{"id":27191,"date":"2020-10-08T15:24:00","date_gmt":"2020-10-08T13:24:00","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27191"},"modified":"2020-10-08T15:24:00","modified_gmt":"2020-10-08T13:24:00","slug":"dobesimi-i-kohezionit-politik-te-elektorati-votues-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27191","title":{"rendered":"DOB\u00cbSIMI I KOHEZIONIT POLITIK  T\u00cb ELEKTORATI  VOTUES  SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-805\" width=\"278\" height=\"336\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga.jpg 305w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nail-draga-248x300.jpg 248w\" sizes=\"auto, (max-width: 278px) 100vw, 278px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Diskursi politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve n\u00eb procesin e votimit n\u00eb \u00e7do mjedis ka specifikat e veta, ku n\u00eb ve\u00e7anti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u00a0 me mjediset\u00a0 heterogjene nga aspekti nacional ku n\u00eb pluraliz\u00ebm manifestohet bindsh\u00ebm p\u00ebrmes subjekteve politike\u00a0 pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje. Madje n\u00eb saj\u00eb t\u00eb\u00a0 mbeshtetj\u00ebs s\u00eb subjekt\u00ebve\u00a0 politike p\u00ebrmes vot\u00ebs\u00a0 kemi diferencimin politik e territorial \u00a0q\u00eb p\u00ebrcakton m\u00eb pas \u00a0formimin e qeverisj\u00ebs lokale apo ate shtet\u00ebrore. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrjedhave shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn mjediset multinacionale \u00a0jan\u00eb specifike si nga aspekti historik, social, arsimor e \u00a0kulturor. Nd\u00ebrsa te elektorati votues shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00a0\u00ebsht\u00eb e pranishme dukuria e\u00a0 dob\u00ebsimit\u00a0 t\u00eb kohezionit \u00a0politik \u00a0n\u00eb saj\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjmit n\u00eb subjekt\u00ebt nacionale por edhe t\u00eb \u00a0veprimit perfid t\u00eb pushtetit kund\u00ebr identitetit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis \u00a0qe <\/strong>\u00a0<strong>nuk paraqet befasi se ky \u00ebsht\u00eb misioni i tyre politik,\u00a0 q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb sa me pak p\u00ebrfaq\u00ebsues autentik, e ata mund\u00ebsisht t\u00eb jen\u00eb pa integritet personal e profesional\u00a0 dhe t\u00eb jen\u00eb veshur me kostumin e pushtetit(!).\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sken\u00ebs politike<strong> <\/strong>&nbsp;n\u00eb pluraliz\u00ebm jan\u00eb t\u00eb pranishme subjekte t\u00eb ndryshme politike q\u00eb sipas &nbsp;programeve &nbsp;&nbsp;jan\u00eb qytetare dhe&nbsp; nacionale, ku k\u00ebta t\u00eb dytat&nbsp; p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb&nbsp; popujt e ndar\u00eb, apo pakicat &nbsp;komb\u00ebtare. Nga miratimi i pluralizmit nj\u00eb diferencim i till\u00eb partiak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dukuri e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb ish kampit socialist, duke d\u00ebshmuar s\u00eb n\u00eb moniz\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb praktik\u00eb barazia qytetare e nacionale, edhe pse pushtetet ideologjike &nbsp;n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demagogjike propagandonin nj\u00eb vizion t\u00eb till\u00eb. Dhe nga nj\u00eb qendrim i till\u00eb nihilist i pushtetit ndikoi n\u00eb formimin e &nbsp;partive nacionale, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e mozaikut politik pluralist.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Skena politike pluraliste<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillimet e pluralizmit (1990) n\u00eb Mal t\u00eb Zi shqiptar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e sken\u00ebs politike duke&nbsp; mbeshtetur subjektin&nbsp; e tyre komb\u00ebtar LDMZ n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare, q\u00eb u d\u00ebshmu n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990). Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se ekzistonte&nbsp; nj\u00eb num\u00ebr simbolik i shqiptar\u00ebve q\u00eb ishin an\u00ebtar apo simpatizant t\u00eb partive t\u00eb ashtuquajtura qytetare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si\u00e7 ishin &nbsp;liberal\u00ebt &nbsp;dhe socialdemokrat\u00ebt, nd\u00ebrsa ish komunist\u00ebt tani me emrin e transformuar n\u00eb DPS ishin t\u00eb pak\u00ebt. Por, pas p\u00ebr\u00e7arj\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb &nbsp;dekompozimit t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb vitin 1997 dhe ndarj\u00ebs n\u00eb dy pjes\u00eb(DPS dhe SNP), &nbsp;n\u00eb zgjedhjet parlamentare n\u00eb vitin 1998, gjendja ndryshoj duksh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb DPS-it, ku nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar votuesish shqiptar mbeshtet\u00ebn ate kryesisht n\u00eb nivel shtet\u00ebror. Por, me kalimin e koh\u00ebs virusi i p\u00ebr\u00e7arj\u00ebs e p\u00ebrfshiu edhe shqiptar\u00ebt ku nga dalja n\u00eb LDMZ, u themelu subjekti tjet\u00ebr UDSH(1993), e m\u00eb pas edhe disa t\u00eb tjera(PPD, FORCA,ASH,PD,LDSH&#8230;), duke qen\u00eb ngarkes\u00eb e tep\u00ebrt &nbsp;p\u00ebr nj\u00eb mjedis me elektorat &nbsp;t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Votuesit shqiptar dhe partit\u00eb qytetare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Depertimi i partive politike qytetare n\u00eb elektoratin votues t\u00eb shqiptar\u00ebve me premtime p\u00ebr vende pune e forma t\u00eb tjera, d\u00ebshmon p\u00ebr strategjin\u00eb e tyre n\u00eb dob\u00ebsimin e kohezionit &nbsp;dhe dekompozimin e partive nacionale. Nuk ka dilem\u00eb s\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me politik\u00eb perfide &nbsp;nga ana e pushtetit(DPS, SD) kund\u00ebr &nbsp;partive nacionale, p\u00ebr t\u00eb ulur ndikimin e tyre &nbsp;n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs, ku zgjedhjet e fundit lokale n\u00eb Ulqin(2018) dhe k\u00ebto parlamentare(2020) jan\u00eb d\u00ebshmi autentike &nbsp;e nj\u00eb kostatimi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb mbajtura me 30.8.2020, n\u00eb Ulqin kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 13505 votues, ku vota t\u00eb vlefshme ishin 13371. Nga ky num\u00ebr votash subjekt\u00ebt politike shqiptare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara me dy lista(Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar) kan\u00eb fituar&nbsp; gjithsej&nbsp; 5864 &nbsp;vota, q\u00eb \u00ebsht\u00eb&nbsp; 43.86%&nbsp;&nbsp; e votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme nd\u00ebrsa ata jo shqiptare p\u00ebrkat\u00ebsisht qytetare 56.14%. Befasus ishte votimi me 4001 vota p\u00ebr DPS-in, apo 29.92%&nbsp; &nbsp;duke qen\u00eb subjekti me i votuar n\u00eb nivel komune&nbsp; duke marr\u00eb parasysh kriz\u00ebn ekonomike, papun\u00ebsin\u00eb dhe emigrimin e&nbsp; vazhduesh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve nga ky mjedis(!?).<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00ebse e analizojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje n\u00eb komun\u00ebn e Tuzit nga&nbsp; 8270 votues sa kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, ku t\u00eb vlefshme ishin 8197, p\u00ebr dy koalicionet shqiptare kan\u00eb votuar 3712 qytetar\u00eb&nbsp; apo 45.26%&nbsp; e votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Nd\u00ebrsa edhe k\u00ebtu partia e dyt\u00eb ma e votuar \u00ebsht\u00eb DPS-i me 2619 vota apo 31.95% e votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebta dy komuna jan\u00eb d\u00ebshmi e dob\u00ebsimit t\u00eb kohezionit t\u00eb elektorati shqiptar, duke u larguar nga partit\u00eb nacionale e mbeshtetur DPS-in, por edhe parti t\u00eb tjera t\u00eb profilit qytetar, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb statusit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Votimi sipas bindj\u00ebs apo imponimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se \u00e7do kush \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb votoj sipas bindj\u00ebs dhe vullnetit personal&nbsp; votimi i partive qytetare nga shqiptar\u00ebt &nbsp;mendoj se kan\u00eb ndikuar disa faktor\u00eb e ato jan\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>1.vazhdim\u00ebsia e tradit\u00ebs se personave apo familjeve q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me pushtetin monist,<\/p>\n\n\n\n<p>2.Interesat personale e familjare, p\u00ebrmes pun\u00ebsimit apo premtimeve t\u00eb ndryshme,<\/p>\n\n\n\n<p>3. zhg\u00ebnjimi nga veprimet jo parimore t\u00eb partive nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe<\/p>\n\n\n\n<p>4. veprimi perfid i pushtetit n\u00eb dob\u00ebsimin e kohezionit politik t\u00eb elektorati votues i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rrezikimi i identitetit politik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i rastit e as demagogji por strategji e pushtetit p\u00ebr dob\u00ebsimin e ndikimit politik t\u00eb subjekt\u00ebve politike nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb kohezionin e tyre &nbsp;me pasoja p\u00ebr identitetin politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis multinacional dhe multikulturor. Dhe nga nj\u00eb veprim i till\u00eb &nbsp;nga ana e pushtetit nuk ka dilem\u00eb s\u00eb bie ndiesh\u00ebm numri i votuesve t\u00eb partit\u00eb politike shqiptare, duke ulur pesh\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar mandate t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve apo t\u00eb deputet\u00ebve. Pik\u00ebrisht nga nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb me kalimin e koh\u00ebs subjekt\u00ebt politike t\u00eb shqiptar\u00ebve&nbsp; n\u00eb saj\u00eb t\u00eb mos mbeshtetj\u00ebs ata humbin arsyen e ekzistimit dhe me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb fshih\u00ebn nga skena politike. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kujtojm\u00eb ligjin zgjedhor (2011), ku shqiptar\u00ebve iu mohuan t\u00eb drejtat e arritura , sepse nga pes\u00eb deputet q\u00eb kishte mund\u00ebsi m\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebsia e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vendvotimet shqiptare, ajo u eliminua, duke iu p\u00ebrcaktuar mund\u00ebsin\u00eb e re ligjore prej tre deputet\u00ebsh, duke qen\u00eb diskriminues p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Dhe nj\u00eb ligj i till\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithnj\u00eb,sepse p\u00ebr tu ndryshuar p\u00ebr momentin nuk ka gjasa se duhen 2\/3 e deputet\u00ebve, ku shumica aktuale nuk i ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbetet t\u00eb pritet koh\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, sepse pushteti aktual ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfide p\u00ebr zbehjen e identitetit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke dep\u00ebrtuar n\u00eb elektoratin votues shqiptar me t\u00eb gjitha mjet\u00ebt e mundshme. Nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr barazis\u00eb qytetare e nacionale, duke mos respektuar standard\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj vota n\u00eb mjediset tjera sllavishtfol\u00ebse n\u00eb veri e gjetiu n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ato iu drejtuan elektoratit votues shqiptar, duke d\u00ebmtuar kohezionin e tyre politik. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi se ky \u00ebsht\u00eb misioni i tyre politik, sepse iu intereson q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb sa me pak p\u00ebrfaq\u00ebsues autentik, e ata mund\u00ebsisht t\u00eb jen\u00eb pa integritet personal e profesional si dhe t\u00eb jen\u00eb veshur me kostumin e pushtetit(!).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Heshtja d\u00ebshmi e interesave personale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me subjekte politike t\u00eb ashtuquajtura qytetare, p\u00ebrkat\u00ebsisht malazeze, shqiptar\u00ebt n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tyre q\u00eb ishin pushteti ekzekutiv(2016-2020), ata &nbsp;vazhdimisht kan\u00eb heshtur, t\u00eb pa interesuar p\u00ebr &nbsp;ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e cila do t\u00eb ishte n\u00eb favor t\u00eb avancimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja e deritashme \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyese sepse &nbsp;deri m\u00eb tash nuk kemi pasur rast t\u00eb degjojm\u00eb se &nbsp;n\u00eb ndonj\u00eb takim apo forum partiak(DPS, SD) t\u00eb jen\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Dhe nuk ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe sepse individ\u00ebt e till\u00eb aty jan\u00eb p\u00ebr interesa personale, e jo &nbsp;t\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje preokupuese p\u00ebr popullin q\u00eb i p\u00ebrkasin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Politizimi i shkollave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politizimi i arsimit p\u00ebrkat\u00ebsisht i shkollave p\u00ebrmes procesit t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb kuadrit arsimor e n\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb zgjedhjes s\u00eb drejtorave n\u00eb pluraliz\u00ebm ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese. Nj\u00eb veprim i till\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb se nuk merren parasysh vlerat profesionale dhe ato shoq\u00ebrore, por p\u00ebrshtatshm\u00ebria e individit&nbsp; dhe p\u00ebrkat\u00ebsia partiake, pothuaj identike si ne koh\u00ebn e monizmit. Madje p\u00ebrmes ligjit&nbsp; iu \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur drejtorin edhe ograneve t\u00eb shkoll\u00ebs si\u00e7 jan\u00eb: k\u00ebshilli i arsimtar\u00ebve, k\u00ebshilli i prind\u00ebrve e k\u00ebshilli i shkoll\u00ebs. Dhe ne raste t\u00eb tilla nuk \u00ebsht\u00eb befasi qe vet drejtori b\u00ebh\u00ebt militanti m\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb qe e ka vendosur n\u00eb at\u00eb funksion. Madje suksesin e tij e vleresojn\u00eb me numrin e votave qe ka siguruar ne kolektivin ku punon dhe m\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb veprim i till\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e panjohur, por pyetja b\u00ebh\u00ebt se deri kur do t\u00eb kemi politizim t\u00eb shkollave, dukuri kjo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb procesit edukativo-arsimor dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Misioni i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mjediset demokratike n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre n\u00eb votime&nbsp; marrin pjes\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb aspektin social, profesional, nacional e fetar. Por, pjes\u00ebmarrja n\u00eb procesin e votimit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb arsimit paraqet &nbsp;\u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nga vet fakti se arsimtar\u00ebt jan\u00eb persona publik &nbsp;me mision edukimin e brezave t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, e ve\u00e7anta &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt japin l\u00ebnd\u00ebt e identitetit komb\u00ebtar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mision t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb dallohen nga ata t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera m\u00ebsimore. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr arsimtar\u00ebt n\u00eb shkollat fillore dhe t\u00eb mesme m\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Nuk mund t\u00eb kuptohet dhe t\u00eb pranohet qe arsimtari i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb identitetit komb\u00ebtar si gjuh\u00eb shqipe e let\u00ebrsi, histori e&nbsp; kultur\u00eb muzikore&nbsp; t\u00eb votoj\u00eb partin\u00eb&nbsp; qytetare p\u00ebrkat\u00ebsisht malazeze e jo ate nacionale(!?). Dhe jo vet\u00ebm kaq, por t\u00eb jen\u00eb edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i tyre n\u00eb fushat\u00eb e pas saj(!).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Parimet e humbura<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm sepse te till\u00ebt nuk i duhen&nbsp; subjektit qe e votojn\u00eb, sepse ata nuk e votojn\u00eb se kan\u00eb parime por kan\u00eb interesa personale. Si t\u00eb till\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb buti &nbsp;ata e kan\u00eb t\u00eb zbehur autoritetin&nbsp; pedagogjik&nbsp; n\u00eb vendin e pun\u00ebs sepse si mund t\u00eb jen\u00eb edukator i respektuar dhe i besuesh\u00ebm&nbsp; p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit e tyre&nbsp;&nbsp; me veprimin&nbsp;&nbsp; refuzues ndaj identitetit komb\u00ebtar. Jo se m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit tjer\u00eb jan\u00eb ma m\u00eb pak mekate, por ata t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb identitetit komb\u00ebtar nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe i gjykuesh\u00ebm&nbsp; p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb n\u00eb mjedisin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><em>( 5 Tetor &nbsp;2020)<\/em><em><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik Pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve n\u00eb procesin e votimit n\u00eb \u00e7do mjedis ka specifikat e veta, ku n\u00eb ve\u00e7anti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb\u00a0 me mjediset\u00a0 heterogjene nga aspekti nacional ku n\u00eb pluraliz\u00ebm manifestohet bindsh\u00ebm p\u00ebrmes subjekteve politike\u00a0 pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb zgjedhje. Madje n\u00eb saj\u00eb t\u00eb\u00a0 mbeshtetj\u00ebs s\u00eb subjekt\u00ebve\u00a0 politike p\u00ebrmes vot\u00ebs\u00a0 kemi diferencimin politik e territorial \u00a0q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":805,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[384],"class_list":["post-27191","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27192,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27191\/revisions\/27192"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}