{"id":2728,"date":"2015-04-02T16:19:52","date_gmt":"2015-04-02T14:19:52","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2728"},"modified":"2015-04-02T16:24:34","modified_gmt":"2015-04-02T14:24:34","slug":"akademiku-dhe-miku-im-gjovalin-shkurtaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=2728","title":{"rendered":"Akademiku dhe miku im, Gjovalin Shkurtaj"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/gjovalin-shkurtaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-full wp-image-2732 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/gjovalin-shkurtaj.jpg\" alt=\"gjovalin-shkurtaj\" width=\"270\" height=\"240\" \/><\/a>Nga Gjeke Gjonaj<\/p>\n<p>Miku im, akademiku Gjovalin Shkurtaj\u00a0 m\u00eb njoftoi p\u00ebrmes post\u00ebs elektronike me botimin e\u00a0 ri\u00a0 \u201c Onomastik\u00eb dhe etnolinguistik\u00eb\u201d\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin\u00a0 ve\u00e7 i kan\u00eb ardhur shum\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime, si nga prof.dr. Bahtiar Kryeziu, prof.dr. Basil Schader nga Zvicra, prof. Aljula Jubani, prof. Thoma Dhima dhe t\u00eb tjer\u00eb. Ky lajm i g\u00ebzuar m\u00eb nxiti\u00a0 t\u00eb shkruaj\u00a0 k\u00ebt\u00eb artikull, me\u00a0 mundimin\u00a0 q\u00eb t\u00eb jem sa m\u00eb korrekt\u00eb dhe sa m\u00eb\u00a0 i sinqert\u00eb, p\u00ebrball\u00eb\u00a0 pun\u00ebs shkencore shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb\u00a0 k\u00ebtij\u00a0 intelektuali , i cili n\u00eb qarqet\u00a0 akademike\u00a0 vler\u00ebsohet si nj\u00ebri nga p\u00ebrfq\u00ebsuesit\u00a0 e sot\u00ebm m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shkruash\u00a0\u00a0 p\u00ebr miqt\u00eb e shtrenjt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb\u00a0 familjes\u00a0 \u00ebsht\u00eb\u00a0 shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb nga droja e subjektivizmit. Mir\u00ebpo ky frik\u00ebsim m\u00eb\u00a0 shkrihet sikur akulli n\u00eb diell p\u00ebrball\u00eb\u00a0 pun\u00ebs shkencore shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb\u00a0 nj\u00eb intelektuali\u00a0 me mendje t\u00eb ndritur, i cili n\u00eb qarqet\u00a0 akademike\u00a0 vler\u00ebsohet si autoritet shkencor elitar dhe si nj\u00ebri nga p\u00ebrfq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb akademiku Gjovalin Shkurtaj. \u00c7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb fjal\u00ebt e mia, kur atij i\u00a0 flet puna dhe vepra e vet?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb\u00a0 r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shkenc\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare e\u00a0 njoha qysh her\u00ebt p\u00ebrmes artikujve t\u00eb tij n\u00eb revistat shkencore \u201cStudime filologjike\u201d,\u201cGjuha jon\u00eb\u201d, \u201cKultura Popullore\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrmbledhjen me studime t\u00eb zgjedhura \u201c Dialektologjia shqiptare\u201d, n\u00eb koh\u00ebn kur studioja p\u00ebr gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi n\u00eb Kosov\u00eb, kurse fizikisht\u00a0\u00a0 e kam\u00a0 par\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\u00a0 nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb nj\u00eb lokal\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 2000, me t\u00eb cilin m\u00eb njoftoi dom Nik\u00eb Ukgjini. Prej at\u00ebher\u00eb nuk u harruam. P\u00ebrkundrazi\u00a0 u miq\u00ebsuam, dhe sot\u00a0 jam krenar e mburrem p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb kemi\u00a0 me k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe\u00a0 me zonj\u00ebn e tij t\u00eb mrekullueshme Leonor\u00ebn , nj\u00eb\u00a0 intelektuale e mir\u00ebfillt\u00eb, zonj\u00eb e kulturuar\u00a0 e\u00a0 bij\u00eb e nj\u00eb dere t\u00eb njohur t\u00eb Vlor\u00ebs me tradit\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb kujtes\u00ebn time kam shum\u00eb detaje nga shoq\u00ebrimi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, shum\u00eb v\u00ebllaz\u00ebror, biseda t\u00eb \u00e7ilt\u00ebra, t\u00eb sinqerta, fjal\u00eb zemre, pa doreza, k\u00ebshilla e shaka, pastaj\u00a0 sh\u00ebtitje rrug\u00ebve dhe rrugicave t\u00eb Ulqinit, n\u00eb\u00a0 Plazhin e Madh, n\u00eb\u00a0\u00a0 Plazhin t\u00eb Vog\u00ebl, n\u00eb\u00a0 gryk\u00ebn e Ad\u00ebs ku derdhet lumi Buna, n\u00eb Kalan\u00eb\u00a0 mij\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Ulqinit, pastaj p\u00ebrjetimin\u00a0 e t\u00ebrmetit n\u00eb fshatin Sh\u00ebngjergj e shum\u00eb takime t\u00eb tjera n\u00eb konferenca e tubime shkencore n\u00eb Ulqin e Tiran\u00eb.\u00a0 Mjalti i t\u00eb gjitha mbresave\u00a0\u00a0 \u00ebsht\u00eb mikpritja\u00a0 n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Durr\u00ebs, ku ai me bashk\u00ebshorten e tij,\u00a0 nj\u00eb nat\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb, familjarisht na ofruan\u00a0 bujarin\u00eb, ngroht\u00ebsin\u00eb dhe respektin m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm njer\u00ebzor.<br \/>\nNuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe shoq\u00ebrimin ton\u00eb n\u00ebp\u00ebr\u00a0 qendrat m\u00eb t\u00eb njohura tregtare t\u00eb Tiran\u00ebs e deri n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, ku u\u00a0 josh\u00ebm\u00a0 me natyr\u00ebn e bukur dhe me\u00a0 flladin e fresk\u00ebt t\u00eb detit, duke\u00a0 mos na lejuar t\u00eb shpenzojm\u00eb asnj\u00eb lek. Mosha nuk u pengoi atyre q\u00eb t\u00eb na gjenden pran\u00eb dhe t\u00eb japin gjith\u00e7ka nga vetja e tyre, duke mos e kursyer as xhepin, as koh\u00ebn, as mundin,\u00a0 vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na nderuar. Nj\u00eb pritje v\u00ebrtet\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore dhe bujare, q\u00eb na\u00a0 k\u00ebnaqi ato dit\u00eb shpirtin dhe na ushqeu mendjen. I k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne \u00e7ifti intelektual\u00a0 Gjovalin dhe Leonora Shkurtaj.\u00a0 Ua\u00a0 pa\u00e7im hua!<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj profesori\u00a0 na ka nderuar\u00a0 edhe me vler\u00ebsimet e tij meritore p\u00ebr librat e mi, si redaktor dhe si autor i disa shkrimeve n\u00eb shtypin e shkruar dhe deklaratave\u00a0 n\u00eb mediat pamore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nder p\u00ebr mua, q\u00eb librin tim \u201c Bijt\u00eb e shqipes\u201d e zbukuron parath\u00ebnia\u00a0 me n\u00ebnshkrimin\u00a0 e akademikut\u00a0 t\u00eb nderuar.<br \/>\nEdhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr dua ta theksoj, i cili pasqyron karakterin\u00a0 dhe dashamir\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka\u00a0 profesori p\u00ebr miqt\u00eb e vet.\u00a0 Duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb pyetjeje t\u00eb gazetarit\u00a0 t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes\u00a0\u00a0 \u201c Start\u201d, q\u00eb botohet n\u00eb Tiran\u00eb, se\u00a0\u00a0 cili lib\u00ebr ju ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb reflektoni m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi, kur e keni lexuar, akademiku Shkurtaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: Kam lexuar dhe lexoj shum\u00eb libra, sigurisht, duke u pyk\u00ebzuar e anuar m\u00eb shum\u00eb nga mjesht\u00ebria ime e gjuh\u00ebsis\u00eb, por, edhe disa prej drejtimeve t\u00eb studimeve t\u00eb mia t\u00eb viteve t\u00eb fundit, m\u00eb dety rojn\u00eb t\u00eb ndjek jo vet\u00ebm librat e gjuh\u00ebsis\u00eb, por edhe shkrime t\u00eb tjera me karakter sociologjik, politologjik dhe historik etj. Prej k\u00ebtyre fushave, kryekreje mund t\u00eb p\u00ebrmend librin \u201dP\u00ebrplasja e qytet\u00ebrimeve\u201d t\u00eb Samuel P. Huntington-it dhe \u201cIdentitete vrastare\u201d t\u00eb Amin Malouf-it, p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb shqipe t\u00eb k\u00ebndshme e t\u00eb sakt\u00eb nga A. Kumbaro. Po ashtu, m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbresa edhe libri \u201cPrek\u00eb Cali, Piramid\u00eb e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d i Gjek\u00eb Gjonajt.<\/p>\n<p>Koleg\u00ebt e tij shprehen se profesor Shkurtaj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr dialektolog\u00ebt\u00a0 m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Autor i disa k\u00ebrkimeve dhe studimeve nga kjo\u00a0 fush\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb hulumtime dialektologjike n\u00eb krahina t\u00eb ndryshme brenda dhe jasht\u00eb shtetit shqiptar, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe\u00a0 n\u00eb diasporat shqipfol\u00ebse. Autor i disa monografive dialektologjike, bashkautor n\u00eb vepr\u00ebn madhore t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare: \u201cAtlasi dialektologjik i gjuh\u00ebs shqipe\u201d; an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cAmici Linguarum\u201d Gotteborg, Suedi; an\u00ebtar i Komitetit Shqiptar p\u00ebr ALE (Atlas Linguarum Europae); an\u00ebtar i K\u00ebshillit Nd\u00ebrakademik t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe.<\/p>\n<p>Forc\u00ebn e tij intelektuale, men\u00e7urin\u00eb, dijen\u00a0 dhe p\u00ebrvoj\u00ebn profesionale\u00a0 si dialektolog e filolog, prof. Shkurtaj e ka shpalosur p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00eb shum\u00eb libra\u00a0 q\u00eb nuk lidhen\u00a0 vet\u00ebm me gjuh\u00ebsin\u00eb tradicionale, por edhe me disiplina t\u00eb reja\u00a0 studimore, si\u00e7 jan\u00eb onomastika dhe etnolinguistika, duke hartuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe tekstet universitare \u201cSociolinguistika\u201d dhe \u201cEtnografia e t\u00eb folurit\u201d.<\/p>\n<p>Si pedagog p\u00ebrgatiti breza student\u00ebsh dhe studiuesish, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebr vlerat m\u00eb t\u00eb mira shkencore e m\u00ebsimore ruajn\u00eb dijet e tyre t\u00eb fituara edhe nga studimet e librat e profesor Gjovalinit, pasi\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendje n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.\u00a0 Modeli i tij i pun\u00ebs\u00a0\u00a0 u b\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr student\u00eb e studiues.\u00a0 Disa nga koleg\u00ebt e tij,\u00a0 q\u00eb kan\u00eb punuar gjat\u00eb me Gjovalin Shkurtajn\u00a0 n\u00eb Fakultetin e Historis\u00eb dhe Filologjis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kur ai\u00a0 p\u00ebr shum\u00eb vjet ishte edhe drejtues i Departamentit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, m\u00eb konfirmuan se ai u shfaq kurdoher\u00eb para koleg\u00ebve e student\u00ebve si pun\u00ebtor i palodhur, me vullnet t\u00eb paepur dhe mjaft prodhimtar. Gjithmon\u00eb me skeda n\u00eb xhep p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar fjal\u00eb e shprehje q\u00eb i interesojn\u00eb, gjithmon\u00eb me kompjuterin n\u00eb dor\u00eb, duke fiksuar dukurit\u00eb q\u00eb lidhen me kutur\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe apo me prirje t\u00eb zhvillimit t\u00eb shqipes s\u00eb mediave shqiptare. N\u00eb shum\u00eb konferenca vendore, komb\u00ebtare e n\u00eb disa kongrese\u00a0 e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kushtuar gjuh\u00ebs shqipe ose filologjis\u00eb shqiptare,\u00a0 ku ka marr\u00eb pjes\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tij me pesh\u00eb p\u00ebr problemet e shqipes, duke e p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht shkenc\u00ebn shqiptare. N\u00eb veprat e tij p\u00ebr kultur\u00ebn e gjuh\u00ebs\u00a0 son\u00eb t\u00eb bukur, q\u00eb trash\u00ebgim na e lan\u00eb t\u00eb par\u00ebt, ai ka mbrojtur\u00a0 pa u lodhur gjuh\u00ebn letrare, nivelin e standardit t\u00eb saj\u00a0 e norm\u00ebn e nj\u00ebsuar komb\u00ebtare, e ka\u00a0 pasuruar dhe e ka begatuar\u00a0 k\u00ebt\u00eb thesar t\u00eb pa\u00e7muesh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve:<\/p>\n<p>Gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj at\u00eb duhet ta ruajm\u00eb dhe ta mbrojm\u00eb, ta shkruajm\u00eb e ta flasim sa m\u00eb thejsht\u00eb e sa m\u00eb bukur. Natyrisht edhe ta pasurojm\u00eb e ta vler\u00ebsojm\u00eb, ashtu si t\u00eb gjitha kombet e qytet\u00ebruara, t\u00eb cilat punojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e gjuh\u00ebs amtare si tipar i p\u00ebrbashk\u00ebsis\u00eb dhe i nj\u00ebjt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kombit. Rregullat e drejtshkrimit dhe normat e shqipes standarde\u00a0 duhen par\u00eb gjithmon\u00eb si pron\u00eb komb\u00ebtare dhe karakteri komb\u00ebtar i tyre duhet ruajtur e pasur gjithmon\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Por\u00a0 ai, n\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 publikimet e tij\u00a0 \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se:\u00a0\u00a0\u00a0 gjuha shqipe, si \u00e7do gjuh\u00eb tjet\u00ebr e kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara, shkon duke b\u00ebr\u00eb edhe zhvillimet e veta, ndien dhe pasqyron edhe trysnit\u00eb e zhvillimeve t\u00eb gjithanshme\u00a0 gjeoplolitike dhe ekonomiko-shoq\u00ebrore e sidomos arsimore e kulturore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Kam qen\u00eb e mbetem\u00a0 ithtar i th\u00ebnies urtake t\u00eb At Justin Rrot\u00ebs se \u201cgjuha shkon tue bam\u00eb ato ndryshimet e veta\u201d si dhe i konceptit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb atij studiuesi se njeriu, sipas rasteve e rrethanave \u201cmundet me e dredhe g-juh\u00ebn\u201d duke iu p\u00ebrshtatur\u00a0 rrethanave dhe mjediseve.<\/p>\n<p>Me pun\u00ebn e tij t\u00eb palodhur shkencore madhore q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit shqiptar, akademiku yn\u00eb Shkurtaj, ndjek e vazhdon me dinjitet rrug\u00ebn e shembullin e pararen\u00ebd\u00ebsve e m\u00ebsuesve t\u00eb tij: E. \u00c7abejt, M.Domit, Sh. Demirajt, S. Riz\u00ebs,\u00a0 A. Kostallarit, S. Floqit, A.Dodit, J.Gjinari, J. Thomait\u00a0 etj., duke qen\u00eb kurdoher\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb pun\u00ebve e krah p\u00ebr krah me koleg\u00ebt e tij t\u00eb mir\u00ebnjohur, si\u00a0 Kolec Topalli, Emil Lafe,\u00a0 M.\u00c7eliku, B.Beci, S.Mansaku, Sh.Rrokaj, R. Ismajli, Sh.Islamaj, F. Altimari\u00a0 e t\u00eb tjer\u00eb,\u00a0 si vazhdues i denj\u00eb i patriot\u00ebve dhe l\u00ebvruesve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shqipes, Konstantin Kristoforidhit dhe Aleksand\u00ebr Xhuvanit.<\/p>\n<p>Vitet kalojn\u00eb, e profesor Shkurtaj\u00a0 i ka kaluar shtat\u00ebdhjet\u00eb pranvera. M\u00eb 4 prill t\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb mbush\u00eb 72\u00a0 vjet. Fatmir\u00ebsisht gjithnj\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb vital. Ka mend\u00ebsi t\u00eb kthjell\u00ebt. Punon shum\u00eb. K\u00ebrkon. Hulumton. Gjurmon. Analizon. Krahason. Vler\u00ebson. Ka pasion e\u00a0 vullnet. Duke botuar libra t\u00eb rinj vazhdon t\u00eb jet\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb misionin e tij t\u00eb kahersh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ua m\u00ebsuar brezit t\u00eb ri\u00a0 sa m\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn\u00a0 e \u00ebmb\u00ebl shqipe, p\u00ebr t\u2019ua ngulitur n\u00eb\u00a0 shpirt dhe n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0 planin njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb si\u00a0 rrall\u00ebkush. Burr\u00eb\u00a0 me moral.\u00a0 I brumosur me virtyte t\u00eb\u00a0 larta\u00a0 shqiptare, t\u00eb fituara n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb hershme\u00a0 n\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe,ku bashk\u00eb me k\u00ebng\u00ebt e kreshin\u00ebve e tradit\u00ebn e kuvendit t\u00eb bukur, ai ka marr\u00eb s\u00eb andejmi edhe burr\u00ebrin\u00eb, edhe bujarin\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, thjesht\u00ebsin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb e t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve krenar\u00eb.\u00a0 Mjafton ta takosh vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe ky njeri e shkenc\u00ebtar i mrekulluesh\u00ebm, i thjesht\u00eb n\u00eb komunikim, por i thell\u00eb\u00a0 n\u00eb mendime, me at\u00eb buz\u00ebqeshj\u00ebn e tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, me pamjen e tij fisnike, t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr vete. T\u00eb b\u00ebn t\u00eb mos e harrosh kurr\u00eb dhe, dashuria p\u00ebr t\u00eb \u00e7do dit\u00eb sa shkon e rritet. K\u00ebt\u00eb dashuri dhe respekt t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb e kam\u00a0 dhe do ta ruaj p\u00ebrgjithmon\u00eb. Profesor\u00a0 Gjovalinit i uroj\u00a0 nga zemra 72\u00a0 -vjetorin e tij t\u00eb lindjes, duke i d\u00ebshiruar jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb shkrim modest\u00a0 s\u2019b\u00ebra asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se shleva nj\u00eb borxh p\u00ebr s\u00eb gjalli ndaj\u00a0 k\u00ebsaj figure t\u00eb ndritur t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, ndaj k\u00ebtij\u00a0 biri t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb Madhe, t\u00eb dijsh\u00ebm dhe t\u00eb urt\u00eb, fjal\u00ebmatur e pun\u00ebmbar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb dhe pun\u00ebn e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb, jo vet\u00ebm nder, por edhe obligim e detyr\u00eb e jona, mendoj un\u00eb.<\/p>\n<p>Ulqin, 29 mars 2015<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjeke Gjonaj Miku im, akademiku Gjovalin Shkurtaj\u00a0 m\u00eb njoftoi p\u00ebrmes post\u00ebs elektronike me botimin e\u00a0 ri\u00a0 \u201c Onomastik\u00eb dhe etnolinguistik\u00eb\u201d\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin\u00a0 ve\u00e7 i kan\u00eb ardhur shum\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime, si nga prof.dr. Bahtiar Kryeziu, prof.dr. Basil Schader nga Zvicra, prof. Aljula Jubani, prof. Thoma Dhima dhe t\u00eb tjer\u00eb. Ky lajm i g\u00ebzuar m\u00eb nxiti\u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2732,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-2728","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2728"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2728\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2733,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2728\/revisions\/2733"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}