{"id":27193,"date":"2020-10-08T15:26:15","date_gmt":"2020-10-08T13:26:15","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27193"},"modified":"2020-10-08T15:26:15","modified_gmt":"2020-10-08T13:26:15","slug":"eva-gabrielsson-dhe-stieg-larsson-te-deshmosh-dekadat-e-dashurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27193","title":{"rendered":"Eva Gabrielsson dhe Stieg Larsson \u2013 T\u00eb d\u00ebshmosh dekadat e dashuris\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/gladiola-busulla.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-25189\" width=\"233\" height=\"364\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/gladiola-busulla.jpg 287w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/gladiola-busulla-192x300.jpg 192w\" sizes=\"auto, (max-width: 233px) 100vw, 233px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong><em>Nga Gladiola Jorbus<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Prolog<strong>:<\/strong> Ata mbanin unazat me emrat e nj\u00ebri-tjetrit, dhe ideja e martes\u00ebs vazhdonte t\u00eb frym\u00ebsonte. Ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje gushti dhe t\u00eb dashuruarit po kalonin pushimet n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me qira, n\u00eb arkipelagun e Stokholmit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Stieg Larsson, tashm\u00eb kishte shitur nj\u00eb trilogji t\u00eb romaneve kriminale, t\u00eb cilat s\u00eb shpejti do t\u00eb botoheshin dhe priste me padurim t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzonte pun\u00ebn e tij n\u00eb \u2018Expo , n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruante shtat\u00eb romanet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonin serin\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Rruga p\u00ebrpara dukej m\u00eb e qart\u00eb, m\u00eb pak k\u00ebrc\u00ebnuese dhe nj\u00eb mbr\u00ebmje Stieg e pyeti p\u00ebrs\u00ebri Ev\u00ebn. Ajo u befasua dhe mbeti e k\u00ebnaqur. K\u00ebshtu vendos\u00ebn q\u00eb m\u00eb von\u00eb, po at\u00eb vit t\u00eb organizonin nj\u00eb fest\u00eb dit\u00eblindjeje, t\u00eb ftonin t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e tyre dhe vet\u00ebm pasi mbr\u00ebmja t\u00eb kishte filluar do t\u2019u thonin se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo ishte, festa e tyre e dasm\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Por festa nuk do t\u00eb ndodhte kurr\u00eb. Tre muaj m\u00eb von\u00eb, Larsson shkoi p\u00ebr nj\u00eb takim n\u00eb \u2018Expo\u2019. Ashensori ishte prishur. Ai ngjiti shtat\u00eb kate p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb zyr\u00eb, p\u00ebsoi nj\u00eb sulm n\u00eb zem\u00ebr dhe u d\u00ebrgua me urgjenc\u00eb n\u00eb spital. Vdiq po at\u00eb dit\u00eb. Ishte 9 n\u00ebntor 2004.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Eva Gabrielsson \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arkitekte suedeze, autore, aktiviste politike, feministe dhe bashkudh\u00ebtarja e jet\u00ebs s\u00eb romancierit t\u00eb ndjer\u00eb suedez Stieg Larsson.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb sajin, me titullin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb &#8221; Ka gj\u00ebra q\u00eb dua t\u2019i dini&#8221;, kronika nga jeta s\u00eb bashku me Stieg Larsson. Ata jetuan s\u00eb bashku q\u00eb nga viti 1974, deri n\u00eb vdekjen e tij t\u00eb befasishme n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2004 &#8211; \u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Gabrielsson \u00ebsht\u00eb shprehur se ajo dhe Larssoni nuk jan\u00eb martuar kurr\u00eb, pasi ai besonte q\u00eb puna e tij mund ta rrezikonte Ev\u00ebn, (thuhet se jetoi p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje nga armiqt\u00eb e tij politik\u00eb), n\u00ebse do t\u00eb ekzistonte nj\u00eb fill q\u00eb do t\u2019i lidhte ligj\u00ebrisht apo financiarisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse Larsson vdiq pa l\u00ebn\u00eb testament, pasurin\u00eb e tij e p\u00ebrfituan i ati dhe i v\u00ebllai, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin suedez, edhe pse Larsson nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrta me ta. Larsson \u00ebsht\u00eb rritur nga gjysh\u00ebrit e tij n\u00eb Suedin\u00eb Veriore. Deri n\u00eb mosh\u00ebn n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7, ai ka jetuar me ta, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl prej druri, af\u00ebr fshatit Bjursele n\u00eb Komun\u00ebn Norsj\u00f6, Qarku V\u00e4sterbotten dhe ndoqi shkoll\u00ebn e fshatit. Stiegu i vog\u00ebl p\u00ebrdorte skit\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb dimrat e gjat\u00eb dhe me d\u00ebbor\u00eb t\u00eb Suedis\u00eb Veriore.<\/p>\n\n\n\n<p>Larssoni e donte shum\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, por q\u00eb kishte ndikuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e distancuar me t\u00eb atin. N\u00eb librin &#8220;Ka gj\u00ebra q\u00eb dua t\u00eb dish&#8221; Stieg Larsson dhe Un\u00eb, Eva Gabrielsson e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb fragment t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, si motivimin e Larssonit p\u00ebr vendosjen e disa ngjarjeve t\u00eb romanit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb &#8220;Vajza me tatuazh dragoi&#8221; n\u00eb Suedin\u00eb Veriore, t\u00eb cil\u00ebn Gabrielsson e quan &#8220;vend i braktisura dhe i paarritsh\u00ebm &#8220;.<\/p>\n\n\n\n<p>Krejt\u00ebsisht e qart\u00eb q\u00eb p\u00ebr Ev\u00ebn \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e dhimbshme t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr vdekjen e Larssonit, p\u00ebr sh\u00ebmtin\u00eb dhe p\u00ebrmbysjen e ndodhur q\u00eb prej asaj dite. Gabrielssonin e priste nj\u00eb betej\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur apartamentin modest q\u00eb ajo dhe Larsson kishin s\u00eb bashku. Ligj\u00ebrisht, asaj i takonte vet\u00ebm gjysma e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Grindja midis saj dhe familjes s\u00eb Stieg ka qen\u00eb shkaku i botimit t\u00eb nj\u00eb libri posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb (bashk\u00ebjetesat shum\u00ebvje\u00e7are, por t\u00eb paligj\u00ebruara), i vajtjes n\u00eb parlament, ku ka paraqitur propozime p\u00ebr ndryshime ligjore. &#8220;Njer\u00ebzit, mjerimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb privat, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur gjith\u00e7ka p\u00ebr hir t\u00eb familjes s\u00eb partnerit t\u00eb tyre t\u00eb vdekur brenda nat\u00ebs, m\u00eb brohorasin dhe m\u00eb thon\u00eb: &#8216;Ti je edhe z\u00ebri yn\u00eb. T\u00eb lutem mos hesht&#8221;. Eva ndjen nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Larssonin.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2018Un\u00eb jam nj\u00eb person publik m\u00eb ngurrues\u2019, thot\u00eb ajo dhe nuk shfaqet e etur p\u00ebr t\u2019u intervistuar. \u2018M\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb hijen e Stiegut gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, gj\u00eb q\u00eb ishte e nevojshme, por \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb papritmas t\u00eb dal dhe jo vet\u00ebm t\u00eb flas p\u00ebr t\u00eb, por gjithashtu t\u00eb provoj se jeta jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt ka ekzistuar\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Nj\u00eb artikull n\u00eb \u2018Vanity Fair\u2019 trajton mosmarr\u00ebveshjen e Gabrielsson me t\u00eb af\u00ebrmit e Larssonit, e cila \u00ebsht\u00eb pasqyruar gjer\u00ebsisht n\u00eb shtypin suedez dhe jo vet\u00ebm. Ajo pretendon se autori kishte kontakt minimale me baban\u00eb dhe v\u00ebllan\u00eb e tij duke k\u00ebrkuar k\u00ebshtu, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontrolluar vepr\u00ebn e Stieg Larssonit q\u00eb ajo t\u00eb paraqitet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ai do t\u00eb d\u00ebshironte.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201c\u00cbsht\u00eb sikur identiteti im t\u00eb jet\u00eb fshir\u00eb. Nj\u00ebsoj si t\u00eb shpron\u00ebsohesh&#8221;, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur Eva n\u00eb media. Duket sikur dekadat e p\u00ebrjetuara me Stieg nuk kan\u00eb ekzistuar kurr\u00eb. N\u00eb vitin 1983, ata kishin dy unaza t\u00eb gdhendura &#8220;Stieg dhe Eva&#8221;, shqyrtuan formalitetet e martes\u00ebs dhe zbuluan se sh\u00ebmb\u00ebllente me nj\u00eb labirint burokratik. T\u00eb dy kishin detyrime t\u00eb ngutshme profesionale, k\u00ebshtu q\u00eb ideja u la m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Gabrielsson, e veja e fenomenit suedez t\u00eb romanit thriller Stieg Larsson ka folur shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, shkrimet dhe trash\u00ebgimin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Eva rr\u00ebfen historin\u00eb e romanc\u00ebs 30-vje\u00e7are q\u00eb e quan Stieg dhe Un\u00eb, tregon luft\u00ebn dhe k\u00ebrkimet e pavarura t\u00eb Stieg mbi ekstremizmin e djatht\u00eb n\u00eb Suedi, p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb \u2018Expo\u2019, revist\u00ebn q\u00eb ai themeloi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e v\u00ebshtira t\u00eb Stieg me familjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ka dh\u00ebn\u00eb detaje mbi gjenez\u00ebn e trilogjis\u00eb s\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arit, burimet p\u00ebr personazhet dhe vendet n\u00eb secilin lib\u00ebr, misterin e v\u00ebllimit t\u00eb kat\u00ebrt, sag\u00ebn e vdekjes s\u00eb Larsson dhe trash\u00ebgimin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Eva Gabrielsson shpjegon se fillimisht nuk ka pasur q\u00ebllim t\u00eb shkruante nj\u00eb lib\u00ebr; p\u00ebrkundrazi, gjith\u00e7ka buroi nga sh\u00ebnimet n\u00eb ditarin e saj, ku shprehej hidh\u00ebrimi p\u00ebr humbjen e burrit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Titulli i librit vjen nga nj\u00eb let\u00ebr dashurie q\u00eb Larsson i shkroi Gabrielssonit, kur ai mendoi se mund t\u00eb vdiste gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Afrik\u00eb, n\u00eb vitin 1977. Letra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kujtimet e Ev\u00ebs, s\u00eb bashku me detajet e udh\u00ebtimit t\u00eb Larssonit n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Stokholm,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>9 Shkurt 1977<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Eva, dashuria ime,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mbaroi. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, gjith\u00e7ka merr fund. Nj\u00eb dit\u00eb gjith\u00e7ka merr fund. Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta nj\u00eb nga t\u00eb v\u00ebrtetat m\u00eb magjeps\u00ebse q\u00eb dim\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb universin. Yjet vdesin, galaktikat vdesin, planet\u00ebt vdesin. Dhe njer\u00ebzit vdesin gjithashtu. Un\u00eb kurr\u00eb nuk kam qen\u00eb nj\u00eb besimtar, por dit\u00ebn kur u interesova p\u00ebr astronomin\u00eb, mendoj se lash\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, gjith\u00e7ka m\u00eb kishte mbetur nga frika e vdekjes.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;E kam kuptuar q\u00eb n\u00eb krahasim me universin, nj\u00eb qenie njer\u00ebzore, nj\u00eb qenie njer\u00ebzore e vetme, un\u00eb\u2026 \u00ebsht\u00eb pafund\u00ebsisht e vog\u00ebl. Epo, nuk po e shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb leksion t\u00eb thell\u00eb fetar ose filozofik. Po e shkruaj p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb &#8220;lamtumir\u00eb&#8221;.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Thjesht po flisja me ty n\u00eb telefon. Ende mund t\u00eb d\u00ebgjoj tingullin e z\u00ebrit t\u00ebnd. T\u00eb imagjinoj, para syve t\u00eb mi &#8230; nj\u00eb imazh i bukur, nj\u00eb kujtim i bukur q\u00eb do ta ruaj deri n\u00eb fund. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, duke lexuar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, ti do ta dish q\u00eb un\u00eb do t\u00eb kem vdekur.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ka gj\u00ebra q\u00eb dua t\u2019i dish. Nd\u00ebrsa largohem p\u00ebr n\u00eb Afrik\u00eb, jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po m\u00eb pret. Un\u00eb madje kam ndjesin\u00eb q\u00eb ky udh\u00ebtim mund t\u00eb sjell\u00eb vdekjen time, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb duhet ta p\u00ebrjetoj, pavar\u00ebsisht nga gjith\u00e7ka.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb nuk kam lindur t\u00eb ulem n\u00eb nj\u00eb kolltuk. Un\u00eb nuk jam i till\u00eb. Korrigjimi: Un\u00eb nuk kam qen\u00eb i till\u00eb &#8230; Nuk jam duke shkuar n\u00eb Afrik\u00eb vet\u00ebm si gazetar, un\u00eb jam duke shkuar mbi t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb mision politik, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb mendoj se ky udh\u00ebtim mund t\u00eb m\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt vdekjes.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb t\u00eb kam shkruar duke ditur sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb t\u00eb them: T\u00eb dua, t\u00eb dua, t\u00eb dua, t\u00eb dua. Un\u00eb dua q\u00eb ta dish k\u00ebt\u00eb. Dua t\u00eb dish se t\u00eb dua m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019kam dashur k\u00ebdo n\u00eb jet\u00eb. Dua ta dish se po flas seriozisht. Dua t\u00eb m\u00eb kujtosh, por t\u00eb mos pik\u00ebllohesh p\u00ebr mua.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kam r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ty, dhe e di q\u00eb kam, ndoshta do t\u00eb vuash kur t\u00eb m\u00ebsosh se kam vdekur. Por n\u00ebse v\u00ebrtet dua t\u00eb them di\u00e7ka, mos vuaj, nuk e dua k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Mos m\u00eb harro, por vazhdo t\u00eb jetosh. Jeto jet\u00ebn t\u00ebnde. Dhimbja do t\u00eb zbehet me koh\u00ebn, edhe pse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet tani. Jeto n\u00eb paqe, dashuria ime m\u00eb e dashur; jeto, dashuro, urrej dhe vazhdo t\u00eb luftosh\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb kisha shum\u00eb gabime, e di, por edhe disa cil\u00ebsi t\u00eb mira, shpresoj. Por ti, Eva, m\u00eb frym\u00ebzove nj\u00eb dashuri t\u00eb till\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ta shpreh \u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Drejtohu, hapi shpatullat, mbaje kok\u00ebn lart. Mir\u00eb? Kujdesu p\u00ebr veten t\u00ebnde, Eva. Shko t\u00eb pish nj\u00eb filxhan kafe. Mbaroi. Faleminderit p\u00ebr koh\u00ebt e bukura q\u00eb kemi kaluar. M\u00eb ke lumturuar shum\u00eb. Adieu.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb jap puthjen e lamtumir\u00ebs Eva.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga Stieg, me dashuri.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Eva Gabrielsson, partneri i saj ishte nj\u00eb feminist, nj\u00eb biznesmen i pashpres\u00eb, nj\u00eb gazetar q\u00eb nuk mund t\u00eb mbante nj\u00eb vend pune n\u00eb nj\u00eb staf, nj\u00eb luft\u00ebtar dhe hetues i pasionuar pas kauzave sociale dhe kund\u00ebr s\u00eb Djatht\u00ebs ekstreme.<\/p>\n\n\n\n<p>Si shkrimtare, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs me Stieg Larsson n\u00eb projektet e tij letrare, ajo \u00ebsht\u00eb bashkautore e disa librave, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb monografi mbi tem\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb Suedi, nj\u00eb studim nga qeveria suedeze se si t\u00eb krijohen banesa m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe nj\u00eb studim mbi urbanistin suedez Per Olof Hallman.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ajo gjithashtu ka p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn suedeze librin e Philip K. Dick, \u2018Swastika mbi diell\u2019. Eva Gabrielsson \u00ebsht\u00eb e impenjuar n\u00eb kauzat e dhun\u00ebs ndaj grave.<\/p>\n\n\n\n<p>Firma e saj e arkitektur\u00ebs, aktualisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive dhe zyrave dhe kryeson nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb rajonin e Dalarnas.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb \u2018Millennium\u2019 ? Seria e romaneve best seller t\u00eb krimit t\u00eb krijuara nga gazetari suedez Stieg Larsson. Dy personazhet kryesore n\u00eb sag\u00eb jan\u00eb Lisbeth Salander, nj\u00eb haker asocial kompjuterik, me nj\u00eb kujtes\u00eb fotografike dhe Mikael Blomkvist, nj\u00eb gazetar hulumtues dhe botues i nj\u00eb reviste t\u00eb quajtur \u2018Millennium\u2019.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Larsson planifikoi serin\u00eb q\u00eb t\u00eb kishte 10 v\u00ebllime, por p\u00ebrfundoi vet\u00ebm tri, para vdekjes s\u00eb tij t\u00eb papritur.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;T\u00eb tria v\u00ebllimet u botuan pas vdekjes: \u2018Vajza me tatuazh dragoi\u2019 &#8211; 2005, \u2018Vajza q\u00eb luante me zjarrin\u2019 -2006 dhe \u2018Vajza q\u00eb trazoi folen\u00eb e grer\u00ebzave\u2019 &#8211; 2007.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Romanet e Larsson jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 vende. Brenda muajit mars t\u00eb vitit 2015, 80 milion kopje t\u00eb tri librave t\u00eb tij ishin shitur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb vitin 2013, botuesi Norstedts F\u00f6rlag propozoi autorin suedez dhe gazetarin e krimit David Lagercrantz p\u00ebr t\u00eb vazhduar serin\u00eb \u2018Millennium\u2019, me personazhet e Larssonit. Romani i par\u00eb i Lagercrantzit n\u00eb seri, \u2018Vajza n\u00eb rrjet\u00ebn e merimang\u00ebs\u2019, u botua n\u00eb vitin 2015; \u2018Vajza q\u00eb merr nj\u00eb sy p\u00ebr nj\u00eb sy\u2019 n\u00eb 2017, \u2018Vajza q\u00eb jetoi dy her\u00eb\u2019 u botua n\u00eb gusht 2019.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Dy v\u00ebllimet e para t\u00eb Lagercrantz t\u00eb seris\u00eb \u2018Millennium\u2019 kan\u00eb arritur nj\u00eb rekord shitjesh mbi 100 milion kopje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb nga serit\u00eb e librave best seller m\u00eb t\u00eb shitur n\u00eb histori.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gladiola Jorbus Prolog: Ata mbanin unazat me emrat e nj\u00ebri-tjetrit, dhe ideja e martes\u00ebs vazhdonte t\u00eb frym\u00ebsonte. Ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje gushti dhe t\u00eb dashuruarit po kalonin pushimet n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me qira, n\u00eb arkipelagun e Stokholmit. Stieg Larsson, tashm\u00eb kishte shitur nj\u00eb trilogji t\u00eb romaneve kriminale, t\u00eb cilat s\u00eb shpejti do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,12],"tags":[],"class_list":["post-27193","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27193","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27193"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27193\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27194,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27193\/revisions\/27194"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}