{"id":27360,"date":"2020-11-03T10:33:52","date_gmt":"2020-11-03T09:33:52","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27360"},"modified":"2020-11-03T10:33:52","modified_gmt":"2020-11-03T09:33:52","slug":"dita-nderkombetare-per-ti-dhene-fund-pandeshkueshmerise-se-krimeve-kunder-gazetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27360","title":{"rendered":"DITA ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE P\u00cbR T\u2019I DHEN\u00cb FUND PAND\u00cbSHKUESHM\u00cbRIS\u00cb S\u00cb KRIMEVE KUND\u00cbR GAZETAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019i Dh\u00ebn\u00eb Fund Pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Krimeve kund\u00ebr Gazetar\u00ebve (2 Nentori, 2020) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb sh\u00ebnohet \u00e7do vit nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb), nga qeverit\u00eb an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb dhe nga organizata mbrojt\u00ebse t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb gazetar\u00ebve.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb bota i kushton v\u00ebmendje krimeve t\u00eb dhun\u00ebshme kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb medias, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &nbsp;Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Shtypit (IPI), me q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Vjen\u00eb, tha me ket\u00eb rast se mosnd\u00ebshkimi me t\u00eb cilin kryhen krimet kund\u00ebr gazetar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, vazhdoi t\u00eb rritet edhe k\u00ebt\u00eb vit pasi qeverit\u00eb e ndryshme kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb hetojn\u00eb krimet q\u00eb b\u00ebhen e jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr gazetarve.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas burimeve t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara si dhe enteve t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat merren me mbrojtjen e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, gjat\u00eb 14-viteve t\u00eb fundit, jan\u00eb vrar\u00eb rreth 1500 gazetar\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se kan\u00eb kryer detyr\u00ebn e tyre, duke raportuar lajmet dhe duke informuar publikun. &nbsp;Sipas Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Kina, Turqia, Saudi Arabia, Egjipti dhe Rusia burgosin m\u00eb s\u00eb shumti gazetar\u00ebt p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, n\u00eb krahasim me vendet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, kujtohen gazetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb sulmuar, jan\u00eb abuzuar, frik\u00ebsuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuan nga qeveri t\u00eb ndryshme dhe grupe kriminale t\u00eb lidhura me qeverit\u00eb due pr\u00ebfaqsues t\u00eb tyre.&nbsp; Shum\u00eb prej tyre humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ja dhe disa shifra trishtuese, sipas UNESCO-s 2020, n\u00eb lidhje me krimet kund\u00ebr gazetar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb: N\u00eb dekad\u00ebn e kaluar, nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb diku n\u00eb bot\u00eb, mesatarisht, \u00e7do kat\u00ebr dit\u00eb.&nbsp; Viti 2019 tregon numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb vdekjeve t\u00eb regjistruara nga UNESCO n\u00eb dekad\u00ebn e fundit (vet\u00ebm) 57 vdekje. N\u00eb vitin 2019, numri m\u00eb i lart\u00eb i sulmeve fatale ndodhi n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe rajonin e Karaibeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky rajon p\u00ebrfaq\u00ebson 40% t\u00eb vrasjeve totale t\u00eb gazetar\u00ebve, t\u00eb regjistruara n\u00eb&nbsp; mbar\u00eb bot\u00ebn, pasuar nga Azia dhe rajoni i Paq\u00ebsorit, me 26% t\u00eb vrasjeve.&nbsp; Shumica e gazetar\u00ebve u vran\u00eb n\u00eb vendet pa konflikt t\u00eb armatosur, sipas UNESCO-s dhe organizatave t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mbrojt\u00ebse t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb gazetar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto ente nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazetar\u00ebve thek\u00ebsojn\u00eb se, \u201cn\u00eb nent\u00eb nga dhjet\u00eb raste\u201d t\u00eb k\u00ebtyre krimeve, vras\u00ebsit e gazetar\u00ebve &#8212; an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs &#8212; nuk nd\u00ebshkohen p\u00ebr krimet e tyre.&nbsp; E mosnd\u00ebshkimi i k\u00ebtyre krimeve ndaj gazetar\u00ebve, n\u00ebnvijojn\u00eb k\u00ebto organizata, inkurajon vet autor\u00ebt e krimit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb vrasje t\u00eb tjera dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht krime t\u00eb tilla kan\u00eb nj\u00eb efekt trondit\u00ebs edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku ndodh\u00eb krimi, por edhe n\u00eb radh\u00ebt e vet gazetar\u00ebve q\u00eb dekurajohen q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyre\u00ebn si\u00e7 ua k\u00ebrkon etika gazetareske, duke raportuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.&nbsp; Mosnd\u00ebshkimi krijon dhe inkurajon mosnd\u00ebshkimin dhe shpesh\u00ebher\u00eb ka si pasoj\u00eb edhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gj\u00ebndjes n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb prishjen e rendit dhe t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, si dhe shkeljet e r\u00ebnda ligjore dhe turbullirat politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt dhe entet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve thon\u00eb se sado t\u00eb tmershme q\u00eb jan\u00eb k\u00ebto shifra p\u00ebr krimet kund\u00ebr gazetar\u00ebve, ato nuk p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh gazetar\u00ebsh &#8212; an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs &#8212; t\u00eb cil\u00ebt \u00e7do dit\u00eb p\u00ebsojn\u00eb sulme fizike, shpesh fatale, p\u00ebrfshir\u00eb tortura, ndalime arbitrare, frik\u00ebsime dhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb llojllojshme nga policia dhe nd\u00ebr autoritetet m\u00eb t\u00eb larta qeveritare.&nbsp; Ata thek\u00ebsojn\u00eb, gjithashtu, se grat\u00eb dhe fem\u00ebrat gazetare p\u00ebrballen edhe me m\u00eb shum\u00eb rreziqe, n\u00eb kryerjen e profesionit t\u00eb gazetaris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dhun\u00ebn seksuale ndaj tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e turrp\u00ebshme p\u00ebr cil\u00ebndo shoq\u00ebri q\u00eb sulmet ndaj gazetar\u00ebve t\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb pand\u00ebshkuara.&nbsp; Mosnd\u00ebshkimi i sulmeve dhe i krimeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb medias, i d\u00ebrgon mesazhin edhe shoq\u00ebrise, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb besim n\u00eb gjyq\u00ebsorin dhe as n\u00eb mbrojtjen e ligjit dhe t\u00eb respektimit due zbatuimit t\u00eb drejtave universale t\u00eb njeriut, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Mosnd\u00ebshkimi i krimeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve, por jo vet\u00ebm ndaj gazetar\u00ebve, inkurajon krime edhe kund\u00ebr grupeve t\u00eb tjera t\u00eb interesit, duke vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb mosnd\u00ebshkimi dhe mos tolerance, n\u00eb cil\u00ebndo shoq\u00ebri qoft\u00eb. Prandaj, qoft\u00eb Amerika, qoft\u00eb, Shqip\u00ebria, Kosova, Franca apo Gjermania, Rusia ose Kina, ose cilido vend qoft\u00eb, pa liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtypit nuk ka as liri t\u00eb tjera dhe as demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.&nbsp; Dhe pa nd\u00ebshkim t\u00eb krimeve dhe sulmeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve \u2013 vet\u00ebm e vet\u00ebm se kryejn\u00eb detyr\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb informuar publikun me fakte dhe objektivisht &#8212; nuk ka as liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtypit dhe as zbatim t\u00eb drejtave t\u00eb tjera baz\u00eb t\u00eb njeriut &#8212; pa marr\u00eb parasysh\u00eb se p\u00ebr cilin vend flitet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur gazetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr p\u00ebr t\u2019u sulmuar p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kryejn\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi paguajn\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb rend\u00eb. N\u00ebse nuk i mbrojm\u00eb gazetar\u00ebt, mund\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuar dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb bazuara n\u00eb prova dhe fakte, pengohet r\u00ebnd\u00eb. Kur gazetar\u00ebt nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb siguri, ne humbasim nj\u00eb mbrojtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kund\u00ebr pandemis\u00eb s\u00eb keqinformimit dhe dezinformimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb internet\u201d vitet e fundit, u shpreh Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Antonio Guterres, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019i Dh\u00ebn\u00eb Fund Pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Krimeve kund\u00ebr Gazetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebheqsi bot\u00ebror shtoi se p\u00ebrhapja e lajmeve dhe analizave t\u00eb bazuara n\u00eb fakte, varen nga mbrojtja dhe siguria e gazetar\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb raportime t\u00eb tilla t\u00eb pavarura, t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb parimin themelor: &#8220;gazetaria pa frik\u00eb dhe pa favore&#8221;. Antonio Guterres p\u00ebrfundoi mesazhin e tij duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb \u201cshtyp t\u00eb lir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb luaj rolin e vet thelb\u00ebsor, n\u00eb paqe, drejt\u00ebsi, zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave universale t\u00eb njeriut\u201d. Nd\u00ebrsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo n\u00eb mesazhin e tij me k\u00ebt\u00eb rast tha se, \u201cGazetar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rol kritik n\u00eb shoq\u00ebri, por shum\u00eb shpesh k\u00ebrc\u00ebnohen, sulmohen apo vriten \u2013 krime q\u00eb shpesh nuk nd\u00ebshkohen. N\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019i Dh\u00ebn\u00eb Fund Pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Krimeve kund\u00ebr Gazetar\u00ebve, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje qeverive t\u00eb hetojn\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblejn\u00eb k\u00ebto krime\u201d, ashtuq\u00eb t\u2019u jepet zgjidhje krimeve dhe abuzimeve kund\u00ebr gazetar\u00ebve, shkruan kryediplomati amerikan, Mike Pompeo me k\u00ebt\u00eb rast. &nbsp;N\u00eb deklarat\u00ebn t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit thuhet se, n\u00eb Dit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund mosnd\u00ebshkimit p\u00ebr krimet kund\u00ebr gazetar\u00ebve, \u201cShtetet e Bashkuara u b\u00ebjn\u00eb thirrje qeverive t\u00eb nd\u00ebrmarrin hetime t\u00eb pavarura dhe transparente ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve, sulmeve dhe vrasjeve kur ato ndodhin; t\u00eb nd\u00ebrmarrim reforma reforma t\u00eb praktikave policore q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb keqtrajtim t\u00eb gazetar\u00ebve; dhe q\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb shfuqizojn\u00eb ligjet dhe praktikat q\u00eb kufizojn\u00eb lirin\u00eb e tyre t\u00eb shprehjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar mesazhe dhe raporte t\u00eb tilla dekurajuese p\u00ebr krimet ndaj gazetar\u00ebve dhe gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; nga viti n\u00eb vit &#8212; duket se bota \u00ebsht\u00eb duke kaluar nep\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb, ndoshta si rrall\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur po sulmohet liria e gazetarit, fjala e lir\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb qeverive dhe enteve q\u00eb, pik\u00ebrisht, kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb mbrojtjen e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave dhe lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet.&nbsp; Kjo situat\u00eb e krijuar duhet t\u00eb na bind se sot bota, m\u00eb shum\u00eb se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr gazetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb medias, t\u00eb cil\u00ebt \u2013 p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebytre sfidave dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve &#8212; t\u00eb premtojn\u00eb se, nga dita n\u00eb dit\u00eb, do t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre me etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb gazetareske &#8212; gjithmon\u00eb larg interesave t\u00eb posa\u00e7me dhe sidomos larg influencave dhe propagand\u00ebs politike t\u00eb qeverive dhe shoq\u00ebrive n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb e veprojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019i Dh\u00ebn\u00eb Fund Pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Krimeve kund\u00ebr Gazetar\u00ebve (2 Nentori, 2020) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb sh\u00ebnohet \u00e7do vit nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara, (OKB-s\u00eb), nga qeverit\u00eb an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb dhe nga organizata mbrojt\u00ebse t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb gazetar\u00ebve.&nbsp; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb bota i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27360","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27360"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27360\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27361,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27360\/revisions\/27361"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}