{"id":27172,"date":"2020-10-07T17:15:46","date_gmt":"2020-10-07T15:15:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27172"},"modified":"2020-10-07T17:15:46","modified_gmt":"2020-10-07T15:15:46","slug":"turpi-ne-radhet-e-te-paturpshemve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27172","title":{"rendered":"TURPI N\u00cb RADH\u00cbT E T\u00cb PATURPSH\u00cbMVE"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" width=\"257\" height=\"257\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 257px) 100vw, 257px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Ja dhe turpi i radh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Ndodhi prap \u201cTurpi n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb paturpsh\u00ebmve\u201d. (N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky \u00ebsht\u00eb titulli i nji libri anglisht (Shame among the shameless) q\u00eb jam duke lexuar tani e q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i nj\u00eb shkrimi tjet\u00ebr m\u00eb von\u00eb, lib\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krimet e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri), por titulli \u00ebsht\u00eb aq i p\u00ebrshtat\u00ebsh\u00ebm edhe p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb lidhje me miratimin e ndryshimeve t\u00eb Kodit Zgjedhor n\u00eb parlamentin shqiptar. Se, ai turpi i qershorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nuk mjaftonte, as p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb as p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, si\u00e7 duket.&nbsp; Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb qershorin e vitit t\u00eb kaluar, nuk e kishte marr\u00eb vesh e gjith\u00eb bota se si, v\u00ebrtet\u00eb, organizohen dhe si mbahen zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, ja do shikoni tani se si, me ligjin e ri, do t\u00eb mbahen zgjedhjet e vitit t\u00eb vjen n\u00eb at\u00eb vend. &nbsp;Sot, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me shumic\u00eb socialiste miratoi, nj\u00ebansh\u00ebm, ndryshimet e Kodit Zgjedhor p\u00ebr listat dhe koalicionet zgjedhore, nd\u00ebrsa opozita jasht\u00eb parlamentit e quajti k\u00ebt\u00eb nj\u00eb akt antikushtetues, q\u00eb shkat\u00ebrroi marr\u00ebveshjen e 5 qershorit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201copozita\u201d mbrenda parlamentit i dha shumic\u00ebn e votave mocionit t\u00eb shumic\u00ebs socialiste. &nbsp;N\u00ebqoftse jeni t\u00eb konfuzuar, prisni se nuk kini par\u00eb gj\u00eb ende.<\/p>\n\n\n\n<p>Shoh se po b\u00ebhen komente dhe po shfaqen reagime mbi miratimin e k\u00ebtij ligji n\u00eb parlamentin shqiptar, nga burime t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme.&nbsp; Un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb reagim t\u00eb ri, pasi nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb then\u00eb, p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb jemi m\u00ebsuar tanim\u00eb p\u00ebr 30-vjet &#8212; se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka pasur, nuk ka dhe si\u00e7 duket as vitin q\u00eb vjen nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira &#8212; me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; e si rrjedhim nuk ka as nuk do t\u00eb ket\u00eb as demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, po u ofroj lexuesve &#8212; atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb lexuar fillimisht &#8212; reagimet e mia pas zgjedhjeve vendore t\u00eb qershorit t\u00eb vitit 2019 n\u00eb shkrimin q; ;sht; botuar m; 3 Korrik, 2019 \u2013 dhe i cili, kryesisht, p\u00ebrmbledh reagimet e mia edhe n\u00eb lidhje me zhvillimet e sot\u00ebme n\u00eb parlamentin shqiptar.&nbsp; Titulli i shkrimit ishte:&nbsp; Zgjedhjet e 30-qershorit: Nj\u00eb posht\u00ebrsi p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare, nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr opozit\u00ebn, nj\u00eb turp p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr kombin shqiptar!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, se disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shkrimit, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb pare, pasqyrojn\u00eb zhvillimet me rastin e zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2019 dhe jan\u00eb jasht\u00eb afatit, por parimet dhe p\u00ebrfundimi jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb: Shqip\u00ebria nuk ka marrveshje t\u00eb t\u00eb gjitha forcave politike p\u00ebr \u201crregullat e loj\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb orgnaizuar due p\u00ebr mbajtur zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb drejta dhe gjithp\u00ebrfshirse dhe as t\u00eb ndershme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr nder dhe ndershm\u00ebri, kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me turpin q\u00eb gjithnj\u00eb pasqyron e gjithmon\u00eb shoq\u00ebron organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Duke u bazuar n\u00eb zhvillimet e deritanishme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e zgjedhjeve t\u00eb vitit q\u00eb vjen, as shqiptar\u00ebt as nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb mos presin nj\u00eb proces t\u00eb ndersh\u00ebm, as zgjedhje me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare! &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Frank Shkreli\/ Zgjedhjet e 30-qershorit: Nj\u00eb posht\u00ebrsi p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare, nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr opozit\u00ebn, nj\u00eb turp p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr Kombin shqiptar!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/author\/telegraf\/\"><strong>Gazeta Telegraf<\/strong><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>3 Korrik, 2019<\/p>\n\n\n\n<p>1845<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euroazin\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ja erdhi dhe shkoi edhe 30 qershori i \u201cvotimeve\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sepse zgjedhje k\u00ebto nuk mund t\u00eb quhen, bazuar n\u00eb asnj\u00eb standard nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Gjat\u00eb viteve, n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve modeste, jam p\u00ebrpjekur t\u00eb shpreh mendimet e mia modeste \u2013 p\u00ebr mir\u00eb e p\u00ebr keq \u2013 mbi zhvillimet politike t\u00eb k\u00ebtyre 3-dekadave post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Prandaj, k\u00ebsaj radhe, nuk dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris zhg\u00ebnjimet e mia t\u00eb njohura, n\u00eb lidhje me klas\u00ebn aktuale politike dhe munges\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb trojet tona shum\u00eb t\u00eb vuajtura. Sepse po t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb m\u00ebrzisja, jo vet\u00ebm lexuesin por edhe veten time. Prandaj, me k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb shpreh, shkurtimisht, zhg\u00ebnjimin tim personal mbi votimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje, pak a shum\u00eb me reagimet e shprehura n\u00eb media nga disa koleg\u00eb t\u00eb mi t\u00eb nderuar nga Amerika, si Profesor Sami Repishti, Profesor Nikolla Pano dhe Dejvid Filips. N\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb mia mund t\u2019iu duken pak\u00ebz si t\u00eb ashpra, iu k\u00ebrkoj falje, por dalin nga zemra e nj\u00eb shqiptaro-amerikani, i cili e do Kombin e vet, dhe q\u00eb mendon dhe beson, se Kombi shqiptar \u2013 pas nj\u00ebr\u00ebs prej diktaturave m\u00eb t\u00eb egra komuniste n\u00eb bot\u00eb \u2013 meriton shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kaq. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb jam zhg\u00ebnjyer edhe nga mos reagimet e diaspor\u00ebs e, sidomos komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb lidhje me gjendjen e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri. U garantoj se po t\u00eb ishte imponuar kjo gjendje sot nga t\u00eb huajt \u2013 nga sllavi, greku, turku ose italiani \u2013 shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs do i shikoje me pllakata n\u00eb protesta para Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Por \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani, t\u00eb protestojm\u00eb para bot\u00ebs, shqiptari kund\u00ebr shqiptarit?!<\/p>\n\n\n\n<p>Si mund t\u00eb quhen zgjedhje, votimet me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej m\u00eb pak se 20% e shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, kandidat\u00ebt socialist\u00eb ishin pa asnj\u00eb kund\u00ebrshtar?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb qeverie, kudo qoft\u00eb, do t\u00eb ndihej krenare p\u00ebr organizimin e nj\u00eb spektakli t\u00eb till\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar?<\/p>\n\n\n\n<p>Organizimi i tyre ishte i turpsh\u00ebm dhe mbrojta e atij procesi, nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofendim i inteligjenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb posht\u00ebrsi p\u00ebr vet\u00eb procesin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky ishte nj\u00eb ushtrim i kot\u00eb politik, krejt\u00ebsisht pa asnj\u00eb vler\u00eb. Nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr qeverin\u00eb dhe kryeministrin e saj! As opozita t\u00eb mos festoj\u00eb, se nuk ishte fitore as p\u00ebr opozit\u00ebn e bashkuar. Mos mendoni se shumic\u00ebn e 80% t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk votuan t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi, i kini me vete, sepse un\u00eb e di dhe ju e dini mir\u00eb se nuk jan\u00eb as me ju. Duhet ta dini gjithashtu se populli shqiptar \u00ebsht\u00eb lodhur me t\u00eb gjith\u00eb ju. Fatkeq\u00ebsisht, me k\u00ebto votime, kjo klas\u00eb politike i mbetet besnik trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj edhe pas 30-vjet post-komuniz\u00ebm: e \u201cfikur dhe e koritur\u201d, para Kombit dhe para bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019t\u00eb them p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe reagimin e tyre me k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it?<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb dua t\u00eb rr\u00ebfej se q\u00eb nga viti 1989 e k\u00ebtej, si pjes\u00eb e pun\u00ebs kam ndjekur me kujdes dhe p\u00ebr nga af\u00ebr misionet e OSBE-s\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs ish-komuniste dhe kam pasur gjithmon\u00eb respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr pun\u00ebn e tyre. Kam pasur fatin, madje, t\u00eb jem edhe disa her\u00eb an\u00ebtar i delegacioneve p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e zgjedhjeve n\u00eb vendet ish-komuniste, p\u00ebrfshir\u00eb edhe delegacionin e par\u00eb t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb mars\/prill 1991 n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjith\u00ebse me shum\u00eb t\u00eb meta dhe mungesa serioze standardesh, me keqardhje m\u00eb duhet t\u00eb them se organizimi i atyre zgjedhjeve nga regjimi i Ramiz Alis\u00eb, pothuaj 30-vjet m\u00eb par\u00eb, i plot\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb standardet e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga OSBE-ja, n\u00eb krahasim me votimet e organizuara nga qeveria Rama t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi \u2013 tre dekada pas shembjes s\u00eb komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, deklarata e delegacionit t\u00eb OSBE-s\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi ishte zhg\u00ebnjyese, n\u00eb krahasim me ato q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhej t\u00eb thoshin p\u00ebr votimet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri. Konstatuat se ishin t\u00eb qeta! \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb prej standardeve, por t\u00eb qeta ishin zgjedhjet edhe n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, por a mund t\u00eb thoni se k\u00ebto ishin t\u00eb lira, t\u00eb drejta dhe demokratike \u2013 standardet kryesore p\u00ebr cil\u00ebsimin e zgjedhjeve n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb e quan veten demokratik dhe an\u00ebtar i NATO-s?! Un\u00eb nuk dua t\u2019ju m\u00ebsoj ju t\u00eb nderuar Zonja e Zot\u00ebri, se cili duhej t\u00eb kishte qen\u00eb raporti i juaj paraprak p\u00ebr k\u00ebto zgjidhje, sepse ju jeni ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por dua t\u2019ju pyes:<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb cilin vend tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs do e pranonin procesin e zhvillimit t\u00eb votimeve si ky q\u00eb u mbajt n\u00eb Shqip\u00ebri fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi,<\/p>\n\n\n\n<p>me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje m\u00eb pak se 20% due n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve vet\u00ebm me paraqitjen e kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u2013 pa kund\u00ebrshtar?<\/p>\n\n\n\n<p>Demokratike ishin k\u00ebto?!<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb si shtetas amerikan prej pothuaj gjysm\u00eb shekulli dhe si nj\u00eb shqiptaro-amerikan q\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb ish-detyr\u00ebs, kam pasur fatin t\u00eb bashk\u00ebpunoj gjat\u00eb karrier\u00ebs sime me shum\u00eb diplomat\u00eb amerikan\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam zhvilluar dhe ruaj gjithnj\u00eb respektin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr pun\u00ebn e tyre n\u00eb rrethana shpesh t\u00eb v\u00ebshtira \u2013 m\u00eb habiti edhe reagimi i Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr k\u00ebto votime, ashtu si\u00e7 ka habitur edhe shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kam biseduar koh\u00ebt e fundit, e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar me zhvillimet e fundit atje, e sidomos me reagimet\/mosregaimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj atyre zhvillimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, citon deklarat\u00ebn e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs, \u201c<em>Shtetet e Bashkuara mir\u00ebpresin p\u00ebrfundimet e misionit v\u00ebzhgues t\u00eb ODIHR-it, sipas t\u00eb cilave votimet bashkiake t\u00eb 30 qershorit u zhvilluan, p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb rregullt, si dhe dhan\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm pozitiv p\u00ebr num\u00ebrimin e votave\u201d,&nbsp;<\/em>thekson deklarata e cituar nga VOA shqip. \u201c<em>Ne pranojm\u00eb, megjithat\u00eb, ashtu si\u00e7 e vuri n\u00eb dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ng\u00ebr\u00e7i dhe polarizimi politik kontribuan p\u00ebr zgjedhje n\u00eb t\u00eb cilat votuesit nuk kishin nj\u00eb zgjedhje kuptimplot\u00eb. Pavar\u00ebsisht pengesave, populli shqiptar \u2013 qoft\u00eb ata q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, ashtu edhe ata q\u00eb abstenuan \u2013 ushtruan t\u00eb drejt\u00ebn e tyre demokratike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe ne i p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb<\/em>\u201d. Deklarata e Ambasad\u00ebs dakord\u00ebsohet gjithashtu me OSBE\/ODIHR-in se, \u201c<em>Ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb sfidojn\u00eb rezultatin e zgjedhjeve<\/em>\u201d, duhet t\u00eb presin nj\u00eb ent juridik q\u00eb, sot p\u00ebr sot, nuk ekziston, \u201c<em>Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila shpresojm\u00eb se do t\u00eb ngrihet s\u00eb shpejti, me gjykat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kaluar nj\u00eb proces rigoroz vetingu\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb at\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Reagimet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj votimeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri po konsiderohen nga shum\u00eb ekspert\u00eb brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si mb\u00ebshtetje prej tyre e nj\u00eb procesi ilegal dhe jasht\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb mik i imi k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb solli nd\u00ebr mend koh\u00ebn e fashizmit kur Italia d\u00ebrgonte n\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebz gjysmak\u00eb, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, duke i arsyetuar si, \u201c<em>e buono per Albania\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>A mendojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se qeveria q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt, \u201ce buono p\u00ebr Albania\u201d, sepse kaq meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p>Pse deklaratat e juaja mbi aktualitetin politik nuk pasqyrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e zhvillimeve n\u00eb at\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb korrupsionin n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet?<\/p>\n\n\n\n<p>Thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq presin shqiptar\u00ebt prej jush.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk e kuptoj, se pse duhet t\u00eb pritet dy muaj q\u00eb OSBE\/ODIHR t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nj\u00eb raport mbi k\u00ebto votime, kur \u00ebsht\u00eb tejet e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi, jo vet\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, por mbi t\u00eb gjitha, populli shqiptar e sheh mir\u00eb se \u00e7\u2019po ndodh n\u00eb vendin e tij dhe jan\u00eb duke votuar m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke u larguar vazhdimisht nga trojet e veta mij\u00ebravje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund t\u00eb ndihmojn\u00eb gjendjen, at\u00ebher\u00eb do i k\u00ebshilloja q\u00eb t\u00eb pak\u00ebn mos ta nd\u00ebrlikojn\u00eb edhe m\u00eb keq se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb, me deklaratat e tyre ose gjysm\u00eb deklarata, t\u00eb cilat nuk pasqyrojn\u00eb realitetin e gjendjes n\u00eb Shqip\u00ebri! M\u00eb mir\u00eb heshtni fare! Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb gjendje e krijuar nga vet\u00eb klasa aktuale politike dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe atdhetare e saj, q\u00eb sa m\u00eb shpejt \u2013 n\u00ebp\u00ebrmjet dialogut politik dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2013 t\u00eb dal\u00eb nga ky qorrsokak politik, para se t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb \u2013 me q\u00ebllim t\u00eb m\u00ebnjanimit t\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsie komb\u00ebtare, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cil\u00ebs gjendet sot Kombi Shqiptar \u2013 fal\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj politike dhe komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Klasa politike shqiptare duhet q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta p\u00ebr gjendjen e krijuar n\u00eb vend dhe, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duhet gjithashtu t\u00eb reflektojn\u00eb thell\u00eb p\u00ebr rolin e tyre gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave \u2013 ashtu q\u00eb i vetmi fitues t\u00eb jet\u00eb Kombi Shqiptar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta dhe t\u00eb p\u00ebrhershme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe me aleat\u00ebt e tjer\u00eb atlantiko-verior\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb tani, jo nes\u00ebr, jo pas nes\u00ebr, jo dy muaj pas sodit, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb raporti t\u00eb OSBE-s\u00eb, jo kur t\u00eb krijohet ky ose ai ent juridik ose politik!<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb pritur mjaft dhe jan\u00eb t\u00eb lodhur. Por shqiptar\u00ebt presin nj\u00eb fillim t\u00eb ri. N\u00eb qoft\u00eb se jeni shqiptar\u00eb, dialogu gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri duhej t\u00eb kishte filluar dje \u2013 n\u00eb interesin madhor t\u00eb KOMBIT!<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Ja dhe turpi i radh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Ndodhi prap \u201cTurpi n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb paturpsh\u00ebmve\u201d. (N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky \u00ebsht\u00eb titulli i nji libri anglisht (Shame among the shameless) q\u00eb jam duke lexuar tani e q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i nj\u00eb shkrimi tjet\u00ebr m\u00eb von\u00eb, lib\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-27172","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27173,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27172\/revisions\/27173"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}