{"id":27764,"date":"2020-12-21T19:33:16","date_gmt":"2020-12-21T18:33:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27764"},"modified":"2020-12-21T19:34:28","modified_gmt":"2020-12-21T18:34:28","slug":"historia-perseritet-karriga-bosh-e-kryeministrit-te-shqiperise-dhe-nje-udheheqse-ndryshe-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27764","title":{"rendered":"HISTORIA P\u00cbRS\u00cbRITET: KARRIGA BOSH E KRYEMINISTRIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb DHE NJ\u00cb UDH\u00cbHEQSE NDRYSHE NGA KOSOVA"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/vjosa-osmani-ne-parlamentin-e-shqiperise.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/vjosa-osmani-ne-parlamentin-e-shqiperise.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27765\" width=\"555\" height=\"369\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/vjosa-osmani-ne-parlamentin-e-shqiperise.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/vjosa-osmani-ne-parlamentin-e-shqiperise-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 555px) 100vw, 555px\" \/><\/a><figcaption><em>Dr. Vjosa Osmani n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn q\u00eb kaloi<\/em><\/figcaption><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"142\" height=\"175\" src=\"\">&nbsp;<em>\u201cN\u00eb komb t\u2019on\u00eb, duket se t\u00ebr\u00eb holl\u00ebsia e mendjes dhe e zemr\u00ebs, t\u00ebr\u00eb bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kan\u00eb ren\u00eb p\u00ebr miras gruas.\u201d (Faik Konica, Revista Albania, 1906<\/em>)<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTi Shqip\u00ebri m\u00eb jep nder, m\u00eb jep em\u00ebrin shqip\u00ebtar\u2026\u201d, k\u00ebndonte Naimi i madh.&nbsp; Shyqyr q\u00eb Naimi u ka k\u00ebnduar maleve, fushave, bregoreve lumenjve dhe kodrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; dhurat\u00ebs nga Zoti &#8212; si dhe \u201cvendasve t\u00eb mi t\u00eb bekuar\u201d, shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe jo politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. &nbsp;Sepse, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb shpesh ia dalin q\u00eb me sjelljet e tyre me nj\u00ebri tjetrin dhe me t\u00eb tjer\u00ebt, me praktikat dhe me vendimet e tyre si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit shqiptar, as nuk na kan\u00eb nderuar as nuk na b\u00ebjn\u00eb krenar\u00eb si shqiptar\u00eb, kudo q\u00eb gj\u00ebndemi.<\/p>\n\n\n\n<p>Vizita e Dr. Vjosa Osmanit, Kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ushtrueses s\u00eb Detyr\u00ebs s\u00eb Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb rast i till\u00eb, zhg\u00ebnjyes.&nbsp; Ashtu si edhe mij\u00ebra shqiptare e shqiptar\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs edhe un\u00eb mbetem i zhg\u00ebnjyer dhe i hidh\u00ebruar n\u00eb shpirt nga pritja q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb Parlamentin shqiptar, Dr. Vjosa Osmani, bart\u00ebse e dy detyrave kryesore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00eb dit\u00eb nuk e ndjeva veten aspak krenar se jam shqiptar. &nbsp;Ju lutem lexojeni fjalimin e Zonj\u00ebs fisnike nga Kosova n\u00eb Paralamentin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb thoni se \u00e7far\u00eb tha gabim n\u00eb fjal\u00ebn e saj kjo p\u00ebrfaq\u00ebsuese edenj\u00eb e nj\u00eb brezi t\u00eb vuajtur t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pse duhej q\u00eb karriga e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ishte bosh p\u00ebr ato 14 minuta q\u00eb foli Zonja Osmani. Veni re gjithashtu mos-respektin e hap\u00ebt q\u00eb treguan parlamentar\u00ebt e pranish\u00ebm shqiptar\u00eb ndaj pranis\u00eb s\u00eb Vjosa Osmanit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, me telefona n\u00eb dor\u00eb duke lexuar dhe duke d\u00ebrguar mesazhe.&nbsp; Leri m\u00eb duartrokitjet me dy gishta, t\u00eb disa prej tyre. &nbsp;Karriga bosh e Kryeministrit ishte nj\u00eb shprehje tjet\u00ebr e qart\u00eb mos respekti p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nj\u00eb akt bojkotimi me dashje t\u00eb Zonj\u00ebs Osmani.&nbsp; Disa prej k\u00ebtyre \u201cburrave\u201d, t\u00eb parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e treguan haptas p\u00ebrbuzjen dhe irritimin &nbsp;e tyre ndaj zyrtares s\u00eb lart\u00eb dhe gruas fisnike nga Kosova. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, bojkotimet kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e shekullit t\u00eb kaluar. Gjat\u00eb komunizmit, Shqip\u00ebria njihej bot\u00ebrisht si vendi i bojkotimeve. Bojkotime ndaj lindjes e per\u00ebndimit, bojkotime ndaj organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, madje bojkotime edhe ndaj t\u00eb Madhit Zot, duke e shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, vendin bojkotues kund\u00ebr Zotit.&nbsp; Karriga bosh e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb fjalimit t\u00eb Zonj\u00ebs Osmani n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb kujtoi karrigat bosh t\u00eb delegacionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste pran\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB) dhe largimin nga salla t\u00eb delegacionit t\u00eb regjimit hoxhist, 55-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur Papa Pali i VI \u2013 i pari Pap\u00eb n\u00eb histori q\u00eb ka vizituar OKB-\u00ebn. &nbsp;Shtypi i koh\u00ebs shkruante se delegacioni i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste ishte i vetmi delegacion q\u00eb u largua nga salla &#8212; p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pranin\u00eb e udh\u00ebheqsit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb OKB, duke shkaktuar k\u00ebshtu nj\u00eb skandal t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb diplomatik n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore. &nbsp;Shtypi i asaj kohe sh\u00ebnon se bojkotimi, nga delegacioni i regjimit komunist shqiptar, i fjalimit t\u00eb Pap\u00ebs Pali VI n\u00eb OKB \u2013 \u00ebsht\u00eb pasuar nga nj\u00eb fushat\u00eb e eg\u00ebr, fyese dhe denigruese kund\u00ebr Pap\u00ebs dhe Vatikanit \u2013 urdh\u00ebruar nga vet Enver Hoxha dhe shp\u00ebrndar\u00eb nga mjetet e propagand\u00ebs s\u00eb tij me radio dhe me shtyp. &nbsp;&nbsp;E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe pas fjalimit t\u00eb Zonj\u00ebs Vjosa Osmani n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn q\u00eb kaloi, nj\u00eb fjalim &nbsp;t\u00eb cilin Presidentja n\u00eb detyr\u00eb, Zonja Osmani me t\u00eb drejt\u00eb e cil\u00ebsoi, \u201csikur i flet njeriu familjes s\u00eb vet\u201d, por trajtimi q\u00eb iu b\u00eb asaj nga nj\u00eb pjes\u00eb e medias s\u00eb oborrit t\u00eb pushtetit, nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb b\u00ebnte me familjen e madhe shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo, jo, Zonja Osmani, t\u00eb gjith\u00eb e kuptuam shpejt pas fjalimit n\u00eb parlamentin shqiptar, ti nuk u trajtove si pjes\u00ebtare e \u201cfamiljes shqiptare\u201d. &nbsp;Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb medias, t\u00eb akredituar pran\u00eb \u201coborrit mbret\u00ebror\u201d, u hodh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb veprim duke shfryr\u00eb mllef kund\u00ebr teje due duke justifikuar sjelljet e \u201ctrimave\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb karshi teje, nj\u00eb gruaje fisnike &#8211;politikane ndryshe &#8212; nga Kosova. &nbsp;&nbsp;Un\u00eb e kam lexuar tri her\u00eb fjalimin t\u00ebnd\u00eb n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, e nderuara Presidente, dhe nuk mund t\u00eb gjej ndonj\u00eb arsye logjike se pse jan\u00eb \u00e7uar pesh\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz.&nbsp; Ku e kan\u00eb hallin?<\/p>\n\n\n\n<p>Pse jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar me fjalimin t\u00ebnd n\u00eb parlament dhe me vizit\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, megjith\u00ebse pritja juaj nga Presidenti Ilir Meta ishte dinjitoze dhe me protokoll t\u00eb rasstit. &nbsp;Ndoshta u zem\u00ebruan se e fillove vizit\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Nen\u00eb me nj\u00eb homazh tek memoriali i Heroit komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti \u2013 Skenderbeu, n\u00eb Lezh\u00eb. &nbsp;Mos vall\u00eb jan\u00eb zem\u00ebruar me ty se kritikove disa prej politikave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb saj ndaj Kosov\u00ebs? &nbsp;Ju Zonja Presidente me t\u00eb drejt\u00eb paralajm\u00ebruat se, \u201cKosova nuk mund ta shp\u00ebrblej\u00eb Serbin\u00eb me territor t\u00eb saj e as me koncesione t\u00eb tjera, p\u00ebr politik\u00ebn gjenocidale q\u00eb Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet t\u00eb pendohet, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje e t\u00eb d\u00ebnohet. E jo t\u00eb shp\u00ebrblehet. Dhe kjo duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo dhe ta themi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, k\u00ebtu e n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.\u201d Ka gj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb? &nbsp;Duket se as thirrja e Dr. Vjosa Osmanit p\u00ebr unfikim t\u00eb ideve dhe bashkrendim t\u00eb politikave dhe programeve komb\u00ebtare nuk u prit mir\u00eb. &nbsp;A po u zem\u00ebruan nga thirrja e saj publike q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i bashkohet Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb miratimin e Rezolut\u00ebs q\u00eb d\u00ebnon gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; A po mos i zem\u00ebrove \u201cburrat\u201d e Kuvendit dhe \u201ctrimat\u201d e qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe z\u00ebdh\u00ebnsit e tyre n\u00eb median e oborrit t\u00eb tyre me thirrjen t\u00ebnde q\u00eb dy qeverit\u00eb dhe parlamentet shqiptare t\u2019i garantojn\u00eb rinis\u00eb shqiptare, \u201cnj\u00eb t\u00eb tashme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb premtuese.\u201d &nbsp;A po ishte mesazhi i Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb i zem\u00ebroi ata m\u00eb s\u00eb shumti: Hiqni traun me Kosov\u00ebn! Pyetja \u00ebsht\u00eb pse gjith\u00eb ky mllef kund\u00ebr nj\u00eb gruaje fisnike shqiptare e edukuar n\u00eb Amerik\u00eb dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb saja atdhetare dhe thirrjeve p\u00ebr unifikim dhe bashkrendim t\u00eb objektivave mbar\u00ebkomb\u00ebtare midis dy shteteve shqiptare?<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh qendrimet e Tiran\u00ebs zyrtare ndaj disa prej k\u00ebtyre \u00e7eshtjeve, un\u00eb besoj se k\u00ebto dhe arsye t\u00eb tjera kontribuan q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nj\u00eb pjes\u00eb e vizit\u00ebs ss\u00eb Presidenetes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb mos ishte aq e k\u00ebnd\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb as p\u00ebr shum\u00eb prej nesh q\u00eb jemi dakort me ato q\u00eb Dr. Osmani tha an\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, ajo nuk u prit plot\u00ebsisht si nj\u00eb si pjes\u00ebtare e familjes shqiptare, \u201cn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d. &nbsp;Duket se \u201cestablishmenti\u201d politik, p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb fjale m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqip, u trondit nga fjal\u00ebt e nj\u00eb p\u00ebrfaqusese t\u00eb re t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; frik\u00eb nga nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse ndryshe e nj\u00eb brezi t\u00eb ri politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb, q\u00eb jep shpres\u00eb se dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Kombin shqiptar nuk jan\u00eb larg, n\u00ebqoftse ajo dhe t\u00eb tjer\u00eb si ajo nuk lejohen nga politikan\u00ebt e k\u00ebtyre 30-viteve t\u00eb fundit t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb frenat e t\u00eb ardhmes komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam i mendimit gjithashtu se nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb trazoi &nbsp;zemrat e disa prej \u201cburrave\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb paragrafi i fundit i fjalimit &nbsp;historic due shum\u00eb prek\u00ebs t\u00eb Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku ajo foli, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe p\u00ebr vuajtjet dhe krimet komuniste t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe regjimit sllavo-komunist t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb ndaj qindra mij\u00ebra familjeve shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi&nbsp; dhe familjes s\u00eb saj t\u00eb ngusht\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti, &nbsp;duke p\u00ebrmendur vrasjen e xhaxhait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, i cili \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb dhe varrosur i gjall\u00eb nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs, si kund\u00ebrshtar politik, varri i t\u00eb cilit as nuk dihet, si shum\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.&nbsp; \u201cP\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb shum\u00eb familje jan\u00eb ndar\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb till\u00eb e kishte fatin dhe familja ime. &nbsp;Gjyshi im, babai i n\u00ebn\u00ebs sime kishte p\u00ebrjetuar tortura t\u00eb tmershme n\u00eb burgjet e regjimit serb dhe n\u00eb fund kishte vdekur nga ato tortura, nd\u00ebrsa xhaxhai i n\u00ebn\u00ebs sime, v\u00ebllai tjet\u00ebr Sulejman Vu\u00e7iterna, kryetar i Akademis\u00eb Ushtarake k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, kishte mbetur n\u00eb Shqip\u00ebri, por u varros p\u00ebr s\u00eb gjalli nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs\u2019- u tha ajo parlamentar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vesh\u00ebt e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ishin m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjonin t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb tilla n\u00eb at\u00eb parliament, p\u00ebr krimet kotmuniste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, t\u00eb dy regjimeve komuniste si motra: regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe regjimit komunist sllavo-jugollav t\u00eb Titos e Rankoviqit. &nbsp;Nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb e guximshme nga Zonja Osmani duhet t\u00eb ket\u00eb shkaktuar iiritm t\u00eb madh n\u00eb radh\u00ebt e disa deputet\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm at\u00eb dit\u00eb, ish-bashkpuntor\u00eb dhe nostalgjik\u00eb t\u00eb atij regjimi vras\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja e nderuar, Presidentja n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs dhe nj\u00ebherazi edhe Kryetare e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Vjosa Osmani, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri, u tregoi \u201cburrave\u201d t\u00eb politik\u00ebs shqiptare \u2013 si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb &#8212; si dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb medias shqiptare, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; vlerat e gruas shqiptare: n\u00ebnave, motrave dhe bijave t\u00eb k\u00ebtij Kombi t\u00eb lasht\u00eb dhe krenar \u2013 e t\u00eb cilat, sipas Faik Konic\u00ebs jan\u00eb dalluar gjithmon\u00eb p\u00ebr nga holl\u00ebsia e mendjes dhe e zemr\u00ebs dhe p\u00ebr nga bukuria e karakterit dhe e sjelljes \u2013 vlera k\u00ebto q\u00eb u mungojn\u00eb shum\u00eb burrave t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, fatkeq\u00ebsisht.&nbsp; Ket\u00eb munges\u00eb vlerash njer\u00ebzore dhe shqiptare, shum\u00eb prej tyre e treguan haptas jav\u00ebn q\u00eb kaloi, me trajtimin q\u00eb i akorduan Presidentes n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Zonj\u00ebs Vjosa Osmani, e cila la nder kudo q\u00eb shkoi, sidomos me fjalimin e saj historik n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, jav\u00ebn q\u00eb kaloi.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;\u201cN\u00eb komb t\u2019on\u00eb, duket se t\u00ebr\u00eb holl\u00ebsia e mendjes dhe e zemr\u00ebs, t\u00ebr\u00eb bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kan\u00eb ren\u00eb p\u00ebr miras gruas.\u201d (Faik Konica, Revista Albania, 1906) \u201cTi Shqip\u00ebri m\u00eb jep nder, m\u00eb jep em\u00ebrin shqip\u00ebtar\u2026\u201d, k\u00ebndonte Naimi i madh.&nbsp; Shyqyr q\u00eb Naimi u ka k\u00ebnduar maleve, fushave, bregoreve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27764","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27764"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27764\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27769,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27764\/revisions\/27769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}