{"id":27788,"date":"2020-12-24T17:09:33","date_gmt":"2020-12-24T16:09:33","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27788"},"modified":"2020-12-24T17:09:33","modified_gmt":"2020-12-24T16:09:33","slug":"tridhjete-vjet-nga-zgjedhjet-e-para-pluraliste-ne-mal-te-zi-1990-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27788","title":{"rendered":"TRIDHJET\u00cb VJET NGA ZGJEDHJET E PARA PLURALISTE N\u00cb MAL T\u00cb ZI (1990-2020)"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"604\" height=\"453\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-5617\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim.jpg 604w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ld-ne-mz-tubim-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 604px) 100vw, 604px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Diskursi politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Pas 45 vjet t\u00eb sistemit monist zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb Mal t\u00eb Zi(9.12.1990)\u00a0 u mbajt\u00ebn n\u00eb atmosfer\u00ebn e kriz\u00ebs politike dhe\u00a0 shoq\u00ebrore\u00a0 n\u00eb ish Jugosllavi, sepse \u00a0partia n\u00eb pushtet(LKJ) nga janari i vitit 1990 p\u00ebrfundoj s\u00eb ekzistuari\u00a0 duke paralajm\u00ebruar edhe shp\u00ebrb\u00ebrj\u00ebn e k\u00ebtij shteti, ku ngjarjet e m\u00ebvonshme e d\u00ebshmuan nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa konceptit t\u00eb unitetit jugosllav vazhduan\u00a0 p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ti mbesin besnik vet\u00ebm udh\u00ebheqja\u00a0 politike serbe e ajo malazeze, q\u00eb ishte mimikri e konceptit t\u00eb politik\u00ebs\u00a0 serbomadhe, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sa m\u00eb shum\u00eb territore nga ish shteti i p\u00ebrbashk\u00ebt, pa marr\u00eb parasysh viktimat q\u00eb u d\u00ebshmu n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb krahasim me vendet tjera t\u00eb ish kampit socialist ish-Jugosllavia dallohej me sistem socialist m\u00eb liberal, i decentralizuar q\u00eb p\u00ebrb\u00ebh\u00ebj prej&nbsp; tet\u00eb organizatave t\u00eb LKJ-s\u00eb (gjasht\u00eb republikave e dy krahinave)me autonomi t\u00eb komsiderueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb ngjarjeve politike n\u00eb ish Jugosllavi, me inaugurimin e politik\u00ebs serbomadhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb Memorandumit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Serbis\u00eb, duke filluar nga viti 1987, politika serbe ishte shkaktare n\u00eb fillimin e destabilizimit&nbsp; dhe t\u00eb dekompozimit t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb. Nj\u00eb veprim I till\u00eb u d\u00ebshmu n\u00eb praktik\u00eb duke eliminuar autonomin\u00eb e dy krahinave; Vojvodin\u00ebs(1988) dhe Kosov\u00ebs(mars 1989). Nga janari 1989, n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ashtuquajturit&nbsp; revolucionit antiburokratik apo \u201cjogurt revolucioni\u201d nga rruga&nbsp; u nd\u00ebrrua pushteti, duke u instaluar qeverisja e re e cila&nbsp; u realizu sipas skenarit&nbsp; t\u00eb politik\u00ebs serbomadhe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto raporte politike m\u00eb &nbsp;9 n\u00ebntor 1989, p\u00ebrfundimisht ndodhi sh\u00ebmbja e Murit t\u00eb Berlinit,e m\u00eb k\u00ebt\u00eb filloj p\u00ebrfundimi i ideologjis\u00eb komuniste n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e ish kampit socialist, duke mund\u00ebsuar jet\u00ebsimin e&nbsp; pluralizmin politik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb&nbsp; saj\u00eb t\u00eb gjendj\u00ebs s\u00eb aparthejdit politik&nbsp; nga ana e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 23 dhjetor 1989, u themelu partia e par\u00eb politike(LDK), duke mbyllur p\u00ebrfundimisht sistemin monist&nbsp; t\u00eb LKJ-s\u00eb, q\u00eb u d\u00ebshmu pastaj me dor\u00ebzimin e librezave partiake(LKJ) masivisht n\u00eb muajt t\u00eb vijim gjat\u00eb vitit 1990.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fillimi i shp\u00ebrb\u00ebrj\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla jo stabile politike ish Jugosllavia p\u00ebrjetonte muaj t\u00eb fundit, sepse n\u00eb vitin 1990 pluralizmi politik u praktika n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb federale. K\u00ebtij procesi i parapriu shp\u00ebrb\u00ebrja e LKJ-s\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Kongresin e 14-t\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 1990, duke paralajm\u00ebruar edhe shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish Jugosllavis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb definitivisht n\u00eb vitin vijues&nbsp; e m\u00eb pas. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rrjedhave politike LKJ e sllovenis\u00eb,Kroacis\u00eb, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb u transformuan n\u00eb parti social-demokrate, nd\u00ebrsa n\u00eb em\u00ebrtimin e vjet\u00ebr mbet\u00ebn n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb Serbi, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, sepse edhe ata si t\u00eb fundit ndryshuan em\u00ebrtimin, ndon\u00ebse mbet\u00ebn me platform\u00ebn unike politike, n\u00eb mbrojtje t\u00eb unitetit jugosllav. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt u angazhua drejtp\u00ebrdrejt&nbsp; politikani serb S.Millosheviqi&nbsp;&nbsp; q\u00eb nga inaguarimi i tij n\u00eb pushtet(1987) ku&nbsp; si projekt politik kishte Memorandumin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb synim final nuk kishte mbrojtj\u00ebn e Jugosllavis\u00eb, por Serbin\u00eb e Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt me subjektin e tyre politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi, subjekti i par\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike u paraqit Lidhja Liberale e Malit t\u00eb Zi(26 janar 1990), nd\u00ebrsa m\u00eb pas u paraqiten edhe parti t\u00eb tjera politike, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste m\u00eb 9.12.1990.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke ndjekur rrethanat shoq\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ndon\u00ebse kan\u00eb hezituar nga mungesa e&nbsp; p\u00ebrvoj\u00ebs&nbsp; politike por edhe nga frika e cila ishte e pranishme,&nbsp; shqiptar\u00ebt u organizuan politikisht&nbsp; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr&nbsp; themelimin e partis\u00eb s\u00eb par\u00eb politike. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb angazhimit t\u00eb nj\u00eb grupi aktivist\u00ebsh fillimisht n\u00eb Ulqin m\u00eb 26 gusht 1990, u mbajt themelimi i <em>Forumit Demokratik t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi,<\/em> subjektit jopolitik , q\u00eb i parapriu themelimit t\u00eb subjektit t\u00eb par\u00eb politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis. Nd\u00ebrsa mu at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb grup aktivist\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private n\u00eb Kodra(Ulqin) themeluan K\u00ebshillin inicues t\u00eb partis\u00eb s\u00eb par\u00eb politike me emrin <em>Lidhja Demokratike Shqiptare<\/em>. Nd\u00ebrsa m\u00eb pas u mbajt kuvendi themelues i k\u00ebtij subjekti politik me 9.9.1990 n\u00eb Tuz, me emrin&nbsp; <em>Lidhja Demokratike n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mbr\u00ebmja<\/strong> <strong>&nbsp;p\u00ebrmbyll\u00ebse n\u00eb Ulqin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tubimi qendror i LDMZ u mbajt n\u00eb Ulqin me 5.12.1990, n\u00eb sall\u00ebn e shkoll\u00ebs \u201cM.Tito\u201d, e cila ishte e vog\u00ebl t\u00eb z\u00ebnte pjes\u00ebmarr\u00ebsit. Dhe nuk ishte befasi se ky ishte manifestimi i par\u00eb publik me k\u00ebto p\u00ebrmasa&nbsp; nga viti &nbsp;kur shqiptar\u00ebt organizohen n\u00eb nj\u00eb tubim partiak-popullor, p\u00ebr t\u00eb mbeshtetur subjektin e tyre politik&nbsp; n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Organizim&nbsp; letraro-artistik kushtuar Naim Frash\u00ebrit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa me k\u00ebt\u00eb rast me lejohet t\u00eb ceki n\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, pik\u00ebrisht me 6 dhjetor 1990, kam&nbsp; organizuar dhe moderuar veprimtarin\u00eb letraro-artistike t\u00eb&nbsp; sh\u00ebnimint t\u00eb&nbsp; 90-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs s\u00eb poetit komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb(An\u00eb t\u00eb Malit), q\u00eb ishte veprimtaria e par\u00eb e till\u00eb e mbajtur n\u00eb komun\u00ebn e Ulqinit. N\u00eb lidhje mbi veprimtarin\u00eb poetike t\u00eb Naim Frash\u00ebrit fjal\u00ebn e rastit e mbajti prof.Bajram Rexha, q\u00eb ishte takimi i tij i par\u00eb publik pas largimit nga puna dhe burgosj\u00ebs nga pushteti i koh\u00ebs. Nd\u00ebrsa nj\u00eb grup t\u00eb rinj\u00ebsh kan\u00eb recituar poezi nga N.Frash\u00ebri, si dhe&nbsp; me krijimtari letrare jan\u00eb paraqitur edhe&nbsp; disa krijues vendor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mali i Zi me 20 nj\u00ebsi zgjedhore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje Mali i Zi ishte i ndar\u00eb n\u00eb 20 nj\u00ebsi zgjedhore,p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00e7do komun\u00eb ishte nj\u00eb nj\u00ebsi zgjedhore, q\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ndarj\u00ebs proporcionale t\u00eb popullsis\u00eb, kuvendi I ardhsh\u00ebm do t\u00eb kishte 125 deputet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje pragun elektoral prej 4% e kan\u00eb kaluar: Lidhja e Komunist\u00ebve e Malit t\u00eb Zi duke fituar 56.2% e votave e ka fituar 83 mandate(66.4%), Lidhja reformiste e Jugosllavis\u00eb p\u00ebr Mal t\u00eb Zi, 13.6% votave, 17(13.65%) mandate, Partia popullore, 12.8% votave, 13(10.4%) mandate dhe Koalicioni Demokratik(SDA-LDMZ), 10.1% votave dhe 12(9.6%) mandate.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me kat\u00ebr deputet\u00eb<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh rrethanat shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb eliminuar ndonj\u00eb t\u00eb papritur nga ana e pushtetit i cili ndon\u00ebse pluralizmi ishte legalizuar, ata kishin mentalitet e veprim&nbsp; monist. Duke marr\u00eb parasysh sindromin antishqiptar\u00eb, shqiptar\u00ebt&nbsp; p\u00ebrmes partis\u00ebs s\u00eb tyre (LDMZ), vendos\u00ebn t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb koalicion me partin\u00eb e boshnjak\u00ebve(SDA). Nj\u00eb vendim i till\u00eb ishte i qelluar, sepse u mbeshtet nga elektorati votues shqiptar e ai boshnjak duke&nbsp; fituar&nbsp; s\u00eb bashku 12 deputet\u00eb, e nga to 4 ishin shqiptar\u00eb(LDMZ). Pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me deputet\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuesit autentik, e meritojn\u00eb t\u00eb permend\u00ebn:&nbsp; Gjergj Gjokaj, Tahir Pereziqi, Mustaf\u00eb \u00c7apuni dhe Xheladin Zeneli.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Viti vijues i kriz\u00ebs ekonomike e politike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin vijues Qeveria e re n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrve\u00e7 kriz\u00ebs ekonomike u p\u00ebrball\u00eb edhe me &nbsp;kriz\u00ebs politike,&nbsp; sepse n\u00eb qershor Sllovenia e Kroacia shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa Maqedonia n\u00eb shtator duke filluar dezintegrimin e Jugosllavis\u00eb.&nbsp; Por, n\u00eb rrethana t\u00eb tilla politika malazeze ishte n\u00eb mbeshtetje t\u00eb politik\u00ebs serbomadhe t\u00eb S.Millosheviqit, ku nj\u00eb qendrim u d\u00ebshmu n\u00eb vjesht\u00eb(1991) duke iu bashkangjitur ushtris\u00eb jugosllave, me rastin e sulmit n\u00eb Kroaci(Dubrovnik) me parull\u00ebn \u201clufta p\u00ebr paq\u00eb\u201d(\u201crat za mir)\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb&nbsp;&nbsp; atmosfer\u00eb t\u00eb luft\u00ebs&nbsp; ata qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin kund\u00ebr k\u00ebsaj lufte u cil\u00ebsuan&nbsp; armiq, p\u00ebrkat\u00ebsisht dezertor. T\u00eb vetdijsh\u00ebm se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb luft\u00eb pushtuese n\u00eb favor t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb ekspansionizmit serb,&nbsp; shqiptar\u00ebt refuzuan t\u00eb marrin pjes\u00eb si rezervist n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb,&nbsp; ku pasi ishin t\u00eb rrezikuar&nbsp; si zgjidhje&nbsp; t\u00eb vetme kishin emigrimin n\u00eb bot\u00ebn e jashtme. Ishte ky nj\u00eb emigrim i dhunsh\u00ebm duke l\u00ebn\u00eb vendlindjet e tyre e duke u vendosur kryesisht n\u00eb SHBA, por edhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Dhjetor 2020)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik Pas 45 vjet t\u00eb sistemit monist zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb Mal t\u00eb Zi(9.12.1990)\u00a0 u mbajt\u00ebn n\u00eb atmosfer\u00ebn e kriz\u00ebs politike dhe\u00a0 shoq\u00ebrore\u00a0 n\u00eb ish Jugosllavi, sepse \u00a0partia n\u00eb pushtet(LKJ) nga janari i vitit 1990 p\u00ebrfundoj s\u00eb ekzistuari\u00a0 duke paralajm\u00ebruar edhe shp\u00ebrb\u00ebrj\u00ebn e k\u00ebtij shteti, ku ngjarjet e m\u00ebvonshme e d\u00ebshmuan nj\u00eb konstatim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5617,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27788"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27788\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27789,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27788\/revisions\/27789"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}