{"id":27039,"date":"2020-09-18T06:00:24","date_gmt":"2020-09-18T04:00:24","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27039"},"modified":"2020-09-17T18:02:08","modified_gmt":"2020-09-17T16:02:08","slug":"gjuha-shqipe-dhe-kultura-shqiptare-ne-diaspore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=27039","title":{"rendered":"GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE N\u00cb DIASPOR\u00cb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image is-style-rounded\"><figure class=\"alignleft size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" width=\"286\" height=\"235\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 286px) 100vw, 286px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Dit\u00ebn e shtun\u00eb me 12 shtator organizata&nbsp; \u201cAlbanian American dual Language and Culture\u201d (Dy-Gjuh\u00ebsia dhe Kultura Shqiptaro-Amerikane)&nbsp; dhe Shkolla \u201cCildren of the eagle\u201d (F\u00ebmijt\u00eb e Shqiponj\u00ebs), organizuan seminarin e tret\u00eb shkencor mbi \u201cMetoda arritje dhe perspektiva t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb diaspor\u00eb\u201d &#8212; k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb \u201czoom\u201d. Seminari organizohet nga Drita Gjongecaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky seminar p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs pandemike k\u00ebte vit \u00ebsht\u00eb organizuar online.&nbsp; Vitin e par\u00eb u realizua n\u00eb mjediset e Vatr\u00ebs dhe vjet n\u00eb konsullat\u00ebn e Kosov\u00ebs.&nbsp; Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb bashk\u0113rendimi i p\u00ebrpjekjeve dhe zgj\u00ebrimi i tyre n\u00eb funksion t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, kultur\u00ebs dhe historis\u00eb ton\u00eb.&nbsp; Produkti i k\u00ebtij seminari \u00ebsht\u00eb i printuar n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr ku ndodhen te gjitha referencat dhe prezantimet e kaluara. Shpresohet q\u00eb kjo p\u00ebrpjekje do sh\u00ebnd\u00ebrrohet n\u00eb tradit\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje timen n\u00eb seminarin mbi misionin e ruajtjes s\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebmengjesi \u2013 p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit \u2013ve\u00e7an\u00ebrisht organizator\u00ebt e k\u00ebtij seminari me drejtuesen zonj\u00ebn Drita Gjongecaj.&nbsp; Fal\u00ebnderoj p\u00ebr ftes\u00ebn koleg\u00ebn Marjana Bulku. &nbsp;E ndjej veten t\u00eb nderuar dhe t\u00eb privilegjuar t\u00eb jem me ju sot!<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsi e pranova ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka m\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe dhe p\u00ebrhapja e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb bot\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p>E pranova ftes\u00ebn edhe p\u00ebr t\u00eb shprehur respektin tim p\u00ebr organizator\u00ebt e k\u00ebtij seminari si dhe mesueset dhe m\u00ebsuesit &#8212; t\u00eb cil\u00ebt as virusi nuk i ndal as nuk i frik\u00ebson q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb misionin e tyre fisnik &#8212; p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqipe n\u00eb komunitetin&nbsp; shqiptaro-amerikan. U lumt\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i bindur se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka dy-gjuh\u00ebsia, sidomos n\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme t\u00eb komunikimit nep\u00ebrmjet internetit.&nbsp; Amerika, megjith\u00ebse i prin\u00eb bot\u00ebs n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb zhvillimit, nga pik\u00ebpamja e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja dhe t\u00eb dy-gjuh\u00ebsis\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb mbrapa gjith\u00eb bot\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis jan\u00eb rritur e po rriten edhe f\u00ebmijt tan\u00eb, sidomos ata q\u00eb kan\u00eb lindur k\u00ebtu, por edhe ata q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.&nbsp; Jemi si nj\u00eb pik\u00eb uji n\u00eb nj\u00eb oqean t\u00eb madh, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Misioni i juaj fisnik \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoni sa m\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto pika uji, q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrpij\u00eb krejt\u00ebsisht ky oqean i madh, e aq t\u00ebrheq\u00ebs, q\u00eb e quajm\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Brezi i juaj &#8212; flas p\u00ebr val\u00ebn e emigrimit pas shembjes s\u00eb komunizmit \u2013 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me fat.&nbsp; F\u00ebmijt tuaj jan\u00eb edhe m\u00eb me fat, q\u00eb komuniteti ka individ\u00eb q\u00eb posedojn\u00eb dijen, mund\u00ebsit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb si dhe vullnetin e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i organizuar dhe p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar, n\u00eb gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Jo se duam t\u00eb krijojm\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, republik\u00ebn ton\u00eb shqiptare, por gjuha dhe kultura jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sepse sa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb larg gjuh\u00ebs, traditave dhe kultur\u00ebs ton\u00eb, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb humbet edhe gjuha edhe traditat, e si rrjedhim dhe p\u00ebrfundimisht &#8212; edhe lidhjet me Atdheun.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebt\u00eb fakt e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb ne t\u00eb brezit t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb fat tjet\u00ebr i mir\u00eb p\u00ebr brezin e sot\u00ebm, \u00ebsht\u00eb fakti se mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vizituar Atdheun jan\u00eb t\u00eb shumta dhe pa pengesa, q\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb brezit t\u00eb vjet\u00ebr ishte e ndaluar.&nbsp; Kjo p\u00ebr brezin e sot\u00ebm duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si nj\u00eb nxitje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar shqipen n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb \u00ebnderr\u00eb e pa realizuar e intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb dekadave t\u00eb shkuara ishte themelimi i nj\u00eb katedre p\u00ebr studime dhe kultur\u00eb shqiptare pran\u00eb nj\u00eb universiteti t\u00eb njohur k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk u realizua gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, por ama ndodhi k\u00ebt\u00eb vit kur u hap, m\u00eb n\u00eb fund, Katedra e Albanologjis\u00eb n\u00eb Universitetin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr katolik n\u00eb Amerik\u00eb, De Paul n\u00eb \u00c7ikago, q\u00eb sot drejtohet nga Dr. Gazmend Kapllani.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shkrim i imi duke njoftuar lajmin e mir\u00eb, me titull: \u201cHistorike-Themelohet e para Kated\u00ebr Albanologjike n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, sipas disa botuesve ishte lexuar m\u00eb shum\u00eb se pothuaj \u00e7do shkrim tjet\u00ebr imi, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tregues, sadopak, i interesimit p\u00ebr ruajtjen dhe konsolidimin e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqipe n\u00eb diaspor\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb nivelin e nj\u00eb katedre albanologjike, por edhe n\u00eb nivelin e shkollave shqipe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj uroj n\u00eb k\u00ebt\u00eb 3-vjetor t\u00eb seminarit Shkencoro-Arsimor q\u00eb kjo nism\u00eb e juaja t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e p\u00ebrhershme e jet\u00ebs dhe aktivitetit t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, p\u00ebr dekadat e ardh\u00ebshme.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mos u \u00e7uditni n\u00ebqoftse nga k\u00ebto shkolla q\u00eb ju drejtoni sot, vite m\u00eb von\u00eb, t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb shkrimtar ose shkrimtare, si Jeronim De Rada i Arb\u00ebresh\u00ebve, i cili do t\u00eb unjisonte traditat m\u00eb t\u00eb mirat e k\u00ebtij komuniteti me ato t\u00eb Atdheut t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb, si nj\u00eb trash\u00ebgimi brez pas brezi, q\u00eb nuk do ta zhduknin as motet as shekujt. Por, fal\u00eb pun\u00ebs suaj t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb vazhdueshme \u2013 do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb tradite t\u00eb kaluar t\u00eb lumnueshme, dhe t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhmje m\u00eb t\u00eb ndritur, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, por kudo.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 e dini, Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb edhe sot pas m\u00eb shum\u00eb se 500-vjet\u00ebsh, e kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve, n\u00ebn rrethana shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira &#8212; me shkolla shqipe dhe me katedrat e tyre kushtuar promovimit t\u00eb gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe traditave shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shqiptar\u00ebt, pa dallim, u jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Arb\u00ebreshve t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb kultur\u00ebs, rrjedhimisht, edhe p\u00ebr rolin q\u00eb ata kan\u00eb luajtur n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb shekujve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu edhe sot k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn ton\u00eb mikprit\u00ebse, u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe u fal\u00ebnderojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe p\u00ebr promovimin e kultur\u00ebs shqiptare brezave t\u00eb rinj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend mikprit\u00ebs, ku kemi gjetur strehimin, lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb huaj \u2013 Ju &#8212; si misionar\u00eb t\u00eb Kombit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb &#8212; u jemi p\u00ebrgjithmon\u00eb, mir\u00ebnjoh\u00ebs!&nbsp; U jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs m\u00ebsueseve dhe m\u00ebsues\u00ebve si dhe veprimtar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb komunitetit p\u00ebr pun\u00ebn tuaj fisnike dhe atdhetare \u2013 n\u00eb baza vullnetare &#8212; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju urojm\u00eb shum\u00eb suksese n\u00eb vitet dhe dekadat e ardh\u00ebshme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtuq\u00eb \u00ebnd\u00ebrrat e dikurshme t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb, si nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e parealizuar nga akademik\u00ebt e njohur t\u00eb k\u00ebtij komuniteti, si Prof. Arshi Pipa, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nick Pano, Prof. Sami Repishti, Prof Peter Prifti e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb &#8212; t\u00eb realizohen m\u00eb n\u00eb fund &#8212; n\u00eb saje t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrkushtimit tuaj &#8212; n\u00eb vitet dhe dekadat e ardh\u00ebshme \u2013 jo p\u00ebr nj\u00eb, pasi nj\u00eb e kemi por p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb katedra t\u00eb albanologjis\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk jam i sigurt se n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dhe bashkpunimi i shkollave shqipe k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe cili \u00ebsht\u00eb bashkpunimi i ambasadave dhe konsullatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs me k\u00ebto shkolla. Por t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se cili duhej t\u00eb ishte bashkpunimi. Roli i p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike shqiptare \u2013 t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara por kudo n\u00eb bot\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb&nbsp; tep\u00ebr jetik dhe i paz\u00ebv\u00ebndsuesh\u00ebm n\u00eb realizimin e objektivave t\u00eb k\u00ebtyre shkollave due n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb misionit t\u00eb tyre. Kemi pritur 50-vjet q\u00eb dyert\u00eb e diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb hapeshin p\u00ebr ne. Tashti presim bashkpunim.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar marrin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa shkollave shqipe n\u00eb diaspor\u00eb.&nbsp; N\u00ebqoftse m\u00eb lejohet (do d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebj) nj\u00eb porosi: suksesi i juaj sot dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do varet shum\u00eb nga bashkpunimi i ngusht\u00eb midis t\u00eb gjitha shkollave shqipe n\u00eb diaspor\u00eb, n\u00eb realizimin e objektivave tuaja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr ruajtjen e gjuh\u00ebs shqipe dhe promovimin e kultur\u00ebs shqiptare, n\u00eb dhena t\u00eb huaja.<\/p>\n\n\n\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrfundoj me nj\u00eb paragraf nga Ernest Koliqi \u2013 i cili s\u00eb bashku me Martin Camajn&nbsp; mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrhapur m\u00eb s\u00eb shumti gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqipe n\u00eb diaspor\u00eb, &nbsp;p\u00ebr shiptar\u00eb e p\u00ebr t\u00eb huaj &#8212; e q\u00eb besoj se p\u00ebrmbledh dhe vler\u00ebson aq bukur pun\u00ebn dhe rolin tuaj n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb dhena t\u00eb huaja \u2013 drejtuar lexuesve t\u00eb revist\u00ebs s\u00eb tij Shejzat n\u00eb numrin Korrik-Shtator 1969:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLexues i dashtun!<\/p>\n\n\n\n<p>Kultura asht\u00eb shpirti i komb\u00ebsis\u00eb. Kush nuk njeh historin\u00eb e vendit t\u00eb vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni p\u00ebr fytyrat e jet\u00ebs shqiptare q\u00eb shfaqen n\u00eb vjersha, n\u00eb tregime, n\u00eb p\u00ebrshkrime e p\u00ebrshtypje, n\u00eb syzime e studime t\u00eb shkrimtarve shqiptar\u00eb nuk din\u00eb me u dhan\u00eb zhvillim shkaseve q\u00eb ndien n\u00eb gjak t\u00eb vet. &nbsp;Kush nuk etshohet nga nevoja t\u00eb dij\u00eb shka bluejn\u00eb mendet ma t\u00eb ndritura t\u00eb bashkgjakas\u00ebve, si e shohin dhe e paraqesin n\u00eb p\u00eblhura t\u00eb tyne bot\u00ebn piktor\u00ebt tan\u00eb, me \u00e7far\u00eb tingujsh tregojn\u00eb valavitjet shpirt\u00ebnore t\u00eb veta muzikant\u00ebt shqiptar\u00eb, d.m.th. ai q\u00eb kurr\u00eb s\u2019kap\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr shqip, nuk sodit\u00eb me andje nji piksim dal\u00eb nga nji dor\u00eb shqiptare, as nuk shuen mallet e veta n\u00eb melodi ku shfrejn\u00eb mullajt e zemr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb kombit, ai ve\u00e7 se ka emnin shqiptar, por sa p\u00ebr t\u00eb tjera mund t\u00eb njihet i huej n\u00eb rrethin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lexues i dashtun, ashtu si e ushqen trupin me buk\u00eb e bylmet, ushqeje shpirtin me libra e shfaqje t\u00eb arteve shqiptare. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb skut\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u2019ate, mos t\u00eb mungojn\u00eb libri shqip edhe libri n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huej q\u00eb flet p\u00ebr Shqipni.&nbsp; N\u00eb lexim t\u00eb tyne, gjaku i yt ka me gufue plot hare, se n\u00eb t\u00eb ke me ndie frym\u00ebn e atdheut t\u00eb adhuruem.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se Ernest Koliqi \u2013 t\u00eb cilin kam pas nderin dhe privilegjin ta njoh \u2013 p\u00ebr mua nj\u00ebri prej shkrimtar\u00ebve t\u00eb preferuar shqiptar\u00eb, ndoshta i dyti mbas At Gjergj Fisht\u00ebs&nbsp; \u2013 do t\u2019a miratonte shum\u00eb pun\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb tuaj \u2013 duke then\u00eb se n\u00eb pun\u00ebn tuaj, njeriu \u201cndien frym\u00ebn e atdheut t\u00eb adhuruem\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>U fal\u00ebnderoj p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe u k\u00ebrkoj ndjes\u00eb se e zgjata pak m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhej.<\/p>\n\n\n\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Dit\u00ebn e shtun\u00eb me 12 shtator organizata&nbsp; \u201cAlbanian American dual Language and Culture\u201d (Dy-Gjuh\u00ebsia dhe Kultura Shqiptaro-Amerikane)&nbsp; dhe Shkolla \u201cCildren of the eagle\u201d (F\u00ebmijt\u00eb e Shqiponj\u00ebs), organizuan seminarin e tret\u00eb shkencor mbi \u201cMetoda arritje dhe perspektiva t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb diaspor\u00eb\u201d &#8212; k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb \u201czoom\u201d. Seminari organizohet nga Drita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-27039","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27039"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27040,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27039\/revisions\/27040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}