Ruzhdi Ushaku<\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n
Kush eshte Ruzhdi Ushaku ?
U lind ne Ulqin me 1938. Rrjedh prej nje familje detare-peshkatare, gjurmet e se ciles shpiejne deri te nje dokument osman nga shek.XIX , nje fotokopje gjendet ne biblioteken e Ulqinit, ku permendet gjyshi i tij , Jusuf Ushaku, si deshmitar dhe anetar i Parise se Ulqinit.
Parardhesit e tij te larget , arberesh te Greqise, mbanin mbiemrin e pare Moreja…
Ka marre pjese ne shume kongrese dhe simpoziume brenda dhe jasht vendit. Punimet e tija jane botuar ne disa gjuhe boterore: frengjisht, italisht dhe ne revista shekncore ne Kroaci.
Pervec 50 Studimeve shkencore ka botuar ne mes te tjerash keto libra nga fusha e linguistike dhe filologjise komparative: Kerkime fiolologjike , Frazat hipotetike ne frengjisten moderne dhe letersine e sotme frenge si dhe Paralelet te ligjerimit poetik. Ka perkthyer nga latinishtja, frengjishtja, italishtja. Pervec ketyre gjuheve zotron serbokroatishten dhe spanjollishten.
Rezultatet e tija nga fusha e gjuhesise , filologjise krahasuese, jane mirepritur nga opinioni shkencor ne vend dhe jashte. Prej studimeve te tij dallohen vecanrisht ato me tematike krahasuese nga detaria, mitologjia shqiptare ballkanike e me gjere, ato nga sintaksa frenge, nga fusha kontrastive e teksteve poetike frenge me perkthim gjegjes ne shqipe, pastaj studime nga romani Florimon me syzhe shqiptar – ballkanik , shkruar ne gjuhen e vjeter frenge ne vitin 1188, studimet mbi togefjaleshin BURRI I DHEUT, etj. Qe nga vitin 71 eshte profesor ne Fakultetin Filogjik te Prishtines. Ne vitin 1985 fiton titullin Profesor ordinar. Ne mbrojtjen e doktoratures ka fituar titullin, Doktor i shkencave lingustike, CUM LAUDATIO.<\/p>\n\n\n\n
Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb Ulqin (1950), kurse normalen (1957) n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb vitin 1964 diplomoi n\u00eb deg\u00ebn e romanistik\u00ebs (Gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi fr\u00ebnge), n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Sarajev\u00ebs. Fillimisht punoi n\u00eb vendlindje, mandej n\u00eb gjimnazin e Gjilanit, pastaj asistent n\u00eb Seksionin e Historis\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb Insititutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. M\u00eb von\u00eb punoi, n\u00eb fillim, bashk\u00ebpun\u00ebtor i jasht\u00ebm i Fakultetit Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs (1969\/1970), ku ka ligj\u00ebruar gjuh\u00ebn latine, kurse prej vitit 1971 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge n\u00eb Deg\u00ebn e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Fr\u00ebnge n\u00eb Fakultetin Filozofik (tash Filologjik), ku gjendet edhe sot. N\u00eb vitin 1972 n\u00eb Seksionin e Romanisitik\u00ebs t\u00eb Fakultetit t\u00eb Filologjis\u00eb t\u00eb Beogradit mbron tem\u00ebn e magjistratur\u00ebs \u201cShprehjet idiomatike n\u00eb tekstet bashk\u00ebkohore serbokroate p\u00ebr gjuh\u00ebn fr\u00ebnge\u201d. Po n\u00eb k\u00ebt fakultet n\u00eb vitin 1979 mbron tez\u00ebn e doktorantur\u00ebs \u201cFjalit\u00eb hipotetike me SI n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge\u201d.
Ruzhdi Ushaku me veprimtari shkencore ka filluar t\u00eb merret n\u00eb fillim t\u00eb viteve gjasht\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar. P\u00ebr q\u00ebllime studimore shkencore ka q\u00ebndruar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Franc\u00eb, pastaj n\u00eb Itali, Shqip\u00ebri, Gjermani, n\u00eb ish-republikat e Jugosllavis\u00eb etj. Ka mbajtur ligj\u00ebrata, kumtesa apo paraqitur me rezultatet shkencore n\u00eb kongrese, simpoziume e tubime t\u00eb ndryshme shkencore me karakter vendor e nd\u00ebrkomb\u00ebtar si n\u00eb Prishtin\u00eb, Tiran\u00eb, Shkod\u00ebr, Ulqin, Sarajev\u00eb, Zagreb, Lubjan\u00eb Helsinki etj. Ka botuar n\u00eb revista shqiptare dhe t\u00eb huaja, si: Gjurmime albanologjike, Onomastika Jugoslavica, Studia albanica, Fjala, Enciklopedija Jugoslavije, Jehona, Gjuha shqipe, Buletini i Fakultetit Filologjik etj. N\u00eb koh\u00eb t\u00eb fundit ka p\u00ebrkthyer nga fr\u00ebngjishtja n\u00eb shqip vepr\u00ebn \u201cLe Prophete de I\u2019Islam nga autori Muhammad Hamidullah. R. Ushaku disa her\u00eb ka qen\u00eb mentor, apo an\u00ebtar komisioni p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb shkencave, apo doktor\u00eb n\u00eb vend apo jasht\u00eb tij.
Qendres per Kulture te Ulqinit, dhe Fondacionit \u201cLika\u201d ne Ulqin u kreemtua 65 vjetori i lindjes se Prof.dr. Ruzhdi Ushakut dhe 40 vjetori i punes se tij krijuese. Ne kete tubim festiv e shkencor, ne te cilin moren pjese autoritete te njohura shqiptare nga Mali i Zi ; Shqiperia dhe Kosova, bashkeqytetaret e nderuan profesorin e tyre te shquar, Ruzhdi Ushakun, autor i shume punimeve shkencore dhe librave me vlere jashtezakonisht te madhe per filologjine dhe per shkencen shqiptare ne pergjithesi. Drejtori i Qendres per Kulture te Ulqinit Muhamet Nika, ne fjalen pershendetese tha se ky manifestim per Ulqinin eshte kryesori per kete fundvit dhe shtoi se veprimtaria shkencore e prof.dr. Ruzhdi Ushakut eshte feste e perbashket pasi ai beri realitet thenien se shqiptaret jane autokton ne vendin e vet. Referuesi i pare prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, drejtor i Departamentit te Gjuhes Shqipe, Universiteti i Tiranes , u ndal ne disa segmente te veprimtarise se prof.dr. Ruzhdi Ushakut. Ai foli per formimin e shendoshe filologjik te dr. Ushakut , per njohjen e tij te shume gjuheve te huaja, per studimet dhe kerkimet e tij qe kane ne themnel Ulqinin e pasurite e tij onomastike, leksiko-frazeologjike , te folklorit etj. , si edhe per ndihmesen e tij ne fushen e onomastikes dhe te etnolinguistikes shqiptare. Magjister Basri \u00c7apriqi ne fjalen e tij per profesor Ruzhdi Ushakun tha se me studimet e tij ka arritur te sfidoje dhe te permbyse paragjykimet dhe nihilizmin tendecioz te fqinjeve si dhe ka arritur te tejkaloje emocionet e shkences shqiptare ne te gjykuarit per fenomene te ndijshme kombetare dhe shtoi se eshte e veshtire te te mendohet sot gjuhesia shqiptare dhe balkanistika pa rezultatet tejet me peshe te Ruzhdi Ushakut. Me pastaj te pranishmit i pershendeti vete prof.dr. Ruzhdi Ushaku, i cili ne kete mbremje u propozua per qytetar nderi i Komunes se Ulqinit, propozim ky qe per here te pare i behet ndonje krijuesi shqiptare ne Mal te Zi.
Dijetar me formim t\u00eb gjer\u00eb filologjik
Dr. Ruzhdi Ushaku shquhet n\u00eb brezin ton\u00eb, si t\u00eb thuash pas-\u00e7abeian, p\u00ebr formimin e tij t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb filologjjik dhe p\u00ebr njohjen e mir\u00eb t\u00eb shum\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja: do t\u00eb mjaftonte t\u00eb thoshim se ai ka qen\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i fr\u00ebngjishtes, i latinishtes dhe ka kaluar n\u00eb Franc\u00eb periudha t\u00eb gjata kohe p\u00ebr specializim e p\u00ebrvoj\u00eb shkencore, por duhet t\u00eb themi se ai njeh dhe ka ushtruar bukur gjat\u00eb e me dobi edhe italishten, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebr-mendur gjuh\u00ebt sllave e posa\u00e7\u00ebrisht serbo-kroatishten
\u00a0Nd\u00ebrkaq, ai zot\u00ebron n\u00eb nivel t\u00eb lakmuesh\u00ebm edhe gjermanishten e anglishten, \u00e7ka duket qoft\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shkencore q\u00eb ai ka shfry-t\u00ebzuar n\u00eb ato gjuh\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb zot\u00ebsin\u00eb e t\u00eb shkruarit e t\u00eb shpre-hurit n\u00eb to t\u00eb shkurtoreve (rezy-meve) po edhe t\u00eb artikujve a kumtesave t\u00eb plota. Por, ajo q\u00eb na intereson ta v\u00ebm\u00eb re m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb se, njohja e kaq shum\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, p\u00ebr R. Ushakun nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb stoli. Ai i ka p\u00ebr-dorur ato si mjete t\u00eb vlefshme n\u00eb k\u00ebrkimet e tij shkencore t\u00eb shum\u00eb-nduershme: albanologjike, etnolinguistike dhe etnofol-klorike, n\u00eb ravij\u00ebzimet historike e kulturore t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb eset\u00eb e shkrimet e tij m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta e t\u00eb shum\u00ebnduershme.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na d\u00ebshmon erudicioni i tij v\u00ebretet i gjer\u00eb si dhe bibliografia aq e shtrir\u00eb dhe e shum\u00ebnduershme q\u00eb ai shfryt\u00ebzon, p\u00ebrmend dhe citon me fryt n\u00eb studimet e tij. Shprehim bindjen e plot\u00eb se shkrimet e dr. Ruzhdi Ushakut karakterizohen nga prurje aq t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme, saq\u00eb t\u00eb pohojm\u00eb pa droje se ai \u201cnoton\u201d m\u00eb thell\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb se kushdo tjet\u00ebr n\u00eb literatur\u00ebn albanologjike n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja.
Prof.dr. Ruzhdi Ushaku \u00ebsht\u00eb prodhimtar i p\u00ebrkushtuar ndaj temave me r\u00ebnd\u00ebsi shkencore albanalogjike e komb\u00ebtare shqiptare. Ai \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohur n\u00eb qarqet shkencore albanologjike, si autor i nj\u00eb vargu studimesh me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb botuara n\u00eb revista shkencore t\u00eb rend\u00ebsishme albanologjike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb dalin n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shkup, si dhe n\u00eb p\u00ebrmbledhje studimesh shkencore, n\u00eb akte kon-gresesh e konferencash komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb libra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mono-grafik\u00eb. N\u00eb librat dhe stu-dimet e prof.dr. Ushakut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike e t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, qysh prej fillimeve t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij hulumtuese shkencore, Ulqini dhe rrethinat e tij, kan\u00eb qen\u00eb mjedisi m\u00eb i parap\u00eblqyer p\u00ebr hetime, prej nga ka marr\u00eb p\u00ebr shqyrtim onomastik\u00ebn, folklorin, fjal\u00ebt e urta, mitet e men-d\u00ebsin\u00eb e mo\u00e7me, si dhe shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb nden gurra popullore e atij visi t\u00eb pashoq p\u00ebr nga bukuria, po edhe aq t\u00eb vlefsh\u00ebm e t\u00eb pllesh\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb, gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare. Ashtu si Anteu mitik, ai \u00ebsht\u00eb i lidhur p\u00ebr-jet\u00ebsisht me vendlindjen e tij t\u00eb dashur, me Ulqinin. Mund t\u00eb themi se Ulqini, ulqinak\u00ebt, deti i bukur dhe fryma e tij e sh\u00ebndetshme kan\u00eb qen\u00eb e mbeten gjithmon\u00eb n\u00eb mendjen, n\u00eb zemr\u00ebn dhe n\u00eb veprimtarin\u00eb shkencore t\u00eb Ruzhdiut .Me pun\u00ebn e tij shum\u00ebvje\u00e7are shkencore, ai dha ndihmes\u00eb t\u00eb madhe edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, mbi t\u00eb gjitha n\u00eb fush\u00ebn e ono-mastik\u00ebs dhe t\u00eb etnolinguistik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Tem\u00eb nga projekti\u00a0\u201cShkruaj, lexo dhe fol shqip\u201d, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur\u00a0nga\u00a0Fondi\u00a0p\u00ebr\u00a0mbrojtjen\u00a0dhe\u00a0realizimin\u00a0e\u00a0t\u00eb drejtave\u00a0t\u00eb pakicave\u00a0n\u00eb Mal\u00a0t\u00eb Zi.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Kush eshte Ruzhdi Ushaku ? U lind ne Ulqin me 1938. Rrjedh prej nje familje detare-peshkatare, gjurmet e se ciles shpiejne deri te nje dokument osman nga shek.XIX , nje fotokopje gjendet ne biblioteken e Ulqinit, ku permendet gjyshi i tij , Jusuf Ushaku, si deshmitar dhe anetar i Parise se Ulqinit. Parardhesit e tij […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13359,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-27956","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27956"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27956\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27957,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27956\/revisions\/27957"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}