{"id":27402,"date":"2020-11-07T14:09:06","date_gmt":"2020-11-07T13:09:06","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27402"},"modified":"2020-11-07T14:31:25","modified_gmt":"2020-11-07T13:31:25","slug":"anton-cetta-100-vjetori-lindjes-vjeti-jubilar-1920-1995","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27402","title":{"rendered":"ANTON \u00c7ETTA, 100 \u2013 VJETORI I LINDJES \u2013 VJETI JUBILAR ( 1920 &#8211; 1995)"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Anton-ceta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27403\" width=\"567\" height=\"359\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Anton-ceta.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Anton-ceta-300x190.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 567px) 100vw, 567px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nik\u00eb Gashaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e&nbsp; ka shpallur n\u00ebntorin \u201c Muaj t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs\u201d, n\u00eb 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e ndarjes nga jeta, si dhe n\u00eb 30 vjetorin e nisjes s\u00eb aksionit t\u00eb pajtimit mes shqiptar\u00ebve-pajtimit t\u00eb gjaq\u00ebve, t\u00eb cilit i printe. Profesor \u00c7etta, ka qen\u00eb pedagog, studiues, shkrimtar, folklorist\u00eb, humanist\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebr kontribuesit e pashoq n\u00eb pajtimin e familjeve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb aktivitetit&nbsp; letrar, profesional, hulumtues dhe studiues, ai kishte vizituar shum\u00eb treva shqiptare, duke fituar k\u00ebshtu respektin dhe dashurin\u00eb e popullit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1990 \u00ebsht\u00eb zgjedhur kryetar i \u201cK\u00ebshillit Qend\u00ebror t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare p\u00ebr Pajtimin e Gjaq\u00ebve\u201d. Ai me nj\u00eb men\u00e7uri t\u00eb lart\u00eb, vizion dhe taktik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si dhe dashuri t\u00eb madhe ka arrijtur&nbsp; t\u00eb pajtonte me mija familje shqiptare t\u00eb ngat\u00ebrrura dhe t\u00eb hasmuara. Anton \u00c7etta arriti q\u00eb t\u00eb pajtoj shqiptar\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb veti, duke i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebshtu nj\u00eb periudhe t\u00eb kobshme t\u00eb v\u00ebllavrasjes. Prandaj, Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb unike t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar edhe Programin e aktiviteteve gjat\u00eb n\u00ebntorit n\u00eb p\u00ebrkujtim dhe nderim t\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, disa prej t\u00eb cilave do t\u00eb mbahen edhe n\u00eb Shqip\u00ebri: P\u00ebrurimi i veprave t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs; P\u00ebrurimi i Kull\u00ebs se Fazli Buqollit n\u00eb Raushiq, investim i Ministris\u00eb se Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit; K\u00ebndi i Anton \u00c7ett\u00ebs-ekspozit\u00eb n\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs; Emisione Televizive -RTK, shfaqja e emisioneve dhe dokumentareve te vjetra dhe punimi i nj\u00eb dokumentari t\u00eb ri; Simpoziumi shkencor n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb; Ekspozit\u00eb e fotografive n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb-Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, Muzeu Komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs dhe Muzeu Historik n\u00eb Tiran\u00eb; Themelimi i \u00c7mimit \u201cAnton \u00c7etta\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Anton \u00c7eta ka lindur m\u00eb 3 janar 1920 n\u00eb Gjakov\u00eb. Babai i tij Laz\u00ebr \u00c7etta, n\u00eb tetor 1920&nbsp; transferohet n\u00eb Tiran\u00eb, ku dhe pun\u00ebsohet. Andaj, Antoni&nbsp; m\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu shkoll\u00ebn e mesme e nisi n\u00eb Tiran\u00eb, e vazhdoi n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe tre kat\u00ebr vitet e fundit t\u00eb Liceut-drejtimi klasik-n\u00eb Milano t\u00eb Italis\u00eb. N\u00eb vitin 1941 u k\u00ebthye n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e sundimit italian.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1945, Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb inkuadrua si profesor n\u00eb Gjimnazin e Prizrenit. Me 1946, regjistroi studimet n\u00eb Grupin e Romanistik\u00ebs-Dega e Gjuh\u00ebs Fr\u00ebnge, n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb Universitetit t\u00eb Beogradit t\u00eb cilin i mbaroi n\u00eb afatin rekord brenda kat\u00ebr vitesh. Meq\u00eb ishte shquar n\u00eb studime, pas diplomimit, pedagog\u00ebt e tij e em\u00ebrojn\u00eb asistent n\u00eb Seminarin e Gjuh\u00ebs Shqipe t\u00eb Fakultetit Filologjik t\u00eb Beogradit, ku punoi rreth dhjet\u00eb vite. Anton \u00c7etta ishte studiues i kultur\u00ebs popullore, por dhe i kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr intelektual\u00ebt, etnograf\u00ebt dhe folklorist\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kontributin m\u00eb t\u00eb madh si intelektual ai e dha kur ishte profesor n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe punonj\u00ebs shkencor i Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. N\u00eb vitin 1961 nga Beogradi kthehet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe em\u00ebrohet ligjerues n\u00eb Deg\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe t\u00eb Fakultetit Filologjik, ku ligj\u00ebroi mbi shtat\u00eb vjet Let\u00ebrsin\u00eb e Rilindjes dhe Let\u00ebrsin\u00eb e vjet\u00ebr shqipe. Njohurit\u00eb e tij t\u00eb thedha klasike dhe moderne p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe gjuh\u00ebn b\u00ebn\u00eb q\u00eb prof. Anton \u00c7etta n\u00eb Fakultet Filologjik t\u00eb krijoj\u00eb em\u00ebr si nj\u00ebri nd\u00ebr profesor\u00ebt m\u00eb me autoritet t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor \u00c7etta, q\u00eb n\u00eb fillimin e organizimit t\u00eb arsimit shqip, n\u00eb vitet 50 merret edhe me hartimin dhe p\u00ebrpilimin e teksteve shkollore p\u00ebr let\u00ebrsi dhe gjuh\u00eb shqipe si dhe t\u00eb doracak\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm si koautor me Idriz Ajetin, Gani Lubotenin, Mark Krasniqin, Rexhep Hoxh\u00ebn etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 1967 e vazhdoi pun\u00ebn n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku kaloi si studiues n\u00eb Deg\u00ebn e Folklorit. Tani e tutje me t\u00ebr\u00eb qenien e tij intelektuale ai do t\u2019i&nbsp; p\u00ebrkushtohet krijimtaris\u00eb folklorike, mbledhjes, botimit dhe studimit t\u00eb saj. N\u00eb Institut, si p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor i Deg\u00ebs s\u00eb Folklorit, profesor \u00c7etta p\u00ebrgatiti strategjin\u00eb dhe projektin e madh t\u00eb regjistrimit t\u00eb krijimtaris\u00eb gojore. Anton \u00c7etta ishte jo vet\u00ebm organizatori kryesor i k\u00ebsaj pune kolosale, por edhe m\u00ebsues i kuadrove p\u00ebr folklor. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtyre materialeve folklorike arriti t\u2019i botonte Instituti Albanologjik, kurse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e materialeve t\u00eb pabotura gjenden n\u00eb Arkivin e Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, themelues i t\u00eb cilit ishte ai vet\u00eb. Krahas materialit folklorik, ai&nbsp; la n\u00eb trash\u00ebgim edhe nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb pasur etnografike nga fusha e pleqnive, apo tregimeve juridike popullore(pleqnive), dhe tregimeve etnografike etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Anton \u00c7etta b\u00ebni nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mbledhjen dhe botimin e eposit t\u00eb kreshnik\u00ebve, n\u00eb troje t\u00eb shumta shqiptare: Shal\u00eb, Bagor\u00ebs, Rrafsh t\u00eb Dukagjinit, Llapush\u00eb, Drenic\u00eb, Rugov\u00eb dhe Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Anton \u00c7etta, n\u00eb historikun e mbledhjes s\u00eb eposit ton\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, \u00ebsht\u00eb vijues i Nikoll\u00eb Ivanaj, publicist, shkrimtar dhe atdhetar i p\u00ebrmendur nga Trieshi i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, i njohur si mbledh\u00ebs dhe botues i k\u00ebng\u00ebve t\u00eb kreshnik\u00ebve nga Mal\u00ebsia e Madhe, n\u00eb fillim t\u00eb Shekullit XX.<strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sikurse e kemi cekur dhe m\u00eb lart\u00eb, Anton \u00c7etta ishte n\u00eb krye t\u00eb L\u00ebvizjes Gjith\u00ebpopullore t\u00eb Pajtimit t\u00eb Gjaqeve(1990-1992) dhe fitoi fam\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, duke e njohur n\u00eb thelb shpirtin e popullit, ai e nisi k\u00ebt\u00eb mision sa human, po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr momentin historik n\u00eb t\u00eb cilin ndodheshin shqiptar\u00ebrt n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur njohuri mbi kuvendet e m\u00ebparshme historike p\u00ebr ta falur nj\u00ebri-tjetrin si parakusht i pajtimit dhe bashkimit komb\u00ebtar, p\u00ebr kund\u00ebrv\u00ebnie t\u00eb sukseshme ndaj okupatorit, s\u00eb bashku me intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i prin\u00eb k\u00ebtij misioni q\u00eb paralajmronte fitoren dhe lirin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb af\u00ebrt. Me ndihm\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb ai arriti t\u00eb organizonte tubime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore konsideroheshin format m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb manifestimit t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb me gj\u00ebndjen e r\u00ebnd\u00eb okupuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Para 30 viteve, n\u00eb 1maj 1990, te Verrat e Lluk\u00ebs n\u00eb rrethin\u00ebn e De\u00e7anit gjys\u00ebm milioni shqiptar\u00eb u tubuan n\u00eb Kuvendin e Bes\u00eblidhjes shqiptare dhe t\u00eb nisjes s\u00eb aksionit t\u00eb pajtimit t\u00eb gjaqeve, i cili n\u00eb rrethanat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb okupimit, i ka bashkuar drejt\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Don Lush Gjergji, Anton \u00c7ett\u00ebn e quan: \u201cBabai i Pajtimit\u201d. M\u00eb tutje ai shton:\u201d Me shum\u00eb bindje dhe k\u00ebnaq\u00ebsi mund t\u00eb them se, pata fatin, rastin, dhurat\u00ebn dhe hirin e Zotit, q\u00eb t\u00eb isha nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpuntor\u00ebt e prof. Anton \u00c7ett\u00ebs n\u00eb l\u00ebvizjen e madhe t\u00eb pajtimit t\u00eb gjaqeve. Kudo q\u00eb shkonim dhe kalonim, Antoni yn\u00eb kishte ndonj\u00eb shok, mik, dashamir\u00eb, gjithnj\u00eb me ndonj\u00eb ngjarje apo p\u00ebrjetim nga e kaluara, me kujtime t\u00eb fresk\u00ebta dhe th\u00ebnie popullore, me men\u00e7uri dhe but\u00ebsi shembullore, me tregime trondit\u00ebse dhe mahnit\u00ebse, t\u00eb cilat bashk\u00ebbiseduesit i detyronin n\u00eb v\u00ebmendje dhe heshtje, n\u00eb vrojtime dhe mendime, shpesh edhe n\u00eb \u201cdor\u00ebzime\u201d, deri te shtrirja e dor\u00ebs s\u00eb pajtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb shoq\u00ebri me Bac\u00ebn Anton, si e thirrshim gati t\u00eb gjith\u00eb me nderim dhe me dashuri, kishim \u00e7ka t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb, d\u00ebgjojm\u00eb dhe m\u00ebsojm\u00eb, sepse ai e krijonte ambientin e takimit, bised\u00ebs, ndej\u00ebs, k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe shoq\u00ebrimit nd\u00ebr-njer\u00ebzor, aq sa \u00e7do her\u00eb ishim t\u00eb mahnitur nga arti i tij n\u00eb komunikim. Ishte v\u00ebrtet Mjesht\u00ebr i Popullit dhe p\u00ebr Popullin! \u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>Anton \u00c7etta e njihte fare mir\u00eb dhe p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, n\u00eb brendi e thell\u00ebsi shpirin e l\u00ebnduar dhe t\u00eb rob\u00ebruar t\u00eb popullit shqiptar nga&nbsp; vuajtja, skamja, k\u00ebrc\u00ebnimi dhe rob\u00ebrimi shekullor, shpesh i st\u00ebr-ngarkuar nga gjak-hakmarrja, i ndarjeve dhe p\u00ebr\u00e7arjeve, q\u00eb p\u00ebr sundimtar\u00ebt ishte arma m\u00eb e leht\u00eb e sundimit dhe rob\u00ebrimit ton\u00eb. Prandaj, nd\u00ebr t\u00eb tjerat thoshte: \u201cPopulli shqiptar \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb dhe bujar, por ka ra pre n\u00ebn ndikimin e s\u00eb keqes. \u00cbsht\u00eb rob\u00ebruar nga shum\u00ebkush dhe shum\u00eb\u00e7ka, e ne, bijt\u00eb dhe bijat e tij, duhet ta \u201czgjojm\u00eb\u201d nga kjo kllapi, ta lirojm\u00eb nga ky rob\u00ebrim dhe kusht\u00ebzim i tradit\u00ebs s\u00eb keqe, e cila nuk \u00ebsht\u00eb e jona, mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme dhe vdekjeprus\u00ebse, sepse v\u00ebllain e shnd\u00ebrron n\u00eb vrastar, mikun n\u00eb armik, jet\u00ebn n\u00eb vdekje, dashurin\u00eb n\u00eb urrejtje, lirin\u00eb n\u00eb rob\u00ebri&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb bashku me rinin\u00eb, me bot\u00ebn e kultur\u00ebs, me intelektual\u00eb t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme, me hoxhallar\u00eb dhe meshtar\u00eb, me nj\u00eb fjal\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb kishte krijuar nj\u00eb unitet p\u00ebr pajtimin e gjaq\u00ebve, t\u00eb cilin ai e udh\u00ebheqte me shum\u00eb mjeshtri, men\u00e7uri dhe dashuri. Synimi ishte i qart\u00eb: Mposhtja dhe flakja e gjakmarrjes nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, si parakusht qen\u00ebsor p\u00ebr paqe dhe pajtim, p\u00ebr liri dhe demokraci, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tashme dhe ardhm\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, me pajtimin i gjaq\u00ebve tek shqiptar\u00ebt u shqet\u00ebsuan organet shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb. Andaj, m\u00eb 3 maj 1990 Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb me dekret e kishte ndaluar pajtimin e gjaq\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb me k\u00ebto arsye: 1) Sepse populli shqiptar nuk ka tradit\u00ebn e faljes s\u00eb gjaq\u00ebve( gj\u00eb kjo q\u00eb n\u00ebnkuptonte d\u00ebshir\u00ebn e tyre: le ta vazhdojn\u00eb tradit\u00ebn e vrasjeve!; 2) K\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje e udh\u00ebheq Anton \u00c7etta, me \u201cnj\u00ebfar\u00eb\u201d prifti katolik shqiptar, Don Lush Gjergji, dhe pse shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb mysliman\u00eb; 3) E t\u00ebr\u00eb kjo l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput kund\u00ebr popullit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe kund\u00ebr Serbis\u00eb. Prof. Anton \u00c7ett\u00ebn e kishin ndalur dhe burgosur, nd\u00ebrsa Don Lush Gjergjin e kishin k\u00ebrc\u00ebnuar me vdekje, popullin e kishin keqtrajtuar n\u00eb format t\u00eb ndryshme, por kot, sepse tashm\u00eb Shqiptar\u00ebt e shijonin pajtimin, v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb gjith\u00ebshqiptare dhe bashkimin. Me pajtimin e gjaq\u00ebve shqiptar\u00ebt e p\u00ebrforcuan v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb gjith\u00ebkomb\u00ebtare, krijuan kultur\u00ebn e jet\u00ebs dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit e dashuris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb nda nga jeta m\u00eb 3 n\u00ebntor 1995 n\u00eb Prishtin\u00eb. U varros n\u00eb Prizren me nderime t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb nderimet e gjith\u00eb kombit &nbsp;u shpall Dit\u00eb zie n\u00eb Kosov\u00eb nga Presidenti historik i Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova, i cili e ka dekoruar me \u201cMedaljen e art\u00eb t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit\u201d n\u00eb 10 Qershor 2003, n\u00eb 125 vjetorin e ngjarjes historike. Po ashtu, Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb dekoruar edhe nga Presidenti i Kosov\u00ebs Fatmir Sejdiu me \u201cMedaljen e Art\u00eb p\u00ebr Paqe, Demokraci dhe Humaniz\u00ebm- Dr. Ibrahim Rugova\u201d, n\u00eb 30 prill 2010-20 vjetorin e Kuvendit t\u00eb Pajtimit t\u00eb Verrat e Lluk\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>FJALA E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS DR. IBRAHIM RUGOVA N\u00cb VARRIM T\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Anton \u00c7etta ishte institucion i urtis\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Familje e Nderuar, Zonja dhe Zot\u00ebrinj, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore e kulturore t\u00eb Kosov\u00ebs, Miq t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe timin, m\u00eb lejoni t\u2019i them disa fjal\u00eb me rastin e vdekjes s\u00eb Profesor Anton \u00c7ett\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Anton \u00c7etta, si\u00e7 e quan populli i Kosov\u00ebs, arriti p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb b\u00ebhet Institucion i urtis\u00eb shqiptare, duke zbuluar thesarin dhe shpirtin e tij dhe duke punuar p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor \u00c7etta \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb se si pasuria intelektuale lidhet mir\u00eb me aksion praktik n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira e t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr nj\u00eb popull. Gjat\u00eb 50 vjet\u00ebve veprimtarie, ai nuk u ndal kurr\u00eb dhe nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Profesor Anton \u00c7etta do t\u00eb mbetet nj\u00ebri prej burrave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb t\u00eb bot\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot Profesori s\u2019 nd\u00ebrroi jet\u00eb, sepse Institucioni i personalitetit t\u00eb tij i mendjes dhe aksionit, formul\u00eb e urtis\u00eb shqiptare, do t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb brezat q\u00eb vijn\u00eb dhe do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb analet shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra e tij e madhe ishte udh\u00ebheqja e aksionit t\u00eb madh komb\u00ebtar e njer\u00ebzor-pajtimi i gjaq\u00ebve n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890-t\u00eb. Vet\u00ebm njeriu q\u00eb e njeh mir\u00eb shpirtin e popullit dhe t\u00eb k\u00ebtyre trojeve, si\u00e7 ishte \u00c7etta, kishte mund\u00ebsi t\u00eb sh\u00ebronte shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, t\u00eb paqetonte njer\u00ebzit, dhe n\u00eb k\u00ebto vite okupimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesori Anton kontribuoi n\u00eb forcimin e rrug\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi duke u zgjedhur deputet i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb lira.<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha nderin t\u00eb jem student i tij dhe ta kam mik.<\/p>\n\n\n\n<p>I falem kujtimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>I qoft\u00eb i leht\u00eb dheu i Kosov\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nik\u00eb Gashaj Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e&nbsp; ka shpallur n\u00ebntorin \u201c Muaj t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs\u201d, n\u00eb 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e ndarjes nga jeta, si dhe n\u00eb 30 vjetorin e nisjes s\u00eb aksionit t\u00eb pajtimit mes shqiptar\u00ebve-pajtimit t\u00eb gjaq\u00ebve, t\u00eb cilit i printe. Profesor \u00c7etta, ka qen\u00eb pedagog, studiues, shkrimtar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27403,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27402"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27405,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27402\/revisions\/27405"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}