{"id":27644,"date":"2020-12-08T11:12:40","date_gmt":"2020-12-08T10:12:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27644"},"modified":"2020-12-08T11:12:40","modified_gmt":"2020-12-08T10:12:40","slug":"vendi-magjik-i-santa-claus-it-dhe-shtepiza-roosevelt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27644","title":{"rendered":"Vendi magjik i Santa Claus-it dhe sht\u00ebpiza Roosevelt"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/santa-klaus-shtepia-roosevelet.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27645\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/santa-klaus-shtepia-roosevelet.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/santa-klaus-shtepia-roosevelet-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Gladiola JORBUS<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rreth nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb udh\u00ebtar filloi t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb n\u00eb bot\u00eb lajmin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Korvatunturit dhe banor\u00ebve t\u00eb tij. Babagjyshi i festave t\u00eb fundvitit (ose i Krishtlindjeve) d\u00ebshironte t\u00eb mbronte paqen n\u00eb vendin e tij t\u00eb fsheht\u00eb dhe gjeti nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb u lejonte t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb tij ta vizitonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Babagjyshi filloi t\u00eb frekuentonte rregullisht Rrethin Arktik Polar, pran\u00eb qytetit t\u00eb Rovaniemit nj\u00eb gjysm\u00ebshekulli m\u00eb par\u00eb. Rovianemi gjendet n\u00eb Laponia, fshati m\u00eb verior i Finland\u00ebs. Rovaniemi \u00ebsht\u00eb djegur n\u00eb vitin 1944, por Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb investuar p\u00ebr rind\u00ebrtimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia z\u00eb fill pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, periudh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, Rovaniemi vuajti shum\u00eb. N\u00eb tetor t\u00eb 1944-\u00ebs, popullsia civile e Rovaniemit u evakuua, qyteti u dogj dhe u shkat\u00ebrruan mbi 90% e nd\u00ebrtesave t\u00eb tij, teksa rajoni p\u00ebrreth ishte i minuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rind\u00ebrtimi i Rovaniemit ishte nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb e ngadalt\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb, pasi Finlanda veriore nuk p\u00ebrmbushte nevojat me materiale nd\u00ebrtimore dhe ushqim adekuat p\u00ebr popullsin\u00eb e saj, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb viteve \u201840. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb motiv, Rovaniemi dhe Laplandi ishin nd\u00ebr p\u00ebrfituesit e par\u00eb n\u00eb Finland\u00ebn e pasluft\u00ebs, t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb siguruar nga Administrata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ndihm\u00ebn dhe Rehabilitimin (UNRRA), paraardh\u00ebsi i UNICEF-it modern.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qendra e Krishtlindjeve n\u00eb Lapland, Fshati i Santa Claus n\u00eb Rrethin Arktik p\u00ebrb\u00ebn vendin m\u00eb t\u00eb vizituar gjat\u00eb Krishtlindjeve n\u00eb vendet nordike. Fal\u00eb ve\u00e7antis\u00eb s\u00eb tij, numri i vizitor\u00ebve ka ardhur n\u00eb rritje, dhe Brenda disa vitesh ka arritur shifr\u00ebn prej gjysm\u00eb milioni vizitor\u00ebsh, komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sht\u00ebpiza Roosevelt, pra Kasollja e&nbsp; Rrethit Arktik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb mbi historin\u00eb e turizmit n\u00eb Rrethin Arktik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krijimi i k\u00ebsaj sht\u00ebpize s\u00eb Rrethit Arktik dhe i sh\u00ebrbimeve turistike lidhet, dhe me ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga UNICEF-i\u200b.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eleanor Roosevelt, e mir\u00ebnjohur si &#8216;&#8221;shpirti&#8221; i UNRRA-s\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb papritur n\u00eb Rovaniem n\u00eb vitin 1950. P\u00ebr t\u00eb kompletuar ceremonin\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, u nd\u00ebrtua pik\u00ebrisht kjo sht\u00ebpiz\u00eb e Rrethit Arktik, vet\u00ebm brenda dy jav\u00ebsh. Pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 2020, ajo feston 70-vjetorin e nd\u00ebrtimit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur bashk\u00ebshortja e Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara Franklin D. Roosevelt, nj\u00eb aktiviste e mir\u00ebnjohur p\u00ebr humanitarizmin e saj, shkoi t\u00eb vizitonte befasisht Rovaniemin n\u00eb vitin 1950 p\u00ebr t\u00eb krijuar rind\u00ebrtimin postbelik (t\u00eb pastluft\u00ebs) t\u00eb Laplandit dhe Rovaniemit, Uuno Hannula, prefekti i koh\u00ebs u gjend n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jo fort t\u00eb leht\u00eb dhe i duhej domosdoshm\u00ebrisht,&nbsp; nj\u00eb program tejet efikas, n\u00eb nder t\u00eb k\u00ebtij eventi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prefekti Hannula u ndihmua&nbsp;nga Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs Lauri Kaijalainen, i cili me ndihm\u00ebn e stafit t\u00eb tij, mori si dhurat\u00eb nga Profesor Eemeli Karine, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb \u201cRrug\u00ebs komb\u00ebtare nr. 4\u201d n\u00eb Veri, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb ftuarit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u vendos q\u00eb ceremonia e pritjes t\u00eb mbahej n\u00eb veri t\u00eb Rrethit Arktik. Ideja u frym\u00ebzua nga fakti se nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb, Kolonel J. Oiva Willamo kishte ngritur nj\u00eb shtyll\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zone, ku turist\u00ebt&nbsp; ndalonin dhe &nbsp;shkrepnin fotografi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tashm\u00eb kishte mbetur vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Sht\u00ebpiz\u00ebs s\u00eb Rrethit Arktik. Ajo u projektua me nxitimin e nj\u00eb nate nga arkitekti Ferdinand Salokangas dhe u nd\u00ebrtua nga stafi me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive t\u00eb drurit, i pylltarit dhe konsulentit Jarl Sundquist, duke transportuar trungje nga lumi Ounasjoki.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas udh\u00ebzimeve, ata p\u00ebrdor\u00ebn aq shum\u00eb trungje sa q\u00eb &#8220;n\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb kishte vend p\u00ebr nj\u00eb autobus t\u00eb madh plot me njer\u00ebz&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njer\u00ebzit duhej t\u00eb punonin v\u00ebrtet shpejt, sepse kur m\u00eb n\u00eb fund u montua dera e jashtme e sht\u00ebpiz\u00ebs, aeroplani i zonj\u00ebs Roosevelt zbriti n\u00eb aeroport.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E diel, 11 maj 1950. Sht\u00ebpiza m\u00eb n\u00eb fund ishte gati p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur t\u00eb ftuar\u00ebn e shquar dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb ceremonin\u00eb e pritjes mor\u00ebn pjes\u00eb banor\u00ebt e Rovaniemit, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb u m\u00ebsuan me vizitor\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb vinin nga larg.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ngjarja ishte e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr turizmin e zon\u00ebs dhe kjo u vu re q\u00eb n\u00eb p\u00ebrqasjet e para. Vizitor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ndalonin p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb suvenire dhe d\u00ebrgonin p\u00ebrsh\u00ebndetje e urime n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, me kartolinat vendase q\u00eb mbanin vul\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Rrethit Polar Arktik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb sh\u00ebnuar se rreth 90.000 turist\u00eb n\u00eb vit vizitojn\u00eb sht\u00ebpiz\u00ebn e Rrethit Arktik, gjat\u00eb pushimeve t\u00eb tyre n\u00eb Lapland. Shum\u00eb grupe rendin t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e paharrueshme t\u00eb kalimit t\u00eb Rrethit Arktik, e cila zhvillohet n\u00eb nj\u00eb Kota tradicionale (kasolle prej druri finlandeze) ku pjes\u00ebmarr\u00ebsit ulen rreth zjarrit, duke shijuar l\u00ebngun e b\u00ebr\u00eb nga manaferrat e Laponias.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky kufi magjik midis p\u00ebrrall\u00ebs dhe realitetit u vizitua nga shum\u00eb personalitete bot\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin spikati, duke filluar q\u00eb nga ish-lider\u00ebt komunist\u00eb: Brezhnev, Tito e p\u00ebr t\u00eb vazhduar me ish-presidentin amerikan Johnson, ish-kryeministrin italian Aldo Moro dhe&nbsp; shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fshati magjeps\u00ebs i&nbsp; Santa Claus-it &nbsp;ndodhet 8 kilometra n\u00eb veri t\u00eb Rovaniemit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, i krijuar n\u00eb vitin 1950, ai mund t\u00eb vizitohet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Atmosfera \u00ebsht\u00eb magjike. Aty ka gjithmon\u00eb Krishtlindje. Brenda n\u00eb fshatin e Santa Claus (Babagjyshit) gjendet edhe zyra e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mund t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb der\u00eb ku sh\u00ebnohet &#8221; Santa \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu \u201c. M\u00eb pas kalohet p\u00ebrmes nj\u00eb tuneli, t\u00eb stolisur me dekorin e Krishtlindjeve, plot drita dhe n\u00eb fund t\u00eb tij pret nj\u00eb elf. Ai hap der\u00ebn e&nbsp;Zyr\u00ebs s\u00eb Santa Claus, i cili p\u00ebrsh\u00ebndet me nj\u00eb buz\u00ebqeshje. E kush nuk ndihet s\u00ebrish f\u00ebmij\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb till\u00eb?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas fotos s\u00eb paharrueshme, p\u00ebrsh\u00ebndetesh me Babagjyshin dhe ec\u00ebn drejt zbulimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb fshatit . M\u00eb pas mund t\u00eb shkruash kartolina dhe urime. Elf\u00ebt do t\u2019i shp\u00ebrndajn\u00eb tek t\u00eb dashurit e tu, kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb sh\u00ebtitjeje t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb dyqane t\u00eb ndryshme q\u00eb ofrojn\u00eb shum\u00eb ide e dhurata interesante p\u00ebr Krishtlindje, nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb nj\u00eb fotografi n\u00eb pik\u00ebn ku fillon Rrethi Arktik, i cili kufizohet me nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb bardh\u00eb \u201cArctic Circle 66 \u00b0 32&#8217;35 &#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb takimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me Babagjyshin, elf\u00ebt dhe suveniret e Krishtlindjeve \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr moment t\u00eb mrekulluesh\u00ebm: vizit\u00ebn n\u00eb Ferm\u00ebn e Drer\u00ebve, ku mund t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebsh dhe t\u00eb ushqesh drer\u00ebt verior\u00eb ose renat e Santa Claus-it.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ende s\u2019mund t\u00eb largohesh, sepse duhet t\u00eb b\u00ebsh dhe pak shopping p\u00ebr Krishtlindje, t\u00eb shoh\u00ebsh galerin\u00eb me skulptura akulli, slit\u00ebn q\u00eb pret t\u00eb ngarkohet me dhurata, laboratorin sekret t\u00eb elf\u00ebve, qent\u00eb e bukur husky dhe t\u00eb shijosh kekun me xhenxhefil.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Santa Park \u00ebsht\u00eb gjithashtu e mundur t\u00eb asistosh n\u00eb spektakle q\u00eb flasin shum\u00eb p\u00ebr traditat e Laplandit, ushqimin vendas dhe pijet tipike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, s\u2019 duhen l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur dhe rrug\u00ebt e akullta gjarp\u00ebruese apo qielli dim\u00ebror i Laplandit q\u00eb ofrojn\u00eb panorama vizuale t\u00eb paharrueshme e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gladiola JORBUS Rreth nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb udh\u00ebtar filloi t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb n\u00eb bot\u00eb lajmin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Korvatunturit dhe banor\u00ebve t\u00eb tij. Babagjyshi i festave t\u00eb fundvitit (ose i Krishtlindjeve) d\u00ebshironte t\u00eb mbronte paqen n\u00eb vendin e tij t\u00eb fsheht\u00eb dhe gjeti nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb u lejonte t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27646,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27644\/revisions\/27646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}