{"id":27453,"date":"2020-11-16T12:55:46","date_gmt":"2020-11-16T11:55:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27453"},"modified":"2020-11-16T12:55:46","modified_gmt":"2020-11-16T11:55:46","slug":"mali-i-zi-dhe-multikulturalizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27453","title":{"rendered":"MALI I ZI  DHE MULTIKULTURALIZMI"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" width=\"245\" height=\"354\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 245px) 100vw, 245px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nik\u00eb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Multikulturalizmi \u00ebsht\u00eb koegzistenc\u00eb mrenda nj\u00eb shteti i cili ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb komb. Nocioni komb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi historike, m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb institucionalisht t\u00eb p\u00ebrkryer, e cili z\u00eb territorin p\u00ebrkat\u00ebs dhe\u00a0 ka gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn e vet. Andaj, shteti i cili ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb komb, nuk \u00ebsht\u00eb komb-shtet, por shtet multinacional n\u00eb t\u00eb cilin kulturat m\u00eb t\u00eb vogla formojn\u00eb\u201cpakicat komb\u00ebtare\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Numri m\u00eb i madh i shteteve t\u00eb sotme jan\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje kulturore heterogjene. Sipas disa vler\u00ebsimeve n\u00eb bot\u00eb ekzistojn\u00eb rreth 600 grupe gjuh\u00ebsore dhe 5000 grupe etnike. Vet\u00ebm p\u00ebr disa vende mund t\u00eb thuhet se kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb dhe u takojn\u00eb nj\u00eb grupi etnonacional.<a href=\"#_ftn1\">[1]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shum\u00ebllojshm\u00ebria e till\u00eb etnonacionale imponon nj\u00eb seri \u00e7\u00ebshtjesh, sikur\u00eb se jan\u00eb t\u00eb drejtat gjuh\u00ebsore, autonomit territoriale, vet\u00ebqeverisjet e pakicave, participimi politik, p\u00ebrfaq\u00ebsimi propocional n\u00eb institucionet e sistemit politik, plan-programet m\u00ebsimore, simbolet komb\u00ebtare, zgjedhja e himnes shtet\u00ebrore, si dhe festat komb\u00ebtare etj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjetja e p\u00ebrgjigj\u00ebve&nbsp; t\u00eb drejta dhe adekuate, si dhe politikish\u00ebt mbijet\u00ebsuese mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje paraqet sfid\u00eb t\u00eb madhe me t\u00eb cil\u00ebn ndeshen demokracit\u00eb bashk\u00ebkohore.&nbsp; Andaj, multikulturalizmi paraqet nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr barazin\u00eb interetnike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Q\u00eb nga viti 1960, gjer\u00eb bot\u00ebs, paraqiten k\u00ebrkesat p\u00ebr njohjen apo pranimin e identitet\u00ebve t\u00eb ndryshme, shpesh her\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore, pas t\u00eb cilave q\u00ebndrojn\u00eb grupe t\u00eb ndryshme, sikur\u00eb se jan\u00eb : popujt\u00eb indigen, pakicat komb\u00ebtare, grupet etnike dhe racore, emigrant\u00ebt e vjet\u00ebr e t\u00eb ri etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto grupe, m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak dallohen prej modelit kulturor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dominuese.<a href=\"#_ftn2\">[2]<\/a> Edhe p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve t\u00eb m\u00ebdha&nbsp; nd\u00ebrmjet tyre, ato b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr asimilimit dhe presioneve t\u00eb ndryshme q\u00eb rrjellin nga shoq\u00ebria dominuese. Grupet e lartp\u00ebrmendura n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, tentojn\u00eb t\u00eb arrij\u00ebn nj\u00eb njohje shoq\u00ebrore, si dhe afirmimin e ve\u00e7orive t\u00eb veta, duke i konsideruar ato si konstitutive p\u00ebr identitetin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb luft\u00eb p\u00ebr emancipimin social gjat\u00eb shekullit 19 dhe t\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb malle t\u00eb shekullit 20, shum\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb shtypura e t\u00eb diskriminuara kan\u00eb besuar se me arrijtjen e statusit t\u00eb plot\u00eb shtet\u00ebror \u2013qytetar\u00eb (t\u00eb drejtat e barabarta politike dhe civile) do t\u00eb arrijn\u00eb lirin\u00eb dhe barazin\u00eb. Kur m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb drejtat e tilla, n\u00eb pik\u00ebpamje formale t\u00eb gjith\u00ebve iu jan\u00eb pranuar, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb ralitet, disa grupe shoq\u00ebrore n\u00eb shum\u00eb shtete e kan\u00eb kuptuar se edhe m\u00eb tutje mbet\u00ebn n\u00eb pozit\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb dor\u00ebs t\u00eb dyt\u00eb, respektivisht disa grupe shoq\u00ebrore kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb priveligjuara, kurse t\u00eb tjerat t\u00eb diskriminuara.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb kushte t\u00eb tilla t\u00eb pa p\u00ebrshtatsh\u00ebme dhe jo t\u00eb barabarta, pakicat etnonacionale t\u00eb diskriminuara nuk kan\u00eb pa ndonj\u00eb prespektiv\u00eb t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me shumic\u00ebn etnike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Mir\u00ebpo, sot, si n\u00eb Pr\u00ebndim ashtu edhe n\u00eb Lindje, gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr b\u00ebhet e qart\u00eb se shkelja e t\u00eb&nbsp; drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gabim, si nga arsyet, empirike, ashtu dhe nga shkaqet normative.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Presioni n\u00eb pakicat komb\u00ebtare me q\u00ebllim t\u00eb integrimit t\u00eb tyre n\u00eb kombin shumic\u00eb, nuk mund t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm. Sulmi i shtetit n\u00eb ndjenjat e pakicave mbi identitetin komb\u00ebtar, shpesh her\u00eb e rrit\u00eb k\u00ebrcnimin e tyre t\u00eb lojalitetit ndaj shtetit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Disa hulumtime t\u00eb reja n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve etnonacionale&nbsp; tregojn\u00eb se si marr\u00ebveshjet vet\u00ebqeveris\u00ebse i minimizojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e shp\u00ebrthimit t\u00eb tension\u00ebve nd\u00ebretnike, kur\u00ebse n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb mosnjohja dhe shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, kryesisht \u00e7ojn\u00eb drejt eskalimit t\u00eb mardh\u00ebnieve nd\u00ebrnacionale. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, praktika e demokracive Pr\u00ebndimore tregon se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb e sigurimit t\u00eb lojalitetit t\u00eb pakicave komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb njohja e tyre komb\u00ebtare. Sepse, t\u00eb drejtat e pakicave jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje demokratike par excellence t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb politike. Ato jan\u00eb termomet\u00ebr i ndiesh\u00ebm demokratik i t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pranimi i k\u00ebrkesave legale, legjitime dhe t\u00eb arsyeshme t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, n\u00eb as nj\u00eb rast, nuk mund t\u00eb rrezikojn\u00eb sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb shtetit. P\u00ebrkundrazi, ajo vet\u00ebm krijon mund\u00ebsin dhe sypozimet p\u00ebr afirmimin e tyre nacional dhe kulturor, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka, as q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb emancipim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe progres. \u00c7\u00ebshtja e barazis\u00eb juridike, t\u00eb statusit politik, t\u00eb pozit\u00ebs kushtetuese, si dhe \u00e7\u00ebshtja e autonomive t\u00eb pakicave komb\u00ebtare t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb reformat civile shoq\u00ebrore- nuk paraqet atak apo sulm n\u00eb kombin shumic\u00eb, por ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb liberale politike e vlerave, respektivisht ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Multikulturalistat jan\u00eb t\u00eb bindur se t\u00eb drejtat individuale dhe kolektive jan\u00eb t\u00eb harmonizuara dhe se mund t\u00eb kombinohen p\u00ebrpa p\u00ebrjashtim reciprok me nj\u00eb politik\u00eb liberale konsekuente t\u00eb s\u00eb njohjes. Ithtar\u00ebt e k\u00ebsaj qasje nisen nga ajo se vet\u00ebm mbrojtja e t\u00eb drejtave individuale nuk send\u00ebrton univerzalizmin e proklamuar dhe neutralitetin, p\u00ebr ar\u00ebsye se e l\u00ebn\u00eb pas dore dhe i injorojn\u00eb grupet e ndryshme nacionale dhe kulturore. Insistimin liberal p\u00ebr t\u00eb drejtat individuale, ata i shohin si l\u00ebnje pas dore vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb grupeve kulturore, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebse t\u00eb identitetit individual dhe synojn\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e mbrojtjes t\u00eb k\u00ebtyre vlerave me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes dhe p\u00ebrparimit t\u00eb jet\u00ebs kolektive. Sfida e multikulturalizmit ka t\u00eb b\u00ebj me p\u00ebrshtatjen&nbsp; dallimeve nacionale dhe etnike sistemit politik p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebrkesat e pakicave komb\u00ebtare, me q\u00ebllim t\u00eb brojtjes t\u00eb identitettit t\u00eb tyre jan\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme: juridike, politike, istitucionale, financiare, kulturore, gjuh\u00ebsore, arsimore dhe t\u00eb informimit n\u00eb gjuh\u00ebn komb\u00ebtare etj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Multikulturalizmi nuk e pranon konceptin e shtetit neutral liberal, duke e konsideruar at\u00eb si mit etnik, sepe shteti n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb multinacionale, si pas tyre \u00ebsht\u00eb i&nbsp; nj\u00ebansh\u00ebm dhe e favorizon kombin shumic\u00eb duke b\u00ebr\u00eb asimilimin e pakicave komb\u00ebtare, meq\u00ebnse t\u00eb gjitha vendimet&nbsp; politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb t\u00eb dedikuara mbrojtjen s\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb kombit shumic\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb identiteti unitar komb\u00ebtar. Sipas komunitaristave dhe multikulturalistave, nj\u00eb mit i till etnik i univerzalizmit liberal, niset nga nj\u00eb sypozim i gabuar, gjoja e egzistimit t\u00eb nj\u00eb sistemit t\u00eb vlerave universale kulturore. Meqen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu, dhe se shteti liberal neutral n\u00eb esenc\u00eb priviligjon kultur\u00ebn e shumic\u00ebs komb\u00ebtare, ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje q\u00eb sipas multikulturalistave t\u00eb v\u00ebndoset dhe zbatohet politika e njohjes s\u00eb pakicave komb\u00ebtare dhe etnike. Ajo do t\u00eb thot\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se kombi shumic\u00eb e shfryt\u00ebzon shtetin p\u00ebr ruajtjen dhe promovimin e kombit dhe kultur\u00ebs s\u00eb vet, e nj\u00ebjta gj\u00eb duhet t\u00eb vlej\u00eb dhe dhe p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ideja e multikulturalizmit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta &nbsp;forcuar dhe nd\u00ebrtuar politik\u00ebn demokratike t\u00eb integrimit t\u00eb pakicave komb\u00ebtare n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb politike, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ai n\u00ebnkupton mbrojtjen nga izolimi dhe p\u00ebrjashtimi i pakicave komb\u00ebtare nga institucionet e sistemit politik.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;Mali i Zi \u00ebsht\u00eb shtet heterogjen, shum\u00ebkomb\u00ebsh, multikulturor dhe multikofesional. Kjo shum\u00ebllojsh\u00ebmeri paraqet nj\u00eb potencial qytet\u00ebrues p\u00ebr vendosjen e urave nd\u00ebrmjet popuj\u00ebve dhe rajoneve t\u00eb ndryshme, si dhe p\u00ebr integrime t\u00eb gjera n\u00eb Europ\u00eb dhe bot\u00eb. Gjithashtu, nj\u00eb diversitet\u00eb i till\u00eb paraqet dhe realitetitin objektiv t\u00eb shtetit i cili duhet t\u00eb respektohet. Andaj, shoq\u00ebria plurale shtetit ia imponon nj\u00eb imperativ&nbsp; p\u00ebr t\u00eb vendosur dhe nd\u00ebrtuar zgjidhjet adekuate e t\u00eb v\u00ebrteta demokratike normative dhe institucionale, t\u00eb cilat do t\u2019 i sigurojn\u00eb barazin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi&nbsp; p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa pakicave komb\u00ebtare dhe t\u00eb drejtat tyre individuale dhe kolektive&nbsp; sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Me stanarde n\u00ebnkuptoj\u00ebm t\u00eb drejtat juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe praktik\u00ebn pozitive t\u00eb demokracive bashk\u00ebkohore. P\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ket\u00eb dilem\u00eb, sepse njohjet nga shtetet bashk\u00ebkohore multietnike tregojn\u00eb se t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare jan\u00eb nj\u00eb dimension i rend\u00ebsish\u00ebm i vendosjes dhe i nd\u00ebrtimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb drejt\u00eb, demokratike, paq\u00ebdash\u00ebse dhe stabile. Nuk mud t\u00eb flitet p\u00ebr demokraci, liri dhe drejt\u00ebsi, n\u00eb qoft\u00eb se nuk respektohen dallimet, kur se njer\u00ebzit si individ dhe si kolektivitet n\u00eb shum\u00eb aspekte dallohen. Por, dallimet kryesore, kur ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut jan\u00eb ve\u00e7orit\u00eb nacionale, etnike, kulturore, gjuh\u00ebsore dhe fetare t\u00eb grupeve p\u00ebrkatse t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb, a fatkeq\u00ebsisht, m\u00eb s\u00eb shpeshti dhe jan\u00eb baz p\u00ebr diskriminim. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr at\u00eb arsye shteteve multinacionale t\u00eb bot\u00ebs bashk\u00ebkohore shpesh iu duhet t\u00eb marrin dhe vendime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr mbrojtjen&nbsp; e pakicave, si kur se \u00ebsht\u00eb aksioni afirmativ. Sepse p\u00ebr pa, barazi komb\u00ebtare n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb multietnike dhe multinacionale, sikur se \u00ebsht\u00eb Mali i Zi \u2013 nuk ka&nbsp; barazi qytetare (civile), as barazi njer\u00ebzore, as demokraci dhe shtet juridik. N\u00eb qoft\u00eb se deshirojm\u00eb demokratizimin e shoq\u00ebris\u00eb, n\u00ebse duem barazin\u00eb&nbsp; e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb nacionaliteteve, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb till politik, tek i cili do t\u00eb ekzistoj nj\u00eb mekaniz\u00ebm sistemor i vendosur dhe i organizuar p\u00ebr mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e pa mundur t\u00eb krijohen marrdh\u00ebniet e reja demokratike dhe t\u00eb b\u00ebhet integrimi n\u00eb rrjellat evropiane dhe evroatlantike, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ruhen zgjelljet e vjet\u00ebra anakrone normative dhe institucionale, si dhe vet\u00ebdija politike konservatore. Gjith\u00ebsesi, shoq\u00ebria multinacionale ndeshet me \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb vet. \u00c7\u00ebshtja e pakicave nuk\u00eb \u00ebsht\u00eb porsa nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb problemeve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat munden me u p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe zgjillur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb teknike, por \u00e7\u00ebshtja e pakicave komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb gur\u00eb themeli i demokracis\u00eb dhe i tejkalimit t\u00eb vet\u00ebdijes dhe kultur\u00ebs politike autoritare, si trashigimi i s\u00eb kaluar\u00ebs, \u00e7ka pengon dhe ngadal\u00ebson perspektiv\u00ebn e zhvillimit demokratik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shteti multinacional duhet n\u00eb kuad\u00ebr juridik dhe institucional t\u00eb rregulloj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe demokratike mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare. Spektri i zgjidhjeve mundet me qen\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb dhe varet nga nj\u00eb seri kushtesh, sypozimesh dhe rrethanash. Gjith\u00ebsesi politika shtet\u00ebrore p\u00ebr pakicat komb\u00ebtare duhet t\u00eb aplikoj&nbsp; nj\u00eb metod t\u00eb&nbsp; p\u00ebrshtatshm\u00ebris ndaj &nbsp;realitetit shoq\u00ebror. Parimisht, mund t\u00eb thuhet se p\u00ebr demokracin\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik metoda e akomodimit. Ajo \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00ebheri m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta siguruar dhe forcuar lojalitetin e pakicave ndaj bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb. Sepse, kurr\u00ebfar\u00eb koncepcioni t\u00eb rendit shoq\u00ebror nuk mud t\u00eb b\u00ebj tejkalimin e nj\u00ebmend\u00ebsis multinacionale. Njeriu \u2013qytetari, veshtir\u00eb q\u00eb sot mund t\u00eb b\u00ebj transcendimin e realitetit n\u00eb fjal\u00eb. Tezat teorike mbi shuarjen e kombit jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara si t\u00eb pabaza, me qen\u00eb se u mungojn\u00eb nj\u00eb mbeshtetje e gjer\u00eb, konzistenciale dhe koherente. Me fjalt\u00eb t\u00eb tjera multikulturalizmi do t\u00eb jet\u00eb aktual deri sa t\u00eb ekzistojn\u00eb kombet, respektivisht bashk\u00ebsit\u00eb nacionale, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe roli i tyre, pozita dhe barazia. N\u00eb lidhje me ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje, teoreticienti i njohur, Horace Kallen do t\u00eb thoshte : \u201cNjer\u00ebzit munden, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, apo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, me i nd\u00ebrruar veshjet e veta, politik\u00ebn, grat\u00eb e veta, religjionin, filozofin, por nuk munden me&nbsp; i nd\u00ebrrua gjysh\u00ebrit e vet\u00eb&#8230;\u201d <a href=\"#_ftn3\">[3]<\/a>&nbsp;&nbsp; .<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Bot\u00ebkuptimet bashk\u00ebkohore tregojn\u00eb se shteti duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol aktiv dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb masave t\u00eb ndryshme t\u00eb krijoj\u00eb kushte p\u00ebr promovimin e pakicave si kolektivitete n\u00eb ato situata n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb drejtat individuale t\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb pakicave mund t\u00eb send\u00ebrtohen vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb emancipimit kolektiv t\u00eb grupit. P\u00ebrkundrazi, n\u00ebse t\u00eb drejtat kolektive injorohen ose mohohen n\u00eb praktik\u00ebn politike, ekonomike dhe kulturore, at\u00ebher\u00eb gjith\u00ebmon\u00eb do t\u00eb triumfoj\u00eb parimi i shumic\u00ebs, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike siguron monopol dhe privilegje shumic\u00ebs etnike. N\u00eb qoft\u00eb se parimi i shumic\u00ebs zbatohet p\u00ebrpa korrektiv n\u00eb raport me pakicat, at\u00ebher\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me funksionimin ekskluziv t\u00eb shtetit nacional. <a href=\"#_ftn4\"><strong>[4]<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Autor\u00ebt e rregullimit shtet\u00ebror t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie multinacionale, duhet t\u00eb respektojn\u00eb p\u00ebrcaktimin e konceptit-nocionit t\u00eb njeriut-qytetarit si poliidentik, d.m.th. t\u00eb njeriut si q\u00ebnie e familjes, kombit, konfesionit, kultut\u00ebs, tradit\u00ebs, regjionit etj. T\u00eb gjitha ato forma jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shfaqjen e aft\u00ebsive t\u00eb njeriut. K\u00ebt\u00eb toeriticienta, Edgora Morena, do ta p\u00ebrcaktonte si unitas multipleks. N\u00eb t\u00eb vertet\u00eb ato jan\u00eb qelit\u00eb themelore t\u00eb pluralizmit dhe t\u00eb shoq\u00ebris multietnike dhe multikulturore. Natyrisht, ligjv\u00ebnsi, mud q\u00eb at\u00eb ta injoroj dhe t\u00eb miratoj nj\u00eb opsion joedekuat, por at\u00ebher\u00eb sistemi politik si&nbsp; mekaniz\u00ebm i paz\u00ebvendsuesh\u00ebm rregullativ, b\u00ebhet gjenerator i tensioneve permanente politike, i konflikteve dhe i demokracis\u00eb jostabile.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e ashtuquajtura pluraliste-mpreht\u00ebsisht t\u00eb ndara mbi baza konfesionale, ideologjike, gjuh\u00ebsore, kulturore, etnonacionale, sikurse \u00ebsht\u00eb Mali i Zi, qeverisja e shumic\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm adekuat i sistemit politik, sepse grupet e lart\u00ebperm\u00ebndura mund ta ndijn\u00eb vetin t\u00eb p\u00ebrjashtuara e t\u00eb diskriminuara, dhe ta humbin lojalitetin ndaj shtetit. Pra, demokratia e shumic\u00ebs dhe qeverisja e gjat\u00eb e shumic\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb thell\u00eb t\u00eb ndara, shpie deri te diktatura e shumic\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve qytetare, e t\u00ebr\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb disharmoni me demokracin\u00eb dhe me t\u00eb drejtat etnokulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; I pari Aristoteli ka parashtruar problemin e \u201cTiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb me rend\u00ebsi p\u00ebr temen ton\u00eb. K\u00ebshtu pra, edhe mendimtar\u00ebt antik e kan\u00eb konsideruar, se n\u00ebse shumica v\u00ebndos, duke pasur para sysh vet\u00ebm interesat e shumic\u00ebs, por jo, dhe t\u00eb pakicave, at\u00ebher\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e prishur e pushtetit. <a href=\"#_ftn5\">[5]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Q\u00eb nga shekudhi 18 fillohet gjith\u00ebnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb tregohet p\u00ebr rrezikun e tiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs, dhe n\u00eb lidhje me t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave-politike, fetare, etnike, etj. Mbi t\u00eb drejtat e pakicave si mjet p\u00ebr p\u00ebngimin e \u201ctiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs\u201d, tashm\u00eb ka treguar Xhems Medison, i cili dhe ka parashtruar \u00e7\u00ebshtjen: a dot\u00eb thot\u00eb se v\u00ebndimi i shumic\u00ebs gjith\u00ebmon\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, apo arsyeja \u00ebsht\u00eb se me shumic\u00ebn gjith\u00ebher\u00eb shkon forca. Me qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb pranuar q\u00eb forca e p\u00ebrb\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb, at\u00ebher\u00eb dhe ajo p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebn p\u00ebrpjekje shumica nuk \u00ebsht\u00eb e duhur q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike t\u00eb jet e drejt\u00eb. Franc Nojman n\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd shkruan se e keqja t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrkrah shumica nuk b\u00ebhet me at\u00eb e mir\u00eb, por nj\u00eb e keqe edhe m\u00eb e madhe.<a href=\"#_ftn6\">[6]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Multikulturalizmi k\u00ebrkon nj\u00eb shem\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris politike e cila njeh apo&nbsp; pranon vler\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00ebsive stabile dhe jetike t\u00eb cilat&nbsp; ekzistojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Pra, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb multikulturale, as nj\u00ebra prej\u00eb bashk\u00ebsive etnonacionale dhe etnokulturore nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb shtetin dhe shoq\u00ebrin politike ti quaj ekskluzivisht si t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Rregullimi shtet\u00ebror i Malit t\u00eb Zi e ka parapa q\u00eb ai t\u00eb organizohet mbi parimin e barazis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve para ligjit. Mir\u00ebpo, duhet m\u00eb tutje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normative t\u00eb p\u00ebrpunohet dhe sakt\u00ebsohet percepcioni i shoq\u00ebris\u00eb dhe i shtetit n\u00eb raport ndaj multikulturalizmit si realitet t\u00eb cilin duhet rregulluar. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr integrimin e pakicave komb\u00ebtare n\u00eb kuadrin shoq\u00ebror i cili duhet t\u00eb jet\u00eb mjaft i gjer\u00eb dhe fleksibil, jo vet\u00ebm p\u00ebr ti pranuar identitetet e pakicave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me shumic\u00ebn etnike, por ajo duhet t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb konsekuenc\u00eb stabile, atraktiv\u00eb dhe t\u00eb hapt\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb krijimit t\u00eb kushteve shoq\u00ebrore p\u00ebr&nbsp; tejkalimin e konceptit etnocentrik t\u00eb sistemit politik. Ajo do t\u00eb n\u00ebnkupton krijimin e kuadrit normativ dhe institucional t\u00eb drejt\u00eb dhe adekuat p\u00ebr mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave idividuale dhe kolektive t\u00eb pakicave komb\u00ebtare dhe etnike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Praktika e shtet\u00ebve n\u00eb pjes\u00ebt e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, tregon se shoq\u00ebrit\u00eb bashk\u00ebkohore i p\u00ebrkushtojn\u00eb nj\u00eb kudes t\u00eb duhur sistemit multikulturalist. P\u00ebr sh\u00ebmbudh n\u00eb Kanada dhe Australi, si shtete t\u00eb njohura multikulturale jan\u00eb t\u00eb zhvilluara format e ndryshme institucionale multikulturale. Spanja, Italia, Belgjika, Zvic\u00ebra, Holanda, sistemet e veta politke dhe shoq\u00ebrore i kan\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb natyr\u00ebs dhe struktur\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb multikulturalizmit si realitet shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shtetet e bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, edhe p\u00ebr kund\u00ebr insistimit t\u00eb tyre p\u00ebr postulat\u00ebn klasike liberale mbi shtetin neutral, si dhe tentimit q\u00eb ta relativizojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e etnicitetit, gjith\u00ebnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr i marrin parasysh mardh\u00ebniet reale interetnike shoq\u00ebrore. L\u00ebvizjet&nbsp; gjith\u00ebnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb&nbsp; Hispanamerikanve dhe t\u00eb Afroamerikanve, t\u00eb cilat i kan\u00eb formuar gjeneratat e para, dhe u takojn\u00eb grup\u00ebve t\u00eb fuqishme shoq\u00ebrore dhe ekonomke, i kan\u00eb parashtruar n\u00eb r\u00ebnd t\u00eb dit\u00ebs \u00e7\u00ebshtjet politike dhe \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr integrimin e tyre shoq\u00ebror. <a href=\"#_ftn7\">[7]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Stabiliteti i rajonit dhe marrdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet shtet\u00ebve t\u00eb Ballkanit Pr\u00ebndimor si antare t\u00eb ardhshme t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane, varet, nd\u00ebr t\u00eb tjerat dhe prej pozit\u00ebs s\u00eb pakicave komb\u00ebtare n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mund t\u00eb konstatohet se gjendja e tanishme e vet\u00ebdijes demokratike dhe e kultur\u00ebs politike dhe juridike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb e paknaqshme dhe larg\u00eb esenc\u00ebs s\u00eb konceptit t\u00eb shtetit juridik ndaj multikulturalizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas arritjes s\u00eb pavarsis\u00eb shtet\u00ebrore dhe sovranitetit, si dhe nxjerrjes s\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb re, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i proklamuar si shtet qytetar (civil), \u00e7ka \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. Mir\u00ebpo, jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebme bot\u00ebkuptime t\u00eb ndryshme t\u00eb konceptit t\u00eb shtetit qytetar (civil).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ata t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb me pasur, respektivisht, p\u00ebr ta ruajtur monopolin dhe privilegjet n\u00eb t\u00eb gjitha sektor\u00ebt shoq\u00ebror, si dhe t\u00eb diskriminojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt paraqesin tez\u00ebn se sipas konceptit t\u00eb shtetit qytetar (civil) nuk duhet ti p\u00ebrkushtohet kujdes origjin\u00ebs etnike, p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare dhe fetare,&nbsp; sepse gjoja sipas tyre t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt i kan\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e barabarta.&nbsp; Pra, ata jan\u00eb ithtar\u00eb t\u00eb konceptit uniform\u00eb, d.m.th. t\u00eb shtetit t\u00eb qytetar\u00ebve abstrak\u00eb p\u00ebrpa popuj, \u00e7ka shpie deri te mospranimi dhe diskriminimi i diversitetit, respektivisht i v\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pabarabart pjestar\u00ebt e pakicave komb\u00ebtare, si p\u00ebr shembull, pjestar\u00ebt e pakic\u00ebs shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, akoma \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm recidivi i koh\u00ebs s\u00eb kaluar mbi ndarjen: n\u00eb popujt\u00eb e vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb, t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb ri, historik dhe johistorik, t\u00eb merituar dhe m\u00eb pak t\u00eb merituar, si dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr favorizimin e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb dhe diskriminimit dhe marginalizimit t\u00eb tjer\u00ebve. Akoma, tek disa rrethe politike dhe intelektuale ngadal\u00eb b\u00ebhet diskontinuiteti i politik\u00ebs dhe ideologjis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr nga koha e regjimit politik t\u00eb Millosheviqit, t\u00eb cil\u00ebn e ka karakterizuar: etnocentrizmi, etnonacionalizmi dhe fundamentalizmi fetar.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Malit t\u00eb Zi si shtet multinacional dhe multikulturor i duhet t\u2019 aplikoj demokracin\u00eb konsensuale dhe mekanizmin e baraspesh\u00ebs. Andaj, modeli i baraspesh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb b\u00eb domosdoshm\u00ebri e politik\u00ebs multikulturaliste. P\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb heterogjene, multikulturale dhe t\u00eb ndara, sikurse \u00ebsht\u00eb Mali i Zi, m\u00eb i p\u00ebrshtatshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb tipi i sistemit politik i ashtuquejtur, liberalo- komunitar, i cili n\u00ebnkupton respektimin e dy parimeve: autonomin e qytetarit dhe barazin absolute t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve n\u00eb Mal t\u00eb Zi si realitet shoq\u00ebror. Nj\u00eb p\u00ebrcaktim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm t\u00eb reflektohet n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin politiko-juridik t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>\u00cbsht\u00eb eqart\u00eb se Mali i Zi ka nj\u00eb adhm\u00ebri, vetem n\u00eb&nbsp; qoft\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb shtet demokratik dhe jurdik, dhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe popujt e Malit t\u00eb Zi do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb, dhe ajo jo vet\u00ebm n\u00eb pik\u00ebpamje formale- juridike, por dhe n\u00eb realitet, fakticitet dhe n\u00ebse normat juridike mbijetojn\u00eb n\u00eb praktik, me qen\u00eb se respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, send\u00ebrtimi i t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, njohja e diversiteteve, paraqet nj\u00eb sypozim thelb\u00ebsor p\u00ebr sigurimin e demokracis\u00eb stabile, toleranc\u00ebn interetnike dhe ky\u00e7jen e Malit t\u00eb Zi n\u00eb integrime Evropiane dhe transatlantike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Esenca e zgjidhjes s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pakicave komb\u00ebtare, q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb pik\u00ebpamje dhe praktik\u00eb, q\u00eb askush mos t\u00eb ndiej presion nga m\u00eb i madhi dhe m\u00eb i forti, por \u00e7do popull pavarsisht &nbsp;nga mall\u00ebsia e tij numerike, ta ndiej vet\u00ebn t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb. Sepse, si kur do t\u00eb thoshte, Gandi:\u201d p\u00ebr qytet\u00ebrimin ton\u00eb do t\u00eb gjykohet sipas asaj se \u00e7far\u00eb trajtimit u ka ber\u00eb pakicave\u201d. <strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\">[1]<\/a> Vil Kimlika, Multikulturalizam, st.9. Podgorica-Zagreb, 2004.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\">[2]<\/a> Milan Mesi\u0107, Multikulturalizam, st.37, Zagreb, 2006.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\">[3]<\/a> Milan Mesi\u0107, Multikulturalizam, fq. 30, Zagreb, 2006.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\">[4]<\/a> Dr. Zorica Radovi\u0107, Autonomija i multietni\u010dka dru\u0161tva, fq.91, Subotica, 2000.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\">[5]<\/a> Alpar Lo\u0161onc, Polo\u017eaj Manjina u SRJ, fq.197, Beograd, 1996<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\">[6]<\/a> Vojislav Stanov\u010di\u0107, Polo\u017eaj manjina u SRJ, fq.58, Beograd, 1996<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\">[7]<\/a> Goran Ba\u0161i\u0107, Polo\u017eaj nacionalnih manjina u Srbiji,br. 99, Beograd, 2007.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nik\u00eb GASHAJ \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Multikulturalizmi \u00ebsht\u00eb koegzistenc\u00eb mrenda nj\u00eb shteti i cili ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb komb. Nocioni komb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi historike, m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb institucionalisht t\u00eb p\u00ebrkryer, e cili z\u00eb territorin p\u00ebrkat\u00ebs dhe\u00a0 ka gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn e vet. Andaj, shteti i cili ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27453","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27453"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27453\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27454,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27453\/revisions\/27454"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}