Nga Sado Dollaku*<\/p>\n\n\n\n
Kaluan tridhjet\u00eb vite prej momentit kur gjat\u00eb furtun\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb, emigrova, \u201cper buken e  goj\u00ebs\u201d, me shpres\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb, \u201cshpejt\u201d, do t\u00eb kthehem n\u00eb vendlindje. Mir\u00ebpo, rrethi ngadal\u00eb po mbyllet, jeta po kalon, e un\u00eb po e citoj t\u00eb ndjerin Konstantin Kavafis:<\/p>\n\n\n\n
Qyteti<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n
The: Do shkoj\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr tok\u00eb, do shkoj\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr det.<\/em>
Ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr do gjendet m\u00eb i mir\u00eb e m\u00eb i lum\u00eb<\/em>
\u00c7do p\u00ebrpjekje q\u00eb b\u00ebj k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim m\u00eb shum\u00eb;<\/em>
dhe si I vdekuri n\u00eb varr zemra ime s\u2019njeh gaz.<\/em>
Gjer kur do ta duroj\u00eb shpirti im k\u00ebt\u00eb maraz?<\/em>
Ngado q\u00eb i kthej syte, ngado q\u00eb kthej v\u00ebshtrimin,<\/em>
k\u00ebtu shoh ve\u00e7 g\u00ebrmadhat e zeza dhe shkretimin e jet\u00ebs q\u00eb jetova,<\/em>
q\u00eb prisha e rr\u00ebnova kaq vjet<\/em><\/p>\n\n\n\n
Vise e dete t\u00eb tjer\u00eb s\u2019do gjesh; e ke t\u00eb kot\u00eb.<\/em>
Do t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb pas qyteti. Rrug\u00ebt ku do endesh po k\u00ebto do jen\u00eb <\/em>
Do plakesh, ja, k\u00ebtyre vendesh; <\/em>
dhe sht\u00ebpit\u00eb ku do thinjesh do jen\u00eb gjith\u00eb po k\u00ebto <\/em>
Do mb\u00ebrrish p\u00ebrher\u00eb te ky qytet. P\u00ebr gjetiu- mos shpreso \u2013<\/em>
nuk ka anije p\u00ebr ty, nuk ka rrug\u00eb. P\u00ebr fare<\/em>
si\u00e7 e rr\u00ebnove jet\u00ebn k\u00ebtu, te kjo kamare e vog\u00ebl,<\/em>
e ka rr\u00ebnuar gjithandej n\u00eb bot\u00eb. <\/em><\/p>\n\n\n\n
Natyrisht, nuk kisha nevoj\u00eb t\u00eb emigroj n\u00eb SHBA q\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb se sa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kan\u00eb njer\u00ebzit me prejardhje nga k\u00ebto hap\u00ebsira, pavar\u00ebsisht nga vendi ku jetojn\u00eb. Kudo q\u00eb udh\u00ebtova dhe takova njer\u00ebz nga Ballkani, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinj, v\u00ebrejta t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn etje p\u00ebr dije, paqe, bashk\u00ebpunim dhe mir\u00ebqenie. Prandaj mendoj se konfliktet n\u00eb rajon jan\u00eb, kryesisht, rezultat i politik\u00ebs s\u00eb keqe. Ballkanasit ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat shpresa dhe brenga, si dhe \u00ebndrra t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb sesi student\u00ebt edhe ekspert\u00ebt, me prejardhje nga Ulqini, japin kontributin e vet p\u00ebr komunitetin dhe l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyera n\u00eb veprimtarin\u00eb publike dhe afariste t\u00eb vendeve ku emigruan. Arsyet e emigrimit jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb njohura: mungesa e arsimit dhe pun\u00ebsimit adekuat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb vizionit strategjik t\u00eb zhvillimit t\u00eb Ulqinit dhe politik\u00ebs adekuate e cila k\u00ebt\u00eb vizion do ta jet\u00ebsonte n\u00eb praktik\u00eb. P\u00ebr gjith\u00eb ato Ulqinak\u00eb q\u00eb korr\u00ebn suksese n\u00eb emigracion duhet \u201chequr kapela\u201d p\u00ebr guximin e treguar gjat\u00eb ballafaqimit me sfida jo t\u00eb vogla pasi l\u00ebshuan sht\u00ebpit\u00eb dhe vatrat e tyre.<\/p>\n\n\n\n
Esht\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse  iniciativa e fundit amerikane p\u00ebr t\u00eb lidhur bashk\u00ebrisht Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn me infrastruktur\u00ebn moderne dhe se “miliarda dollar\u00eb” jan\u00eb drejtuar n\u00eb projekte t\u00eb shumta, q\u00eb do t\u00eb thoshte se “rajoni nuk do t\u00eb mbetet i bllokuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por do t\u00eb shikoj\u00eb drejt s\u00eb ardhmes”.<\/p>\n\n\n\n
Ideja e Mini Schengen dhe integrimit ekonomik rajonal duket se gjen mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga strukturat qeveris\u00ebse t\u00eb vendeve q\u00eb presin t\u00eb bashkohen me BE. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrqendrimi n\u00eb projektet e infrastruktur\u00ebs pa nj\u00eb plan gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr afrimin kulturor dhe shoq\u00ebror midis popujve t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb i pakuptimt\u00eb. Arsimi modern, i orientuar drejt s\u00eb ardhmes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht themelor p\u00ebr \u00e7do zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik dhe do t\u00eb kontribuoj\u00eb q\u00eb “Ballkani t\u00eb b\u00ebhet sinonim i paqes, nj\u00eb rajon nga i cili t\u00eb rinjt\u00eb nuk do t\u00eb largohen, por do t\u00eb kthehen n\u00eb pun\u00eb”.<\/p>\n\n\n\n
Nj\u00ebjt\u00eb si me cilindo vizion tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb realizohet, nevojitet planifikimi afatgjat\u00eb dhe resurset.<\/p>\n\n\n\n
Ndoshta, p\u00ebr q\u00ebllimin e lidhjes rajonale, Ulqini, nj\u00eb qytet mesdhetar i banuar nga popuj t\u00eb fes\u00eb myslimane, ortodokse dhe katolike (shqiptar\u00eb, malazez\u00eb, serb\u00eb, boshnjak\u00eb, kroat\u00eb, rom\u00eb-egjiptian\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb) mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb pik\u00eb fillestare e zhvillimit.<\/p>\n\n\n\n
Pik\u00ebnisja e planifikimit \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ulqini ta ruaj\u00eb identitetin e qytetit t\u00eb hapur me politik\u00ebn zhvillimore mbi bazat e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb sigurohet statusi i Qendr\u00ebs Rajonale t\u00eb Zhvillimit dhe t\u00eb p\u00ebrkrahet iniciativa p\u00ebr hapjen e kolegjit amerikan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet korpusi sa m\u00eb i madh i student\u00ebve nga rajoni i gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Ulqini duhet ta drejtoj\u00eb funksionalitetin e vet kah bashk\u00ebpunimi i fuqish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb till\u00eb dhe me shp\u00ebrndarjen e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Ulqini si qend\u00ebr e ardhshme rajonale universitare e Ballkanit Per\u00ebndimor mund t\u00eb formoj\u00eb Aleanc\u00ebn Universitare me brendet e njohura bot\u00ebrore t\u00eb programeve arsimore, resurset dhe p\u00ebrmbajtjet nga SHBA-ja dhe Evropa. Me kapacitetet ekzistuese, Ulqini mund t\u00eb ofroj\u00eb mbajtjen e m\u00ebsimit dhe instruksioneve n\u00eb form\u00ebn e kolegjeve m\u00eb bashk\u00ebkohore amerikane gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb vitit.<\/p>\n\n\n\n
Formimi i Aleanc\u00ebs s\u00eb till\u00eb Universitare, e cila mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe disa fakultete ekzistuese n\u00eb rajon, e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb valorizuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate, oferta arsimore dhe shkencore-hulumtuese, por edhe oferta turistike e Ulqinit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb atraktive dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, duke rritur k\u00ebshtu edhe mobilitetin rajonal t\u00eb student\u00ebve dhe turist\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb formohet \u201cbrendi i ekselenc\u00ebs\u201d, i fuqish\u00ebm dhe i njohur n\u00eb suazat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i Ulqinit si qend\u00ebr arsimore. Ekonomia e Ulqinit do t\u00eb ringjallet dhe konsolidohet, duke mund\u00ebsuar vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs dhe shp\u00ebrndarjen e hulumtimit t\u00eb gjithansh\u00ebm shkencor duke parandaluar k\u00ebshtu \u201clargimin e trurit\u201d dhe shp\u00ebrnguljen e rinis\u00eb. Hulumtimet shkencore do t\u00eb fuqizohen, p\u00ebr shembull, edhe p\u00ebrmes projekteve t\u00eb reja hulumtuese shum\u00ebdisiplinore dhe duke investuar n\u00eb komercializimin e shpikjeve.<\/p>\n\n\n\n
Ulqini \u00ebsht\u00eb si anije e ankoruar, bedenat e tij 2500 vite i rezistojn\u00eb furtunave dhe okupator\u00ebve. Shtresat e zbulimeve arkeologjike jan\u00eb lib\u00ebr e gjall\u00eb p\u00ebr pasardh\u00ebsit e sot\u00ebm dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n
Si nj\u00eb nga vendbanimet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb bregdetin e Adriatikut, u themelua n\u00eb shekullin e V para Krishtit nga Ilir\u00ebt p\u00ebr t’u pushtuar nga Romak\u00ebt n\u00eb 163 Para Krishtit. Me ndarjen e Perandoris\u00eb Romake, Ulqini i p\u00ebrket Perandoris\u00eb Bizantine. Gjat\u00eb Mesjet\u00ebs, Ulqini ishte n\u00ebn sundimin e Sllav\u00ebve t\u00eb Jugut p\u00ebr disa shekuj. N\u00eb 1405 u b\u00eb pjes\u00eb e Republik\u00ebs Veneciane. Issht\u00eb nj\u00eb ish dioqez\u00eb mesjetare katolike dhe b\u00ebhet selia titull Latine. N\u00eb 1571 u b\u00eb pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane. 1666 i vet\u00ebshpalluri Mesia Hebre, Sabbatai Zevi, \u00ebsht\u00eb internuar nga Stambolli dhe vdes n\u00eb Ulqin. Sipas legjend\u00ebs, shkrimtari i famsh\u00ebm spanjoll Miguel de Cervantes u kap rob nga pirat\u00ebt ulqinak\u00eb dhe thojn\u00eb se vepra e tij m\u00eb e madhe “Don Kishoti” u krijua ose frym\u00ebzua nga skllav\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Adriatikut. Sipas shum\u00eb njoh\u00ebsve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Dulcinea e bukur u ishte nj\u00eb Ulqinake (Dulcigno – Ulqin).<\/p>\n\n\n\n
Ulqini u b\u00eb pjes\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi nga 1878 deri n\u00eb 1918, kur Mali i Zi u zhyt p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb, para se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb integroheshin n\u00eb federat\u00ebn  e para t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit. Ulqini mbeti n\u00eb entitetin malazes nd\u00ebrsa Jugosllavia ekzistonte deri n\u00eb 2006, kur, pas nj\u00eb referendumi, Ulqini b\u00ebhet pjes\u00eb e Malit t\u00eb Zi t\u00eb pavarur.<\/p>\n\n\n\n
Gjat\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, Ulqini mbijetoi ulje dhe ngritje t\u00eb m\u00ebdha. Ulqini ishte qyteti i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Mal t\u00eb Zi kur u bashkua me mbret\u00ebrin\u00eb n\u00eb 1880. Gjat\u00eb viteve 1980, Ulqini kontribuoi 40% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb turizmit malazes. Do t\u00eb doja q\u00eb ky artikull t\u00eb hapte nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb zhvillimin e Ulqinit, Malit t\u00eb Zi dhe rajonit.<\/p>\n\n\n\n
Shpresoj sinqerisht se k\u00ebshtu do t\u00eb niset iniciativa e cila do ta kthej\u00eb Ulqinin n\u00eb hartat e bot\u00ebs, do t\u2019ia kthej\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike disi t\u00eb humbur dhe mjegulluar.<\/p>\n\n\n\n
*Autori i shkrimit \u00ebsht\u00eb nga Ulqini por jeton dhe punon n\u00eb Los Angeles<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nga Sado Dollaku* Kaluan tridhjet\u00eb vite prej momentit kur gjat\u00eb furtun\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb, emigrova, \u201cper buken e  goj\u00ebs\u201d, me shpres\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb, \u201cshpejt\u201d, do t\u00eb kthehem n\u00eb vendlindje. Mir\u00ebpo, rrethi ngadal\u00eb po mbyllet, jeta po kalon, e un\u00eb po e citoj t\u00eb ndjerin Konstantin Kavafis: Qyteti The: Do shkoj\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27143,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[171,2744],"class_list":["post-27142","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-dulcinea","tag-sado-dollaku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27142"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27149,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27142\/revisions\/27149"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}