{"id":27084,"date":"2020-09-25T18:10:49","date_gmt":"2020-09-25T16:10:49","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27084"},"modified":"2020-09-25T18:43:03","modified_gmt":"2020-09-25T16:43:03","slug":"dede-gjon-luli-nje-kujtim-i-bjerrur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27084","title":{"rendered":"DED\u00cb GJON LULI \u2013 NJ\u00cb KUJTIM I BJERRUR"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"aligncenter size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3396\" width=\"404\" height=\"337\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Na ishte nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb Ded Gjon Luli! &nbsp;Por po t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se si kujtohet ai sot nga shqiptar\u00ebt, me rastin e vrasjes s\u00eb tij 105 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb nga forcat serbo-malazeze, njeriu kollaj mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se ai nuk ekziston m\u00eb n\u00eb memorien e kombit t\u00eb vet, si nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb dalluara komb\u00ebtare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Historia e kombit shqiptar gjat\u00eb shekujsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vazhdimisht me pengesa t\u00eb llojllojshme t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur bashkimin shpirt\u00ebror dhe komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve. &nbsp;Ishin k\u00ebto pengesa t\u00eb vjetra e t\u00eb reja, sipas orekseve t\u00eb rastit,&nbsp;t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por t\u00eb cilat ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se pengesat me t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballuar kombe t\u00eb ndryshme t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn e tyre drejt\u00eb bashkimit komb\u00ebtar.&nbsp;&nbsp;Megjith\u00eb k\u00ebto pengesa &#8212; d\u00ebshira dhe nd\u00ebrgjegjia e shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri dhe bashkim komb\u00ebtar nuk u shua kurr\u00eb.&nbsp; Por megjith\u00eb pengesat historike p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve, historia ka plot&nbsp;raste personalitetesh komb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb dalluar p\u00ebr veprimtarin\u00eb&nbsp;dhe luft\u00ebn e tyre p\u00ebr bashkim shpirt\u00ebror dhe komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.&nbsp;&nbsp;Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre figurave&nbsp;m\u00eb t\u00eb dalluaraa \u00ebsht\u00eb Ded Gjon Luli&nbsp;nga Mal\u00ebsia e Madhe.&nbsp;&nbsp;Me 24 Shtator&nbsp;2020&nbsp;u mbush\u00ebn 105-vjet\u00eb nga vrasja tradhtisht&nbsp;e tij. Ishte 24 Shtatori, 1915 kur mbaroi nj\u00ebri prej kreshnik\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse \u2013 n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kujtimit t\u00eb k\u00ebsaj date dhe t\u00eb k\u00ebtij heroi t\u00eb kombit, nga faktor\u00ebt zytar shqiptar\u00eb \u2013 p\u00ebrpjekja ime modeste p\u00ebr t\u00eb kujtuar k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb maleve tona \u2013 m\u00eb duket krejt\u00ebsisht si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e bjerrur, por nuk po mundem t\u00eb kursehem pa i th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb, me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n\n\n\n<p>Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli ishte prijsi&nbsp;i kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, kryengritje e cila \u00e7oi n\u00eb ngritjen e flamurit&nbsp;komb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb&nbsp;n\u00eb trojet shqiptare, \u00e7\u2019prej koh\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit \u2014 Sk\u00ebnderbeut.&nbsp; Sipas historian\u00ebve, kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve, n\u00eb krye me Ded Gjo\u2019 Lulin kund\u00ebr otoman\u00ebve dallohej nga kryengritjet e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2014 mbi t\u00eb gjitha \u2014 p\u00ebr nga karakteri mbar\u00ebkomb\u00ebtar&nbsp;q\u00eb e frym\u00ebzonte at\u00eb, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, t\u00ebrhoqi edhe interesimin dhe mb\u00ebshtetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit.&nbsp; Pasi angazhimi dhe lufta serioze e Mal\u00ebsor\u00ebve me Ded Gjon Lulin t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e tyre, ata shkuan p\u00ebr tu takuar me mal\u00ebsor\u00ebt e Ded Gjo Lulit&nbsp;dhe si p\u00ebrfundim p\u00ebrpiluan, at\u00eb q\u00eb njihet si, \u201cMemorandumi\u201d,&nbsp;i cili&nbsp;p\u00ebrmbante k\u00ebrkesat mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb&nbsp;Shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me administrat\u00eb, gjuh\u00eb dhe buxhet t\u00eb vetin.&nbsp; Memorandumi n\u00eb fjal\u00eb ishte, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb,&nbsp;nj\u00eb pasqyrim i k\u00ebrkesave t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr vetadministrim.&nbsp;&nbsp;K\u00ebrkesa kryesore e Ded Gjo Lulit dhe e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij, ishte se Shqip\u00ebria, vet\u00ebm \u201cdonte vedin me sundue\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Lufta e tyre&nbsp;kishte q\u00ebllime, kryek\u00ebput, mbar\u00ebkomb\u00ebtare.&nbsp; Si frym\u00ebzuesi i k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve gjith\u00eb komb\u00ebtare, Ded Gjon Luli mbetet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb 105-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb tij &#8212; nj\u00eb simbol mb\u00ebshtet\u00ebs i p\u00ebrjetsh\u00ebm&nbsp;i idealeve dhe&nbsp;i bashkrendimit t\u00eb interesave dhe t\u00eb fateve, afat-shkurta dhe afat-gjata, t\u00eb trojeve etnike shqiptare<\/p>\n\n\n\n<p>p\u00ebr bashkim.&nbsp; P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Ded\u00eb Gjon Luli duhej t\u00eb konsiderohej edhe si njeriu q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizoi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Si p\u00ebrfundim i luft\u00ebrave t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr liri, gazetat europiane t\u00eb koh\u00ebs&nbsp;shkruanin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, jo m\u00eb duke p\u00ebrdorur nj\u00eb fraza t\u00eb zbrazta gjeografike, por shkruanin p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb ishte n\u00eb prak t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb \u00e7lirimit nga zgjedha shekullore&nbsp;e pushtimit turk: p\u00ebr nj\u00eb popull&nbsp;i cili d\u00ebshironte bashkim t\u00eb trojeve t\u00eb veta etnike &#8212; nd\u00ebr m\u00eb homogjenet n\u00eb Europ\u00eb&#8211; pasi si sanxhak ottoman, Shqip\u00ebria ishte e ndar\u00eb n\u00eb vilajete dhe administrohej nga nj\u00eb sistem&nbsp;i eg\u00ebr otoman.&nbsp; P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr,&nbsp;Kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve, n\u00eb krye me Ded Gjo\u2019 Lulin, frym\u00ebzoi&nbsp;edhe kryengritjet e tjera&nbsp;mbar\u00eb shqiptare&nbsp;n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp;dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare,&nbsp;duke&nbsp;\u00e7uar m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb shpalljen e&nbsp;Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me 28 N\u00ebntor, 1912.<\/p>\n\n\n\n<p>Ded\u00eb Gjo\u2019 Luli, si rradh\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr patriot shqiptar, pati guximin dhe trim\u00ebrin\u00eb t\u00eb sfidonte perandorin\u00eb osmane dhe kolonializimin shekullor t\u00eb shqiptar\u00ebve ngaa institucionet e saj\u00eb. Si i till\u00eb, ai ndryshoi p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar, duke e \u00e7uar at\u00eb drejt\u00eb fillimit eventual&nbsp;t\u00eb liris\u00eb shoq\u00ebrore dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur, t\u00eb quajtur Shqip\u00ebri.&nbsp;Vepra e Ded\u00eb Gjon Lulit dhe e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij mbetet sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb akt i&nbsp;madh historik e patriotik, q\u00eb do q\u00eb meritonte t\u00eb&nbsp;kujtohet gjithmon\u00eb me krenari frym\u00ebzuese dhe si simbol i paharruesh\u00ebm i fuqis\u00eb morale dhe t\u00eb vlerave atdhedash\u00ebse t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb kombit&nbsp;shqiptar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb liri dhe duke sunduar veten, larg influencave t\u00eb huaja, kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb, historikisht, nuk ia kan\u00eb dashur kurr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn shqiptar\u00ebve &#8212; as at\u00ebher\u00eb, as sot!&nbsp; Me heroiz\u00ebm dhe sakrific\u00eb Ded\u00eb Gjon Luli dhe mal\u00ebsor\u00ebt e tij \u2014&nbsp; i nd\u00ebjt\u00ebn besnik\u00eb vlerave shekullore t\u00eb fisit t\u00eb shqiptar\u00ebve: mbi t\u00eb gjitha drejt\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb, si dhe vet-sundimit dhe vlerave t\u00eb Kombit Shqiptar \u2013&nbsp;bes\u00ebs e burr\u00ebnis\u00eb, nderit dhe dinjitetit njer\u00ebzor, p\u00ebrball\u00eb&nbsp;rob\u00ebris\u00eb shekullore t\u00eb perandoris\u00eb turke, si dhe t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Kombit shqiptar, nd\u00ebr shekuj. Ded\u00eb Gjon Luli ishte personfikimi i k\u00ebtyre vlerave shekullore t\u00eb shqiptarit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ded Gjon Luli duhet t\u00eb kujtohet edhe sot si nj\u00eb figur\u00eb e kombit shqiptar i cili &nbsp;i &nbsp;me shembullin e tij u thot\u00eb edhe sot shqiptar\u00ebve se kjo tok\u00eb e vjet\u00ebr nuk mund t\u00eb nxirret n\u00eb ankand p\u00ebr tu shitur nga askush. &nbsp;Duke ngritur flamurin e Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pes\u00eb shekuj, Dede Gjon Luli ka &nbsp;nd\u00ebrruar p\u00ebrgjithmon\u00eb fatin dhe epok\u00ebn e Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 105-vjetor t\u00eb vrasjes nga serbo-malazez\u00ebt, Ded Gjon Luli meriton t\u00eb nj\u00ebjtin respekt q\u00eb i akordohet rilindas\u00ebve t\u00eb kombit dhe baballar\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Mungesa e vazhdueshme e respektit zyrtar p\u00ebr Ded Gjo Lulin, si figur\u00eb historike dhe e vepr\u00ebs s\u00eb tij atdhetare por \u2013 t\u00eb pak\u00ebn edhe e nj\u00eb kujtimi sadopak simbolik t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb si ky 105-vjetor, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem se edhe ky kujtim modest nga ana ime \u2013mij\u00ebra kilometra larg trojeve shqiptare \u2013 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kujtim i bjerrur.&nbsp; Si rrejdhim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor,&nbsp; s\u00eb bashku me Fan Nolin, dua t\u00eb shprehem se megjith\u00eb,&nbsp; \u201cTrim\u00ebrit\u00eb, men\u00e7urin\u00eb, guximin dhe vet\u00ebdijen e lart\u00eb q\u00eb kishte dhe p\u00ebr sakrificat q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr Atdheun e tij\u201d, Ded Gjon Luli &#8212; edhe un\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Noli &#8212; &nbsp;\u201cJam ndjer\u00eb i pezmatuar, kur von\u00eb u rehabilitua nga sistemi komunist dhe shum\u00eb pak u p\u00ebrmend\u201d, Ded Gjon Luli, sipas Fan Nolit. &nbsp;Besoj se Noli do t\u00eb shprehte t\u00eb nj\u00ebjtin zhg\u00ebnjim edhe sot se si politika 30-vje\u00e7are post-komuniste trajton Herojt e Kombit si Ded\u00eb Gjon Lulin dhe kontributin e tij ndaj liris\u00eb dhe vet-sundimit t\u00eb Kombit!<\/p>\n\n\n\n<p>Me heshtjen e tij, regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs e d\u00ebnoi p\u00ebr s\u00eb vdekuri Ded\u00eb Gjon Lulin, heroin e luft\u00ebrave p\u00ebr Flamur dhe Pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve. &nbsp;Fatkeqsisht, \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb heshtje q\u00eb vazhdon edhe n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste.&nbsp; \u00c7do komb tjet\u00ebr po mos t\u00eb kishte nj\u00eb hero si Ded Gjo Lu do ta \u00e7pikte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<strong> Sot, udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, adhurojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pasardh\u00ebsit e atyre kombeve q\u00eb kolonizuan tokat shqiptare p\u00ebr pes\u00eb shekuj, madje duke u nd\u00ebrtuar atyre edhe p\u00ebrmendore n\u00eb tokat shqiptare q\u00eb dikur i kishin zaptuar dhe jo heronjt\u00eb, e luft\u00ebrave p\u00ebr Flamur dhe Pavar\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Dede Gjon Luli.<\/strong> Megjith\u00ebk\u00ebte, \u201cHistoria vonon, por nuk harron\u201d, ka shkruar Fan Noli, n\u00eb kujtim t\u00eb heroit mbar\u00ebkomb\u00ebtar, Ded Gjon Lulit.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli &nbsp;Na ishte nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb Ded Gjon Luli! &nbsp;Por po t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se si kujtohet ai sot nga shqiptar\u00ebt, me rastin e vrasjes s\u00eb tij 105 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb nga forcat serbo-malazeze, njeriu kollaj mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se ai nuk ekziston m\u00eb n\u00eb memorien e kombit t\u00eb vet, si nj\u00ebri prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[985],"class_list":["post-27084","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ded-gjo-luli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27084"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27084\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27085,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27084\/revisions\/27085"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}