{"id":27868,"date":"2021-01-04T18:15:34","date_gmt":"2021-01-04T17:15:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27868"},"modified":"2021-01-04T18:15:34","modified_gmt":"2021-01-04T17:15:34","slug":"presidenti-i-republikes-se-shqiperise-z-ilir-meta-vleresoi-me-dekoraten-me-te-larte-at-gjergj-fishten-ne-80-vjetorin-e-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27868","title":{"rendered":"PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb, Z. ILIR META VLER\u00cbSOI ME DEKORAT\u00cbN M\u00cb T\u00cb LART\u00cb AT GJERGJ FISHT\u00cbN N\u00cb 80-VJETORIN E VDEKJES"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-6162\" width=\"462\" height=\"715\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 462px) 100vw, 462px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Sot, v\u00ebrtet\u00eb, e ndjej\u00eb veten krenar q\u00eb jam shqiptar!&nbsp; Presidenti Ilir Meta nderon me Dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, At Gjergj Fisht\u00ebn, me rastin e 80-vjetorit t\u00eb ndarjes s\u00eb tij nga jeta.&nbsp; Kjo \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e bukur q\u00eb Z. Meta mund t\u2019i jepte Kombit n\u00eb prak t\u00eb Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb rrjetet sociale, Meta thekson se n\u00ebp\u00ebrmjet veprave t\u00eb tij t\u00eb \u00e7muara artistike, Gjergj Fishta ngriti lart, shpalosi bot\u00ebrisht dhe skaliti n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi vlerat dhe virtytet e ve\u00e7anta autoktone, si dhe p\u00ebrpjekjet e parreshtura t\u00eb kombit shqiptar p\u00ebr liri, mbrojtje t\u00eb trojeve shqiptare dhe t\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit, njofton gazeta e Tiran\u00ebs, Telegraf.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMe rastin e 80-Vjetorit t\u00eb ndarjes nga jeta, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb vepr\u00ebs atdhetare dhe t\u00eb rolit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fushat e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, arsimit e kultur\u00ebs, diplomacis\u00eb, politik\u00ebs e teologjis\u00eb, si dhe p\u00ebr meritat e Tij historike n\u00eb krijimin e alfabetit shqip dhe n\u00eb proceset shtetformuese\u201d, thek\u00ebson i pari i shtetit shqiptar, \u201ckam sot nderin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb \u00e7moj me Dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, At Gjergj Fisht\u00ebn, atdhetarin, historianin, gjuh\u00ebtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, p\u00ebr t\u00eb cilin interesat komb\u00ebtare ishin po aq t\u00eb shenjta, sa vet\u00eb besimi q\u00eb i p\u00ebrkiste\u201d, shkruan n\u00eb postin e tij Presidenti Ilir Meta.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke shtuar se, \u201cN\u00ebp\u00ebrmjet veprave t\u00eb Tij t\u00eb \u00e7muara artistike, ai ngriti lart, shpalosi bot\u00ebrisht dhe skaliti n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi vlerat dhe virtytet e ve\u00e7anta autoktone, si dhe p\u00ebrpjekjet e parreshtura t\u00eb kombit shqiptar p\u00ebr liri, mbrojtje t\u00eb trojeve shqiptare dhe t\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit.&nbsp; Vepra e Tij e vyer do ta ndri\u00e7oj\u00eb p\u00ebrher\u00eb kombin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar \u00e7do sprov\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Liris\u00eb, Demokracis\u00eb dhe t\u00eb ardhmes europiane\u201d, n\u00ebnvijon Z. Meta.<\/p>\n\n\n\n<p>Postimi i Presidentit Meta:<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cMe rastin e 80-Vjetorit t\u00eb ndarjes nga jeta, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb vepr\u00ebs atdhetare dhe t\u00eb rolit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fushat e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, arsimit e kultur\u00ebs, diplomacis\u00eb, politik\u00ebs e teologjis\u00eb, si dhe p\u00ebr meritat e Tij historike n\u00eb krijimin e alfabetit shqip dhe n\u00eb proceset shtetformuese, kam sot nderin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb \u00e7moj me Dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, At Gjergj Fisht\u00ebn, atdhetarin, historianin, gjuh\u00ebtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, p\u00ebr t\u00eb cilin interesat komb\u00ebtare ishin po aq t\u00eb shenjta, sa vet\u00eb besimi q\u00eb i p\u00ebrkiste.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebp\u00ebrmjet veprave t\u00eb Tij t\u00eb \u00e7muara artistike, ai ngriti lart, shpalosi bot\u00ebrisht dhe skaliti n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi vlerat dhe virtytet e ve\u00e7anta autoktone, si dhe p\u00ebrpjekjet e parreshtura t\u00eb kombit shqiptar p\u00ebr liri, mbrojtje t\u00eb trojeve shqiptare dhe t\u00eb sovranitetit t\u00eb vendit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vepra e Tij e vyer do ta ndri\u00e7oj\u00eb p\u00ebrher\u00eb kombin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar \u00e7do sprov\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Liris\u00eb, Demokracis\u00eb dhe s\u00eb ardhmen europiane.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Domosdoshm\u00ebrisht, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb me vend dhe tep\u00ebr i merituar. Uroj q\u00eb ky vendim i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn dhe dyert\u00eb e institucioneve akademike t\u00eb Kombit shqiptar dhe t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, &nbsp;edhe mendjet e disa p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve t\u00eb mbetur t\u00eb \u201crealizmit socialist\u201d, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim mbar\u00eb komb\u00ebtar akademik, ashtu si\u00e7 meriton, v\u00ebrtet\u00eb, Poeti i Kombit, si\u00e7 thot\u00eb edhe Presidenti Meta n\u00eb vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Fisht\u00ebn \u2013 p\u00ebr skalitjen n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi t\u00eb vlerave dhe virtyteve t\u00eb ve\u00e7anta autoktone.<\/p>\n\n\n\n<p>Uroj q\u00eb ky akt patriotik i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb zgjoj\u00eb nga letargjia 80-vje\u00e7are, akademik\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe le t\u00eb marrin shemb\u00ebll nga i madhi Dr. Eqerem \u00c7abej dhe vler\u00ebsimin q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb dikur Fisht\u00ebs. &nbsp;Dy tre vite m\u00eb par\u00eb kisha shkruar se ndoshta pak njer\u00ebz e din\u00eb, por Dr. Eqerem \u00c7abej ka pasur konsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn \u2013 i cili p\u00ebr arsye q\u00eb dihen ai nuk mund t\u00eb shprehte admirimin e tij p\u00ebr Fisht\u00ebn gjat\u00eb regjimit komunist, pasi Fishta ishte shpallur \u201carmik i popullit dhe tradh\u00ebtar i Kombit\u201d, nga regjimi enverist. Si i till\u00eb, Fishta dhe vepra e tij ishin t\u00eb ndaluara rrept\u00ebsisht nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, me porosi t\u00eb komunist\u00ebve jugosllav\u00eb. &nbsp;Por, \u00c7abej ka vler\u00ebsuar lart\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn \u2014 para sundimit komunist, kur ai mund t\u00eb shprehej lirisht\u2013 duke e cil\u00ebsuar Fisht\u00ebn, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe si \u201cPoeti komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve\u201d. &nbsp;Duke shkruar p\u00ebr vler\u00ebsimet edhe konsideratat e E. \u00c7abej p\u00ebr Fisht\u00ebn, akademiku nga Kosova, i ndjeri Prof. Dr. Engj\u00ebll Sedaj \u00ebsht\u00eb shprehur se \u2013vler\u00ebsimet e \u00c7abejt p\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn \u2014 si \u201cPoet Komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, si \u201cP\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb i pari i leteratur\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare\u201d dhe sidomos si poet m\u00eb i avancuar epik ballkanik i shekullit, (\u00c7abej) i mb\u00ebshtet kryesisht n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis\u201d, vepr\u00ebn kryesore t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej vler\u00ebsimeve t\u00eb tija p\u00ebr Lahut\u00ebn e Malcis dhe p\u00ebr Fisht\u00ebn, Dr. Eqerem \u00c7abej \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201c\u2026Fishta z\u00eb fill me nj\u00ebsin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb fisit p\u00ebr t\u00eb mbaruar te nj\u00ebsia m\u00eb e madhe e kombit, ia fillon me bariun e mo\u00e7\u00ebm Marash Ucin dhe mb\u00ebrrin te Abdyl Frash\u00ebri n\u00eb Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas p\u00ebrpjekja e tij t\u00eb zgjeroj\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb brendi m\u00eb fort nacionale, t\u00eb ngrej\u00eb k\u00ebshtu vepr\u00ebn n\u00eb sfer\u00ebn komb\u00ebtare. K\u00ebshtu vepra e tij ka marr\u00eb karakterin e nj\u00eb eposi komb\u00ebtar\u2026duke qen\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi edhe nj\u00eb epos ballkanik. &nbsp;Nj\u00eb drit\u00eb jete homerike shk\u00eblqen mbi vepr\u00ebn e tij: si n\u00eb dukje t\u00eb zanave q\u00eb u p\u00ebrngjajn\u00eb Dian\u00ebs e Aten\u00ebs\u2026\u201d, ka shkruar \u00c7abej. &nbsp;Nd\u00ebrsa kat\u00ebr vjet para se t\u00eb vdiste Fishta,&nbsp;Prof. \u00c7abej&nbsp;jep k\u00ebt\u00eb gjykim p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn:&nbsp;\u201cGjergj Fishta \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, sidomos n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i par\u00eb i literatur\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare\u201d.&nbsp; Dhe m\u00eb tej \u00c7abej \u00ebsht\u00eb shprehur se, \u201cN\u00eb fakt, n\u00eb poezin\u00eb epike t\u00eb Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar thelbi i shpirtit t\u00eb shqiptar\u00ebve, elementi i konservuar i popullit q\u00eb nj\u00ebherit m\u00eb s\u00eb mir\u00eb d\u00ebshmon nj\u00ebsin\u00eb e kombit\u201d.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr kontributin e Fisht\u00ebs n\u00eb zhvillimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, albanologu austriak, i ndjeri Prof. Dr. Norbert Jokl ka shkruar se, \u201cMe At Gjergj Fisht\u00ebn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zoj\u00eb. &nbsp;Me At Gjergjin, kryetar n\u00eb Kongresin e Manastirit, u caktue nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00eb alfabet i vet\u00ebm p\u00ebr mbar\u00eb Shqipnin\u00eb, vendim ky me dobi q\u00eb nuk numrohen. &nbsp;Me At Gjergjin zuni fill shkolla, me shqipen gjuh\u00eb m\u00ebsimi\u2026\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur albanologu i njohur austriak.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebqoftse dikush i ka ndjekur shkrimet e mia modeste p\u00ebr Fisht\u00ebn gjat\u00eb viteve, un\u00eb kam qen\u00eb kritik ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb si &#8212; politika shqiptare si dhe entet akademike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; e kan\u00eb trajtuar ose keq-trajtuar dhe harruar dhe p\u00ebrjashtuar Gjergj Fisht\u00ebn, k\u00ebto 30-vjet post-komuniz\u00ebm, por pa humbur shpres\u00ebn se<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb bashkohas i Fisht\u00ebs, At Benedikt Dema \u00ebsht\u00eb shprehur \u2013 n\u00eb librin p\u00ebrkujtimor \u201cAt Gjergj Fishta 1871 \u2013 1940\u201d, botuar pas vdekjes se \u201cShqypnia do t\u00eb nis\u00eb me e \u00e7mue ma tep\u00ebr At Fisht\u00ebn, kur n\u00eb raste n\u00eb t\u00eb cilat Kombi k\u00ebrkon e lyp nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb autoritetit e t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr kritikat e mia kisha sh\u00ebnuar se, fatkeqsisht, Atdheu i At Gjergj Fisht\u00ebs nuk vepron m\u00eb me entuziazmin e idealeve q\u00eb ishte program i jet\u00ebs s\u00eb tij, \u201cP\u00ebr t\u00eb vendosur themelet e patundura t\u00eb idealizmit komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb prir\u00eb n\u00eb luftime n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kombit, p\u00ebr t\u2019i g\u00ebrshetue kunora lumnije rac\u00ebs mij\u00ebvje\u00e7are shqiptare, gjakut t\u00eb derdhun e flijeve t\u00eb vuajtuna t\u00eb Kreshnik\u00ebve t\u00eb Kombit\u201d, si\u00e7 ka shkruar dikur bashkoasi i Fisht\u00ebs, &nbsp;At Benedikt Dema, duke shpresuar, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, se shqiptar\u00ebt, si Komb i qytet\u00ebruar, do t\u00eb dijn\u00eb t\u2019i \u00e7mojn\u00eb njerzit e m\u00ebdhej t\u00eb tij, duke i nd\u00ebrtuar atij gjeniu, atij Ati t\u00eb Atdheut, nj\u00eb p\u00ebrmendore t\u00eb pashlyeshme, \u201cnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrher\u00ebsh\u00ebme e t\u00eb denj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb p\u00ebrparuem\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00ebsimi dhe nderimi q\u00eb Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Ilir Meta i akordoi sot Poetit t\u00eb Madh Komb\u00ebtar At Gjergj Fisht\u00ebs me rastin e 80-vjetorit t\u00eb shkuarjes s\u00eb tij n\u00eb amshim, erdhi pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, kur <strong>\u201cKombi k\u00ebrkon e lyp nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb autoritetit e t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij\u201d. &nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb kjo njohje due nderim nga zyra m\u00eb e lart\u00eb e shtetit shqiptar \u2013 nj\u00eb njohje e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Komb t\u00eb p\u00ebrparuar ndaj jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, t\u00eb bej\u00eb q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, At Gjergj Fishta t\u00eb zej\u00eb vendin q\u00eb ai meriton dhe q\u00eb i takon atij n\u00eb historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe n\u00eb kultur\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb fisit shqiptar. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb duam \u2013 me At Gjergj Fisht\u00ebn.&nbsp; \u201cMerre Kacel edhe nj\u00ebher\u00eb Lahut\u00ebn e na k\u00ebndo nji kang\u00eb shqiptare\u2026.\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cArbnori i Fush\u00ebs e i Malit njom\u00eb sysh\u00eb me lot\u00ebt e p\u00ebrmallit t\u00eb Malcis\u00eb, k\u00ebndon lahut\u00ebn i lum ti, sod e p\u00ebr amshim\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Fal\u00ebnderime Presidentit Ilir Meta p\u00ebr nderimin dhe vler\u00ebsimin e jet\u00ebs dhe t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb At Gjegj Fisht\u00ebs!&nbsp; G\u00ebzuar Vitin e Ri!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Sot, v\u00ebrtet\u00eb, e ndjej\u00eb veten krenar q\u00eb jam shqiptar!&nbsp; Presidenti Ilir Meta nderon me Dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, At Gjergj Fisht\u00ebn, me rastin e 80-vjetorit t\u00eb ndarjes s\u00eb tij nga jeta.&nbsp; Kjo \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e bukur q\u00eb Z. Meta mund t\u2019i jepte Kombit n\u00eb prak t\u00eb Vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-27868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27868"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27869,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27868\/revisions\/27869"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}