{"id":27828,"date":"2020-12-30T13:34:48","date_gmt":"2020-12-30T12:34:48","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27828"},"modified":"2020-12-30T13:34:48","modified_gmt":"2020-12-30T12:34:48","slug":"ne-vitin-e-ri-per-nje-parti-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27828","title":{"rendered":"N\u00cb VITIN E RI: P\u00cbR NJ\u00cb PARTI SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"289\" height=\"237\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 289px) 100vw, 289px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Me rastin e mbylljes s\u00eb vitit t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs \u2013 80-vjetorit t\u00eb vdekjes<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;At Gjergj Fisht ka nd\u00ebrruar jet\u00eb me 30 Dhjetor, 1940. Disa entuziast\u00eb t\u00eb Poetit Komb\u00ebtar e kishin shpallur (privatisht) vitin 2020 si \u201cViti i Fisht\u00ebs\u201d, duke shpresuar (m\u00eb kot) se entet zyrtare, Akademit\u00eb e Shkencave t\u00eb dy shteteve shqiptare &#8212; n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb &#8212; do t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar njeriun e madh t\u00eb letrave shqipe \u2013 por q\u00eb nuk e b\u00ebn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhej t\u00eb ishte shpallur zyrtarisht, si \u201cViti i At Gjergj Fisht\u00ebs\u201d, por q\u00eb nuk ndodhi dhe n\u00eb fillim t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, n\u00eb prak t\u00eb t\u00eb cilit Kombi Shqiptar, si Shqip\u00ebria ashtu edhe Kosova duket se do t\u00eb p\u00ebrballen me sfidat m\u00eb serioze t\u00eb 30-viteve post-komuniz\u00ebm, n\u00eb liri dhe demokraci due pavar\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn.&nbsp; Jo se k\u00ebto sfida dhe rreziqe, me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet Kombi, jan\u00eb shkaktuar nga t\u00eb huajt \u2013 megjith\u00ebse edhe ata, sidomos, fqinjt\u00eb e shqiptar\u00ebve kan\u00eb punuar dhe punojn\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebve tu shkojn\u00eb pun\u00ebt si \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq, sidomos midis nj\u00ebri tjetrit. Por rreziqet dhe problemet e m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballen sot Shqip\u00ebria dhe Kosova dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, jan\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb atij q\u00eb At Gjergj Fishta e kishte quajtur dikur si \u201cRreziku i p\u00ebrbrend\u00ebsh\u00ebm\u201d.&nbsp; Nd\u00ebrsa Kosova dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb zhvillojn\u00eb zgjedhje parlamentare n\u00eb fillim t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb marrin pjes\u00eb me dyzina parti politike, t\u00eb udh\u00ebhequr nga individ\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb hyr\u00eb politik\u00ebs duke \u201cshpresue t\u00eb hyn\u00eb nd\u00ebr zyra t\u00eb shtetit shqyptar e me marr\u00eb, madje, rrogat ar\u201d, dhe jo p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe p\u00ebrparimin e Kombit.&nbsp; Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare edhe sot p\u00ebrbejn\u00eb, si askush tjer\u00eb, p\u00ebrfshir armiqt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb Kombit -rrezikun m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Prandaj n\u00eb prak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201cParti Shqiptare\u201d, p\u00ebrfaqsuesit e t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ken\u00eb si q\u00ebllim interesat madhore t\u00eb Kombit dhe miq\u00ebqenjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pasi \u201cgjaku i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve asht\u00eb nji\u201d (Fishta), ashtuq\u00eb ata t\u00eb mos detyrohen t\u00eb zbrazin trojet shqiptare nga keq-qeverisja dhe nga \u201cvagabondat, sallahanat, rruga\u00e7at\u2026k\u00ebta njer\u00ebz, k\u00ebta mikrobe t\u00eb kombit\u201d. (Fishta),&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb prak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, nuk kemi v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb Parti Shqiptare q\u00eb vet\u00ebm lufton p\u00ebr interesat shqiptare dhe pasi nuk kemi as edhe nj\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb t\u00eb na paralajm\u00ebroj\u00eb p\u00ebr rreziqet e p\u00ebrbrendshme q\u00eb paraqesin partit\u00eb aktuale kryesore n\u00eb trojet shqiptare \u2013 mendova se ia vlen q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 &#8211;\u201dViti i At Gjergj Fisht\u00ebs\u201d, q\u00eb nuk ishte \u2013 dhe me rastin e 80-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Poetit t\u00eb Madh t\u00eb kombit \u2013 t\u00eb kujtojm\u00eb paralajm\u00ebrimin prej profeti t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs mbi \u201crrezikun e p\u00ebrbrendsh\u00ebm\u201d , fjal\u00eb tep\u00ebr aktuale edhe p\u00ebr dit\u00ebt e sot\u00ebme, p\u00ebr ata q\u00eb duan ti lexojn\u00eb e ti d\u00ebgjojn\u00eb, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb \u2013 botuar dy vjet m\u00eb par\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Paralajm\u00ebrimin p\u00ebr rrezikun e brendsh\u00ebm, At Gjergj Fishta e ka b\u00ebr\u00eb me shkrimin e titulluar,&nbsp;\u201cRreziku i P\u00ebrbrendsh\u00ebm\u201d n\u00eb revist\u00ebn e famshme fran\u00e7eskane t\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar,&nbsp;\u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, num\u00ebr 1 e vitit 1921. &nbsp;Megjith\u00ebse artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar para 100 viteve, aktualiteti i fjal\u00ebve dhe paralajm\u00ebrimi i At Gjergj Fisht\u00ebs drejtuar klas\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme politike mbi rrezikun e brendsh\u00ebm q\u00eb i kanosej Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, fatkeq\u00ebsisht, ting\u00ebllon aktual, si nj\u00eb kamban\u00eb kushtrimi q\u00eb bie edhe sot p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe autoritetet politike t\u00eb dy shteteve \u2013 Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb. &nbsp;At Gjergj Fishta e njihte mir\u00eb fizionomin\u00eb e shqiptarit. &nbsp;Ai nuk i kursente fjal\u00ebt dhe nuk shkruante p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje politike nga autoritetet qeveritare dhe shtet\u00ebrore t\u00eb rastit ose t\u00eb koh\u00ebs, as p\u00ebr interesa personale ose politike dhe as nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb me shkrimet e tija t\u00eb arg\u00ebtonte, \u201cDamat e kalor\u00ebsit e oborreve princore\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim, At Viktor Volaj, nj\u00eb m\u00ebsim ky edhe p\u00ebr medien e sotme shqiptare, bashkpuntore t\u00eb k\u00ebsaj klase t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebshme politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Fishta konsideronte se \u201crreziku i brendsh\u00ebm\u201d i vinte kombit jo nga \u201carmiqt\u00eb e brendsh\u00ebm\u201d si\u00e7 i cil\u00ebsonte regjimi komunist kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet politik\u00eb. Jo, p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn, rreziku i brendsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishin,&nbsp;\u201cvagabondat, sallahanat, rruga\u00e7at\u2026k\u00ebta njer\u00ebz, k\u00ebta mikrobe t\u00eb kombit\u201d,&nbsp;si\u00e7 i cil\u00ebsonte ai, t\u00eb cil\u00ebt \u201cpo munden sot me shpresue se hyn\u00eb nd\u00ebr zyra t\u00eb shtetit shqyptar e me marr\u00eb, madje, rrogat ar\u201d. &nbsp;Mbi t\u00eb gjitha, me k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim si edhe me t\u00eb gjitha shkrimet e tija \u2013 pa marr\u00eb parasysh se \u00e7\u2019mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr vepr\u00ebn e tij pseudo-historian\u00ebt shqiptar\u00eb dhe nostalgjik\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb Enverit \u2013 At Gjergj Fishta synonte gjithmon\u00eb mbrojtjen e interesave t\u00eb Kombit shqiptar dhe t\u00eb avancimit t\u00eb imazhit dhe t\u00eb shpirtit t\u00eb tij heroik e fisnik, n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; Frati i maleve paralajm\u00ebronte shqiptar\u00ebt p\u00ebr ato q\u00eb ai i konsideronte si rreziqe q\u00eb i kanoseshin kombit shqiptar nga armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. Megjith\u00ebse p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u201cmodern\u00eb\u201d dhe p\u00ebr klas\u00ebn e sotme politike, si n\u00eb Tiran\u00eb ashtu edhe n\u00eb Prishtin\u00eb, At Gjergj Fishta mund t\u00eb konsiderohet shum\u00eb i larg\u00ebt dhe i pa konsekuenca p\u00ebr historin\u00eb dhe aktualitetin e sot\u00ebm shqiptar, un\u00eb u them, se e kini gabim.&nbsp; N\u00eb syt\u00eb e vrojtuesve t\u00eb paansh\u00ebm, mendimet dhe paralajm\u00ebrimi i Fisht\u00ebs jan\u00eb aq aktuale sot, sa ishin pothuaj edhe nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, pasi duket sikur, fatkeq\u00ebsisht, nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje. Sidomos kur t\u00eb merret parasysh gjendja aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb grindjet politike dhe luft\u00ebn p\u00ebr pushtet, korrupsionin, drog\u00ebn, trafiqet e lloj-llojshme, mbrojtjen e interesave personale dhe familjare n\u00eb pun\u00ebt e shtetit dhe t\u00eb bizneseve nga ana e pushtetar\u00ebve e t\u00eb tjera q\u00eb, historikisht, nuk e paraqet klas\u00ebn e sotme politike shqiptare n\u00eb drit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb bot\u00eb &#8212; qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00ebsuar aspak nga gabimet e s\u00eb kaluar\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb periudh\u00ebn historike dhe hallet p\u00ebr t\u00eb cilat ka shkruar Gjergj Fishta, nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Interesat personale dhe partiake sot po shkat\u00ebrrojn\u00eb harmonin\u00eb e brendshme shoq\u00ebrore t\u00eb bot\u00ebs shqiptare dhe po nxisin armiqt\u00eb e kombit q\u00eb t\u00eb peshkojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e turbullta shqiptare kurdo q\u00eb shohin nj\u00eb rast t\u00eb volitsh\u00ebm dhe der\u00ebn e hapur p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve t\u00eb tyre djall\u00ebzore kund\u00ebr interesave shqiptare. Gjendja politike aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve&nbsp; dhe situata e brisht\u00eb e brendshme dhe e jashtme e Kosov\u00ebs, k\u00ebrkon prej atyre q\u00eb ia duan t\u00eb mir\u00ebn kombit shqiptar e, sidomos, nga ta q\u00eb sot kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb \u201ctimonin\u201d e kombit, q\u00eb t\u2019i vihet vesh paralajm\u00ebrimit shekullor t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs:&nbsp;Kujdes nga rreziku i brendsh\u00ebm! Dallimet e theksuara shoq\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn politike dhe ekonomike, ku nj\u00eb segment i vog\u00ebl i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb kontrollon politik\u00ebn dhe ekonomin\u00eb &#8212; favorizohet mbi t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 sidomos n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bota shqiptare \u2013 p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm brenda trojeve shqiptare, por edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb tjer\u00ebt. &nbsp;Por, me nj\u00eb harmoni t\u00eb brendshme politike dhe ekonomike, k\u00ebrc\u00ebnimet e brendshme dhe t\u00eb jashtme ndaj interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, sado serioze qofshin ato, do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballeshin m\u00eb leht\u00eb me bashkimin e shqiptar\u00ebve rreth nj\u00eb platforme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt interesash komb\u00ebtare q\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi t\u00eb gjitha interesat e tjera politike dhe ekonomike. N\u00eb paralajm\u00ebrimin p\u00ebr rrezikun e brendsh\u00ebm nga At Gjergj Fishta n\u00eb revist\u00ebn e famshme fran\u00e7eskane, \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, t\u00eb vitit 1921, Poeti i Kombit, me nj\u00eb perspektiv\u00eb historike t\u00eb tij\u00ebn, shkruan se n\u00ebse para fitimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, shqiptar\u00ebt ishin, <em>\u201cT\u00eb ndrydhun n\u00ebn nji zgjedh\u00eb robnie pes\u00ebqindvje\u00e7e, t\u00eb rrejtun prej t\u00eb huajve, t\u00eb tradhtuem prej t\u00eb m\u00ebdhenjve, deri shpres\u00ebn e kishin bjerr\u00eb shqyptar\u00ebt, se shofin kurr\u00eb atdheun e vet t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pamverme; e prandej shumica e madhe e tyne s\u2019pat as t\u00eb nxet\u00eb as t\u00eb ftoft\u00eb, kur u tham\u00eb se kishte Shqypni.&nbsp; Por, qe, sot koha na dha arsye. Sot Shqypnia ka nji qeveri t\u00eb vet\u00ebn, ka nji parlament t\u00eb vetin, ka nji ushtri, nji financ\u00eb, a ma tep\u00ebr ka nji vij\u00eb kufijsh t\u00eb njoftme ligjsisht prej Fuqive t\u00eb qytetnueme: t\u00eb tana sende k\u00ebto qi na d\u00ebshmojn\u00eb se Shqypnia asht\u00eb, e se asht\u00eb e lir\u00eb dhe e pamvarun\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Fishta shkruante se, \u201cIdeali yn\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket pamvarsis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb kombit shqyptar u realizue\u201d, duke shtuar se \u201cShteti shqyptar leu\u201d, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shtron pyetjen: \u201cPo mir\u00eb: por a jeton? A rritet Kombi shqiptar?&nbsp; Ai shprehet se, aty p\u00ebr aty, nuk dukej t\u00eb kishte ndonj\u00eb k\u00ebrcnim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga jasht\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re t\u00eb pavarur, por paralajm\u00ebron se p\u00ebr t\u00eb shuar jet\u00ebn e re t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar, nuk ishte e nevojshme q\u00eb rreziku t\u00eb vij\u00eb, patjet\u00ebr, nga jasht\u00eb. <em>\u201cShum\u00eb her\u00eb ai rrezik vjen tue u pjek\u00eb e tue u nug\u00eb shi p\u00ebrbrenda tejzave mbi t\u00eb cilat bulon jeta. Njato mikrobe t\u00eb helmatosuna, qi v\u00ebrvisin p\u00ebrbrenda gjakut t\u00eb nji limfatiku, jan\u00eb nji p\u00ebr nji t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb njeriut sa nji zhigjet\u00eb a nji plumb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkohet n\u00ebp\u00ebr trup t\u00eb tij\u2026\u201d<\/em> Prandaj, Fishta b\u00ebn thirrje se, <em>\u201cDuhet pra q\u00eb na, si edhe t\u00eb gjith\u00eb njata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr Shqypnin\u00eb edhe dijn\u00eb \u00e7ka asht liria e v\u00ebrtet\u00eb, \u00e7ka asht atdheu, t\u2019i mbledhin mendt\u00eb tok mbi nji \u00e7ashtje kaq me rand\u00ebsi e mos t\u00eb p\u00ebrkundena n\u00eb nji optimiz\u00ebm t\u00eb pa arsyesh\u00ebm, tue mahit\u00eb vendin e popullin me fjal\u00eb entuziazmi. Kombi s\u2019do rrejt\u00eb; asht m\u00ebkat me e rrejt\u00eb kombin! Kombit i duhen \u00e7il\u00eb syt\u00eb e i duhen \u00e7il\u00eb syt\u00eb me koh\u00eb, kur t\u00eb shifet se jeta e tij asht\u00eb n\u00eb rrezik, k\u00ebshtu q\u00eb me koh\u00eb t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb ato masa q\u00eb vendi e mendoret t\u2019ia k\u00ebshillojn\u00eb me i p\u00ebrdorue p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtue jet\u00ebn e vet.\u201d&nbsp; <\/em>Fishta paralajm\u00ebron, si\u00e7 shprehet, me fjal\u00ebn e t\u00eb mo\u00e7mit se<em>, \u201cl\u00ebngat\u00ebs i do ba ball\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, pse von\u00eb e von\u00eb mandej ka p\u00ebr t\u2019iu gjet\u00eb bari\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk asht\u00eb mjaft\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ba Shqypnia; duhet ta mbajm\u00eb\u201d, ka paralajm\u00ebruar Fishta dhe vazhdon se n\u00ebse duam t\u00eb shohim se \u201c\u00c7far\u00eb rreziku mund ti k\u00ebrc\u00ebnohet atdheut nga s\u2019p\u00ebrmbrendi\u2026simbas parimeve t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb popujve t\u00eb qytetnuem\u201d duhet t\u00eb shohim, \u201cnatyr\u00ebn e p\u00ebmbrendshme t\u00eb autoritetit dhe rregullat simbas t\u00eb cilave duhe p\u00ebrdorue financat e shtetit, e mandej t\u00eb ndajm\u00eb elementin ma t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr autoritetin dhe financat\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Fishta i shikon ata q\u00eb i quan \u201csundimtar\u00eb\u201d t\u00eb shtetit, qofshin ata \u201cprinc\u00eb, bajraktar\u00eb, pash\u00eb a beg\u201d, jo si t\u00eb preferuarit e shoq\u00ebris\u00eb me privilegje, t\u00eb drejta e pasuri, n\u00eb krahasim me njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, por si t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, sepse \u201cgjaku i gjith\u00eb njer\u00ebzve asht\u00eb nj\u00eb.\u201d&nbsp;&nbsp; Si rrjedhim, ai paralajm\u00ebron n\u00eb artikullin e Hyllit t\u00eb Drit\u00ebs se, \u201cDit\u00ebn, pra, q\u00eb nji sundimtar i shtetit zen ta p\u00ebrdoroj\u00eb autoritetin shtetnuer jo p\u00ebr dobi t\u00eb shtetit mbar\u00eb, por p\u00ebr q\u00ebllime vetjake ase p\u00ebr interes t\u00eb ndonji kast\u00ebs n\u00eb shtet, q\u00ebllimi i t\u00eb cil\u00ebs mos t\u00eb ket\u00eb kurrnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekun me leht\u00ebsimin e gjallnimit t\u00eb njeriut mbi tok\u00eb e me t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuemit e tij individual e kolektiv, at\u00eb dit\u00eb fillon shkat\u00ebrrimi i atij shteti, e sundimtari bahet mikrobi-gjaks i kombit t\u00eb vet, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb armiku prej s\u00eb jashtmi t\u00eb harxhoj\u00eb fishek\u00eb n\u00eb t\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cShqyptar\u00eb! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me pun\u00eb\u201d, paralajm\u00ebron Gjergj Fishta dhe pohon se, \u201c Elementi ma i rreziksh\u00ebm a, ma mir\u00eb me than\u00eb, rreziku ma i madh i Shqypnis\u00eb jan\u00eb vagabondat: njata shqyptar\u00eb q\u00eb, pa mujt\u00eb me p\u00ebrfitue kurr\u00eb nji mendim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb mendje t\u00eb vet, s\u2019jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt me i rreshtue dy shkrola bashk\u00eb pa gabim; q\u00eb p\u00ebr atdhe filluen me u kap\u00eb s\u00eb parit, a m\u2019at\u00ebher\u00eb kur ban\u00eb rrush e kumlla gjan\u00eb e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb vet e ma s\u2019u mbet asnji dysh\u2026Njer\u00ebz rruga\u00e7a, njer\u00ebz shakllabana e t\u00eb pa kurrfar\u00eb njer\u00ebzie e mir\u00ebrritjeje, t\u00eb pa kurrfar\u00eb m\u00ebsimi t\u00eb vlefsh\u00ebm, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e vet s\u2019qen\u00eb t\u00eb zot\u00ebt me shtrue kund ndoj plang, me ngul\u00eb kund ndoj truell, me ngref\u00eb kund ndoj sht\u00ebpi, me kap\u00eb kund ndoj pun\u00eb, me zan\u00eb kund ndoj mik, por gjithmon\u00eb me valixhe n\u00ebn dor\u00eb, t\u00eb harlisun nga mendja, t\u00eb p\u00ebrdhosun kah fjala, t\u00eb \u00e7oroditun kah vepra; ku mbillen, s\u2019korren; ku bijn\u00eb nuk \u00e7ohen; ve\u00e7 nga, si mizat pakrye, skele n\u00eb skele, fshat n\u00eb fshat, qytet n\u00eb qytet, gjithkund tue<\/em> zan\u00eb ndoj ves t\u00eb ri, gjithkund tue lan\u00eb ndonji marre t\u00eb re p\u00ebr Shqypni<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;\u201c\u2026Qe, pra, se kush jan\u00eb rreziku ma i madh i Shqypnis\u00eb: vagabondat, sallahanat, rruga\u00e7at. Por, megjithk\u00ebte, k\u00ebta njer\u00ebz, k\u00ebta mikrobe t\u00eb kombit, jo ve\u00e7 se po kan\u00eb sy e faqe me lyp\u00eb, por edhe po munden sot me shpresue t\u00eb hyn\u00eb nd\u00ebr zyra t\u00eb shtetit shqyptar e me marr\u00eb, madje, rrogat ar. Po a p\u00ebrnjimend se, p\u00ebr me ushqye e me majt\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb posht\u00ebr, tregtari yn\u00eb do t\u00eb thith\u00eb miazmat e dugajave e t\u00eb sokaqeve, bulku yn\u00eb do ta mbaj\u00eb kryet n\u00eb g\u00ebrshan\u00eb gjat\u00eb shtigjeve t\u00eb v\u00ebshtira? E po ku jemi na, o Zot? A p\u00ebrnjimend se edhe kuptimi i burr\u00ebnis\u00eb asht harrue n\u00eb k\u00ebte dhe, q\u00eb njer\u00ebzve kaq t\u00eb posht\u00ebr po u delka me u ushqye me djers\u00eb \u2013 me gjak \u2013 t\u00eb kombit shqyptar\u2026?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cShqyptar\u00eb! A vagabondat jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t\u2019eg\u00ebr e me t\u00eb but\u00eb\u201d,<\/em> p\u00ebrfundon porosin\u00eb dhe paralajm\u00ebrimin At Gjergj Fishta, n\u00eb vitin 1921.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, paralajm\u00ebrimi i Fisht\u00ebs nuk u mor parasysh as n\u00eb koh\u00ebn e tij, as m\u00eb von\u00eb. Por ia vlen q\u00eb sot, pothuaj 100-vjet m\u00eb von\u00eb, kjo kamban\u00eb kushtrimi, kujdes rrezikun e p\u00ebrbrendsh\u00ebm\u201d &#8212; t\u00eb d\u00ebgjohet nga \u201csundimtar\u00ebt\u201d e sot\u00ebm, por edhe nga t\u00eb gjith\u00eb shqitar\u00ebt, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr bashkim me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar p\u00ebrs\u00ebritjen e historis\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb 100-viteve t\u00eb kaluara t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb At Gjergj Fishta, asaj \u201cl\u00ebngat\u00ebs\u201d t\u00eb rrezikut t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u2019i b\u00ebhet ball\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, para se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kombi shqiptar ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebthes\u00eb t\u00eb re historike, me njer\u00ebz t\u00eb ri dhe me p\u00ebrfaqsues ndryshe!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e mbylljes s\u00eb vitit t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs \u2013 80-vjetorit t\u00eb vdekjes Nga Frank Shkreli &nbsp;At Gjergj Fisht ka nd\u00ebrruar jet\u00eb me 30 Dhjetor, 1940. Disa entuziast\u00eb t\u00eb Poetit Komb\u00ebtar e kishin shpallur (privatisht) vitin 2020 si \u201cViti i Fisht\u00ebs\u201d, duke shpresuar (m\u00eb kot) se entet zyrtare, Akademit\u00eb e Shkencave t\u00eb dy shteteve shqiptare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27828"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27829,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27828\/revisions\/27829"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}