{"id":27587,"date":"2020-11-28T17:27:56","date_gmt":"2020-11-28T16:27:56","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27587"},"modified":"2020-11-28T17:27:56","modified_gmt":"2020-11-28T16:27:56","slug":"dante-aligeri-poeti-qe-ka-magjepsur-lexuesit-e-te-gjitha-koherave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27587","title":{"rendered":"Dante Aligeri, poeti q\u00eb ka magjepsur lexuesit e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"180\" height=\"280\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Gladiola-Jorbus.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-23478\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><em>Nga Gladiola JORBUS<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Emri i Dante Aligerit \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me at\u00eb t\u00eb \u2018Komedis\u00eb Hyjnore\u2019, vepra q\u00eb p\u00ebrligji hyrjen e tij n\u00eb Panteonin e poet\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kryevep\u00ebr, Dante shfaqet i lidhur me qytetin e tij, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn social-politike dhe nj\u00eb letrar i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj risive kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky tekst vazhdon t\u00eb studiohet ende n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, si nj\u00eb kryevep\u00ebr e gjuh\u00ebs italiane dhe d\u00ebshmi e qytet\u00ebrimit mesjetar. P\u00ebr t\u00eb kuptuar thell\u00ebsisht mendimin poetik t\u00eb Dante Alighierit duhet studiuar jeta e tij, situatat politike dhe sentimentale q\u00eb p\u00ebrjetoi.<\/p>\n\n\n\n<p>Dante (Durante) Aligeri lindi n\u00eb Firence n\u00eb vitin 1265. Ishte i biri i Alighiero di Bellincione dhe Donna Bella degli Abati. Gjyshi nga babai i Dante Aligerit ka qen\u00eb pjes\u00ebtar i partis\u00eb s\u00eb guelf\u00ebve, nd\u00ebrsa gjyshi nga n\u00ebna, prej t\u00eb cilit mori emrin dhe poeti, dyshohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb gjykat\u00ebsi fiorentin Durante degli Abati.<\/p>\n\n\n\n<p>Biografi m\u00eb i famsh\u00ebm i Dantes, Giovanni Boccaccio (Xhovani Boka\u00e7o) rr\u00ebfen nj\u00eb ndodhi familjare. N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Dantes, gjat\u00eb shtatz\u00ebn\u00ebsis\u00eb iu shfaq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr djali i saj i lindur n\u00ebn nj\u00eb dafin\u00eb, pran\u00eb nj\u00eb burimi. Pasi lindi, djali nisi t\u00eb ushqehej me bar\u00ebrat e k\u00ebqija q\u00eb binin nga pema dhe e shuajti etjen n\u00eb nj\u00eb burim, derisa u shnd\u00ebrrua n\u00eb pallua. Kjo \u00ebnd\u00ebrr profetike interpretohet si nj\u00eb ogur i lavdis\u00eb s\u00eb ardhshme poetike t\u00eb Dante Alighierit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht Dante e humbi n\u00ebn\u00ebn rreth mosh\u00ebs 5-6 vje\u00e7are dhe i ati u rimartua. Duhet n\u00ebnvizuar fakti se familja e tij i p\u00ebrkiste fisnik\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl, dhe nuk g\u00ebzonte ndonj\u00eb pasuri apo kapital t\u00eb madh ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb tij poetike, betejave politike apo origjin\u00ebs fisnike, jeta e Dantes nuk ka qen\u00eb e qet\u00eb. Rinia e Dantes kaloi n\u00ebn flamurin e jet\u00ebs shoq\u00ebrore Firence. Ai mori nj\u00eb arsimim t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrpos problemeve ekonomike dhe shoq\u00ebrohej me Brunetto Latinin, gjithsesi nj\u00eb miq\u00ebsi e konsideruar jo dhe aq efektive.&nbsp; Mendohet se Brunetto nuk ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb bashk\u00ebbisedues i mir\u00eb p\u00ebr Dante Aligerin, pra nuk ka influencuar vizionin e tij p\u00ebr bot\u00ebn apo poezin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ve\u00e7onim nj\u00eb ngjarje mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe me pesh\u00eb p\u00ebr poetin e mir\u00ebnjohur fiorentin, padiskutim q\u00eb ajo do t\u00eb ishte takimi me Beatri\u00e7en, nj\u00eb grua rreth s\u00eb cil\u00ebs dihet shum\u00eb pak, pavar\u00ebsisht rolit t\u00eb saj n\u00eb ekzistenc\u00ebn njer\u00ebzore dhe artistike t\u00eb Dantes.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky i fundit e takoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Beatri\u00e7en, kur ishte ende f\u00ebmij\u00eb. Shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, kur vajza e re e p\u00ebrsh\u00ebndeti n\u00eb Firence, jeta e Dantes mori nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, aq sa ankthi shqet\u00ebsues dhe vdekja e parakohshme e Beatri\u00e7es, shenjuan nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e, me vler\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e autorit t\u00eb \u2018Komedis\u00eb Hyjnore\u2019: personale, njer\u00ebzore dhe poetike.<\/p>\n\n\n\n<p>Dante filloi t\u00eb shkruante poezi rreth mosh\u00ebs nj\u00ebzet vje\u00e7, por ai nuk e fitoi v\u00ebmendjen e menj\u00ebhershme t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij. Poeti i ri b\u00ebri nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb t\u00eb tjera duke u d\u00ebrguar letra aktor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm social\u00eb. Ai d\u00ebshironte medoemos t\u00eb b\u00ebhej i njohur.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, fal\u00eb k\u00ebtyre letrave, Dante arriti t\u00eb njihte njeriun e par\u00eb, me t\u00eb cilin do t\u00eb lidhte nj\u00eb miq\u00ebsi letrare e intelektuale: Guido Cavalcantin.<\/p>\n\n\n\n<p>Cavalcanti (Kavalkanti) e konsideroi nj\u00eb talent Danten, dhe kjo sh\u00ebnoi fillimin e miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Poezit\u00eb e para t\u00eb Dantes nxjerrin n\u00eb pah ndikimin e guitonizmit (kritik\u00ebt diskutojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb guitoniane, t\u00eb kund\u00ebrshtuar n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb me nj\u00eb poetik\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me trash\u00ebgimin\u00eb provansale, q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte m\u00eb von\u00eb n\u00eb stilnoviz\u00ebm), pranin\u00eb e temave t\u00eb dashuris\u00eb dhe shijen p\u00ebr teknik\u00ebn, ndon\u00ebse ende jo plot\u00ebsisht organike.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra e par\u00eb themelore e Dantes \u00ebsht\u00eb \u2018Jeta e re\u2019 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn figura e Beatri\u00e7es shfaqet p\u00ebrmes nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyre t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb vdekjes, konceptualisht e ngjashme me historin\u00eb e shenjtor\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Dante merret vazhdimisht me tem\u00ebn e dashuris\u00eb, n\u00ebn optik\u00ebn simbolike mesjetare, ku mbizot\u00ebronte ideja se gjithmon\u00eb kishte nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb interpretimit: niveli i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, niveli metaforik, niveli moral, niveli shpirt\u00ebror. Gruaja p\u00ebr Danten n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs, nj\u00eb simbol dhe bart\u00ebse e cil\u00ebsive hyjnore midis njeriut dhe Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1290 Dante Alighieri filloi studimet filozofike, t\u00eb cilat do ta ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare, n\u00eb veprat e tij \u2018De vulgari eloquentia\u2019, \u2018Monarkia\u2019 dhe n\u00eb shum\u00eb pasazhe t\u00eb \u2018Komedis\u00eb Hyjnore\u2019. Ai gjithashtu lexoi disa libra t\u00eb Aristotelit dhe t\u00eb Ciceronit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Nj\u00eb nga librat q\u00eb impresionoi v\u00ebmendjen e Dantes, si shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mesjetar\u00eb t\u00eb lidhur me kultur\u00ebn pagane romake, ishte &#8216;De consolatione filosofiae\u2019 i Severino Boezios. Dante \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendimtar i madh dhe tematikat e thella, hetuese p\u00ebrs\u00ebriten tek ai. Njohja e filozofis\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb drejt nj\u00eb p\u00ebrkushtimi tjet\u00ebr ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile dhe gjuh\u00ebs. Q\u00eb nga ky moment, ngarkesa etiko-morale e shfaqur te Dante e nxiti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafonte angazhimet e r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Dante arrin n\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb reja gjuh\u00ebsore: ai eksperimenton n\u00eb zhanre t\u00eb ndryshme letrare, duke filluar nga eklogu latin (p\u00ebrb\u00ebrje lirike e poezis\u00eb klasike greke dhe latine, me nj\u00eb tem\u00eb baritore, shpesh alegorike, n\u00eb form\u00eb dialoguese ose monodike) deri te shkrimet e letrave t\u00eb cilat, n\u00eb Mesjet\u00eb, ishin nj\u00eb zhan\u00ebr letrar tep\u00ebr i kodifikuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Filozofia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i p\u00ebrligjur n\u00eb vepr\u00ebn e Dantes. Mjafton t\u00eb themi se nga pes\u00eb veprat, duke marr\u00eb parasysh edhe dy traktatet e pap\u00ebrfunduara, tri jan\u00eb vepra filozofike pothuajse n\u00eb kuptimin e ngusht\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Filozofia e Dantes konsiderohet simbol i nj\u00eb dashurie t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njer\u00ebzimin. Po risjell n\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, Dante humbi dhe t\u00eb atin. Dhe pik\u00ebrisht 18 vje\u00e7 (n\u00eb or\u00ebn n\u00ebnt\u00eb, n\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb), ai pa Beatri\u00e7en p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij, me nj\u00eb fustan t\u00eb bardh\u00eb. Ajo e p\u00ebrsh\u00ebndeti me mir\u00ebsi. Ky ishte nj\u00eb \u00e7ast vendimtar p\u00ebr Danten.<\/p>\n\n\n\n<p>Dante, apriori cil\u00ebsohet nj\u00eb figur\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb padiskutueshme n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb italiane, duke qen\u00eb se vepra e tij ka spikatur p\u00ebr vlera artistike, bukuri dhe p\u00ebrsosje.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Komedia Hyjnore&#8221; \u00ebsht\u00eb kuror\u00ebzuar si vepra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e let\u00ebrsis\u00eb italiane, q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb vizion filozofik t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb fatit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb njeriut; madje duhet th\u00ebn\u00eb se vet\u00eb Dante e krijoi gjuh\u00ebn letrare italiane, pasi ishte i pari q\u00eb e p\u00ebrdori n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasur dhe t\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb tekstet e tij pasqyrohen t\u00eb gjitha personazhet e Mesjet\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sintetizim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Dante hedh posht\u00eb iden\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs poezia i n\u00ebnshtrohet filozofis\u00eb, n\u00eb kuptimin q\u00eb filozofia \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebresha e formave t\u00eb dijes, nd\u00ebrsa poezia \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb form\u00eb vart\u00ebse e dijes, sepse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe si e till\u00eb nd\u00ebrfutet midis subjektit dhe objektit, duke e shnd\u00ebrruar njohurin\u00eb dhe duke i dh\u00ebn\u00eb asaj, nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Ai pohon se poezia ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur thelbin e hyjnores p\u00ebrmes intuit\u00ebs: meqen\u00ebse intuita e vendos t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn para njeriut, n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet edhe figura e gruas engj\u00ebllore (Beatri\u00e7es) &nbsp;n\u00eb konceptimin e Dantes. Ajo nuk dallon m\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr bukurin\u00eb e jashtme, por poeti i vesh virtytin e fisnik\u00ebris\u00eb s\u00eb brendshme, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ngjashme me Zotin, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu asaj, aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur shpirt\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e duan.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;P\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrvojave politike, ai u zgjodh Priore (Kryetar) i Firences dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, qyteti u nda n\u00eb dy fraksione, guelf\u00ebt e zinj dhe t\u00eb bardh\u00eb. N\u00eb Firence ky (priore) ishte emri origjinal i Palazzo della Signoria.<\/p>\n\n\n\n<p>Mandati zgjaste 2 muaj dhe Dante qeverisi Bashkin\u00eb e Firences n\u00eb periudh\u00ebn 15 qershor deri m\u00eb 15 gusht 1300. Ai mb\u00ebshteti guelf\u00ebt e bardh\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shqet\u00ebsoheshin p\u00ebr lirin\u00eb e Firences, nd\u00ebrsa t\u00eb zinjt\u00eb favorizonin politik\u00ebn e Papa Bonifaci VIII.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur guelf\u00ebt e zinj udh\u00ebhoq\u00ebn Firencen, Dante u d\u00ebnua me internim dhe u akuzua p\u00ebr korrupsion. Fillimisht, ai shpresoi t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe, por pas p\u00ebrpjekjes s\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t&#8217;u kthyer me forc\u00eb, Dante hoqi dor\u00eb. &nbsp;Largimi nga Firencja e tij e dashur, qyteti p\u00ebr t\u00eb cilin ai do t\u00eb ishte gati t\u00eb jepte dhe jet\u00ebn, ishte jasht\u00ebzakonisht e dhimbshme p\u00ebr poetin. Ai vdiq n\u00eb Ravena n\u00eb vitin 1321.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gladiola JORBUS Emri i Dante Aligerit \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me at\u00eb t\u00eb \u2018Komedis\u00eb Hyjnore\u2019, vepra q\u00eb p\u00ebrligji hyrjen e tij n\u00eb Panteonin e poet\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kryevep\u00ebr, Dante shfaqet i lidhur me qytetin e tij, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn social-politike dhe nj\u00eb letrar i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj risive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23478,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-27587","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27587"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27588,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27587\/revisions\/27588"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}