{"id":27678,"date":"2020-12-10T17:02:38","date_gmt":"2020-12-10T16:02:38","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27678"},"modified":"2020-12-10T17:02:38","modified_gmt":"2020-12-10T16:02:38","slug":"sfidat-e-qeverise-se-re-ne-mal-te-zi-ne-kohe-te-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27678","title":{"rendered":"SFIDAT E QEVERIS\u00cb S\u00cb  RE N\u00cb MAL T\u00cb ZI N\u00cb KOH\u00cb T\u00cb PANDEMIS\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"305\" height=\"368\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-805\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/a><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebrfundimisht Mali i Zi nuk\u00a0 do t\u00eb mbes\u00eb\u00a0 me tutje \u00a0vendi i vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore q\u00eb nuk e ka nd\u00ebrruar pushtetin, sepse pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb mbajtura me 30 gusht 2020, shumica e re parlamentare pas tre muajve me 4 dhjetor 2020, me 41 vota p\u00ebr, votoi qeverin\u00eb e re e cila paraqet nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe, sepse u b\u00eb ndryshimi i pushtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike pas tridhjet\u00eb viteve n\u00eb pluraliz\u00ebm,\u00a0 q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe p\u00ebr qeverin\u00eb e re duke marr\u00eb parasysh kriz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore, ekonomike e sh\u00ebndet\u00ebsore me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha andaj meriton p\u00ebrkushtim jo vet\u00ebm \u00a0profesional p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb epidemi \u00a0me pasoja t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore.<\/em><\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><\/h2>\n\n\n\n<p>Nail\u00a0 Draga<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 premtimeve parazgjedhore p\u00ebr demaskimin dhe demontimin e strukturave t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore dhe miratimin e ca ligj\u00ebve si\u00e7 jan\u00eb ai i prejardhj\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, lustracionit etj., Qeveria e re e Malit t\u00eb Zi\u00a0 do t\u00eb jet\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare duke qen\u00eb rast i panjohur deri m\u00eb tash n\u00eb pluraliz\u00ebm por edhe pa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit autentik t\u00eb popujve pakic\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt\u00a0 n\u00eb nj\u00ebzet vitet e fundit ishin pjes\u00eb e kabinetit qeveritar, duke prezantuar k\u00ebrkesat dhe shqet\u00ebsimet e popullsis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb ve\u00e7anti si dhe \u00a0diversitetin nacional, gjuh\u00ebsor e fetar,\u00a0 si vler\u00eb e demokracis\u00eb pluraliste n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare heterogjene me koncepte dhe programe t\u00eb ndryshme, madje\u00a0 dhe me animozitete \u00a0personale Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Malit t\u00eb Zi, duhet dh\u00ebn\u00eb shans\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar sipas programit t\u00eb saj. Ndon\u00ebse nj\u00eb qeveri e till\u00eb p\u00ebr nga forma duket se \u00ebsht\u00eb e eksperteve, \u00a0teknike, apo e pakic\u00ebs, ajo ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi para qytetar\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb \u00a0elektoratit votues p\u00ebr t\u00eb inicuar dhe realizuar n\u00eb praktik\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cilat jan\u00eb prezantuar n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qeveria me 12 ministri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kryeministrit(Z.Krivokapiq) dhe ndihm\u00ebs kryeministrit(D.Abazoviqi), qeveria e re do t\u00eb ket\u00eb 12 ministri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rast i panjohur deri m\u00eb tash n\u00eb pluraliz\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Duke marr\u00eb parasysh se qeveria e m\u00ebparshme kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje 18 ministri, reduktimi i tyre paraqet qendrim t\u00eb guximsh\u00ebm t\u00eb kryeministrit Z.Krivokapiq, duke d\u00ebshmuar se do t\u00eb kemi racionalitet n\u00eb shpenzimet financiare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e kabinetit qeveritar, bie n\u00eb sy em\u00ebrtimi i ministrave q\u00eb nuk jan\u00eb nga partit\u00eb politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb risi jo vet\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi por edhe n\u00eb regjion. Nga ana tjet\u00ebr duhet cekur se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar asnj\u00eb minist\u00ebr nga ana e popujve pakic\u00eb, \u00a0qe \u00ebsht\u00eb \u00a0\u00a0veprim\u00a0 iritues, duke ditur se nga viti 1998, ata ishin pjes\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\">&nbsp;<\/h1>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptari n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb struktur\u00ebn organizative risi paraqet \u00a0pozita e\u00a0 nj\u00eb n\u00ebnkryetari t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb k\u00ebsaj here ishte rezervuar p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb URA(D.Abazoviqi) si pjes\u00ebtare e koalicionit t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare. Me k\u00ebt\u00eb zgjedhje \u00a0p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesin \u00a0nga popullsia shqiptare cekim s\u00eb \u00a0\u00ebsht\u00eb pozita m\u00eb e lart\u00eb e nj\u00eb individi deri m\u00eb tash n\u00eb pushtet n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn se p\u00ebr tridhjet\u00eb vjet t\u00eb pushtetit &nbsp;pluralist, DPS(PDS) n\u00eb asnj\u00eb ministri nuk ka em\u00ebruar ndonj\u00eb shqiptar, edhe pse&nbsp; ka qen\u00eb e votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsideruar nga elektorati votues shqiptar, nga del se k\u00ebsaj partie shqiptar\u00ebt iu jan\u00eb dashur p\u00ebr vota e jo ti zgjedhin&nbsp; n\u00eb vende udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb qeveri.<\/p>\n\n\n\n<h1 class=\"wp-block-heading\">&nbsp;<\/h1>\n\n\n\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt pa pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeveri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet th\u00ebn\u00eb se te dy listat zgjedhore t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk kan\u00eb pasur konsenzus p\u00ebr pjes\u00ebmarje n\u00eb qeveri. Dhe nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb ishte ndryshe, sepse nj\u00eb koncept i till\u00eb ka munguar edhe para zgjedhjeve sepse n\u00eb saj\u00eb t\u00eb animozitet\u00ebve dhe egoizmit nuk u arrit t\u00eb formohet nj\u00eb list\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, por n\u00eb zgjedhje u paraqit\u00ebn me dy lista, duke fituar s\u00eb cila nga nj\u00eb mandat t\u00eb deputetit. Nd\u00ebrsa pas zgjedhjeve lista zgjedhore \u201eS\u00eb bashku me nji za\u201c u deklaru fillimisht se nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj qeverie, duke theksuar dallimet programore dhe qendrimin ndaj pakicave komb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr \u201eLista shqiptare\u201c, ka zhvilluar biseda me kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr, madje \u00a0duke i paraqitur list\u00ebn e k\u00ebrkesave. Por, edhe pse fillimisht u duk se k\u00ebrkesat e tilla do t\u00eb pranohen dhe do t\u00eb ofrohen edhe poste qeveritare, me pas ata theksuan se k\u00ebrkesat e tilla nuk mund t\u00eb pranohen \u00e7ka ndikoj qe edhe kjo list\u00eb zgjedhore t\u00eb refuzoj t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga situata e krijuar del qart\u00eb se mandatari p\u00ebr kryeminist\u00ebr nuk ka pasur ndonj\u00eb ofert\u00eb serioze p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e pakicave komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kabinetit qeveritar, sepse si\u00e7 duket ata nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb interesin e tij programor, andaj kjo qeveri do t\u00eb jet\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsuesit autentik t\u00eb pakicave komb\u00ebtare. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk ka dilem\u00eb&nbsp; se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb realizimit t\u00eb barazis\u00eb qytetare&nbsp; e nacionale, n\u00eb mjedis multinacional sikurse \u00ebsht\u00eb Mali i Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pakicat duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh standard\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe demokracin\u00eb pluraliste subjektet politike si p\u00ebrfaq\u00ebsues autentik t\u00eb popujve pakic\u00eb(boshnjak\u00ebt, shqiptar\u00ebt e kroat\u00ebt), duhet t\u00eb &nbsp;jen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb, sepse ata jan\u00eb pjes\u00eb e mozaikut politik dhe vler\u00eb e demokracis\u00eb pluraliste. &nbsp;Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet th\u00ebn\u00eb se k\u00ebtu ekziton defekti ligjor, p\u00ebrkat\u00ebsisht kushtetutar, i pranish\u00ebm n\u00eb pluraliz\u00ebm, andaj kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb definohet me kushtetut\u00ebn e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrmes kushtetut\u00ebs kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb zgjidhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, e jo sipas disponimit dhe interesave &nbsp;t\u00eb partive politike, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb atyre q\u00eb formojn\u00eb shumic\u00ebn parlamentare. Andaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat parlamentar duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb marr\u00eb&nbsp; drejtimin e duhur p\u00ebr ta zgjidhur, ku p\u00ebrve\u00e7 ndryshimeve n\u00eb ligjin zgjedhor, edhe kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb jet\u00eb e obliguar sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb demokracis\u00eb dhe barazis\u00eb qytetare e nacionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh s\u00eb n\u00eb qeveri do t\u00eb mungojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueist autentik t\u00eb popujve pakic\u00eb, prezantimi i \u00e7\u00ebshtjeve &nbsp;preokupuese n\u00eb aspektin zhvillimor dhe t\u00eb investimeve kapitale do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tyre, andaj \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb mbes\u00eb n\u00eb disponimin&nbsp; dhe angazhimin e qeveris\u00eb aktuale.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Listat e hapura n\u00eb favor t\u00eb demokracis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shumica parlamentare duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb realizoj n\u00eb praktik\u00eb premtimet nga fushata parazgjedhore, duke d\u00ebshmuar seriozitetin e qeverisj\u00ebs dhe t\u00eb demokracis\u00eb parlamentare. K\u00ebtu kryesisht kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ligjin e prejardhj\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, ligjin e lustracionit dhe ate te ligjit zgjedhor. Nd\u00ebrsa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb &nbsp;me vendosj\u00ebn e mekanizmit t\u00eb listave t\u00eb hapura, duke aplikuar demokracin\u00eb e munguar qytetare p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre legjitim, e jo sipas shij\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb apo t\u00eb klan\u00ebve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Derisa Mali i Zi nuk do t\u00eb ndryshoj sistemin zgjedhor duke miratuar listat e hapura zgjedhore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetari t\u00eb zgjedh deputetin, k\u00ebshilltarin sikurse kryetarin e shtetit, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr shtetin serioz, p\u00ebrkat\u00ebsisht demokracin\u00eb parlamentare e cila \u00ebsht\u00eb rezultat i vot\u00ebs legjitime t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Partitokracia n\u00eb pluraliz\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi&nbsp; edhe n\u00eb pluraliz\u00ebm kemi&nbsp; form\u00ebn e votimit t\u00eb list\u00ebs zgjedhore partiake, nga del s\u00eb pushteti deri m\u00eb tash nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar form\u00ebn ekzistuese, sepse k\u00ebtu&nbsp; dominon sistemi partitokratik, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb i ngjason monizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Forma e deritashme e votimit d\u00ebshmon se qytetari nuk \u00ebsht\u00eb pronar i votes s\u00eb tij por ate ia ka \u201cdhuruar\u201d partis\u00eb, e cila mund t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Nuk ka dilem\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me munges\u00ebn&nbsp; e vet\u00ebdij\u00ebs&nbsp; s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ato jan\u00eb pushtet, e jo partit\u00eb. Sepse jan\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb me vot\u00ebn e tyre zgjedhin e jo e kund\u00ebrta, por disave si\u00e7 duket nuk iu konvenon q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb tilla, por ata t\u00eb mbesin gjithnj\u00eb makineri votuese t\u00eb partive t\u00eb ndryshme. Dhe nga gjendja e till\u00eb ekzistuese del qart\u00eb se Malit t\u00eb Zi edhe n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit &nbsp;&nbsp;institucioneve shtet\u00ebrore dhe parlamentit&nbsp; iu&nbsp; mungon legjitimiteti.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Legjitim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm presidenti i shtetit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt legjitim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb organ n\u00eb sistemin juridik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e ky \u00ebsht\u00eb presidenti i shtetit, sepse vet\u00ebm ate deri m\u00eb tash e zgjedhin qytetar\u00ebt. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb analoge duhet t\u00eb ndodh edhe me zgjedhjen e deputet\u00ebve e k\u00ebshilltar\u00ebve, e jo t\u00eb zgjedhin listat partiake. Por, t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb s\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, subjekt\u00ebt politike si pozita dhe opozita, deri m\u00eb tash nuk kan\u00eb shprehur gadishm\u00ebri p\u00ebr ta ndryshuar ligjin zgjedhor, sepse si\u00e7 duket partive nuk iu konvenon&nbsp; p\u00ebr t\u00eb humbur pozitat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Munges\u00eb e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr ndryshime<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb informacion\u00ebve q\u00eb disponojm\u00eb nga viti 1998, kur ligji zgjedhor \u00ebsht\u00eb miratuar me dy t\u00eb tret\u00ebn e shumic\u00ebs parlamentare, deri m\u00eb tash jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 15 ndryshime t\u00eb k\u00ebtij ligji, por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtj\u00ebn themelore nuk kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00eb jo p\u00ebr ta zgjidhur, por as trajtuar n\u00eb seanc\u00eb parlamentare. Sepse &nbsp;\u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb elementare e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb&nbsp; zgjedh kandidatin n\u00eb listen zgjedhore, me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, ashtu sikurse zgjidhet kryetari i shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb form\u00eb e till\u00eb e votimit do t\u00eb krijonte barazi qytetare, duke iu mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr kandidatin p\u00ebr deputet apo k\u00ebshilltar &nbsp;sipas preferenc\u00ebs s\u00eb tyre, e jo p\u00ebr ate t\u00eb vendos\u00eb partia, p\u00ebrkat\u00ebsisht kryetari i saj apo nj\u00eb grup individ\u00ebsh reth tij, duke mos respektuar vlerat profesionale, individuale e meritokracin\u00eb si kategori shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ligji i till\u00eb mund t\u00eb aplikohet n\u00eb zgjedhjet lokale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, nj\u00eb nd\u00ebr prioritet\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb re, duhet t\u00eb jet\u00eb edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor, sepse duhet t\u00eb realizohet n\u00eb praktik\u00eb premtimi parazgjedhor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt besoj se nuk do t\u00eb mungoj\u00eb vullneti politik nga shumica parlamentare, madje mendoj se do t\u00eb mbeshtetet edhe nga opozita, sepse nj\u00eb ligj i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb demokracis\u00eb parlamentare. Vet\u00ebm me miratimin e &nbsp;nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb, qytetar\u00ebt do t\u00eb zgjedhin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb legjitim sikurse dhe vet parlamenti.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ekzistojn\u00eb modele t\u00eb ndryshme, q\u00eb mund t\u00eb zbatoh\u00ebn edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p.sh. ai n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe t\u00eb ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr n\u00eb regjion, duke mos anashkaluar pjes\u00ebtar\u00ebt e popujve pakic\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e mozaikut politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi, n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb disa komuna n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u00eb mbah\u00ebn zgjedhjet lokale, n\u00ebse ka vullnet politik, fillimisht nj\u00eb ligj i till\u00eb n\u00ebse do t\u00eb miratohej nga parlamenti vitin vijues, ai &nbsp;do t\u00eb aplikohej n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, duke zbatuar n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb &nbsp;vullnetin e qytetar\u00ebve e jo t\u00eb partive politike n\u00eb procesin zgjedhor. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<em>(&nbsp; 5 Dhjetor 2020)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfundimisht Mali i Zi nuk\u00a0 do t\u00eb mbes\u00eb\u00a0 me tutje \u00a0vendi i vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore q\u00eb nuk e ka nd\u00ebrruar pushtetin, sepse pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb mbajtura me 30 gusht 2020, shumica e re parlamentare pas tre muajve me 4 dhjetor 2020, me 41 vota p\u00ebr, votoi qeverin\u00eb e re e cila paraqet nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27678","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27678"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27678\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27679,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27678\/revisions\/27679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}