{"id":27565,"date":"2020-11-27T12:57:31","date_gmt":"2020-11-27T11:57:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27565"},"modified":"2020-11-27T12:57:31","modified_gmt":"2020-11-27T11:57:31","slug":"nga-historia-e-komunitetit-shqiptaro-amerikan-ad-multos-annos-don-pjeter-popaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27565","title":{"rendered":"Nga historia e komunitetit shqiptaro-amerikan: AD MULTOS ANNOS, DON PJET\u00cbR POPAJ"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"480\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Don-Pjeter-Popaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27566\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Don-Pjeter-Popaj.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Don-Pjeter-Popaj-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><figcaption><em>Tavolina e nderit n\u00eb dark\u00ebn madh\u00ebshtore 35 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb me rastin e shusgrimit meshtra t\u00eb Don Pjet\u00ebr Popaj.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Me rastin e 35-Vjetorit t\u00eb Mesh\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Nju Jork<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ishte N\u00ebntori i vitit 1985, kur Kisha Katolike Shqiptare, \u201cZoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb Nju Jork, lajm\u00ebronte me nj\u00eb njoftim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, komunitetin shqiptaro-amerikan t\u00eb asaj kohe p\u00ebr shugurimin e priftit t\u00eb ri katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjet\u00ebr Popaj, nga Kardinali i Nju Jorkut, John O\u2019Connor, n\u00eb Katedral\u00ebn e madhe t\u00eb Sh\u00ebn Patrikut n\u00eb Manhatan me 16 N\u00ebntor, 1985. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mor\u00ebn jes\u00eb qindra shqiptaro-amerikan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Komuniteti shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, pa dallim, ftohej gjithashtu t\u00eb merrte pjes\u00eb me 24 N\u00ebntor, 1985 edhe n\u00eb ceremonin\u00eb fetare kur meshtari i ri dhe i pari prift katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjet\u00ebr Popaj, do t\u00eb kremtonte Mesh\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e lart\u00ebp\u00ebrmendur. &nbsp;Njoftohej gjithashtu mbar\u00eb komuniteti, se p\u00ebrve\u00e7 ceremonis\u00eb fetare p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar at\u00eb dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e Don Pjetrit, &nbsp;t\u00eb Kish\u00ebs katolike shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb dhe t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013 me k\u00ebt\u00eb rast, do shtrohej edhe nj\u00eb dark\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb Imperial Manor &#8212; nj\u00ebrin prej lokaleve m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb shtetit fqinj, Nju Xhersi, nj\u00eb dark\u00eb q\u00eb u kryesua nga aktivisti i njohur p\u00ebr shum\u00eb dekada i komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Tonin Mirakaj \u2013nj\u00eb dark\u00eb q\u00eb ende kujtohet si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dalluarat e komunitetit, me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej m\u00eb shum\u00eb se 1000-bashkatdhetar\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tri feve kryesore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebta pjes\u00ebmarr\u00ebs kisha nderin t\u00eb isha edhe un\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni historike \u2013 i ardhur enkas nga Washingtoni \u2013 p\u00ebr t\u00eb festuar s\u00eb bashku me shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur nga shum\u00eb vende t\u00eb Amerik\u00ebs, por edhe nga Evropa dhe Kanadaja. Ishte nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbetet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve dhe kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht edhe arsyeja q\u00eb sot po e kujtojm\u00eb si nj\u00eb ngjarje, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dalluarat e komuntetit ton\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr nga pjes\u00ebmarrja dhe p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia historike e vet ngjarjes \u2013 e q\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet edhe nga i pari i shtetit t\u00eb Nju Jork-ut, ish-governatori Mario Cuomo, i cili kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr gazet\u00ebn Illyria n\u00eb Nju Jork, kryetari i asaj darke, &nbsp;35 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, Z. Tonin Mirakaj kujton se n\u00eb dark\u00ebn e cil\u00ebsuar si \u201cDark\u00eb Gazmore\u201d n\u00eb \u201cImperial Manor\u201d, n\u00eb Paramus, Nju Xhersi, me nj\u00eb pjesemarrje t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1000-personave, q\u00eb n\u00eb mes tyre dalloheshin, Mons. J.Dougherty, udh\u00ebheq\u00ebs Episcopal i Bronxit, Mons. Simon Filipaj, i ardhur enkas nga Ulqini, prift\u00ebrinjt shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Mons. Zef Oroshi, Don Prenk Ndrevashaj, At Andrea Nargaj, Don Lazer Sheldia, Don Rrok Mirdita e t\u00eb tjer\u00eb klerik\u00eb amerikan\u00eb vendas. I ftuar nga Z. Mirakaj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn madh\u00ebshtore t\u00eb shqiptar\u00ebve, ishte edhe Guvernatori i at\u00ebhersh\u00ebm i Shtetit t\u00eb New York-ut, i ndjeri Mario Cuomo, por n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb merrte pjes\u00eb, Krye-ekzekutivi i shtetit Nju Jork, pat l\u00ebshuar me at\u00eb rast, nj\u00eb Deklarat\u00eb t\u00eb posa\u00e7me duke thek\u00ebsuar dhe duke p\u00ebrsh\u00ebndetur Dom Pjet\u00ebr Popaj si t\u00eb parin shqiptar, i shuguruar prift katolik n\u00eb New York, p\u00ebr t\u00eb cilin u shpreh se, Don Pjet\u00ebr Popaj \u201cka sjellur krenari dhe g\u00ebzim n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit katolik shqiptar n\u00eb Nju Jork.\u201d &nbsp;K\u00ebte deklarat\u00eb e lexoi ndihm\u00ebsi i Governatorit Cuomo p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike, z. John Nikas.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVlen t\u00eb sh\u00ebnohet se kjo dark\u00eb madh\u00ebshtore kaloi n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb jasht\u00ebzakonisht v\u00ebllaz\u00ebrore dhe shoq\u00ebrore\u201d, do t\u00eb shkruante Gjek\u00eb Gjonlekaj, n\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Dielli, duke i akorduar meritat p\u00ebr suksesin e k\u00ebsaj ngjarjeje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr komunitetin edhe sot e 35-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb &#8212; komisionit p\u00ebrgatit\u00ebs t\u00eb kryesuar nga Don Rrok Mirdita m\u00eb von\u00eb i em\u00ebruar nga Vatikani si Kryeipeshk\u00ebv i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit, tani i ndjer\u00eb&nbsp; &#8212; &nbsp;dhe Z. Tonin Mirakaj i cili jeton n\u00eb Nju Jork, gjithnj\u00eb aktiv n\u00eb komunitet &#8212; ndon\u00ebse, aktualisht, n\u00eb pension.<\/p>\n\n\n\n<p>Shugurimi i Don Pjet\u00ebr Popaj, 35-vjet m\u00eb par\u00eb, ishte nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr familjen e tij, por ishte gjithashtu nj\u00eb rast krenarie p\u00ebr ta dhe p\u00ebr mbar\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan, at\u00ebher\u00eb dhe sot, sidomos kur reflektojm\u00eb sot, &nbsp;mbi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij prifti t\u00eb dalluar shqiptar, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn fetare, por edhe si udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn kulturore dhe patriotike t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan. N\u00ebn drejtimin e Don Pjetrit, famullitarit t\u00eb Kish\u00ebs \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d n\u00eb Nju Jork, ai vet dhe qendra, \u201cN\u00ebne Tereza\u201d pran\u00eb k\u00ebsaj kishe, i ka gjithmon\u00eb dyert\u00eb e hapura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin pa dallim feje a krahine.&nbsp; Gjat\u00eb 35 viteve t\u00eb kaluara, si udh\u00ebheq\u00ebs i Kish\u00ebs Katolike Shqiptare n\u00eb Nju Jork, Don Pjetri ka inkurajuar dialogun v\u00ebllaz\u00ebror dhe bashkpunim me t\u00eb gjitha grupet e komunitetit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn edhe zhvillimit t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta morale e komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim feje e krahine, p\u00ebrfshir edhe bashkpunimin dhe respektin p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb feve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Dom Pjetri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasardh\u00ebs i denj\u00eb, &nbsp;si famullitar n\u00eb Kish\u00ebn Zoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb New York \u2014 i Monsinjor Zef Oroshit dhe ish-Arkipeshkvit Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, t\u00eb ndjerit Rrok Mirdita \u2014 famulli kjo q\u00eb si\u00e7 dihet tani &#8211;kishte mbrenda&nbsp; pranin\u00eb e t\u00eb Madhit Zot &#8212; i cili gjat\u00eb nj\u00eb periudhe&nbsp;kur dukej se katolicizmi shqiptar po zhdukej nga regjimi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, po mbillte nj\u00eb far\u00eb t\u00eb re rritjeje e lul\u00ebzimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot Kisha Katolike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb post-komuniste, me t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb e saja, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb besimtar\u00ebve dhe t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, me veprimtarin\u00eb e&nbsp;tij t\u00eb palodh\u00ebshme, Don Pjet\u00ebr Popaj ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur rrjeshtimin e denj\u00eb&nbsp;t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb radh\u00ebn e grupeve t\u00eb kombeve te tjera k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, duke ber\u00eb t\u00eb mundur dhe duke orgnaizuar dhe inkurajuar pjesemarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb evenimente, parada e shfaqje kulturore e muzikore q\u00eb organizohen n\u00eb New York \u2014 duke shpalosur k\u00ebshtu pasurin\u00eb ton\u00eb kulturore, komb\u00ebtare e folklorike, para popullit amerikan dhe para bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me veprimtarit\u00eb e Kish\u00ebs \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, ne New York dhe me jehon\u00ebn e fjal\u00ebs se tij, Dom Pjetri ka nderuar gjith\u00ebkund dhe gjith\u00ebher\u00eb Kish\u00ebn Katolike Shqiptare, por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb ai ka promovuar edhe virtytet dhe emrin e mir\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar.&nbsp; Don Pjetri, p\u00ebr nga arritjet e tija n\u00eb shum\u00eb fush\u00eb, me krenari, rreshtohet n\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb te klerik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb trojet tona n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb diaspor\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb shtylla t\u00eb rend\u00ebsishme t\u00eb ajk\u00ebs se patriotizmit dhe nd\u00ebrtimit e zhvillimit t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs shqipe.&nbsp; Dom Pjetri k\u00ebte vazhdon ta bej\u00eb cdo dit\u00eb, \u2014 nd\u00ebr t\u00eb tjera aktivitete\u2014 edhe me botimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb revist\u00ebs Jeta Katolike, si dhe me organizim simpoziumesh, konferencash, e akademish\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb personaliteteve me t\u00eb dalluar t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>E falenderojm\u00eb t\u00eb Madhin Zot dhe \u201cZoj\u00ebn e Shkodres\u201d, Zoj\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb, q\u00eb veprimtaria fetare e kombetare e Don Pjetrit dhe atyre q\u00eb bashkpunojn\u00eb me t\u00eb, t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb ashtu si n\u00ebt\u00eb kaluar\u00ebn, tani dhe gjithmon\u00eb, n\u00eb dobi t\u00eb p\u00ebrparimit shpirt\u00ebror, komb\u00ebtar e&nbsp;kulturor t\u00eb komunitetit shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb due&nbsp; m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Urojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor q\u00eb ai t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi e pavdek\u00ebshme e historis\u00eb son\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb dhe nj\u00eb kujtim i martir\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb klerit katolik shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt&nbsp;me dashuri t\u00eb pamas\u00eb dhe me vendosm\u00ebri t\u00eb patundur, ia kushtuan jet\u00ebn e vepr\u00ebn predikimit t\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb t\u00eb Madhit Zot, n\u00eb rrethana shpesh shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata i dedikuan dijen, pend\u00ebn dhe jet\u00ebn e tyre,&nbsp;ngritjes s\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e 35-vjetorit t\u00eb shugurimit tuaj si meshtar, e kemi goj\u00ebn plot me fal\u00ebnderime (n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb Fal\u00ebnderimeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara) duke t\u00eb uruar: Ad Multos Annos i nderuar Don Pjet\u00ebr, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Kombit.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 35-Vjetorit t\u00eb Mesh\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Nju Jork Nga Frank Shkreli Ishte N\u00ebntori i vitit 1985, kur Kisha Katolike Shqiptare, \u201cZoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb Nju Jork, lajm\u00ebronte me nj\u00eb njoftim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, komunitetin shqiptaro-amerikan t\u00eb asaj kohe p\u00ebr shugurimin e priftit t\u00eb ri katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjet\u00ebr Popaj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27566,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-27565","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27565"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27565\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27567,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27565\/revisions\/27567"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}