrore n\u00eb Athin\u00eb ose jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, veprimet e tyre as nuk mund t\u00eb krahasohen me numrin dhe krimet e Batalioneve t\u00eb Sigurimit apo forcave t\u00eb tjera qeveritare greke ose me 300\u2019000 t\u00eb vdekurit prej Holodomorit t\u00eb shkaktuar nga flota britanike n\u00eb dimrin 1941\/1942. N\u00ebse meshkujt dhe t\u00ebr\u00eb popullata do kishin qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtuesve, at\u00ebher\u00eb komanda e ushtris\u00eb gjermane do i kishte penguar bandat e LKDH t\u00eb kryenin masakrat, d\u00ebbimet e burgimet n\u00eb Qershor-Tetor 1944.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb Ligji grek i Miratuar 2636\/1940, vendimi i Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb 14882\/1947 dhe asaj t\u00eb Financave greke 3574\/1947, si dhe Ligji grek i Miratuar 4506\/1966 p\u00ebrjashtojn\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb me origjin\u00eb greke nga ndikimi i Ligjit grek 2636\/1940. Si rrjedhim, arvanitasit musliman\u00eb q\u00eb jan\u00eb vendas n\u00eb Greqi, me origjin\u00eb greke, kur u b\u00ebn\u00eb n\u00ebnshtetas shqiptar\u00eb me Ligjin shqiptar 1654\/1953 p\u00ebrjashtohen nga ndikimi i Ligjit grek 2636\/1940. Dometh\u00ebn\u00eb, pasurit\u00eb e tundshme dhe t\u00eb patundshme t\u00eb tyre jan\u00eb atje n\u00eb vend. Duke kujtuar se regjistrat jan\u00eb t\u00eb arshivuar dhe shtet\u00ebsia greke p\u00ebr arbanit\u00ebt musliman\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb hequr (Figura 2), dhe ngase kur ata u d\u00ebbuan arrit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm me rrobat e trupit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb bashk\u00eb me qeverin\u00eb greke t\u00eb hapi udh\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vend e t\u00eb marrin dokumentet e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pasaport\u00ebn greke. Q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb rrjeta penguese t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb an\u00eb e t\u00eb hapet udha,mjafton q\u00eb shteti shqiptar t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb ligj i cili zhvleft\u00ebson Ligjin e tij 1654\/1953. Sepse kjo gj\u00eb q\u00eb u rikthen vet\u00ebm emrave t\u00eb arvanit\u00ebve musliman\u00eb t\u00eb list\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse statusin e refugjatit me n\u00ebnshtet\u00ebsi greke. Kjo \u00e7ky\u00e7je nuk u c\u00ebnon n\u00ebnshtet\u00ebsit\u00eb (pasaportat) e tanishme trash\u00ebgimtar\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Me Britanin\u00eb e Franc\u00ebn si shkes\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike Greqi-Shqip\u00ebri do t\u00eb shtyheshin derisa u vendos\u00ebn n\u00eb 7 Maj 1971. Shkes\u00ebt u kujdes\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmendej \u00e7fuqizimi i Ligjit t\u00eb Miratuar 2636\/1940 n\u00eb Greqi t\u00eb Madhe dhe t\u00eb mos b\u00ebhej z\u00eb p\u00ebr arvanit\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb 28 gusht 1987, qeveria greke njeh zyrtarisht Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend jo armik. Shqip\u00ebria dhe Greqia n\u00ebnshkruan m\u00eb 26 Mars 1996 Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb, Bashk\u00ebpunimit, Fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mir\u00eb dhe Siguris\u00eb. Ay Traktat pasi kaloi hapat e Kuvendeve dhe President\u00ebve t\u00eb dy vendeve hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 4 Shkurt 1998. Edhe pse ay Traktat mir\u00ebnjeh t\u00eb dy shtetet, edhe pse marr\u00ebdh\u00ebniet shtet\u00ebrore Greqi-Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb plota, edhe pse Neni 15 i atij Traktati k\u00ebrkonte heqjen e pengesave ligjore q\u00eb shtetasit e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb territorin e pal\u00ebs tjet\u00ebr, akoma \u00e7fuqizimi i Ligjit t\u00eb Miratuar 2636\/1940 nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Ligj i Miratuar i botuar n\u00eb gazet\u00ebn qeveritare greke.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Arsyeja \u00ebsht\u00eb se vlera e pasurive shqiptare t\u00eb grabitura n\u00eb Greqi t\u00eb Madhe para dhe n\u00eb N\u00ebndor 1940 bashk\u00eb me vler\u00ebn q\u00eb ato kan\u00eb prodhuar nga shfryt\u00ebzimi (<em>compound interest<\/em>, ang.), dhe q\u00eb duhet t\u00eb kthehen, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Pasurit\u00eb shqiptare q\u00eb u grabit\u00ebn n\u00eb N\u00ebndor 1940 ishin hotele, sht\u00ebpi, restorante, nd\u00ebrmarrje t\u00eb ndryshme, sip\u00ebrmarrje financiare, troje, toka bujq\u00ebsore, pyje, kullota, livadhe, pensione, para t\u00eb ruajtura n\u00eb banka, etj. Disa shembuj pa llogaritur vler\u00ebn e prodhuar nga p\u00ebrdorimi, riqarkullimi e koha jepen m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>(1) Vila e Hasan Prishtin\u00ebs n\u00eb adres\u00ebn <em>Vasilisis Olgas<\/em> 32, Selanik, kushton sot t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr milion Euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shteti shqiptar paguan q\u00eb nga viti 1999 qera p\u00ebr Konsullat\u00ebn e tij t\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb Selanik.<\/p>\n\n\n\n<p>(2) Shteti shqiptar harxhoi 2.5 milion Euro n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00eb Ambasade Shqiptare n\u00eb Athin\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 6.3 km m\u00eb larg n\u00eb rrug\u00ebn <em>Vasilisis Sofias<\/em> \u00ebsht\u00eb godina e ish-Legat\u00ebs Shqiptare e grabitur me Ligjin grek 2636\/1940 dhe t\u00eb cil\u00ebn qeveria greke vazhdon ta shfryt\u00ebzoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>(3) Duke cituar librin \u201cLufta e Fundit\u201d e autorit Mentor Nazarko, toka shqiptare t\u00eb shpron\u00ebsuara me dhun\u00eb me \u201creforma agrare\u201d q\u00eb nga firmosja e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur n\u00eb Korrik 1913 e deri n\u00eb N\u00ebntor 1940 jan\u00eb 350\u2019000 hektar\u00eb. Duke u nisur nga nj\u00eb llogaritje e b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 25 Qershor 1925, tatimet nga p\u00ebrdorimi i atyre 350\u201900 ha p\u00ebr vitet 1913-1940 t\u00eb pa derdhura n\u00eb shtetin shqiptar dalin 456 milion franga ari vler\u00eb e vitit 1940. Dhe tatimet e pa derdhura p\u00ebr vitet 1941-2021 jan\u00eb (2021-1941) *456 milion \/(1940-1913) = 1351 milion franga ari me vler\u00eb t\u00eb vitit 1940.<\/p>\n\n\n\n<p>(4) Toka t\u00eb p\u00ebrvetsuara me Ligjin grek 2636\/1940 jan\u00eb 260\u2019000 hektar\u00eb. Tatimet nga p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe toke p\u00ebr vitet 1941-2021 t\u00eb pa derdhura n\u00eb shtetin shqiptar dalin (2021-1941) *456 milion *(260\u2019000 \/350\u2019000) \/(1940-1913) = 1003 milion franga ari me vler\u00eb t\u00eb vitit 1940.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb frang\u00eb ari = 0.29025 gram ar i past\u00ebr. N\u00eb dat\u00ebn 11 Janar 2021 \u00e7mimi i arit \u00ebsht\u00eb 59.56 US$\/gram dhe 1 Euro = 1.22 US$. At\u00ebher\u00eb, vlerat e m\u00ebsip\u00ebrme s\u00eb bashku jan\u00eb (456+1331+1003 = 2810 milion franga ari) *0.29025 *59.56 \/1.22 = &nbsp;39\u2019817 milion Euro sot = 39.817 miliard Euro sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke cituar librin \u201cLufta e Fundit\u201d e autorit Mentor Nazarko, \u00e7mimi i atyre 350\u2019000 + 260\u2019000 = 610\u2019000 ha tok\u00eb ishte 203 milion franga ari n\u00eb vitin 1941. Duke marr\u00eb nj\u00eb \u00e7mim mesatar toke sot prej 22 Euro\/m<sup>2<\/sup> dhe 1 ha = 10\u2019000 m<sup>2<\/sup>, at\u00ebher\u00eb vlera e 610\u2019000 ha \u00ebsht\u00eb 610\u2019000 *10\u2019000 *20 = 134.2 miliard Euro sot. Gjithsejt, vler\u00eb toke e tatime jan\u00eb 174 miliard Euro sot.<\/p>\n\n\n\n<p>(5) Pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb Vangjel Zhap\u00ebs n\u00eb shekullin XIX n\u00eb Rumani e Greqi ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. N\u00eb 30 N\u00ebntor 1860, ai la me testament q\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe monetare t\u00eb shkonte tek njer\u00ebzit e tij n\u00eb Labov\u00eb t\u00eb Madhe t\u00eb Gjinokastr\u00ebs. Ai i k\u00ebrkoi komisionit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs q\u00eb, pas vdekjes s\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb tij Konstadinit (i cili vdiq me 1892), t\u00eb kryente dhurimet sipas testamentit. Ligji grek 2636\/1940 e pengoi p\u00ebrs\u00ebri zbatimin e testamentit dhe trash\u00ebgimive ligjore p\u00ebr njer\u00ebzit e fisit t\u00eb tij. N\u00eb vitin 1955, qeveria e Tiran\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ngath\u00ebt t\u00eb pafrytshme p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb Shqip\u00ebri 800 milion US$ (6.36 miliard Euro sot) t\u00eb cil\u00ebt Vangjel Zhapa ia kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje Patriarkan\u00ebs s\u00eb Krishter\u00eb Ortodokse n\u00eb Stamboll dhe qeveria turke ia kishte ngrir\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht derisa t\u2019i dilnin trash\u00ebgimtar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto jan\u00eb ve\u00e7an nga vlera si d\u00ebmshp\u00ebrblim q\u00eb Greqia e Madhe duhet t\u2019i paguaj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet dhe masakrat e ushtris\u00eb s\u00eb saj gjat\u00eb Luftrave Ballkanike, Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore, n\u00eb N\u00ebntor 1940 \u2013 Prill 1941 e Gusht 1949. (Gjygji n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ngjarjet e vitit 1997 nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma q\u00eb t\u00eb dalin holl\u00ebsit\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.)<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe k\u00ebto jan\u00eb ve\u00e7an nga vlera e pasuris\u00eb s\u00eb grabitur plus vler\u00ebn e shtuar t\u00eb tyre (<em>compound interest<\/em>, ang.) q\u00eb iu p\u00ebrket arvanit\u00ebve vendas musliman\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1944-1945.<\/p>\n\n\n\n<p>E th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, e gjith\u00eb Greqia p\u00ebrb\u00ebn borxhin (<em>liability<\/em>, ang.) tek Shqip\u00ebria.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa jugore e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Poshtme th\u00ebrritet nga shqiptar\u00ebt me emrin \u00c7am\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb ndeshet edhe em\u00ebrtesa perandorake romake Epir-us e shekujve I &#8211; IV e.s. e marrun prej shprehjes gjeografike n\u00eb Shqip \u201cTokat E Pirit\u201d duke i ngjitur prapashtes\u00ebn perandorake romake per\u00ebndimore -us. Rr\u00ebnojat E Pirit, qytetit arban shum\u00eb t\u00eb lasht\u00eb, ndodhen af\u00ebr fshatit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28012,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-28011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28011"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28013,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28011\/revisions\/28013"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}