{"id":27451,"date":"2020-11-16T12:53:42","date_gmt":"2020-11-16T11:53:42","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27451"},"modified":"2020-11-16T12:53:42","modified_gmt":"2020-11-16T11:53:42","slug":"nje-fryme-e-re-anti-socialiste-anti-komuniste-ne-kongresin-e-ardheshem-te-shteteve-te-bashkuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27451","title":{"rendered":"NJ\u00cb FRYM\u00cb E RE ANTI-SOCIALISTE\/ANTI-KOMUNISTE N\u00cb          KONGRESIN E ARDH\u00cbSH\u00cbM T\u00cb SHTETEVE T\u00cb BASHKUARA"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" width=\"267\" height=\"267\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 267px) 100vw, 267px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri dhe interesant i zgjedhjeve t\u00eb fundit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb cilin po flitet pak ose aspak, pasi t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb zgjedhjen e presidentit.\u00a0 Mundt \u00eb jem gabim, por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, n\u00eb Kongresin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet q\u00eb posa u mbajt\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb \u2013 si\u00e7 duket do t\u00eb formohet nj\u00eb grup anti-socialist\/anti-komunist kongresist\u00ebsh t\u00eb rinj\u00eb.\u00a0 Sipas lajmeve n\u00eb media, nd\u00ebr kongresist\u00ebt e rinj\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Republikane q\u00eb fituan n\u00eb zgjedhjet e 3 N\u00ebntorit jan\u00eb edhe dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur n\u00ebn socializ\u00ebm\/komuniz\u00ebm: Carlos Gimenez, tani p\u00ebrfaqsues i shtetit Florida, i lindur n\u00eb Kub\u00eb dhe Victoria Sparts e lindur n\u00eb Ukrain\u00eb si dhe dy kongresiste t\u00eb reja republikane, me prind\u00ebr t\u00eb ardhur k\u00ebtu, nga Kuba: Nicole Malliotakis dhe MaElvira Salazar \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb reja republikane n\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Si shembuj t\u00eb k\u00ebtij fenomeni t\u00eb ri politik, po paraqes p\u00ebr lexuesit &#8212; n\u00eb profil t\u00eb shkurt\u00ebr &#8212; dy femra t\u00eb reja, kongresist\u00ebn Victoria Spartz nga shteti Indiana e lindur n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Nicole Malliotakis nga Nju Jorku, n\u00ebna e t\u00eb cil\u00ebs ka lindur n\u00eb Kub\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb dy nga 35 fem\u00ebrat republikane q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb sesionin e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kongresit, q\u00eb fillon pun\u00ebn me 20 Janar, 2021, duke sjellur, k\u00ebshtu, edhe njer\u00ebz t\u00eb rinj\u00eb q\u00eb zgjidhen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Nicole Malliotakis, n\u00ebna e t\u00eb cil\u00ebs ka lindur n\u00eb Kub\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej 10 an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten kubano-amerikan\u00eb, n\u00eb Kongresin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Amerik\u00ebs.&nbsp; Deputetja e re tha p\u00ebr median amerikane se n\u00eb fushat\u00ebn e saj p\u00ebr Kongres, ajo pati mb\u00ebshtetjen e Senatorit Mark Rubio dhe t\u00eb Kongresistit Mario Diaz-Balart, t\u00eb dy kubano-amerikan\u00eb nga shteti Florida dhe se njihet due \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt gjithashtu edhe me kubano-amerikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb posa zgjedhur n\u00eb Kongres.&nbsp; Ajo u shpreh se k\u00ebta an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit do t\u00eb formojn\u00eb, \u201cGrupin Kuban\u201d t\u00eb interesit, ose (Cuban Caucus). \u201cKjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, u shpreh ajo, \u201csepse kubano-amerikan\u00ebt din\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do kush tjet\u00ebr se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00ebn komuniz\u00ebm e socializ\u00ebm dhe jan\u00eb mjaft vigjilent ndaj individ\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb na mohojn\u00eb lirit\u00eb individuale dhe t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt socializmit.&nbsp; Z\u00ebrat ton\u00eb do t\u00eb jen\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi dhe do t\u00eb formojm\u00eb nj\u00eb grup anti-socialist n\u00eb Kongres\u201d, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar idet\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb majt\u00ebs ekstreme demokrate n\u00eb Kongres, ka then\u00eb kongresistja e re republikane nga Nju Jorku, Nicole Malliotakis p\u00ebr rrjetin televiziv Fox.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo shtoi se ka familjar\u00eb t\u00eb saj q\u00eb ende jetojn\u00eb n\u00eb Kub\u00eb, nd\u00ebrsa thek\u00ebsoi se ajo i njeh shum\u00eb mir\u00eb shtypjet (e regjimit komunist atje) n\u00ebn t\u00eb cilat ata jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb vend komunist prej dekadash. &nbsp;Ajo thek\u00ebsoi gjithashtu se p\u00ebr t\u00eb, si bij\u00eb e nj\u00eb refugjati kuban, Shtetet e Bashkuara, \u201cDuhet t\u00eb bejn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb vazhduar q\u00eb Amerika t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb promovuar lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, kudo n\u00eb bot\u00eb.\u201d <a href=\"https:\/\/twitter.com\/NMalliotakis\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/twitter.com\/NMalliotakis\">&nbsp;<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Aktualisht, n\u00ebnvijoi kongresistja e ardh\u00ebshme republikane n\u00eb Kongres, \u00ebsht\u00eb kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez me \u201cbrigad\u00ebn\u201d e saj socialiste, e quajtur \u201cSquad\u201d, por tani ne kemi individ\u00eb me prejardhje dhe p\u00ebrvoja t\u00eb ndryshme \u2013 shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb arratisur nga komunizmi\/socializmi, e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ashtu si edhe un\u00eb q\u00eb jam bij\u00eb e nj\u00eb refugjati kuban, tha ajo. Do t\u00eb jemi ne, ata t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb themi &#8212; bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb ose t\u00eb familjeve tona &#8212; se pse socializmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i keq dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, do t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb tona dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur sistemin kapitalist i cili siguron pun\u00ebsime dhe mund\u00ebsi t\u00eb reja\u201d, tha ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb pas fitores s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebta kongresist\u00eb t\u00eb ri republikan\u00eb jan\u00eb imigrant\u00eb nga Korea, nga Kuba dhe nga Ukraina, nd\u00ebr t\u00eb tjera vende, t\u00eb cil\u00ebt do sjellin n\u00eb Kongresin amerikan p\u00ebrspektivat, alternativat dhe q\u00ebndrimet e tyre anti-komuniste dhe anti-socialiste, u shpreh ajo.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Nga kongresistet e reja republikane bie n\u00eb sy sidomos, Victoria Spartz, e lindur n\u00eb Ukrain\u00eb, ardhur n\u00eb Amerik\u00eb para 20-vitesh, dhe e cila mish\u00ebron at\u00eb q\u00eb cil\u00ebsohet si \u201cend\u00ebrra amerikane\u201d. &nbsp;E lindur dhe e rritur n\u00eb nj\u00eb vend socialist\/komunist si Ukraina, ajo ka p\u00ebrjetuar personalisht an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb socializmit. Si pasoj\u00eb e asaj p\u00ebrvoje, ajo ka adaptuar n\u00eb Amerik\u00eb nj\u00eb filozofi politike konservatore, sipas t\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb qeverisje e kufizuar \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimet financiare, ekonomike dhe sh\u00ebndet\u00ebsore duhet t\u00eb merren nga vet individ\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb dhe jo nga burokrat\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve t\u00eb interesit.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Legjislatur\u00ebn e shtetit Indiana, Kongresistja e re republikane njihej si nj\u00eb konservatore fiskale q\u00eb mb\u00ebshtet kufizimet e pushteteve t\u00eb qeveris\u00eb mbi qytetar\u00ebt, si nj\u00eb grua e cila nuk ka frik\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb v\u00ebshtira dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb sfidoj\u00eb status-quo-n\u00eb.&nbsp; N\u00eb profilin e saj thuhet se ajo ka luftuar p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar rregulloret e panevojshme qeveritare, p\u00ebr t\u00eb reformuar kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar rezultatet arsimore, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e pron\u00ebs private dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien p\u00ebr qeverin\u00eb e shtetit Indiana. Victoria Spartz \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb komunitetin e saj lokal, ku thuhet se ka sponsorizuar, vullnetarisht, kauza t\u00eb shumta bamir\u00ebsie dhe ka ndihmuar shum\u00eb fushata politike t\u00eb Partis\u00eb Republikane n\u00eb qarkun zgjedhor ku jeton, t\u00eb cilin tani do e p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>Duket se edhe n\u00eb Senatin amerikan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur kjo frym\u00eb anti-socialiste\/anti-komuniste n\u00eb vend. Kandidatja e Partis\u00eb Republikane p\u00ebr n\u00eb Senatin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Kelly Loeffler, n\u00eb portalin e saj u premton qytetar\u00ebve t\u00eb shtetit jugor t\u00eb Amerik\u00ebs, Xhorxhia se ajo \u201cNUK DO T\u00cb LEJOJ\u00cb KURR\u00cb Q\u00cb AMERIKA T\u00cb B\u00cbHET SHTET SOCIALIST\u201d.&nbsp; Zgjedhjet e posa\u00e7me p\u00ebr n\u00eb Senat n\u00eb shtetin Xhorxhia do t\u00eb mbahen n\u00eb janar 2021 \u2013 zgjedhje nga t\u00eb cilat do t\u00eb varet edhe n\u00ebse Partia Republikane fiton nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb Senat, dhoma e ep\u00ebrme e Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb, n\u00ebse kjo frym\u00eb e re anti-socialiste\/anti-komuniste e grupit t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb legjislator\u00ebve t\u00eb posa zgjedhur republikan\u00eb n\u00eb Kongres, do t\u00eb k\u00ebthehet ose jo n\u00eb vepra konkrete p\u00ebr t\u00eb luftuar prirjet socialiste t\u00eb krahut t\u00eb majt\u00eb ekstrem t\u00eb Partis\u00eb Demokrate, t\u00eb promovuara nga ish-kandidati demokrat p\u00ebr president, Senatori Bernie Sanders i shtetit Vermont.<\/p>\n\n\n\n<p>Por duke pasur parasysh se zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb caktuar t\u00eb mbahen prillin q\u00eb vjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb duket se jan\u00eb n\u00eb \u201chava\u201d, nuk mund ta p\u00ebrmbaj\u00eb veten e t\u00eb mos b\u00ebj pyetjen pse jo edhe n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb? Pse pas 30-vjet post-komuniz\u00ebm, kemi t\u00eb nj\u00ebjtat parti dhe t\u00eb nj\u00ebjtit politikan\u00eb q\u00eb po e \u00e7ojn\u00eb Kombin shqiptar drejt nj\u00eb gremine historike, ekonomike, politike dhe komb\u00ebtare duke shkaktuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera tmere nga politikat e tyre t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebshme, q\u00eb jo vet\u00ebm, prekin jet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, por po shkaktojn\u00eb edhe zbrazjen fizike, katastrofike t\u00eb trojeve shqiptare. Pas tre dekadash, PSE n\u00eb trojet shqiptare nuk ka individ\u00eb ose grupe individ\u00ebsh q\u00eb t\u00eb dalin me ide dhe programe ose me alternativa t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat e m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb cilat jam i sigurt se t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim, e din\u00eb dhe i ndjejn\u00eb n\u00eb palc se jan\u00eb reale dhe t\u00eb frikshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve, n\u00ebqoftse vazhdohet k\u00ebshtu, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre. KU \u00ebsht\u00eb brezi i ri i shqiptar\u00ebve (djem dhe vajza q\u00eb e duan Kombin) t\u00eb pas 1990-t\u00ebs, q\u00eb nuk angazhohen p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb ardhmen e vet dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?\u00a0 Shikoni fytyrat e reja dhe angazhimin n\u00eb politik\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve dhe shum\u00eb t\u00eb rejave amerikane, nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore politike t\u00eb vendit. Merrni shembull! Atdheu ju th\u00ebrret, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri dhe interesant i zgjedhjeve t\u00eb fundit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb cilin po flitet pak ose aspak, pasi t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb zgjedhjen e presidentit.\u00a0 Mundt \u00eb jem gabim, por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, n\u00eb Kongresin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27451","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27451"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27451\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27452,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27451\/revisions\/27452"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}